Close
Faqja 45 prej 66 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 652
  1. #441
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Përshëndetje tetovarja87.Mir se ardhe në faqen time letrare.Ju falenderoj për pjesmarrjen,mendimet dhe krjimet e postuara në këtë faqe.Jeni e mirpritur në krijimet e mija.Respekte

  2. #442
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Unë dhe vdekja.....


    Unë me vdekjen takohem në ëndërr
    Dhe të dy të heshtur bisedojmë.
    Rri e rri i them :Ç'më shikon shtëmbër,
    Apo njëri-tjetrin tradhëtojmë.?!....

    Ndonjë ditë,do ta pres krahapur
    Dhe ti them: Eja se s'kam frikë.
    Ajo si dinake dhe tepër e matur,
    Më thot: Un' do vi,por ti kurrë, mos më pritë.

    Ajo le të thotë gjëra koti,
    Un' me mish,raki kam për ta pritur.
    Pastaj në se ndodh që s'jam i zoti,
    Bashkë me të do vdes i përpëlitur.

  3. #443
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Po e prisja......


    Po e prisja nga ty rrëfimin,
    E poezisë që fliste për ne.
    Me gërma,me shënja piksimi,
    Ç'do fjalë,ç'do varg si atje.

    Po e prisja nga ty shpagimin,
    E ikjes pa fjalë e pa zhurmë.
    Sqarimin dhe njerërëzimin,
    Si magjia me miell e brumë.

    Po e prisja nga ty vështrimin,
    Si zogu thërrimen mbi tokë.
    Më tej ta largoja thëllimin
    Dhe brymën s'e desha mbi kokë.

    Ç'do gjë nga ty po e prisja
    Dhe zemrës i vura barjerë.
    Sikur i pabesë po të ishja,
    Tërë jetën do të ishje e mjerë.

  4. #444
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Nuk është e keqe jeta...


    E them me bindje:Nuk është e keqe jeta.
    Një gotë raki e pak djath kaçkavall.
    Sa del në rrugë e merr një "Tungjatjeta"
    Dhe bën një xhiro,rreth lagjes, vërdallë.....

    Dëgjon që dasëm ka nesër komshiu
    Vajzën marton,diku në Itali.
    Një gajdexhi,gajden e tij e fryu
    Dhe ja nis ëmbël të bukurës melodi..

    E them gjithmonëeta është e bukur
    Edhe në mal atë po ta jetosh.
    Po ç'ka një foshnjë që qan me zë të mbytur
    Edhe në djep kërkon që ta këndosh?!...

  5. #445
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Për Ata.......


    Në gjoks i mbështolla,vargjet e dhimbjes,
    Për ata që i desha aq shumë.
    Ju fala perëndimit,ju fala dhe lindjes;
    Largomini lotët që rrjedhin si lumë.

    Në shpirt i gëlltita metastazat e vdekjes,
    Dhimbjen e shuajta me shiun e zemrës.
    I laga buzët në rrugët e etjes...
    Nga do që vështroj, del portreti nënës.

    Për ju që ju desha e jeta s'më deshi,
    Më flaku mes baltës,batakut në arë.
    Zemra lëngon,asnjëherë nuk qeshi,
    I gjallë po jetoj si njeri i marrë.

    Dhe ëndrrat më lodhin me portrete fallco,
    Vërtiten rreth meje hije mallëngjimi.
    Ju desha,ju dua, të ecim së bashku,
    Në ditë të lumtura,jo në ditë varrimi....

  6. #446
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Njerzit kanë fytyra



    Shikoj në rrugë,njerzit kanë fytyra
    fytyra me kockë e me mish,
    me rrudha,me puçra,me lyra,
    fytyra të dhëna bakshish.

    Fytyra të zbehta,të mpihta,
    pa shprehje,pa dhimbje,pa gaz,
    të verdha,blu të jeshilta,
    fytyra të ngjitura me plasmas.

    Ooo,njerzit paskan,paskan fytyra!
    E kam konstatuar disa herë,
    kanë sy,kanë veshë,mullaqe të fryra,
    dhe pse s'duan as vetë që ti kenë.

    Lavdi fytyrës që kanë,
    ashtu si do që të jetë,
    të pista të vjetra siç janë,
    i puth vetëm unë, si poet.

  7. #447
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Nga jeta e lodhur tmerrohem...


    Dhe dola nga jeta i mjerë,
    As kush nuk më foli një fjalë.
    Trokitjen që prisja në derë
    Nuk ndodhi për vite me radhë.

    U ula tek pragu i derës,
    Ç’far mundem të bëj unë tani?!
    Flladi i ngrohtë i Verës,
    I përkëdheli të dy sytë e mi.

    M’i mori dje, jeta të gjitha
    Dhe shpejt më harruan të tërë,
    Madje dhe dy shokë që i kisha,
    Harruan se ç’far kishim thënë.

    Nga jeta e lodhur tmerrohem
    Dhe derën s’ma hap asnjeri.
    Nuk dua mëshirë,përgjërohem
    Dashuroj veç dy syçkat e zinj.

    Do iki në malet me bore,
    O gufë,në shpellë,më prano!
    Veç ti, mund të më japësh dorë,
    Të tjerët në jetë nuk i njoh.

  8. #448
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Do shkoj........


    Do shkoj në Parajsë me një të dashur,
    Bashkëshortes s'do ti tregoj sa të jem gjallë.
    Do të shkoj i lumtur,a buzëplasur,
    Në këmbë,me kalë,a me gjë të rrallë......

    Në hyrje të Parajsës të dy do puthemi,
    As kush s'po e kupton se ç'far po ndodh.
    Shoferi na shikon se si po ndukemi
    Dhe thotë: Kjo botë s'është arkivol......

    Do pres mes njerëzve cermoninë,
    Kjo sigurisht më acaron shumë.
    Në portën e Parajsës, për mua faqezinë
    Dervishi dhe Prifti flënë gjumë....

  9. #449
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Sa ngadalë?!.....


    Sa ngadalë,sot po më punon truri.
    Harron emra,data edhe ngjarje,
    Edhe vargun s'e lidh dot për huri,
    As litari s'e pranon për varje.

    Dridhem e përdridhem në karrike,
    Shtërngoj vidha truri,krejt me ndryshk.
    Ç'pate moj e shkretë që më ike?
    Si e shite veten për një dyshkë.

    Moj më duhesh, prandaj kthehu prapë,
    Kemi plane,do t'i bëjmë bashkë.
    Në këtë kohë të keqe,dimër,vapë,
    Ti më flake si një fije kashtë.

    A do shkruajmë libra poezie,
    T'u këndojmë heronjve,njerëzisë?!
    Unë pa ty s'bëj as një punë shtëpie
    Jo t'i zgjidhim hallet Shqipërisë.

  10. #450
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Fjala ime...


    Jam bërë fjalë pak
    Si ushtar spartan...
    S'dua të lodh të tjerët me përralla,
    Si kalemxhi gazetash,a si politikan,
    Të tregoj aventura si gratë e përdala...

Faqja 45 prej 66 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •