Postuar mė parė nga
Brari
Gjeta kte shkrim ne Internet.
A per kte Azem Syl behet fjale ne deshmine e Bllaces?
--
Dr. Azem Syla
Kryetar i Pėrhershėm Nderi i Konferencės Ndėrkombėtare Biznesi dhe Punėsimi
Komisioni i formuar nga Kėshilli Shkencor i Institutit tė Financave tė Kosovės nė pėrbėrje: Prof. Dr. Zenel Shalari, Prof. Dr. Flutura Kalemi dhe Prof. Dr. Isak Mustafa, paraqesin raportin vlerėsues pėr kontributin e Dr. Azem Syla nė pėrpjekjet e tija nė zgjidhjen e Ēėshtjes Kombėtare dhe pėr punėn e tij shkencore nė Ndikimin e Proceseve Integruese Evropiane nė zhvillimin e Republikės sė Kosovės.
Duke u mbėshtetur nė ndihmesėn e madhe dhėnė proceseve tė lirisė sė Kosovės, si dhe nė pėrkushtimin e tij tė pandėrprerė pėr tė bėrė dije dhe pėr tė pėrcjellė me kėmbėngulje tė arriturat shkencore nė fushėn e shkencave politike e ekonomike merret:
V E N D I M
Qė dr. Azem Syla tė shpallet Kryetar i Pėrhershėm Nderi i Konferencės Ndėrkombėtare Biznesi dhe Punėsimi, i organizuar nga Instituti i Financave i Kosovės-IFK.
A r s y e t i m
Dr. Azem Syla u lind mė 5 prill 1951, nė fshatin Krujė (ish-Kishna Rekė) tė komunės sė Drenasit. Pas pėrfundimit tė shkollės fillore dhe tė mesme ka vazhduar studimet nė Universitetin e Prishtinės, ku ėshtė diplomuar nė Degėn e Kimisė.
Ende shumė i ri, duke pėrjetuar rėndė barrėn e robėrisė, nė familje dhe nė jetėn e popullit shqiptar, ai ishte edukuar me dashurinė pėr njerėzit e popullin e tij, duke treguar njė ndjeshmėri tė lartė pėr fatin e tij tragjik, i ndarė dhe i persekutuar nga shovinizmi serbomadh. Shqiptarėt nuk e deshėn zgjedhen jugosllave sepse nė bazė kishte sakrifikimin e interesave tė tyre. Ishte kjo arsyeja qė ata nuk iu bindėn asnjėherė asaj.
Dhuna e madhe qė ushtrohej mbi shqiptarėt dhe e cila nuk bėhej publike nga faktori i brendshėm shqiptar, por as nga faktori demokratik evropian, pėr arsye se, siē do tė shihej shumė qartė me Luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, fuqitė e mėdha ruanin interesat e tyre tė pėrgjithshme, duke krijuar baraspeshė pėrmes ekzistencės sė njė krijese artificiale, qė quhej Jugosllavi.
I riu Azem Syla, si njė pjesė e madhe e tė rinjve shqiptarė, qoftė duke pėrjetuar burgosjen e tė rinjve dhe atyre pak intelektualėve shqiptarė, qoftė duke lexuar literaturė tė kohės, kishte mėsuar se Jugosllavia ishte burg i popujve tė saj, por burgu mė i madh dhe mė i tmerrshėm ishte pėr shqiptarėt. Mirėpo, robėria pėr shqiptarėt ishte e dyfishtė:
Sė pari, se nuk gėzonin asnjė tė drejtė elementare, qoftė pėr shkollimin e tyre nė gjuhėn amtare, qoftė pėr tė realizuar tė drejtat e tjera njerėzore, apo tė drejtat kombėtare.
Sė dyti, sepse ēdo pakėnaqėsi e shprehur dėnohej me burgosje tė rėnda shumėvjeēare dhe me pasoja tė mėdha jetėsore.
Ky fat i keq kolektiv i popullit shqiptar tė Kosovės ishte edhe pjesė e fatit jetėsor tė tė riut Azem Syla.
Nė vitin 1981, demonstratat e mėdha tė studentėve dhe tė popullit shqiptar nė Kosovė lėkunden pėr herė tė parė seriozisht themelet e ish- Jugosllavisė. Azem Syla, si shumė tė rinj tė tjerė i pėrkrahu fuqishėm ato, pėr kėtė ai burgoset dhe dėnohet me shumė vjet burg, ku mbahet deri nė vitin 1988. Kur del nga burgu, ai nuk i ishte thyer, andaj edhe nuk ishte dorėzuar.
Veprimtarinė atdhetare e vazhdon edhe mė me kėmbėngulje, prandaj kur filluan ngjarjet e lėvizjeve tė mėdha popullore nė vitin 1989, ai ishte pjesėmarrės aktiv gjė pėr tė cilėn sėrish arrestohet dhe mbahet nė izolim nga muaji mars deri nė muajin gusht tė vitit 1989. Nga kjo kohė e deri nė vitin 1993 bėn punė dhe jetė gjysmė ilegale, kurse nga viti 1994 kalon nė ilegalitet tė thellė.
Pėr kėtė arsye, pėr shkak tė veprimtarisė sė ngjeshur herė pas herė kalon nė Shqipėri, apo nė Maqedoni, si pėrvojė e bashkėrendimit tė veprimeve taktike, ngase gjatė kėsaj kohe kryhen edhe aksionet e para kundėr stacioneve policore tė Serbisė nė Kosovė, si dhe kundėr elementėve tė ndryshėm tė pushtetit tė asaj kohe.
Nė veprimtarinė e tyre ilegale, si dhe nė aksionet e tyre tė armatosura, ata kėrkonin realizimin e tė drejtave tė tyre kombėtare dhe njerėzore, pastaj edhe realizimin e tė drejtave pėr vetėvendosje. Kėto kėrkesa, tė ditura edhe historikisht, tė cilat i kishin formuluar edhe si obligim forcat qė kishin marrė pjesė nė Luftėn e Dytė Botėrore nė Konferencėn e Bujanit, nė dhjetor 1943 dhe janar 1944, tashti ishin bėrė pjesė e jetės dhe e veprimtarisė atdhetare tė grupeve ilegale.
Nė vitet e tetėdhjeta, ėshtė njėri ndėr themeluesit e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK-sė). Me kohė ishte njėri prej drejtuesve kryesorė tė LPK-sė, sidomos nė sektorin e saj pėr pėrgatitjen e luftės sė armatosur. Ėshtė e ngjeshur veprimtaria e tij nė kėtė organizatė politiko-ushtarake.
Nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta ishte themelues i grupeve ilegale tė armatosura nė Kosovė, duke kryer atentate dhe sulme tė vazhdueshme mbi stacionet policore, si dhe mbi segmente tė strukturave tė ndryshme policore tė pushtuesit serb. Pra, nė kėto vite, ėshtė ndėr themeluesit e strukturave tė UĒK-sė, rrjedhimisht tė grupeve tė saj guerile, ngase deri nė daljen publike tė UĒK-sė, kjo ishte formė e veprimtarisė sė saj. Po nga kėto grupe ilegale tė armatosura ishte emėruar Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.
Nė nėntor tė vitit 1997, kur lėvizja e armatosur me emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės del publikisht, doli nevojė e ngutshme edhe organizimi i saj. Qė nga koha kur themelohet Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, Azem Syla emėrohet Komandant i SHP tė UĒK-sė.
Sa mė shumė qė armiku vinte duke shtuar forcat ushtarake dhe policore nė Kosovė, pėr ta zhbėrė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, nė njė anė dhe pėr ta dėmtuar deri nė shfarosje popullin shqiptar, nė anėn tjetėr, vinte duke u rritur edhe organizimi i mirėfilltė i Luftės sė UĒK-sė, deri sa arrin qė ti imponohet faktorit ndėrkombėtar si forca e vetme pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės nė kuadėr tė zgjidhjes sė Ēėshtjes Shqiptare nė pėrgjithėsi.
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, duke qenė forca kryesore qė vendoste pėr fatin dhe lirinė e Kosovės, merr pjesė nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Kosovėn qė mbahet nė Rambuje tė Francės. Pjesė e delegacionit tė kėsaj Konference, nė Rambuje dhe nė Paris, si Komandant i SHP tė UĒK-sė ishte edhe Azem Syla.
Gjatė periudhės sė funksionimit tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, Azem Syla ishte Ministėr i Mbrojtjes.
Qė nga themelimi i Partisė Demokratike tė Kosovės, Azem Syla ėshtė anėtar i kryesisė sė kėtij subjekt partiak, detyrė qė e kryen edhe sot.
Mirėpo, si njeri qė krahas idealit tė lirisė dhe gatishmėrisė qė tė sakrifikohet pėr tė, Azem Syla kishte edhe njė ideal tjetėr. Ai asnjėherė, pėrkundėr angazhimeve tė tij nė jetėn ilegale dhe nė frontet e luftės ēlirimtare, nuk e kishte lėnė anash shkollimin dhe thellimin e dijes nė fushat qė i kishin zgjuar mė shumė kureshtje.
Pėr shkak tė rrethanave qė mbretėronin nė Kosovė deri pas Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nuk kishte pasur mundėsi qė tė thellonte mė tej dijet e tij nė fushėn e studimeve tė shkencave ekonomike dhe politike.
Kėsisoj, nė korrik tė vitit 2001, i regjistron studimet pasuniversitare, pėr gradėn shkencore Master, nė Leibniz University, pėrkatėsisht nė Insititutin e Arteve dhe tė Shkencės tė kėtij universiteti, nė SHBA, studime nga distanca, siē e kishte tė rregulluar ky universitet i njohur, ku diplomon me sukses tė shkėlqyeshem nė fushėn e shkencave politike, mė 18 korrik tė vitit 2003.
Pas pėrfundimit tė kėsaj faze tė studimeve, Azem Syla vazhdon studimet pėr doktoratė, poashtu studime nga distanca, nė Universitetin e Leibnizit, nė tė njėjtin Insititut tė Arteve dhe tė Shkencės, nė SHBA, ku mbaron dhe mbron me sukses tė shkėlqyeshėm, tezėn e disertacionit tė doktoratės nė shkencat politike, me temė Politika dhe qeverisja nė Kosovė, procesi i statusit final tė saj (Politics and governance of Kosovo, status process, resolving Kosovos final status).
Vlera shkencore e kėtij punimi e cila nė vetvete pėrbėn dhe lajtmotivin politik tė jetės sė Dr. Azem Syla, se Kosova nuk mund tė ndjekė proceset transformuese tė Serbisė, sepse nė dobi tė popujve pėrkatės dhe tė paqes afatgjate nė rajon do tė funksiononte njė ndarje mes tyre, qoftė edhe me luftė.
E kėsaj teze ai i qėndroi deri nė fund duke argumentuar nga ēdo pikėpamje, historike, ekonomike, diplomatike, politike, kulturore, demografike, etj si dhe ju pėrkushtua pėr tė realizuar atė nė jetė.
Ai kishte bindjen se pavarėsia e Kosovės do tė shėnonte pėrfundimin e njė procesi tė gjatė tė krijimit tė njė Evrope tė Bashkuar, tė lirė dhe paqėsore duke realizuar kėshtu arritjen mė tė madhe tė shekullit tė njėzet. Transferimi gradual i integrimit evropian bėri tė mundur shndėrrimin e Evropės nė njė zonė paqeje dhe prosperiteti, me kufij tė hapur dhe tė pakontestueshėm. Evropa u ēlirua kėshtu nga njė ngarkesė historike qė i sillte asaj destabilizim dhe agresione tė pėrgjakshme. Kėto procese pėrbėjnė mundėsinė pėr tė shkrirė nacionalizmat ballkanikė, sidomos nacionalizmin e frikshėm serb, i cili helmoi ambientin e shpirtin jugosllavė gjatė shekullit tė kaluar.
Nė veprimtarinė shkencore Dr. Azem Syla jep mjaft ide dhe rekomandime pėr tė pėrballuar situatėn e post pavarėsisė nė Kosovė, duke vazhduar tė jetė aktiv nė jetėn politike tė vendit dhe duke u shquar pėr ndjeshmėri tė lartė ndaj emergjencave tė vendit.
Pėr kėto dhe arsye tė tjera qė nuk janė pėrfshirė nė kėto shėnime tė shkurtra, Instituti i Financave i Kosovės, merr vendimin e sipėrshėnuar.
Komisioni vlerėsues:
Prof. Dr. Zenel Shalari, Kryetar
Prof. Dr. Flutura Kalemi, anėtare
Prof. Dr. Isak Mustafa, anėtar
Prishtinė, 09 tetor 2008
Krijoni Kontakt