Salamanda! Njëkohësisht dhe të përshëndes më këtë rast,por meqënse ndërhyre do komentoj dhe unë pak lidhur me këtë poezi. Ne falë situatës që u krijua në Evropë dhe në botë era e demokracisë trokiti dhe mbriti dhe në Shqipëri.Në këtë aspekt nuk mohoet dhe lëvizja e brëndshme. Ata që kontribuan e privatizuan demokracinë dhe sot pas një 20 vjet ne jemi shumë mbrapa dhe me një barrë problemesh sociale e morale. Shtresat janë ndarë shum keq disa i kanë krijuar kapitalet me djersë,të tjerët kanë vjedhur si rezultat i pozicionit që kanë pasur në lidhje me shtetin qofshin të majtë apo të djathtë hajduti s'ka parti.Në këtë konteks pjesa dërrmuese e popullsis jeton në varfëri ekstreme(Unë personalisht s'hyj në këtë grup),por s'mund të hesht me aq sa kam mundësi,s'mund të duartrokas varfërinë dhe si tillë i revoltuar hedh dy vargje në veshin e shurdhërt dhe i bindur që këto rrjeshta nuk friksojnë as kënd as ata që sot janë në pushtet,as ata që do vinë, të gjith kanë një qëllim pushtetin ta përdorin për interesat e një grupi të caktuar dhe pjesës tjetër tu japin thërrime dhe për këto thërrime që u japin i propagandojnë si arritje,pjesën e hajdutëris e mbrojnë dhe sikur zjarrin ti vënë Shqipërisë. Kjo është politika shqiptare,të majtët dhe të djathtët. Arti,letërsia s'merret me politik,por jeta është aq e politizuar sa nuk shmangesh dot.Shpresoj që kushdo që ta lexojë të më kuptojë dhe të mos e politizojë temën. Respekt salamanda dhe kushdo që lexon ato krijime modeste që un sjell në forum.
Krijoni Kontakt