Close
Faqja 10 prej 32 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 316
  1. #91
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Jo je shum gabim!

    Populli duhet ta kuptoj pėr kė ėshtė tu dal nė rrug ka 2..3 ditė/nat nė Tirana. Duhet me ditė qė nė rrug i ka fut apo po i paguan njė psikopat i cili si pas mua duhet tė burgoset dhe mos tė lejohet tė organizoj protesta nė emer tė gjith atyre parlamentarve tė ps-s aty qė tani mė nuk i le as me hy nė parlament.

    Rrezik se populli ka kuptu qe "plumbi del me plumb". Sal psikopatin vec ky psikopati i PS i bie kokes sepse jane te nje vije skizofrenike. I ka ngel sharra ne gozhd Sales me Edin. Mu si dy pika uji jane qe te dy, njeri me skizofren nga tjetri... rrezik se i fut na i kokerr plumbi Sala ktij se ndryshe nuk ka se si ja bo. Sic e boni dhe me Azemin.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Me ben pershtypje kur lexoj "indinjaten e larte" te disa specieve ne kete forum,por kur lexon zhgarravinat e tyre perverse,normalisht qe pershtypja venitet."Indinjohen" nga publikimi i fakteve,fakte te cilat kjo kategori perverse i konsideron normale dhe nuk indinjohen aspak nga prodhuesi,krijuesi i ketyre fakteve monstruoze."Indinjohen"pse Kryeministri thote qe monstra juaj eshte i semure psiqik,me kartele mjeksore,dhe nuk indinjohen qe po perdoren dhe udhehiqen nga ky skizofren."Indinjohen" pse Kryeministri ju citon fakte qe ky monster eshte i pa shpirt sepse dhunon familjen,nenen,gruan,djalin,akuzon babain per inēest.Eshte i pa moral se pozon nudo dhe fotografon gruan e tij nudo neper plazhe publike etj etj,por nuk indinjohen per dhunen
    shtazarake,per akuzat monstruoze,per
    imoralitetin e kesaj monstre.Atehere llogjikisht lind pyetjailat nga keto fakte monstruoze gjejne misherim tek ju te "indinjuarit",mbrojtes te monsters mėmė?!Uroj te jene sa me pak.

    Ty si shqiptar nuk te vjen turp qe kryeministri jot ne kuvend fillon e kapet me nenat e motrat e te tjereve?
    Nese do te thuash qe edhe Edi Rama ka bere te njejten gje me Berishen ateher problemi dyfishohet.

    Morali nuk eshte loje shah qe mund ta perdoresh per te kapur mat kundershtaret e tu,por eshte ajo qe ēdonjeri ka si baze ne jeten e tij.
    Masturbimi publik,dhe po perdor fjalor dinjitoz per respekt ndaj te tjereve,ka arritur permasa groteske.
    Jeta private e ēdo personi eshte tabu,per te cilat nuk diskutohet ne publik.Thjesht injoranca,gje qe kemi trasheguar nga shekuj,te detyron te perballesh me personin dhe jo problemin qe ky person krijon.

    Dhe mbi te gjitha nese deshiron te masesh moralin e dikujt nisu perher nga vetja.
    Kete duhet te beje Sali Berisha.

    E kupton pse jemi vendi me i varfer ne Europe?
    Sepse jemi llapa-qena,qe me mire kuptojme gjuhen e shantazhit,xhelozise,injorances te pakufizuar se sa ate te respektit,punes dhe artin e te jetuarit ne shoqeri.

    Gjithe te mirat poko
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #93
    Ty si shqiptar nuk te vjen turp qe kryeministri jot ne kuvend fillon e kapet me nenat e motrat e te tjereve?
    Nese do te thuash qe edhe Edi Rama ka bere te njejten gje me Berishen ateher problemi dyfishohet.
    Te bej nje kunder pergjigje,para se te te pergjigjem une ty.

    Te lutem tregoju i sinqerte,dhe sa me i qarte.Do doje ti qe te kishe nje baba si ky,nje burre motre dhender si ky,nja femije ne shtepi si ky ??????

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Mor Juanito braziljani -shqipetare, natyrisht qe dhe komuniteti yt ka te drejte te shprehet.Nga njerez te nivelit tend ka vujte ky popull.Ju jeni jo vetem te pa edukuar por dhe cinike dhe provokues .Kurre nuk keni vene trurin ne pune per mire por si mund te beni keq.Te besh keq natyrisht qe eshte fare e thjeshte.Me kete menndesi vuajtem nja 60 vjet.Si eshte e mundur qe dhe ju kelyshet te qendroni ne te njejten llogore?Si eshte e mundur te ju kete vdeke ndjesia e meshires?Por mjaft mer "njeri"se ndjehemi te lodhur duke harxhuar energji per tju bind ne te verteten, per tu bere pale ne nje ceshtje krejt te perbashket , te zvillimit te demokracise ne vend, per respektimin e intitucioneve, te shtetit ligjore.Po si eshte e mundur te jeni kaq naive ndaj nje te kaluare kaq tragjike ku protogoniste eshte dhuna.Po si del e mbeshtet nje lider te degjeneruar , nje psikopat reaktiv, nje te pa breke, sebashku me gruan e tij te dyte, nje dhunues i grave, nje rrugac me thonje pa prere,nje hajdut te pronave publike, nje uzurpatore te bashkise, nje mashtrues per programin 1000 faqesh, nje karnaval ne veshje,nje njeri i korruptuar, nje njeri i peshtirshem kur referon, nje njeri qe po dhunon personalitetiin e punonjesve te bashkise duke i kthyer ne njerez ordinere, te futur ne cadra ne mes te bulevrdit ku u bene pjese e horrave politike apo te njerezve pa tru.?Mos ndoshta se na qenka "qytetare tre brezash" , sic na thote nje pallosh ketu?Po cfar provash te tjera te duhen ty mer palle, mer mizore ,mer pjelle komuniste, mor trashegimtare i te pa brekeve revolucionare, per te ndryshuar medesi?Te gjitha keto i dije si ti dhe ato qe marin guximin ti bejne ironi kryeministrit.Te gjithe i shikoni se si shprehen intelektualet e mirefillte, se si shprehen nderkombetaret , se si dhe sot parlamenti i BE ne nje rezolute shprehet dhe per shqiperine, qe opozita te rikthehet ne parlament, po si eshte e mundur te jeni kaq naive? Si eshte e mundur te beni shurdhin?Po cfar te beje tjeter kryeministri?Ai shume ka duru se, me qene une ,ju kam dhiier mu ne karrige e ju leja ne dore te tije, qe tja shihnit hajrin.Or plehra, po s'ka mbete gjuhe tjeter me ju, vec tju sjellim perpara hundes faktet e cmenurise se liderit qe ju duartrokisni si dikur shkerdhaten Hoxha.Por si keshtu, ushtare do ta kaloni gjithe jeten, keshtu pa moral, pa personalitet?Po c'te beje kryeministri kur ti e din psikopatine e tij dhe e mbeshtet ate?Me duket se eshte fyerje e kunderta , eshte fyerje per ne te tjeret nese fshihet diagnoza e nje lideri politike ,qe per pak gje mund te ishte ne krye te vendit dhe te na sillte nje dem te pa imagjinueshem.Une besoj se ne kete ceshtje duhet te ndrehyje drejtesia, e cila duhet te mbroje populin nga lidere politike me diagnoza te rrezikeshme.Le te jete parfaqesues i kut te doje, nje i cmendur nuk mund te drejtoje.Po tundet bota mbare dhe ai s'luan vendit.Po dhe ai s'eshte vetem , se po shoh dhe ketu ne forum qe ka tipa qe thone le ti hapim kutiat per krujozitet!!!!Si eshte e mundur te jeni kaq pak serioze.Si eshte e mundur qe pas gjithe kesaj te kaluare makaber te kete perseri njerez kaq te lig?!!!O fare e keqe komuniste.Ah me me ra dhe njehere ne dore.

    Ja dhe ti me ate menjen e 60 vjeteve je cuno perderisa perkrah nje diktator injorant si Sali Berisha. Je dhe ti ne trashgimine e Enver Hoxhes dhe je per te ardhur keq.
    Ti se kupton qe gjith kjo loje e sotme rrjedh nga pabesia e Sali Berishes qe beri nje pakt me Ramen e beri kod zgjedhor dhe kur e zbatoi e shkeli me te dy kembet.
    Ti se kupton qe po te hapen kutite dhe te kete norme te shendoshe ligjore per celjen e tyre i ben mire spektrit politik shqiptar qe eshte i teri hajdut votash. Dhe i ben mire gjith Shqiperise se frenon vjedhjet e votave.
    Ti se kupton qe Rama po e perdor kete norme demokratike te celjes se kutive per arritjen e qellimeve te veta dhe ne kete pike se paku moralisht e ka fituar davane ndaj Sales se nuk dolen kot 100 mije veta ne shesh.

    Ti cun pajtohesh me hajdutllikun e votave, me gerdecin qe sdehohet njeri, me tunelin qe eshte shemb, me mashtrimet e bllofet e perditshme te Sales, me vjedhjet e pronave qe po bon famija tij etj etj shkurt ti mbron ndyresine e pushtetit te sotem dhe ngaqe te duken normale gjithe keto felliqesira je i ndyre vete se ke dhe vete moral te tille.
    Jane tipi jot ai qe po e le Shqiperine mrapa jo tipi im qe jam kunder cdo lloj diktature komuniste , saliste, a ramiste qofte.
    Kur tallem me Salen eshte tipi vet tragjikomik i tij qe shpesh here bon me qesh cilindo.
    Edhe sot kam qesh per shembull kur shkonte shpura e pd ne varreza te deshmoreve dhe per me perkujtu diten e clirimit. Nga nja ane pd se do daten 29 nga ana tjeter banda i binte kenges komuniste te deshmoreve --- tagjikomedi e plote daten sja mer komunizmit po muziken ja mer.
    Ja vite drite lerg meje cuno
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 28-11-2009 mė 07:27
    Albania Uber Alles

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    Te bej nje kunder pergjigje,para se te te pergjigjem une ty.

    Te lutem tregoju i sinqerte,dhe sa me i qarte.Do doje ti qe te kishe nje baba si ky,nje burre motre dhender si ky,nja femije ne shtepi si ky ??????
    Nuk ta jep njeri Edi Ramen me zor,por nese do te isha para nje zgjedhjeje,sigurisht qe nuk do te doja te kisha ne gjirin e familjes time nje njeri si Edi Rama,por ama as si Sali Berisha.

    Por gjykimi niset nga fjalet,dhe nuk kam fakte qe te shoh se Edi Rama paska te beje me inēeste etj.
    Eshte jete private daku dhe ketu nuk jemi per te gjykuar gustot seksuale apo plazhet nudiste.

    Nuk pashe njeher qe te diskutohej mbi nje program politik,ndonje ide per te permiresuar jeten e shqiptareve,per te shtuar ndone rroge etj.
    Permenda disa nga problemet.

    Ketu vetem diskutohet sa malok eshte Saliu,sa katunare shkuan ne miting,sa pervers eshte Edi Rama,sa komuniste te keq jane ata qe kundershtojne Sali Berishen.

    Prandaj thash llapa-qena,se vetem me thashetheme dime te merremi, bota hecen perpara,kurse ne qajme sa te varfer e te pafat jemi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Ktyne socialisto-komunisteve i del hakut veq Sali Berisha.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do tu a shkule dhembet mafies sokellin i ngrati sali.
    ne fakt mafia po ja shkul nje nga nje saliut dhemb e dhemballe.

    lul bashen ja terrorizon prej kaq vjetesh edvin-in-rama .. familjen po ashtu.. rrugen po ashtu.. e sejcilin deputet e minister te pd-se po ashtu.. e cti vij mbare..

    ja njeri nga njesitet guerile me te afta e me besnike te edvinit.. e pikerisht prokuroria nevzatoiste-enveriste me ine-edv-ine ramen ne krye..

    saliu ka vetem celsa kashte..

    --


    gazeta sot

    --
    Lajmet Kryesore

    Prokuroria, aleancė me Edi Ramėn, bllokohet kallėzimi i komisionit hetimor
    Organi i akuzės nė shėrbim tė interesave tė kryebashkiakut

    Prokuroria merr nė mbrojtje Edi Ramėn. Abuzimet e kreut tė Bashkisė sė Tiranės me lejet e ndėrtimit duket se nuk do tė ndėshkohen asnjėherė. Pėrveēse qindra padi nga qytetarėt tė depozituara nė prokurori, kjo e fundit ka marrė guximin tė hedhė poshtė edhe raportin e komisionit Hetimor Parlamentar qė ka denoncuar nė Prokurorinė e pėrgjithshme abuzimet me lejet e ndėrtimit. Kallėzimi i dorėzuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme u votua me shumicė

    votash nga Kuvendi, por ai nuk u morr asnjėherė nė shqyrtim nga ana e hetuesve tė Prokurorisė sė pėrgjithshme. Burime ngha organi qendror i akuzės kanė bėrė me dije se nuk ėshtė regjistruar asnjė procedim penal pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės. Sipas kėtyre burimeve, prokuroria ka marrė nė shqyrtim raportin por nuk ka konstatuar konsumim tė elementeve tė veprės penale nga kreu i bashkisė, njėkohėsisht edhe kryetari i opozitės.

    Shkeljet
    Nė 5 mbledhjet e mbajtura tė KRRT-s sė Bashkisė sė Tiranės gjatė 2 viteve tė fundit, 43 leje ndėrtimi i ka marrė “Atelier 4” e Alban Eftimiut, ndėrsa 16 leje ndėrtimi i ka marre Artan Shkreli. Sipas komisionit hetimor pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė kryeqytet, janė konstatuar shkelje tė mėdha nė ēdo mbledhje qė ka mbajtur Kėshilli i Rregullimit tė Territorit (KRRT) gjatė viteve 2008-2009, ndėrkohė ekspertėt e komisionit janė nė punė e sipėr duke pėrgatitur raportin pėrfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare. Sipas konstatimit nga Komisioni hetimor, nė 5 mbledhje KRRT-je Alban Eftimi merr mė shumė se 8 leje pėr mbledhje. Janė bėrė 5 mbledhje KRRT-je dhe 43 janė dhėnė pėr Alban Eftimin, ndėrsa 16 pėr Artan Shkrelin. Kanė pas njė cikėl, qė gjatė gjithė vitit 2008 rreth 1/3 leje tė ndėrtimit i merrnin vetėm dy persona, konkretisht Edi Rama dhe Alban Eftimi. Prandaj parlamenti u detyrua tė mblidhte komision hetimor. 2 mbledhjet e fundit me 22 mars dhe 17 prill kaluan ēdo pėrmasė dhe filluan tė monopolizojnė rreth 70 % tė lejeve tė ndėrtimit. Mbledhja e fundit e KRRT, nga 30 leje nė total Alban Eftimi merr 19 leje ndėrtimi. Komisioni hetimor pėr procedurat e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit u ngrit pas njė vendimi tė Kuvendit nė muajin prill. Opozita e majtė i bojkotoi punimet e kėtij komisioni duke e cilėsuar atė tė antikushtetues.

    Votimi
    Komisioni hetimor u drejtua nga Ferdinand Xhaferi, i cili nė pėrfundim tė raportit publikoi tė gjitha shkeljet e konstatuara. Sipas Xhaferrit janė bėrė shkelje tė mėdha nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit duke shtuar se KRT-ja ka thirrur 2 mbledhje nė ditė pushimi. Duke iu referuar raportit Xhaferri ka theksuar se janė bėrė shkelje duke mos parandaluar konfliktin e interesit duke favorizuar 2 studio. Mbėshtetur nė seancat dėgjimore tė pėrfaqėsuesve tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė bashkisė sė Tiranės, Agjencisė sė Prokurimeve Publike etj, sipas Xhaferrit, raporti paraqet disa nga shkeljet ligjore dhe favorizimin e studiove tė projektimit nga ana e KRT. Xhaferri theksoi se sipas tė dhėnave tė mbledhura nga raportimet nė komision tė pėrfaqėsuesve tė Drejtorisė sė Agjencisė sė Prokurimeve Publike, tė KRT-sė etj, evidentohen shkeljet e ligjeve tė pushtetit vendor, pėrdorimi pėr interesa vetjake tė Kėshillit teknik tė Bashkisė, nga kryebashkiaku Edi Rama.
    Sipas tij, pėrpunimi i dosjeve, pėrgjegjėsia e hartimit tė politikave dhe kontrolli ligjor pėr lejet e ndėrtimit i takon Bashkisė sė Tiranės.

    Kuvendi dėrgoi raportin nė prokurori qė nė maj
    Raporti u miratua mė datėn 15 maj tė kėtij viti dhe pas leximit nė fletoren zyrtare ai i kaloi Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Kur komisioni kaloi raportin nė Kuvend, ai u miratua me 74 vota pro, ndėrsa dy deputete tė tjerė tė pranishėm nė sallė abstenuan. Pas miratimit, konkluzionet e komisionit hetimor i kaluan organit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Raporti para kalimit nė votim u lexua nga foltorja e Kuvendit nga deputeti i PD-sė dhe njėkohėsisht kryetar i komisionit hetimor Ferdinand Xhaferri. Vetė kreu i bashkisė, Edi Rama, refuzoi tė jepte sqarime pranė kėtij komisioni hetimor, ndėrsa legjislaturės po i vinte fundi. Nė seancėn e fundit, mes shumė vendimeve ishte edhe miratimi i raportit tė kėtij komisioni, ku opozita nuk mori pjesė.

    Romir Saraēi

    --

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edhe une dikun e kam potencu se ky njeri i quajtur edi rama nuk eshte normal,por nuk e kam dit qe per dhjet vite ka qen nen kontrollin e mjekut per shizofreni.
    faliminderit berishes qe me ne fund ka vendos te ju tregoi shqipetarve se kush eshte edvini.
    Shpresoi qe tani nomenklatura komuniste ta ket kuptua se me lider shizofren te mos i maltretoin shqiptaret dhe urgjentisht te ja bejn nje kontroll tek psikologu dhe ta lirojn nga te gjith funksionet qe ka.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Teksti i plote, i transkriptuar nga videot

    Fjala e plote e Sali Berishes ne akuzat e tij, si dhe fjala e plote e Edi Rames ne reagimin dhe kunderakuzat ndaj Berishes, te dyja te transkriptuara fjale per fjale nga videot e plota (shtypi i ka paraqitur te tjetersuara shkrimet per fjalimet e secilit - Gazeta Shekulli ka shtuar disa paragrafe ne shkrimin per fjalimin e Rames te cilat Rama nuk i ka thene, dhe pothuajse te gjitha gazetat kane hequr pjese te medha te fjalimit te Berishes).


    SALI BERISHA: I nderuar zoteri, eshte shume normale te krahasojme pak familjet. Po, meqenese ti lakon familjen time dite per dite, une kam kete pergjigje per ty. Ti vuan nga nje komplekt i tmerrshem, nga nje kompleks patologjik si askush tjeter. Kujtdo nė jetė i kanė ndodhur ndarje, i kane ndodhur bashkime, i kanė ndodhur fatkeqėsi, i kanė ndodhur burgosje pėr probleme familjare. Por ēdo njeri nė jetė, sado tė rėnda t’i ketė patur traumat e dramat, ėshtė pėrpjekur tė gjejė nordin - familja ėshtė vlerė kryesore e njeriut, e shoqėrisė, e njerėzimit. Kjo nuk ėshtė pėr ty zoteri.

    Tani, solemnisht para kėtij parlamenti dhe shqiptarėve do shtroi pyetjet: Cili ėshtė ai burrė, cili eshte ai burre, ēfarė burri ėshtė ai qė bashkėshorten e vet e akuzon se ka fėmijėn me tė atin e tij, ashtu siē ka deklaruar, sic ka botuar dokumentat ndihmėsi i tij nder mė kryesoret, Erion Baze, nė fletushkėn e tij?

    Cili ėshtė ai baba... zoti Rama thuaju shqiptareve, cili eshte ai baba qė i mohon djalit kafshatėn e gojės? Cfarėdo qė tė ketė bėrė djali, kafshata s’i mohohet, aq mė tepėr kur ai ėshtė i vogėl, i mitur.

    Zoti Rama, tė ndodhi me bashkėshorten e parė, artisten e nderuar pėr tė cilėn kam pasur dhe kam respektin mė tė madh. Po ē’ndodhi pastaj?! Cili ėshtė ai burrė, cili eshte ai shqiptar, cili eshte ai... ballkanas, cili eshte ai evropian, qė nxjerr gruan e tij lakuriq nė plazhet e botės? A mund tė na thuash pak zoti Rama, ti qė pėrmend familjen ēdo ditė dhe ēdo natė, a e di ti qe ajo ėshtė njė nėnė...ajo ėshtė njė motėr, ajo ėshtė nje bijė, ajo ėshtė shqiptare, por po dhe mos tė jetė shqiptare, dhe po te qe serbe, po te qe gjermane, po te qe franceze, italiane, s'i behej kurrė ajo qė ke bėrė ti. Dhe e ke fotografuar. A e di ti qe sot ajo shėtit rrugėve tė Tiranės. Dhe e ke ndarė!

    Cili je ti qė lakon familjen ēdo ditė, duke dėshmuar kompleksin e tmerrshėm qė ke, urrejtjen patologjike qė ke pėr familjen si tė tillė. Ke akuzuar babėn si baba tė djalit. Ke akuzuar...ke nxjerr gruan lakuriq nė plazhet e botės. Jemi shqiptarė, po jo vetem kush, por ketė s’e ka bėrė kush kurrė.

    Zoti Rama, cili ėshtė ai burrė i cili ngrihet nga shtrati i tė shoqes nė kullėn e Myslym Pezės dhe shkon ne shtratin e Dashit, dhe tė deshve, dhe e detyron tė largohet natėn e lemeritur? Cili ėshtė ai burrė - zoti Rama, ke muaj tė tėrė qė mė lakon me diēka qė unė e kam krenari shumė tė madhe - dhe largohet prej teje e lemeritur? Edhe ajo ėshtė njė zonjė, edhe ajo ėshtė njė motėr, edhe ajo eshte nje vajze shqiptare.

    Zoti Rama, ti qė lakmon familjen ēdo ditė, a mund tė mė thuash cili ėshtė ai burrė qė rreh si kafshė ne piaca dhe i mbush hundet...fytyrėn me gjak bashkeshortes, nė prani tė personaliteteve shqiptare dhe kosovare? Je ti, s'eshte askush tjetėr. Kjo ėshtė e vėrteta.

    Zoti Rama, ke njė nėnė tė nderuar, te nderuar, pėr tė cilėn kam patur dhe kam respekt une, mjeke... pavarėsisht se vinte nga njė begraund thellėsisht kriminal – mbese e Spiro Kolekės, e njėrit prej xherateve... xhelateve te intelektualeve shqiptare - por ajo vetė s'kishte asnje manifestim tė tillė. Njė ditė, kjo zonjė e nderuar pėr tė cilėn akoma kam respekt, kam respekt dhe do tė kem, mė bėn njė letėr tė hapur. Mendova... po Neta? Mire. E shof... ia kishte shkruajtur i biri.

    Tani do ti them zonjės: Kam shumė respekt pėr ty, por do ishte nė nderin tend, ne integritetin tėnd, t’u tregosh shqiptarėve se e ke mjekuar djalin tėnd Edvin Rama 10 vjet pėr skizofreni. Dhe e kanė mjekuar kolegėt e mi. T'ia u thuash shqiptarėve, kur e sheh se ē'po u bėn dhe ē'perpiqet t'u beje. Dil ki kurajo si nėnė shqiptare dhe ngrihu mbi sentimentet e njė djali qė ta ka nxjerrė me lecka nga shtėpia e tij, me rroba gjumi nė... nė pazar. Dil, sepse ėshtė nė interesin tėnd mė tė mirė.

    Po zoti Rama, ky ėshtė koncepti yt pėr familjen, urrejtja jote pėr familjen si fole... si ēerdhe familjare.

    Pėrdore fatkeqen, nėnėn e artistes sė shquar pėr fushatė elektorale. Mė thanė se i ka dhėnė njė apartament. Ta gėzojė, nė qoftė se e ka bėrė kėtė akt, sepse Matilda ishte njė grua e mrekullueshme. Por ti pėr familjen, ti je njė pėrbindėsh, ti je i pashembullt nė kėtė vend. Ti po tė mos kishe frikė mund tė kryeje ndaj familjes si e tille ēdo lloj akti... por mė tė zezat i ke bėrė.

    Ku ke fytyrė ti tė pėrmendėsh familjen? Mbi ē’bazė e bėn kėtė? Mbi bazen e urrejtjes dhe te kompleksit qė ke per ate qe ke shkateruar dhe din vetėm tė shkatėrrosh.


    Zoti Rama, kėto ditė nė Shqipėri u riatdhesua Aldo Bare. Cili ėshtė raporti yt me boten e krimit? Por zoteri, ne tė gjithė politikanėt shqiptarė, ti je sllav i krimit. Je skllav i krimit. Pse ti je i vetmi politikan ne skenen e sotme ne Shqiperi qe je skllav i tij? Sepse ti je i kapur nė mėnyrė tė tmerrshme dhe je mė frikacaku. Ti s'e din mor zotėri se bandat vetėm guxim nuk kanė. Aspak. Kurse ti je kaq i pėrzier me to!

    E nise me Denis Ginėn... e nise me Denis Ginėn, e nise me afera shumė tė fėlliqura. Denis Gina u vra ne rrethim policie, duke u mbrojtur me anti-tank, ne nje kohe kur ai ishte ... [fiket mikrovoni per nje moment]. Per hir te vertetes tė mė fal zonja, por mori pėr burrė vrasėsin e burrit tė parė. Kjo ėshtė e vėrteta, i kemi disa... jemi shqiptarė. Dhe ju desh kohė qe tė kuptonte, ju desh ta pesonte shume qe te kuptonte gabimin qė kishte bėrė.

    Zoti Rama, na thuaj pak sa janė kilometrat e bisedave tė tua me ashikun tėnd, me tė cilin ti vodhe tė gjitha kutitė e votimit, dhe tė erdhi ambasadori amerikan nė atė kohė: "I fitove - tha, me Lamen - tha, kėto zgjedhjet".

    Zoti Rama, cilat janė lidhjet te tua me Aldo Baren? Transkriptimet flasin se nė bisedė midis ti dhe Dondollakut ti figuron si njė baloz.

    Tani mė duhet tė ndalem nė njė aspekt tjetėr tė tij. Pse ky... pse ky zotėri kėrcėnon, pse ky zotėri mban jashtė opozitėn? Ky zotėri kėrkon me ēdo kusht te dėmtojė vendin. E dini ju cfare u thote? "Po u dhanė vizat ne morem fund". Mos u bėj budalla, je i marrur fund, je i pashpresė, te them une. Sepse sa here qe te provohesh, atė qė u kam bėrė baballarėve do tu bej dhe bijve. Me tė drejtėn...me tė drejtėn mė tė madhe tė ligjit dhe te shtetit ligjor.

    Ē’mendon ti, se mė impresionon? Harro se ti mund tė impresionosh njeri. Kėrcėnon dhe lėshon ultimatume. Po nė emėr tė kujt i lėshon ato? Kush je ti mo? Provoje po ta mbajti! Nuk dua kete gjuhė, po vjen njė ditė qė... Tė jesh i bindur, zoti Rama, se pėr ēdo gjė qė tė ndodhė nė kėtė vend nė dhunim tė ligjit, do ketė njė dhe vetėm njė pėrgjegjės, dhe ky do jesh ti dhe vetėm ti!

    Provoje! Qe fryhesh si kaposh se te reciton takalli. Provoje... ultimatumet, vazhdo, se me ngjet si ata burrat ne klimaks, po ti ke qene ne klimaks te perjetshem, ti ke lindur me klimaks. Ky ėshtė fati yt i zi. Nuk te zgjidh une dot boton hormonale tėnde. Po ky je ti!

    Tani... kjo eshte arsyeja, edhe nje here kthehem tek e para. Do ja thosha keto fjale, se njė kapitull i ri hapet gjatė ditėve qe vijne, mbi aleancėn punisto-mafioze. Po po, s’mund tė ndryshosh ti. Ti s'ndryshon dot se s'tė lėn Koēua, s’tė len kokėdhia dhe Tan Dullaku... nuk te lene ata ty. Jo jo, po shqiptareve do ja u bej te ditur se se pse s'te lene ata ty.

    Cila eshte arsyeja qė Fideli qe brilantohet...qe i brilanton floket nuk tė ndahet? Eshte vetem intime? Nuk ėshtė vetėm intime, jo, se nuk ka dashuri tė pėrjetshme. Eshtė tjetėrkund, ėshtė tjetėrkund halli. Unė do ua them shqiptarėve... unė do ua them shqiptarėve, do ua them ēdo ditė, jam kryeminister i vendit.

    E fundit deklaratė qė une duhet te bėja kėtu do te ishte aleanca punisto-mafioze. Njė ditė mė pyeste nje gazetar: “Zoti Berisha po pse s'i ke nxjerrė, pse s'i ke bėrė...?” Po, e them ketu, ja u them une ju ketu. Dy gjera do t'ju them nga kjo une: Nėqoftėse Aldo Bare vjen dhe denohet pėr 20 vrasje, unė ju garantoj ju se po kaq tė rrezikshėm janė Aldo Baret e pronave tė vjedhura. Po do ju faktoj une se sa jane ato, vetėm se, nuk ka qene e thjeshte... nuk ka qene e thjeshte. E kam thene dhe e them prap, ka qene nje mal fallsifikimesh. Vetem ka nje merite dhe nje gje, qe shteti dhe qeveria i ka tė gjitha mekanizmat pėr tė shembur jo nje mal, por nje vargmal... nje seri vargmalesh me fallsifikime. Dhe kėtė po bėjmė...kėtė po bėjmė!

    I ke dhene besnikut tend - e ke marrė me besnikun tend - 1300 metra, tokė nė zemėr tė Tiranės, qė shitet me 2 mijė euro. Mendon se do shpėtosh ti? Se ky parlament miratoi ligjin e shitjes se trojeve ne fshatrat turistike. Po c'i kujton ti shqiptaret, hunj te kuq? Me ate ligj ne beme...detyruam cdo njeri prej shqiptareve te paguaje, se [deri] tani e mbanin pa asnje qindarke. Dhe ato para t'ja u japim pronareve.

    Po ti... une te thashe keto 1300, po ti zoti Rama, keto jane vetem kafeja. Dhe ditėt qė vijnė, njė nga njė, do t'i shkul dhėmbėt aleancės punisto-mafioze! Ai ishte vetėm dhėmbi i parė, dhe do tė vazhdojė. Mos u zemėro, mos u shqetėso, se pas dhėmbėve vjen nofulla. Ndaj mafies, zero tolerance!

    Une po te jap ty fjalėn e nderit, me atė vullnet dhe me atė pėrkushtim qė jam pėrballur ne vitin '90-91 me njė sistem qė duhej shembur, po me ate vullnet tė hekurt dhe vendosmėri pėrballem sot me mafien qė ti kryeson... me mafien qė ti kryeson. Dhe ne kete beteje je fund e krye i pashpresė.

    Zonja dhe zoterinj deputete! Mbetem i vendosur tė garantojė protestėn e ēdo qytetari shqiptar. Mbetem i vendosur tė garantoj protestėn e ēdo force politike. Ftoj zotin Ramen tė organizoje proteste permanente para zyrave tė mia. E siguroj se ēdo dite dhe cdo natė aty do tė jem. I kam pėrshėndetur, absolutisht jo me sens armiqėsor - nuk mund tė vlerėsoj si armik kurre une protestuesit.

    Por ata qė menduan se, rrethuan kėshtjellėn dhe tani do ta marrin, le ta provojne, pa ja u mbajti, tu tregoj se sa u vlen lekura. Une jam Sali Berisha, une mbaj fjalėn time... mos kemi fjale.

    Ligji dhe kushtetuta do te predominojne me cdo cmim! Ligji dhe kushtetuta te nje vendi antar te NATO-s, vullneti i lire i qytetareve shqiptare, nuk do mund te dhunohet as nga Edi Rama, as nga klanet e tij mafioze qe kryeson, as nga familja e tij biologjike, as nga familja e tij historike, dhe nga askurrkush!

    Faleminderit.

    ____________________________________________

    EDI RAMA: Nuk do tė hyja unė pas tij nė ekranet tuaja sonte, dhe aq mė pak do tė bėja replikė nė kėtė orė, me njeriun e dalė jashtė ēdo kontrolli tė vetvetes, nė kėtė vigjilje feste, sikur i tėrė ai shfrim shtazarak tė lidhej thjesht me mua e me tė gjallėt e tė vdekurit e familjes sime, tė cilėt prej dhjetė vjetėsh Sali Berisha i thėrret nė gjuhėn e tij sa herė nuk i dalin hesapet e veta me kėtė popull.

    Vendosa tė reagoj sonte sepse dua tė ndaj me tė gjithė ju shqetėsimin pėr ekuilibrin mendor tė njeriut qė ka nė dorė qeverinė e Shqipėrisė nė kėto orė tė vėshtira pėr vėndin, pėr demokracinė, pėr shtetin e sė drejtės, pėr ekonominė shqiptare.

    Vėndi ėshtė nė udhėkryq, Demokracia ėshtė nė rrezik, shteti i sė drejtės ka rėnė, ekonomia shqiptare po falimenton. Dhe ne tė gjithė drejtohemi nga njė njeri qė bashkė me ekuilibrin mendor ka humbur vetė aftėsinė pėr t'i fshehur ato qė fatkeqėsisht mendon me tė vėrtetė pėr demokracinė, pėr lirinė e tė drejtat e njerėzve nė Shqipėri, pėr opozitėn, pėr tė gjithė ata qė thjesht nuk e duan pėr tė parin e vendit, dhe pėr vetė normat mė elementare tė edukatės qytetare.

    Kohėn qė ne i dhamė pėr reflektim Sali Berisha e ktheu ne kohė pėr tėrbim. Me tė kuptuar se kėrkesa pėr hapjen e kutive tė 28 qershorit nuk ishte asfare njė lojė e vogėl politike po njė vullnet i madh popullor, Sali Berisha ka humbur krejt fillin e arsyes, ėshtė mbėrthyer nga paniku i ballafaqimit me popullin e vet dhe ėshtė lėshuar nė njė sulm vetėdiskreditues duke e nxjerrė edhe mė shumė nė dukje atė qė mundohet me kot tė fshehė.

    Sali Berisha i ka grabitur zgjedhjet dhe sot kjo ėshtė edhe mė e qartė se dje. Nga njeriu qė ka marrė peng kutitė e votave tė vjedhura, Sali Berisha ėshtė bėrė pengu i atyre kutive. I mban kutitė mbyllur forcėrisht dhe i duket se nga ēasti nė ēast do t'i vėrsulen forcėrisht pėr t'ia marrė. Dhe mu si ai hajduti qė bėrtet "kapeni hajdutin", i shpėrfytyruar prej panikut, tregon me gisht nga opozita duke yshtur drejt saj me gjuhėn e urrejtjes tė gjithė lakejte e tij.

    Sali Berisha nuk i ikėn dot ballafaqimit me tė vėrtetat e qeverisjes sė tij duke iu drejtuar nga foltorja e parlamentit nėnės time. Sali Berisha nuk e fsheh dot pėrfshirjen e familjes e tė tarafit tė tij nė kapjen e qeverisė pėr pėrfitime tė paligjshme, duke sulmuar tė ndjerin babain tim. Sali Berisha nuk e mbulon dot masakrėn elektorale, duke pėrgojuar nėnėn e djalit tim dhe pa kursyer as gjyshen e djalit. Sali Berisha nuk i shpėton dot nxjerrjes tė tė vėrtetave, duke e pėrdorur foltoren e parlamentit pėr tė kėrcėnuar me emėr e mbiemėr qytetarė tė lirė tė kėtij vendi qė s'janė tė rreshtuar pas tij. Sali Berisha nuk e justifikon dot rrėnimin e pėrditshėm ekonomik tė familjeve shqiptare, duke u treguar shqiptarėve pėrralla me krime e me sklleverit e krimit nė opozitė.

    Kėto nuk i bėn asnjė njeri normal, jo mė kryeministri i njė vendi europian nga foltorja e parlamentit. Unė nuk ulem dot nė nivelin e kėtij njeriu, dhe s'kam baltė pėr t'i kthyer nė kėmbim tė baltės qė hodhi pakursim mbi mua e mbi kė mundi.

    Por ėshtė e sigurtė si dielli qė do tė lindė nesėr se, i kthyer si sot, nė njė dordolec qė zor se do ta pranonte edhe ndonjė fshat pėr ta vėnė nė arė pėr trembjen e laraskave, Sali Berisha nuk frikėson dot askėnd. Jo mė popullin e opozitės qė pa asnjė dyshim e kthim mbrapa do t'ia kėrkojė deri nė fund llogarinė e zgjedhjeve tė 28 qershorit.

    Sali Berisha ėshtė njė i humbur qė ka humbur edhe mendjen. Uroj sinqerisht qė dita e mbarė qė gdhin nesėr ta ndihmojė, sepse megjithė pėrpjekjet tona, nuk po arrijmė dot ta ndihmojmė qe tė gjejė nė kohė rrugėn e arsyes.

  10. #100
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ha ha haaaaaaa...gallatat nuk kan te mbaruar ne Shqiperi...Sali Berisha njifet si njeri i cmendur thot se Edi Rama esht crazy... Salia ene kur fol duket sikur asht arratis prej cmendine ..o mjer ne te shkretet per kta politikan qe kemi...god help us

Faqja 10 prej 32 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •