Close
Faqja 46 prej 66 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 652
  1. #451
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Kush je ti...?!


    Të rënda rrugët e jetës shumë,
    Furtunë e tërbuar të pret.
    Dikush vështron e diçka pret nga unë,
    I heshur,i pa gojë,i pa jetë.

    Po kush je ti kaq i lënduar
    Udhëtar i pikëllimit?
    Mos je ëndrra ime e larguar,
    Apo pasqyra ime e shëmbëllimit.

    Ne jetojmë në një hall të përbashkët,
    Vuajtjesh,dhimbjesh dhe mallëngjimi.
    Besoj se s'do gjësh mik më të afërt,
    Se unë,në këtë rrugë të gjatë...mashtrimi....

  2. #452
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"


    E ngrejmë dhe e prishim.......


    E ngrejmë dhe e prishim, s'na ndal kush,
    Kjo është puna jonë në këtë jetë.
    Vdesim dhe ringjallemi si me sustë
    Dhe shpirti kapriçoz s'u lodh vërtetë.

    E nisim nga fillimi, nuk prish punë,
    Shiritin preje ti, matufi plak..
    Prej vitesh nuk e di pse po flë gjumë,
    Prej kohësh nuk e di pse nxjerr farmak...

    Në s'ke gërshërë,të sjell un' një sopatë,
    M'u sos durimi e s'përmbahem më.
    E ngrejmë, e prishim botën pak nga pak,
    Ti popull nuk ke punë,ndaj mos ngri zë......

  3. #453
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ende.....


    Dhe ende dashuroj me shpirt në jetë,
    Gjithçka që vlen e jep vezullim.
    Yjet që ndiçojnë e çajnë retë
    Shpezët që luftojnë në fërfëllim.

    Një zë që botën e drejton me busull
    Dhe bardhësi të sjell në errësirë.
    Ende vazhdoj të rri pak vetullngrysur,
    Për pjesën tjetër që qëndron e mpirë.

  4. #454
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    A mund të ndodhi?!......


    Sikur të vdes e prap të ngjallem,
    Vërtet ç'do ndodhi? Vërtet s'e di!
    Të vi,të iki me ju të çmallem,
    I gjallë,i vdekur të mbetem njeri.

    Sikur të vdes e prap të ngjallem,
    A mund të ndodhi kjo çudi?!
    Ua them me shpirt,aspak nuk tallem,
    Kështu besoj në perëndi.....

  5. #455
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Në jetë......


    Në jetë,plot dhibje ka të çiltra,
    Të çiltra buzqeshje s'ka pak.
    S'gëzohem nga dashurit e florinjta
    Më ngroh dashuria që kam hak.

    Nga lajkat dashuria largohet,
    Mëkati i përbuzur qëndron.
    Kur malli çika,çika coptohet
    Buza në heshtje gjymon....

  6. #456
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ti mistrece je e mirë......(Motive popullore)

    Sa e gjatë kjo natë Dhjetori!
    E pa fundme errësira...
    Po të pres tek koridori,
    Si i dehur nga dëshira.

    Them që jam i dashuruar,
    Me një ëngjëll,një mistrece.
    E ndjej fort në kraharuar,
    Sjelljen tënde...:kastravece"

    Natës po i ardhka fundi....
    Un' i zgjuar mbi karrike!
    Po të pres moj e mallkuar?!
    Pse nuk vjen?...zemër nevrike!

    Dhe po erdhe nesër mbrëma,
    Eja vetëm me dëshirë.
    Aman se më plasi zemra.
    Ti mistrece..je e mirë...

  7. #457
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    **********************


    Isha duke e humbur çdo shpresë,
    Si zogu i lodhur i pa ngopur me qiellin...
    Ti krahët shkunde,të nisje fluturimin
    Ma preve rrugën sikur takove diellin!

    Gropëzat e faqeve të mbushura me lotë,
    U derdhën, sa më hape derën.
    Megjithëse vonë,s'paskam trokitur kot!
    Më paske pritur si manushaqja pranverën....

    Hymë në legjendë duke qeshur,
    As unë s'qahem,as ti s'ankohesh.
    S'pamë ç'hëngrëm,ç'kishim veshur...
    Unë u ringjalla,ti u rrite para kohe...

  8. #458
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Unë dhe vdekja.....


    Unë me vdekjen takohem në ëndërr
    Dhe të dy të heshtur bisedojmë.
    Rri e rri i them :Ç'më shikon shtëmbër,
    Apo njëri-tjetrin tradhëtojmë.?!....

    Ndonjë ditë,do ta pres krahapur
    Dhe ti them: Eja se s'kam frikë.
    Ajo si dinake dhe tepër e matur,
    Më thot: Un' do vi,por ti kurrë, mos më pritë.

    Ajo le të thotë gjëra koti,
    Un' me mish,raki kam për ta pritur.
    Pastaj në se ndodh që s'jam i zoti,
    Bashkë me të do vdes i përpëlitur.

    Pse oj vdekje askush s'te done?
    Pse gjithkush te largon?
    Eja tek une se po te pres,
    mos shko tek ai qe z'do te vdes.
    Z'do te vdes lëre te jetoj,
    eja tek une se forte te kerkoj.
    Merem ne gjume,per mua mos ki meshire,
    se jam ne momentin e veshtire,
    Ne kete moment asgje z'deshiroj,
    vetem ty vdekje te kerkoj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tetovarja87 : 03-12-2009 më 07:30

  9. #459
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Nga jeta e lodhur tmerrohem...


    Dhe dola nga jeta i mjerë,
    As kush nuk më foli një fjalë.
    Trokitjen që prisja në derë
    Nuk ndodhi për vite me radhë.

    U ula tek pragu i derës,
    Ç’far mundem të bëj unë tani?!
    Flladi i ngrohtë i Verës,
    I përkëdheli të dy sytë e mi.

    M’i mori dje, jeta të gjitha
    Dhe shpejt më harruan të tërë,
    Madje dhe dy shokë që i kisha,
    Harruan se ç’far kishim thënë.

    Nga jeta e lodhur tmerrohem
    Dhe derën s’ma hap asnjeri.
    Nuk dua mëshirë,përgjërohem
    Dashuroj veç dy syçkat e zinj.

    Do iki në malet me bore,
    O gufë,në shpellë,më prano!
    Veç ti, mund të më japësh dorë,
    Të tjerët në jetë nuk i njoh.

    MOS U DESHPERO
    Nese zemra te eshte thyer,
    dhe ti akoma po derdh lote,
    mos i'a fale zemren zhgenjimit,
    jo..kjo bote nuk eshte e kote.
    Nese shpirti te eshte vrare,
    nese besimi te mungon,
    mos u'a humbe shkelqimin syve,
    sepse dikush te tradheton.
    Ngrije koken,ec perpara,
    mposhte dhimbjen dhe mos qaje,
    haroi te kqijat e ksaj bote,
    dhe ne te ardhmen syt mbaj.
    Jeto jeten se eshte e bukur,
    ngriju ec perpara dhe behu flutur,
    jeto...jeto...dhe mendo lumturin,
    dhe nje dite do ta njohesh vertet dashurin.

  10. #460
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Respekte tetovarja87 ju përshëndes me poezinë e më poshtme:

    Dikur..........


    Dikur ajo një djalë e njohu,
    Ai e dashuroi dikur...
    Dhe fjala e ëmbël vajzën ngrohu
    Dhe natën u nis me flamur.

    Po kjo nuk zgjati muaj, vite,
    Të dy s'e duan njëri-tjetrin.
    Harruan puthje,vënde pritje
    Dhe varg lirik që çmënd poetin.

Faqja 46 prej 66 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •