Per Skizofreni I Jap Pak Te Drejte Sales Se Ashtu Duket Edi Rama Te Tjerat Ndoshta![]()
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Eshte e turpshme te degjosh e shikosh gjera te tilla ne kuvendin e shqiperise, te vjen ndoht qe te udheheqin njerez te tille. Njeri akuzon dhe prova ska, sepse do shkonte ne prokurori po te kishte. Tjetri flet ne foltoren e popullit me gjuhen e nje rrugaci qe zhbiron jeten e tjetrit sipas stilit komunist.
Mjere shqiptaret cfare opozite apo dhe cfare qeverie kane.
Nejse si perfundim mire na e bejne sepse hakut na vijne kur i suportojme secilen pale me pafytyresine e tyre.
Berisha: Rama, i ka bere hesapet gabim me mua
E Shtune, 28 Nentor 2009
Kryeministri Berisha, ne emisionin "Log" ne TVSH, me gazetarin Artur Kopani, eshte shprehur dje se Rama i ka bere hesapet gabim me te. Berisha ka folur per zgjedhjet, vizat dhe integrimin ne BE. Nderkohe qe ka deklaruar se Kuvendi i 12 dhjetorit ne PD, do te shtyhet ne nje afat te pacaktuar.
Si e ka lexuar qeveria juaj vendimin e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian, per t'i hapur rruge kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat?
Vendimi i 16 nentorit eshte vendimi ku Shqiperise i thuhet, ti je perzgjedhur si vend anetare i BE-se. Pra hapen perfundimisht dyert per anetaresim te plote. Po dua te theksoj nga ana tjeter, se ky proces eshte i bazuar plotesisht ne performancen e qeverise shqiptare. Qeverise shqiptare, autoriteteve, qytetareve shqiptare i eshte thene se, ne ju pranojme me kenaqesi, por ama kjo varet nga "detyrat tuaja te shtepise", po t'i beni mire do te ecni me shpejt, dera eshte e hapur.
Ketu bejne pjese dhe 4.500 pyetjet?
Pa diskutim 4.500 pyetjet jane vetem hapi i pare, e tha shume bukur drejtori Mirel, komisioni eshte nje aleat i vendeve qe anetaresohen, por nje aleat i ashper. Sepse jemi ne qe duhet te modelohemi me ta dhe absolutisht, ky eshte interesi me i madh i qytetareve shqiptare. Ne kete kontekst 16 nentori eshte nje vendim historik ne marredheniet e Shqiperise me BE-ne. Eshte nje vendim, i cili u more si rezultat i punes me serioze, i reformave me te thella, i perkushtimit me te madh te qeverise shqiptare dhe autoriteteve te tjera shqiptare ndaj ketij procesi. Ky vendim u ndermor per shkak te luftes se thelle ndaj korrupsionit, te cmontimit te bandave dhe luftes kunder krimit te organizuar, u ndermor mbi te gjitha dhe baras te gjithave, per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme qe permbushen shumicen e standardeve te OSBE. U ndermor gjithashtu se ekonomia shqiptare ka mbetur e vetmja ekonomi ne vendet ish-komuniste dhe ne Evrope, qe ka rritje te qarte ne 2 vitet e medha te krizes, ne vitet 2008 dhe 2009. Te gjitha keto se bashku bene qe te vendoset ne unanimitet dhe te pranohet kerkesa e Shqiperise per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian. Anetaresim qe kalon ne periudhen e statusit te kandidatit dhe pastaj ne anetaresim te plote. U ndala pak ketu, se kjo eshte nje ceshtje themelore, por per qytetaret shqiptare une e kam shume te qarte, se ceshtja me kryesore eshte liberalizimi i vizave.
Kohet e fundit nga qarqe diplomatike evropiane, por jo vetem ato edhe ne SHBA eshte permendur si nje date e mundshme e anetaresimit te Ballkanit Perendimore, pervjetori i nisjes se Luftes se Pare Boterore, qe i bie viti 2014? A jeni optimist, se gjithcka mund te ishte ideale?
Une asnjehere nuk caktoj date, sepse eshte ne natyren time qe ne angazhimet e mija asnjehere nuk caktoj data fiks. Ka nje perpjekje te tille te kryeministrit grek, Papadreu por edhe te tjereve qe mendojne se viti 2014, viti i pare i mandatit tim te trete, te jete viti i anetaresimit te vendeve te Ballkanit ne BE ne 100 vjetorin e Luftes se Pare Boterore. Cka do te thote se vendet jo anetare te BE-se, duhet te bejne perpjekje shume te medha per te kapur kete vit me te gjitha kerkesat dhe standardet. Nje gje eshte e sigurt se kjo eshte nje ide jashtezakonisht pozitive, e cila ne rast se nuk realizohet ne vitin 2014 e shpejton dhe nuk e largon procesin.
Kemi hyre tek nje pjese shume e nxehte e politikes, protestat e opozites si dhe ultimatumin e vendosur prej kreut te saj. A do e konsideroni kete ultimatum?
Une i dhashe nje pergjigje dje, por mund te them se me ngjajne si shperthimet e nje njeriut ne klimankth, asgje me shume. Si nje njeri qe fabrikon dhe beson genjeshtrat e tij. Megjithese une dje ne Parlament bera nje ekspoze te gjate te ketyre ceshtjeve, sot nuk do te ndalem kaq gjate. Keto zgjedhje kane qene zgjedhje te bekuara, te bekuara se pari nga qytetaret shqiptare, qe moren pjese me shume se asnjehere tjeter. Keto zgjedhje kane qene te bekuara sepse jane zgjedhjet e para te cilat u certifikuan ne unanimitet nga mbi 20 mije komisioner te opozites shqiptare. Te cilet ne punen e tyre te pergjegjshme ligjore nuk konstatuan asnje shkelje ligjore dhe nuk vendosem as verejtjen me te vogel, per procesin e numerimit dhe administrimit. Keto zgjedhje u bekuan nga mediat shqiptare, te cilat pavaresisht nga diversiteti i tyre, une u njoh nje merite historike per kontributin qe ato kane dhene per rikthimin e votes se lire ne Shqiperi. Te mos harrojme raportet e tyre nga kater anet e Shqiperise. Keto zgjedhje u certifikuan nga nderkombetaret, nga 50 e ca vezhgues te cilet konkluduan se zgjedhjet ne Shqiperi kane permbushur standardet. Ata deklaruan se nuk pati te dhena per manipulime. Ky ishte verdikti i atyre qe vezhguan zgjedhjet, qe perfaqesonin Asamblene Parlamentare, ODIHR, Asamblene Parlamentare te NATO-s, Asamblene Parlamentare te KE-se, si dhe Parlamentin e Evropes. Keto zgjedhje Edi Rama u perpoq t'i damkose. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtesine me te madhe se nuk ka te dhena per manipulime ne rezultat dhe numerim te parregullt. Zgjedhjet u certifikuan nga Kryesia e radhes e BE-se nga Komisioni Evropian, qe te gjithe theksuan se zgjedhjet plotesuan angazhimet kryesore te OSBE. Te gjithe theksuan se ishin zgjedhjet me te mira qe ka bere vendi, jo vetem kaq, por rezoluta historike e 16 nentorit e futi Shqiperine ne listen e bardhe. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA-ve, te cilat me perfaqesuesin e saj ne Vjene, deklaruan se zgjedhjet ishin te mira dhe i kerkoi opozites te kthehet ne Kuvend. Zgjedhjet moren certifikimin me absolut. Te gjithe theksuan se ishin zgjedhjet me te mira qe ka bere vendi, jo vetem kaq por rezoluta historike e 16 nentorit, kur Keshilli i Ministrave pranoi kerkesen per vend kandidat te Shqiperise. Asnje qeveri e vendeve anetare nuk do te pranonte kurre te jepte voten e vet, ne rast se zgjedhjet nuk do te kishin pasur certifikimin me te madh. Parlamenti Evropian nuk do ta ndermarre kurre rezoluten qe mori, ne rast se zgjedhjet nuk do te ishin te lira.
Mos ia keni blere ju komisionaret, sic pretendon edhe zoti Rama?
Si mund te blihen komisioneret? Te dale te me thote nje, nje komisioner socialist qe te thote, qe mua me jane afruar para. Qellimi ishte, zgjedhje te lira, qellimi me madhor, nder me kryesoret e jetes sime. Vete rame dakord per komisionet, vete rame dakord per kolegjin, te dy ne ishim dakord qe ankesa te shqyrtohet ne KZAZ, qe ankesa te shqyrtohet ne KQZ, qe ankesat qe ishin nivelet ligjore politike, te shqyrtohet edhe ne kolegj. Nuk shkruajtem qe te shqyrtohet pas kolegjit, edhe une, edhe ai bashke, si kryegjykatesit e ketij vendi. Cfare me propozon? Me propozon qe te shqyrtojme vendimin e gjykatave. Cfare thote gjykata? Mashtroi, do thone, nuk e ka trajtuar gjykata, thote, ceshtjen ne themel. Jo more zoteri, te shkoje te lexoje vendimin e Beratit. Gjykata e ka trajtuar ne themel, dhe thote, rinumerim votash nuk mund te behet ne rast se nuk ka kundershti. Thote qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur kerkesen e te dy komisionereve, nuk mund te kete rinumerim, pa pasur kundershti gjate procesit te rinumerimit. Prape me thote, s`ka rendesi ta shkelim vendimin. Po si mund te shkelen vendimet! Ne rast se une shkel vendimin e gjykates kete radhe, ai e di qe shqiptaret s`do te kene zgjedhje ndonjehere tjeter. Gjykata Kushtetuese, ne vitin 2003, jo vetem qe nuk lejoi hetim parlamentar per probleme te gjyqesorit, por ndalon ne menyre eksplicite, parlamentin dhe komisionet e parlamentit qe te artikuloje qendrime zyrtare ndaj vendimeve te gjykates apo gjykatave ne teresi. Individi, thote gjykata, mund ta beje, komisioni parlamentar nuk mund ta beje, sepse, kjo thote gjykata, eshte nderhyrje ne sistemin e gjyqesorit. Kam takuar gjate gjithe ketyre muajve me qindra personalitete nga me te rendesishmet ne bote, ne menyre kategorike, absolute, kane vetem nje mesazh: kjo kerkese nuk mund te pranohet per asnje cmim dhe une kam bere nje oferte.
Keta e denojne por ju kane kerkuar dialog. A ka nje perpjekje nga ana juaj per dialog?
Po te hyje ne parlament, pa diskutim. Kane kerkuar dialog, por kane kerkuar qe te hyjne ne dialog qe te gjithe qeverite e botes. Jo thote ky, hap kutite, se ky nuk eshte vete ne parlament. Ka nje rendesi tjeter madhore, te cilen une shume shpejt do t`ua faktoj shqiptareve nje per nje. Arsyeja e tij madhore qendron ne aleancen punisto-mafioze, por ky eshte nje problem. Ndersa, kercenimet e tij, me vjen keq t'i pergjigjem ne kete menyre por me duken si budallallek i madh, nuk i marr per te rendesishme. I them kontesto sa te duash, dola i pershendeta protestuesit, prape do i pershendes, s`kam asnje problem me ata, problemin e kam me nje njeri, te cilin e genjen mendja se meqe nuk e mori dot karrigen me vote mund te marre karrige me protesta. I ka bere hesapet shume gabim.
Tashme si kryetar bashkie, bashke me disa vendore socialiste, zoti Rama po akuzon qeverisjen tuaj per shkelje te pavaresise se tyre. Ky eshte edhe si nje ultimatum tjeter pas...
Procesi i decentralizimit dhe i bashkepunimit me pushtetit vendor eshte nje proces konstant. Do u japim pergjigje autoriteteve perkatese, te ultimatumit te tyre, atij seksioni te tyre. Nje gje dua te siguroj se politika fiskale eshte nje mandatim i sovranit, per nje qeveri me taksa te uleta, dhe asgje nuk me imponon mua per rritjen e taksave, sikunder qindarke per qindarke do t'u kompensohen cdo pasoje e uljes se taksave nga buxheti qendror. Per kete kam qene, e kam bere te paren, dhe do ta bej. Jam shume krenar se bashkise se Tiranes krahasuar me 2008 i jane rritur rreth kater here financimet, tek te gjitha keto bashki, madje ne kete partneritet ne absolutisht nuk kemi pare asnje interes tjeter pervec se interesin e qytetareve dhe te drejtuesve te atyre bashkive, qe ne teresi bashkite e medha jane socialistet. Kam shkuar ne Berat, e kam gjetur bulevardin e Beratit gropa gropa, kam gjetur Beratin te ndare me dysh, sot ne Berat hyn me nje nga hyrjet me moderne, te tera investim te qeverise. Sepse ka nje rregull, aty ky fillon bashkia eshte rruge kombetare, jo i kam thene ministrit Olldashi, do bejme hyrjet me te bukura, per fierin, kemi bere per Beratin, Kavajen. Pra, le te ulemi pak te shohim investimet, kemi bere ne Vlore, apo qe jane absolutisht fondet qe jane dhene ne Korce, po perfundojme unazen e Korce, eshte bashki socialiste Korca dhe s'kemi bere asnje dallim. Ne kemi rritur nga 7.1 miliarde qe merrte pushteti vendor ne kemi arritur ne 22 miliarde dhe shkojme rreth 39 miliarde kete vit ne kuader te krijimit te fondit per zhvillimin e rajoneve. Duke i thene te gjitha keto, ne te vetmen pike te atij peticioni, qe jemi plotesisht dakord, do te ulem me ata, dhe ne rast se ata faktojme se per shkak te levizjen e qeverise ulen te ardhurat, ato do te hiqen, ato do te kompensohen me cdo qindarke. Nuk kemi asnje qellim qe te veshtiresojme sherbimin, infrastrukturen e atyre qyteteve, perkundrazi qellimi eshte krejt tjeter, i mbeshtesim fuqishem. Nese jane per pika te tjera, qe jane per familjen e Edi Rames, keto jane te tjera.
Kohet e fundit jane publikuar nje sere skandalesh qe kane te bejne me trojet publike, lejet e ndertimit, sidomos ne kryeqytet. A eshte trajtuar kjo si nje forme presioni qe ju perdorni drejt pushtetit vendor?
S`ka asnje forme presioni. U kthye Aldo Bare nga Antalia, ka drejtuar banden me te rrezikshme te vendit, jane dhjetera te vrare, por do te garantoj se nuk eshte i vetmi. Mafia e tokes, ka dhe Aldo Bare te tjere, dhe une keto do permbledh nje nga nje. Ne menyre te perseritur para mediave kam deklaruar, se ne ceshtjen e pronesise jemi hasur me nje mal "Dajti" falsifikimesh, kjo eshte e verteta. Por ajo qe me inkurajon shume eshte fakti se beteja me falsifikime me shtetin eshte beteje e humbur. Natyrisht do kohe, une mbi bazen e falsifikimit, dy vjet me pare kam marre vendim qeverie, sapo u zbuluan dokumentet, qe asgjesonin teresisht falsifikimin, une mora vendimin e qeverise dhe natyrisht do behen pergjegjes ata qe kane dore. Falsifikimi, pervetesimi i trojeve, i tokave, eshte krimi me gjigant, i rende sa Dajti, qe eshte kryer ne kete vend nga njerezit e pushtetit. Ne teresi klanet mafioze te lidhura me pushtetin. Kam deklaruar a ishte momenti te merresha para zgjedhjeve me to? Jo, une kam bere fushate pozitive, zoti Rama i ka lejuar vetes te shpife te trilloje, te shaje gjate gjithe diteve, te ndertoje fushaten me negative, me nje keshilltar famezi, qe eshte demoni i negativiteteve, une s`kam levizur nga pozicioni im, fushate pozitive. Pjesen tjeter, une do te prisja rezultatin e zgjedhjeve, Watchdog-un, une do te prisja vleresimin e OSBE/ODHIR per zgjedhje, nuk doja une qe te krijoj alibine e kutise, apo alibine e zgjedhjeve. Tani, i nderuar zoteri, ate qe deklarova se mafies me daret e ligjit do t'i shkulen rrenje e dhemballe, dhe zotit Rama i erdhi rende, do t`i them jo vetem ate per edhe nofullen, me daret e ligjit. Ne menyre absolute kjo qeveri do te beje gje qe kush prone publike te vjedhur te mos gezoje. Ajo eshte vetem nje hapesire e vogel, shume shpejt do te dale qoshe pas qoshe. Do te jap vetem nje shembull.
Me 8 dhjetor, ju keni paralajmeruar nje feste te madhe, te cilen disa media por edhe opozita e ka cilesuar si nje perpjekje per antimiting. Cfare e ben te vecante kete dite?
Vetem mendesia staliniste, vetem ata qe kane ide staliniste mund ta konsiderojne antimiting. Mu rikujtua 8 dhjetori i vitit 1990, ne 8 dhjetorin e vitit '90, e paten shpallur antimiting, na quajten mitingashe, nuk lane etikete pa na vene, por eshte nje dite e lavdise se rinise shqiptare. Ajo eshte nje dite, nder me te medhate ne historine e ketij vendi, ate dite, ne Berlin, ne daten 9 nentor e nderoi e gjithe bota e lire. Eshte 20-vjetori i Renies se Murit te Berlinit, per ne shqiptaret kjo dite eshte 19 Dhjetori i Renies se Murit te Berlinit, dhe atyre qe u vret syte kjo dite, i tmerron kjo dite, te skuqen dhe te turperohen sepse kjo eshte dita qe na beri te lire, kjo eshte dita ne te cilen, studentet liberatore u perballen me kucedren e diktatures me te eger ne Evrope dhe ne bote. Eshte nje dite qe duhet ta festojne te gjithe, dite qe duhet te bashkoje ne idealin pluralist shqiptar. Se ku e kane hallin, puna e tyre, eshte dhe Vaterloja e eterve te tyre. Ata duhet te shkeputen, ecim drejt Evropes. Dje, Edvin Rama e ka krahasuar me mitingun e 13 korrikut, ishin te gjithe ata qe sot jane nen shpuren e Edi Rames, ishte Namik Dokle, ishte i ati i Edi Rames, ishte Skender Gjinushi, ishte Xhelil Gjoni, i ati i deputetit, ishin te gjithe nomenklaturat qe jane strukturat e Edi Rames, e kane vendosur ta rikujtojne si Vaterlo, le ta rikujtojne, ajo eshte dita e ngadhenjimit. Vertete e ngadhenjimit te madh. Dita me mbreselenese e tere jetes sime, sepse kishim nje regjim, jo te cilin koha ka njohur, 8 dhjetori do riktheje kujtesen e shqiptareve, lirine e shqiptareve, riktheu pluralizmin shqiptareve, te ardhmen evropiane te shqiptareve. Te krahasosh 8 dhjetorin me mitingun e Ramiz Alise per te ngritur Murin e Berlinit, krahason te pakrahasueshmen. Edi Rama nuk ishte ne 8 dhjetor, as ne 9 e as ne 10, dhe kur miku im e nxori nga media, i thashe perse e nxore nga media, me tha, qelbej ere, ishte i palare. Me pas me tha, ku ishte, ishte ne Korfuz me nje shok, kishte hapur ekspoziten, nuk mund te them gje, por t`u bej nje lidhje gjerave, s`eshte se ka te drejte, ka shume te drejte, qe i duket si kunderaksion i Vaterlo-s. Ne do ta festojme, do ta festojme fuqishem, i ftojme te gjithe shqiptaret.
Nje pyetje te fundit, ne pozicionin tuaj si kryetar i Partise Demokratike, kater dite pas se kjo feste ju do te mblidhni kongresin e PD. Ka filluar media me diskutimet lidhur me statutin, per ndarjen e posteve te partise me qeverine. Sa pro dhe kunder jeni ju ndaj saj dhe a besoni se do te kete nje rivalitet per pozicionin e drejtuesve ne parti?
Se pari, me duhet te korrigjoj daten, kryesia ka vendosur te mblidhej ne daten 12 por mund te kete nje shtyrje date per shkak te nje obligimi madhor timin, megjithate do ta shqyrtoj. 12 nuk mund te jete. Persa i perket kerkesave te tjera, ky kongres mblidhet me kuroren e fitores, u mblodh para zgjedhjeve per te shpalosur programin e Shqiperise Europiane, mblidhet pas zgjedhjeve si kurore fitoreje. Mblidhemi fitimtar, diskutimet behen hapur, vendimet do te jene teresisht demokratike, ne teresi ajo cka do te them per kuvendin e Partise Demokratike, eshte kuvendi i fitores. Jo me kot e lame me dy faza, ne rast se do kishim humbur zgjedhjet, sigurisht do bente analizen e humbjes, tani kemi fituar, kemi fituar me dinjitet, kemi fituar me proces zgjedhor te lire, na takonte ne, t'i jepnim vendit zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe hyjme ne kete kongres me krenare se kurre.
KJ
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-11-2009 mė 02:12
e'po avash mi avash avash avash avash avash lol
ti njeher na the qe nuk ka asgje te perbashket,e vulose...tani e ndryshove ca e na thua,s'don te thote te jesh i zoti ne te gjitha drejtimet,gje per te cilen dhe jam dakort.
ti rikujtoje disa politikane,qe perpara se te beheshin te atille, kishin profesione edhe me te kunderta se te nje doktori.
ronald reagan u be president i shba- ishte aktore
leh valensa u be president ne poloni- ishte sindikalist puntore
vaclav havel u be president i cekise-ishte shkrimtare
shoqka lenka cuko u be antare e byrose politike-ishte mjelse lopesh lol
Feelings change - memories don't.
Paska rreshkit fare Salia. Lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Krijoni Kontakt