Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD vizitoi ata që dhanë më së shumti për Kosovën



    PD vizitoi ata që dhanë më së shumti për Kosovën

    Nën moton "Nuk e harrojmë, por jetojmë me historinë" një delegacion i Partisë së Drejtësisë, i prirë nga kryetari Prof. Dr. Ferid Agani, me përbërje Amir Ahmeti nënkryetar, Jeton Svirca nënkryetar, Abdullah Klinaku sekretar i përgjithshëm dhe Fetih Mehdiu anëtarë i kryesisë, për nderë të 2 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës për të kujtuar ata që dhanë më së shumti për çlirimin e Kosovës dhe për proceset shtet-ndërtuese, duke kujtuar qëndresën heroike të popullit të Kosovës dhe të rënët për liri, vizituan familjen e presidentit të ndjerë Rugova, ku u pritën nga bashkëshortja e të ndjerit znj. Fana Rugova me anëtarët e familjes, pastaj vizituan familjen e profesor Fehmi Aganit ku u pritën nga bashkëshortja z.Sadija me anëtarët e familjes.

    Në Skenderaj vizituan varrezat e dëshmorëve dhe vizituan shtëpinë e komandantit heroik Adem Jashari, ku u pritën nga djali i tij Lulëzim Jashari. Gjithashtu vizituan edhe familjen Haradinaj në Gllogjan, ku u pritën nga Ilmi Haradinaj më anëtarë të familjes.

    Përveç anëtarëve të kryesisë së PD-ës, vizitës në Prekaz iu bashkuan edhe 50 anëtarë të ardhur nga degët dhe nëndegët e Prizrenit.

    Në Prekaz, kryetari Agani deklaroi:"Ne duhet te jemi krenar para botes që e kemi si shembull jo vetëm sakrificën individual por edhe sakrificën familjare, në emër të Zotit për Kombin dhe Atdheun".

    Partia e Drejtësisë i drejton gjithë popullit shqiptar urime të përzemërta me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndjenjat e krenarisë dhe kënaqësisë sublime që përmbushën mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari me 17 shkurt 2008 janë njëjtë të fuqishme dhe vazhdojnë të drejtojnë synimet dhe veprimet e çdonjërit prej nesh. /Zyra për informim e PD-ës/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Dikush tha se Partia e Drejtësisë është parti e djathtë?!
    Edhe parti e drejtësisë, edhe e djathtë, edhe të bëjë koalicion në nivel lokal, si në
    Gjilan me PDK-në e majtë, etj, e gjithë kjo përzierje më duket se nuk mund t'i
    përshkruhet një partie që për atribut programor kryesor ka drejtësinë e jo politikën!?
    Dhe, vetë vizita që i kanë bërë varreve dhe familjeve më te merituarëve që dhanë jetën për Kosovën fletë se ky subjet partiak përpiqet ta ndanë drejtësinë, madje edhe kur bëhet fjalë për vlerat e dëshmorëve dhe liderin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, duke i veçuar
    dhe radhitur në grupin e parë të atyre shqiptarëve që luftuan dhe sakrifikuan më së shumti për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Këtë rol duhet ta ketë kjo parti, dhe poçese drejtësinë e ndanë pa hile, atëherë mund t'i marrë edhe votat e elektoratit për të ardhur në pushtet.
    Përndryshe, Kosovës sot i duhet drejtësia e plotë dhe e drejtë, po aq sa i duhet liria dhe pavarësia, ngase pa drejtësi nuk ka as liri, as pavarësi, as zhvillim të mirëfilltë ekonomik, por as legjislativ dhe as gjyqësor të paanshëm dhe apolitik. Në atë shoqëri ku nuk sundon drejtësia, dihet, aty sundon krimi, korrupsioni, hajnia, imoraliteti, prostitucioni, kaosi dhe anarkia.
    Prandaj, Partia e Drejtësisë e Kosovës duhet të punojë natë e ditë që Kosovën ta nxjerr nga
    tmerri i padrejtësisë në dritën e barazisë; sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.
    Tek atëherë kjo parti do ta ketë emërtimin e saj të merituar....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 18-02-2010 më 20:22

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Dikush tha se Partia e Drejtësisë është parti e djathtë?!
    Edhe parti e drejtësisë, edhe e djathtë, edhe të bëjë koalicion në nivel lokal, si në
    Gjilan me PDK-në e majtë, etj, e gjithë kjo përzierje më duket se nuk mund t'i
    përshkruhet një partie që për atribut programor kryesor ka drejtësinë e jo politikën!?
    Dhe, vetë vizita që i kanë bërë varreve dhe familjeve më te merituarëve që dhanë jetën për Kosovën fletë se ky subjet partiak përpiqet ta ndanë drejtësinë, madje edhe kur bëhet fjalë për vlerat e dëshmorëve dhe liderin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, duke i veçuar
    dhe radhitur në grupin e parë të atyre shqiptarëve që luftuan dhe sakrifikuan më së shumti për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Këtë rol duhet ta ketë kjo parti, dhe poçese drejtësinë e ndanë pa hile, atëherë mund t'i marrë edhe votat e elektoratit për të ardhur në pushtet.
    Përndryshe, Kosovës sot i duhet drejtësia e plotë dhe e drejtë, po aq sa i duhet liria dhe pavarësia, ngase pa drejtësi nuk ka as liri, as pavarësi, as zhvillim të mirëfilltë ekonomik, por as legjislativ dhe as gjyqësor të paanshëm dhe apolitik. Në atë shoqëri ku nuk sundon drejtësia, dihet, aty sundon krimi, korrupsioni, hajnia, imoraliteti, prostitucioni, kaosi dhe anarkia.
    Prandaj, Partia e Drejtësisë e Kosovës duhet të punojë natë e ditë që Kosovën ta nxjerr nga
    tmerri i padrejtësisë në dritën e barazisë; sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.
    Tek atëherë kjo parti do ta ketë emërtimin e saj të merituar....
    Fillimisht të falenderoj për komplimente dhe atribute që po ja jep PD-së, Partia e Drejtësisë këtë vit ka pas rritje dhe veç e ka marrë ngjyren parti politike, sa i perket profilizimit po ajo është qender e djathtë dhe këtë besoj që e ke lexuar nga unë pikërisht tek tema "Serish zgjedhje ne Gjilan", PD-ja ka bërë koalicion me PDK-në edhe në 5 komuna tjera mirpo keto janë zgjedhje lokale dhe shihet interesi i qytetarëve të X komunes, kuptohet shkohet sipas asaj që preferojnë degët, mirëpo prapë se prapë kjo nuk do të thotë se nese ka bërë koalicion me PDK-në në nivel lokal është me të edhe në nivel qendrorë
    P.sh kemi rastin e partisë ORA e cila në Gjilan është me PDK-në, ndërsa në Prizren ishte me LDK-në pra ky është shembulli i besimit të plotë në degën e tyre në komunën përkatëse, pastaj PDK-ja ka bërë koalicion me AAK-në në Junik gjë që nuk paramendohet ndoshta, pastaj LDK-ja rivali më i madh i PDK-së bëri koalicion pikërisht me PDK-në në Klinë, pra në zgjedhje lokale është e natyrshme të këtë raste të tilla.
    Për ndryshe nëse je i interesuar për të mësuar më shumë rreth Partisë së Drejtësisë (PD) apo për tu antarsuar vizitoje faqën tonë www.drejtesia.org

    Përshëndetje!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •