Close
Faqja 47 prej 66 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 652
  1. #461
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    persrespekte riza edhe une te pershendes me kete poezi qe e kam shkruar para shum kohe kam edhe daten e shenuar ne fleten qe ndodhet poezia,me 09.08.2006..ndoshta nuk eshte e mirre dhe mirr e rrymuar,por ateher kaq i kam pasur mundesit mendore dhe fillozofike



    NJE HISTORI


    Po filloj te shkruaj nje histori,
    per nje vajze dhe nje djale te rri,
    por kjo histori o ju shokte e mi,
    mund te quhet edhe tragjedi.
    Ajo e donte,e adhuronte,
    e enderonte gjithkund e kerkonte.
    Jeni kureshtar te dini djali c'ka bente?
    Ai nga mendjemadhesi fluturonte,
    sikur femijet ai mendonte,
    dhe te mjeren vajze e torturonte,
    e kritikonte,nuk e donte,
    me deshire e shkatronte...
    Ai nuk e dinte se nje engjull
    me te lidhje donte te kishte,
    nuk e dinte se vajza ishte engjellush,
    e kish derguar Zoti qe t'puth djalin ne gushe,
    dhe vetem nje puthje qe do merte ai,
    ajo do ta ndryshonte jeten e tije.
    Engjellusha do ta merte engjullin,
    dhe do niseshin per ne parajs,
    atje ku do ta kishin edhe vendin.
    Do niseshin per ne katin e 7 te qiellit,
    per dashurin e tyre do t'i rrefenin edhe diellit,
    por gjithc'ka ndryshoi pa pritur e pa kujtuar,
    djali ne djalle ishte shendruar,
    engjulli me djallin ku te veten bashke?
    Ne ferr apo ne parajs?!
    Me ne fund gjithc'ka mbaroi,
    engjellusha e vetme ne parajs shkoi,
    e djalli ateher e kerkoi...



    respekte... ndoshta ka gabime dhe nuk eshte e qarte apo e drejte por e kam shkruar para shum kohe...

  2. #462
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Portreti i një poeti


    I shita dhe krahët si një hamall
    Që mban përditë ngarkesë mbi shpinë
    E prap nuk munda që t'ia dal
    Bëhem gur dhe bie në greminë.

    I përplasur futem në një kullë
    Si i ngujuar nga s'di se kush;
    Po muza më qëllon me shpullë
    Siç shkul një erë lisin me rrush.

    Më dhimben pllakat e tortuarit
    Tek bares poshtë e përpjetë...
    Cili poet vallë për së gjalli
    U majm njëherë me kuletë?

    Zë nxjerr vargje të shpirtit tim,
    Diku të ndrojtur,diku të krisur;
    Mbetur në rrugë si jetim
    Buzë greminës së vidhisur.

  3. #463
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ma thuaj.......


    Më njeh a s'më njeh ma thuaj,
    Dyshimet i ndajmë në mes.
    Nëse natën për ty nis e shkruaj,
    Këtë le ta quajmë debulesë.

    Ma di a s'ma di më shkruaj,
    Gabimet t'i shikojmë me kujdes.
    Në se në jetë nga ty po vuaj,
    Këtë le ta quajmë shpresë.

    E di a s'e di që agimet,
    Më gjëjnë të ngysur,të vrenjtur.
    Të dhimbshme më vijnë mendimet
    Këtë po e quaj -i vdekur.

    Ma thuaj të lutem ma thuaj.
    Ç'far ndjen? Ç'far mendon sot?!
    Në varg poezie ta shkruaj,
    Të dhimbshëm siç pikon ky lot...

  4. #464
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Mos më prit.....

    Kaq pranë si sot s'do të më kesh,
    Kaq larg qofsha gjithmonë.
    Si copë zalli do të hesht,
    Si hon në atë zonë.

    Të lutem mos më prit në rrugë,
    Mos rri si manikinë,
    Si dallgë deti po bën zhurmë,
    Një breng që rron mbi shpinë.

    S'ke pse ta lidhësh fatin tënd,
    Me një pafat si unë.
    Ku buz' greminës mbi një shkëmb,
    Qëndron me buzët shkumë.

    Kaq pranë si sot s'do të më kesh,
    Kaq larg qofsha gjithmonë.
    Një të pafati si do ti vesh,
    Në shpirt s'të sjell jehonë..
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 04-12-2009 më 07:30

  5. #465
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Do ti them.....


    Hëna mbeti mbrapa malit,
    Ngatërruar nëpër pemë.
    Un' kërkoj me synë e mallit,
    Sytë e vajzës ku po flenë.

    Kushedi e joshi nata,
    Hënën që zbriti nga mali.
    Sy më sy vajzën e pata,
    Si shkëndijet që nxjerr zjarri.

    Do ti varem Hënës, cepit,
    Si kusar do ti zë pritë.
    Dhe si mjeshtër i sebepit,
    Do ti them: Ti puth pak sytë?!

  6. #466
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    E tmerrshme.......


    Është e tmerrshme të flasësh me vete,
    Kur çdo gjë të bëhet lëmsh dhe kokël.
    Mëkatet e djeshme s'lahen as në dete,
    Zoti trëmbet vetë që s'është dhe i vogël.

    Unë në jetë çdo gjë e kam përfunduar,
    Për mëkatet ku të falem vallë?
    Po ka keq e keq,tmerr të paduruar,
    Kur njeri-njeriun,do ta hajë të gjallë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 04-12-2009 më 14:28

  7. #467
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    *******



    Sot i jap urdhër të prerë vetes sime:
    Dil nga natyra një çast e më parë!
    Dhe ujrat e një liqeni me digën grinden,
    Çastin presin rrëketë t'i përlajnë.

    Qetësi dhe heshtje,o binjake të vdekjes,
    Lugë nuk kini në sofrën time të varfër,
    Në koshin e plehërave e hodhe buzëqeshjen:
    Le të mbetem mes gurësh një natyrë e ashpër.

    Kjo s'do të thotë që farën e frikës
    E hedh në ugarin e shpirtit të lumtur.
    Dua t'ju bind se dhe dimri që është dimër,
    Në vatra mban zjarrin dhe mbetet i bukur.

  8. #468
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    **************


    Kur shkojmë këtej,
    kujtimet përtëriten...
    Ja kjo arrë,këtu buzë rrugës së madhe,
    i di të gjitha...ç'thamë atë ditë,
    kur zemrat nënë gjoks na hidhnin valle...

    Ti ndal, pa dashur më shikon mua,
    me sytë e njomur,si në gabim e zënë....
    më buzëqesh ngadalë e thua:
    -Mban mënd,
    sa "trim"...ke qënë....

  9. #469
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Pasuri s'kemi...
    Por ndajm këtë dashuri!
    Pa xhelozi kush merr më shumë....
    -Nga pjesa ime-të them-na ca dhe Ti!...
    Për pjesën tënde më thua:
    -Kam më shumë unë!...

  10. #470
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Më kot u lodha.........


    Më kot u lodha se ndreqa dot veten,
    Ngela ashtu si ç më lindi nëna.
    Kjo kohë më thërret me shum alamete,
    Me shi e rrebesh,me vullkan nga brënda.

    Kjo kohë kërkon fytyrën e harbutit,
    S'pranon të jesh ëngjëll,por djall,
    Të jesh afi në rolin e skutit,
    Të bëhesh kaçak të dalësh në mal.

    Po ç'far të bëj unë që s'bëj këto gjëra?!
    Në jetë di të fal vetëm mirësi.
    Ata më kërkojnë të bëj të pabëra,
    Unë i falem penës,shkruaj poezi.

    Edi që s'përputhet koha me mendimin,
    Unë kam ngelë atje ku më lindi nëna.
    Ti kërkon nga mua të bëj shkatërrimin,
    Unë zhytem mbi libra e zbardhëlloj gërma.

Faqja 47 prej 66 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •