Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Qeveria: Shitja e "Parkut Rinia" do të anulohet, dosja abuzive në Prokurori

    Berisha: Shitja e "Parkut Rinia" do të anulohet, dosja abuzive në Prokurori


    Tiranë, 25.11.2009
    Mbledhja e Qeverisë

    Kryeministri Berisha:

    Në hyrje të kësaj mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, dua t'i kërkoj ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, të sjellë me urgjencë në qeveri vendimin për të anuluar dhunimin flagrant dhe mafioz të ligjit mbi shitblerjen e trojeve në Republikën e Shqipërisë, dhunim, i cili konsiston në përvetësimin në kundërshtim me ligjin e vendit të 1350 metrave tokë publike nga kryebashkiaku i Tiranës dhe Besniku i tij, në zemër të qytetit

    Me vendim të Këshillit të Ministrave, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave është përgjegjës për zbatimin e ligjeve të dërguara prej tij në Parlament.

    Ligji për shitblerjen e trojeve numër 7980, datë 27.7.1995, neni 3 i tij thotë se derisa të përfundojë kompensimi fizik i ish-pronarëve, kalimi i trojeve të lira nga pronë shtetërore në pronë private bëhet vetëm në rastet:
    1- Për ndërtimin e banesave me qëllim të lirimit të banesave të ish-pronarëve, si dhe për të pastrehët të ndërtuara nga Enti i Banesave për persona të tjerë.
    2-Për rastet me vendim të Këshillit të Ministrave për shitje për investime shumë të rëndësishme për vendin.
    Janë vetëm këto dy rrethana, që ligji i këtij vendi autorizon apo mundëson shitjen e trojeve publike.

    Rama me ortakun e tij kanë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme tokën në qendër të kryeqytetit. "Në rastin konkret, kryebashkiaku dhe Besniku i tij me tokën që kanë përvetësuar në qendër të Tiranës kanë shkelur rëndë ligjet e vendit.

    Besniku i Ramës e mori për të ndërtuar banesa për ish-pronarët me Ramën???

    Jo. E ka bërë lokal tërësisht të përbashkët me kryebashkiakun

    Së dyti, po kaq e shëmtuar është shitja e tij, pasi nuk kanë ngurruar për ta përvetësuar atë me çmimet më qesharake. Një truall, që në vendin ku ndodhet, e ka çmimin mbi 2 mijë euro metri katror, është blerë për 95 euro.

    Dosja do t'i dërgohet me urgjencë Prokurorisë. Qeveria, në zbatim të Kushtetutës do të anulojë vendimin e shitjes. Pronari përvetësues do të përballet me ligjin, bashkë me atë që ka autorizuar dhënien e tokës", tha kryeministri gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.

    --------------------------------------------------------------------------------
    --------------------------------------------------------------------------------

    Auuuuuççççççççççç...

    Sa dorën e rënd e ka ky dreq dentisti (Sala)

    Çfar ishte kjo që i shkule psikopatit të kuq, dhëmb apo dhëmball???

    Megjithëse është 25% e aksioneve të Kazinos "Taivan", pra disa milion Euro fitim çdo vit, mua me duket si dhëmb i Ramës.
    Dhëmballët i ka më të mëdha dhe me tre rrënjë.



    sAli bumaye, sAli bumaye, sAli bumaye, sAli bumaye, ....



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rama kërkon paralizimin e vendit, kërkohet bllokimi i shërbimeve për qytetarët nga vendorët socialistë

    Written by Gazeta SOT

    E Merkure, 25 Nentor 2009 00:00

    PS, gati të lëshojë kushtrimin për marrje të pushtetit me dhunë

    Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet në një situatë të vështirë. Pas dështimit të protestës tre ditore në Tiranë ku kishte paralajmëruar lëvizje të mëdha dhe zhvillime të papritura, tashmë duhet të gjejë patjetër një kauzë për të motivuar turmën që mblodhi në shesh dhe i lodhi për tre ditë me radhë. I duhet të shpëtojë veten nga turpi i dështimit dhe për këtë i duhet kohë të përgatisë një strategji të qartë mbrojtjeje. Kohë të cilën ia ka përcaktuar vetes

    dhjetë ditë dhe për të mbajtur njerëzit e tij në parti nën kontroll, këtë ultimatum ia ka drejtuar kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij duke i thënë se pas dhjetë ditëve Berisha duhet të vendosë të hapë kutitë e votimit. Kohë e mjaftueshme kjo për të krijuar një skenar të qartë destabilizimi të vendit dhe tashmë skenari i tij është marrë vesh pothuajse nga të gjithë. Për të destabilizuar situatën në vend, kryetari i PS-së Rama fillimisht do nisë punën me pushtetin vendor një pjesë të të cilit e ka vetë nën komandë. Brenda muajit dhjetor Rama do të mbledhë të gjithë kryetarët e njësive vendore dhe të bashkive që drejtohen nga PS-ja dhe do tu kërkojë që të paralizojnë punën në institucionet e tyre duke mos u shërbyer qytetarëve që i kanë votuar duke mos ofruar asnjë shërbim publik. Gjithashtu do të manipulojë studentët duke u përpjekur të organizojë protesta që të bojkotojnë mësimin dhe arsyet po përgatitet po njëra prej tyre mund të jenë diplomat të nivelit DND, apo me rritjen e pagesave për disa degë. Do përpiqet të bllokojë shërbimin publik kryesisht në Tiranë duke paralizuar qarkullimin e autobuzave dhe taksive që shërbejnë në kryeqytet dhe janë në varësi të bashkisë së Tiranës. Do ti bëjë thirrje biznesit të vogël që të mos paguajë taksat vjetore. Në këtë protestë kryetari i PS-së dhe i bashkisë Rama do të përpiqet që pjesë e destabilizimit të tij të jenë edhe ish-ushtarakët duke i nxjerrë në rrugë që të protestojnë për pensionet e tyre. Do tu kërkojë minatorëve që të bllokojnë punën në miniera pasi disa shoqata janë bërë pjesë e bashkëpunimit të tij politik si dhe do të nxisë qytetarët që të marrin asistencë sociale të ngrihen në protestë, po ashtu edhe tetraplegjikeve dhe paraplegjikëve do tu hiqet trajtimi me qëllim që ti nxisë dhe ato në protesta. Të gjithë këtë pjesë të shoqërisë kryetari i PS-së Rama do të përpiqet ti vërë në lëvizje për ti bashkuar me qëndrimin e tij me qëllim destabilizimin e situatës politike në vend. Gjithçka do të ndodhe para vitit të ri pasi në fund të muajit deputeteve të grupit parlamentarë të PS-së ju mbaron mandati i deputetit dhe nëse ata nuk shkojnë në parlament atëherë ju digjet ky mandat. Deri më tani një pjesë e deputetëve të PS-ja janë shprehur se nuk kanë ndërmend të djegin mandatin dhe se nëse deri në dhjetor nuk është zgjidhur ky ngërç politik ata do të thyejnë urdhrin e Ramës dhe do të bëhen pjesë e seancave. Por nëse grupi përcahet Rama ka humbjen e partisë së sigurtë dhe sulmin e bazës një pjesë të të cilëve nuk e duan. Rama po përpiqet të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten e tij pasi në të kundër baza dhe deputetët do ti kërkojnë llogari për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, humbje të cilën ai deri më tani është përpjekur tua faturojë të tjerëve dhe duke ia lënë në kurriz bazës nga e cila ka nisur të bëjë edhe spastrimet e para ndëshkuese. Destabilizimi i situatës politike në vend duket se është e vetmja mundësi e kryetarit të PS-së për të tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët deri më tani në çdo dalje të tyre publike ku është përmendur çështje e Shqipërisë kanë kritikuar qëndrimin e tij dhe i kanë kërkuar që të behët pjesë e Kuvendit, pasi opozita bëhet ne foltoren e parlamentit dhe jo në rrugët me protesta. Thirrje që kanë rënë në vesh të shurdhër por që kanë ndikuar shkuar mjaft në kredon politike të opozitës e cila sa vjen dhe humb pike megjithëse është një nga opozita më të mëdha në numër që ka pasur deri më sot Kuvendi ynë.

    Last Updated on E Merkure, 25 Nentor 2009 09:59

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Gallate qenka. Po mir se se di hic historine e tokes te Taivani po ma merr mendja ai qe e ka e ka me nje vendim gjykate.
    Dmth Sali pordha kerkoka ta shbeje nje vendim gjykate kurse ato qe si intersojne ose ato qe ja kerkon opozita si ben.
    Gjithsesi kjo eshte thjeshte nje kunderpergjigje e dhunshme e klanit Sali ndaj rritjes se presionit te opozites. Kane nxjerre dhembet tani salistet e thone mos beni gje se u hame.
    Ishalla vene gjerat ne vend se po plasi dhuna keta qe na kercellisin dhembet sot do ikin te paret nga syte kembet.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke te drejte o shoku jani..

    demokratet po kerciti.. ikin nga syte kembet..
    kjo u provua ne 97 ten..
    me qindra nepunes te shtetit pd-ist e funksionare te larte e te mesem e te vegjel te pd-se iken ku tu zinte kemba vend.. nga tmerri..
    po cili tmerr..
    tmerri nga caushet e ps-se.. nga kanibalet e ps-se qe te ndersyer nga selia roze.. bene kerdine..
    mjafton te kujtosh cerrikun.. e qaf muzinen.. altin dardhe beratin e aldo bare dade ruc brace lushnjen.. lek cokun.. e grete graboven etj.. etj..

    thx shoku jani qe na ekujtove kte..

    pra ju mire e dini se ne 97 te ju bete te 999-tat.. e megjithate 12 vjet u kujdeset te thoni se nuku ishit ju qe e bete po saliu.. mirpo pak kur ju hypin nervat ju e xhishni masken..pra harroni se direktiva e selise roze ka qene qe..te thuhet se 97 ten e beri saliu..
    ja pra se e bet ju.. dhe se perseri ju doni ta beni.. perseri po ai tos kllos qe ne 97 duke qene funksionar i larte ne kqz hodhi direktiven.. te sulmohet presidenca( ku rrinte Saliu) sepse ai sipas klosit nuku ka pse rri aty me.. megjithse votimi per kuvend ishte ne proces..megjithse heqja e presidentit nuk behej me urdher te tos klosit te kqz-se..
    dhe tani po ai tos klos.. "zbulon" nje makine me ca antena ne oborr te brendeshem te kryeministrise.. dhe u jep direktiven.. caushve te ardhur me autobusa.. se po na pergjon saliu pra yxhym mbi kryeministri..dhe u pane ca caushe duke qelluar me gure kryeministrine..

    pra ps e beri e ps po e ben.. dhunen.. djallezine masakrat poshtersine.. sikurse i ka bere qe nga 42 shi e ketej..

    kshu punet o janosh huri-adi.. ose hu-niadi.. lol..

    i thosh dulla ne 50 e cane biroistave te pk hungareze.. cbeni mo.. pse nuku u vini mitrolozin atyre artisteve ne klubin petefi.. qe po mbrockullojne per reforma..

    thosh xhelili nje dizaj.. enveri do ta bente pluralizmin..
    c'enver mo xhelo ziu.. spo e ben yt bir.. pluralizmin.. me shokun edvin.. sot ne 2009 te.. e duan te shkelmojne kryeministrin e ta nxjerrin me dhune nga zyra e tije e tu a japin per ta copetuar e pire gjakun.. luizerise hoxhiste te sjelle me autobuse nga tere shpellat polpotiste ku i kan e ku s'i kane.. si ne vlore 97 te..

    kte doni ju ta beni.. e me sa duken bathet do ja mbrrini sepse demokratet jan mesuar te rrihen te shkelen te burgosen te gulagezohen per 50 e ca vjet dhe u duket normale qe perseri te lincohen nga bijt e mbesat e atyre nevzateve te athershem..

    mirpo dje pash nje djal trim ne tv.. nje demokrat me mbiemer strazimiri.. genc me duket i thonin.. i cili i tha ca fjale ramiz alise se ri te ed ver edvin hoxhes se ri.. erion veliut.. dhe erion neperka nuku u permbajt dot.. kallash nuk kishte.. hanxhar jo e as stilograf te mbushte ne vend flet arrestin per djaloshin demokrat strazimir.. qe ish vertet djal i mire.. dhe iku pisi .. e la studion ..

    ne se shqiperia i ka nja 100 djem si strazimiri.. nuk do ta ruandezojne e darfurezojne.. dot.. kanibalet e edvin-shtaze-ruco ngjeles..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 26-11-2009 më 08:54

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hahaha po cfare ben mo brar me idjotet e lindur si Stazimiri do beni hajer more?
    Ai qe kercellet dhembet e qumeshtit se do beje namin?
    Aman o brar se je i vjeter ne kete pune.
    E di si me duket kur bertet ky Strazimiri juaj tamam si ata klamajte vetem ne pyll qe kendojne me ze te larte pre frikes
    E pe cfare idjoti qe qe kur thoshte qe aksh vit qe u vra i ndjeri Broci ps humbi zgjedhjet dhe per inat Ruci filloi terrorin e vrau djemet. Dhe me qesnedi prej idjoti na heq paralele me situaten e sotme ku humbi zgjedhjet ps e medemek mos beje terror prape Ruci
    Po mire mo brar sja keni mesuar ketij idjoti qe ate vit qe u vrane te ndjeret kishte fituar ps dhe pd ishte opozite? Sja keni mesuar ketij kush qe ai qe beri terrorin? Per perdorim te brendshem kuptohet.
    Lere brar se me gajase me kete qerosin e rri. Me mire na trego per te ndonje perralle me qeros se i ben nder ketij se qerosi del trim e i zgjuar jo debil si ky.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 26-11-2009 më 09:37
    Albania Uber Alles

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Gallate qenka. Po mir se se di hic historine e tokes te Taivani po ma merr mendja ai qe e ka e ka me nje vendim gjykate.
    Dmth Sali pordha kerkoka ta shbeje nje vendim gjykate kurse ato qe si intersojne ose ato qe ja kerkon opozita si ben.
    Gjithsesi kjo eshte thjeshte nje kunderpergjigje e dhunshme e klanit Sali ndaj rritjes se presionit te opozites. Kane nxjerre dhembet tani salistet e thone mos beni gje se u hame.
    Ishalla vene gjerat ne vend se po plasi dhuna keta qe na kercellisin dhembet sot do ikin te paret nga syte kembet.


    Toka te Tajvani ka qene Fusha e Shallvares, prone shteterore ne kohe te Zogut. Vendimin e gjykates po e pat, ta fusi ne mythe Sula bashke me Ramen e ndonji tjeter ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Gallate qenka. Po mir se se di hic historine e tokes te Taivani po ma merr mendja ai qe e ka e ka me nje vendim gjykate.
    Dmth Sali pordha kerkoka ta shbeje nje vendim gjykate kurse ato qe si intersojne ose ato qe ja kerkon opozita si ben.

    Nuk behet fjale per pronen e Besnikut, te cilen mund ta kete me vendim gjykate.
    Behet fjale per pronen e shtetit, qe Ed Rama e grabiti.

    Çfar ka ndodhur???

    Besnik Sula i tregon Ramës tapite e tokave te "Parku Rinia"
    I premton 20%, që i "takon" Edit per lirimin e tokave nga ndertimet e pa ligjshme dhe dhenien e lejes se ndertimit.

    Rama prish kioskat mbi "Parkun Rinia" dhe i liron Besnikut pronen.

    (Deri ketu çdo gje është brenda ligjit.)

    Besniku i trgon Edit projektin e Kazinos dhe te Restoranteve te "Taivanit".

    Edi vendos qe te behet bashkpronar.


    Dergon juristen e Bashkisë tek noteri dhe i "shet" Besnikut 1350 m² truall, jo te Kristaq Rames, as te Bashkise te Tiranes, por te shtetit Shqiptar,
    me 95€/m² ( ne nje kohe kur çmimi i truallit aty eshte 2000 €/m²).


    Pra Besniku "blen" 1350m² truall te "Parkut Rinia"per 130 mije Euro ( nderkohe qe duhet te kishte paguar 2,7 milion Euro).
    Dhe ç`është me kryesorja, kete truall ja ka blere jo pronarit te tokes ( i cili eshte Shteti Shqiptar), por një qytetari shqiptar, mashtrues dhe matrapaz, me emrin Edi Rama.


    Me te vertetete Besniku vetem sa ka paguar 130 mije Euro (nje pjese nga 20% qe duhet te paguante per lejen e ndertimit ) por 1300m² truall jane të Edit.

    Pra Ed Rama eshte pronar i 25% te aksioneve te Kazinos dhe Restoranteve te "Taivanit".

    ------------------------------------
    ------------------------------------

    Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, kryeadministratori mometal i pronave te shtetit, ka te drejte dhe per detyre , qe te padis mashtruesin Edi Rama per "shitjen" e pronave te shtetit .

    Marrveshja e shitb-lerjes sigurisht qe me ligj anullohet, pasi shitsi ka shitur diçka qe nuk i takon atij.

    Me anullimin e kontrates te shit-blerjes, Ed Rama automatikisht humbet aksionet e "Taivanit" ( 4-5 milion € ne vit) dhe ato i kalojne Shtetit Shqiptar.





  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar nga antimafie
    ...
    Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, kryeadministratori mometal i pronave te shtetit, ka te drejte dhe per detyre , qe te padis mashtruesin Edi Rama per "shitjen" e pronave te shtetit. ...
    ketu eshte e keqja, se e konceptoni rolin e kryeministrit si ne kohen e dulles ...

    po e natarroni salis me mehmet sheh merhumin ...

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ketu eshte e keqja, se e konceptoni rolin e kryeministrit si ne kohen e dulles ...

    po e natarroni salis me mehmet sheh merhumin ...


    Jaaaaaaaaaa, pse po i heq €urot Edsumçes nga xhepi ???


    D.S. mendoj se je kunder gjithe pislliqeve. Nqs je vetem kunder pislliqeve te Sales me thuaj ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Berisha shkel Kushtetutën dhe Kartën e Autonomisë Vendore,


    Shoqërisë “Taivan” i është shitur një sipërfaqe toke, për efekt legalizimi, nga ana e Këshillit Bashkiak, me vendim Nr. 2, dt. 17 Shkurt 2005. Madje, në bazë të ligjit, shitblerja e trojeve kërkon shumicë të cilësuar dhe ky vendim është miratuar me 71% të votave, duke marrë dhe votat pro, të një pjese të mirë të anëtarëve të koalicionit të Partisë Demokratike.



    Berisha: ligji nuk lejonte shitjen e tokës dhe Bashkia e ka bërë në shkelje të tij.


    Ligji Nr. 9209, neni 2, pika 11 e të cilit përcakton, se në rastin e trojeve publike, per efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli Bashkiak apo i Komunës.

    Berisha Bashkia ka shkaktuar dëm miliona euro, pasi çmimi është në kundërshtim me ligjin.


    Relacion i administratës, përcjellë nga Kryetari i Bashkisë, Këshillit Bashkiak, ku i propozohet që çmimi të përzgjidhet në një nga dy mënyrat; sipas përcaktimit të ligjit, apo me ngritjen e një komisioni nga Këshilli, për përcaktimin e çmimit të tregut.


    Këshilli, me insistimin edhe të këshilltarëve demokratë, vendosi sipas përcaktimit të ligjit. Nga ana tjetër, vlera e paguar për legalizimin, sikur të ishte bërë me ligjin që zbaton sot qeveria, do të bënte që subjekti të paguante 5 herë më pak, nga çka është derdhur në arkën e Bashkisë në vitin 2005.



    Me nderhyrjet e pd-istave te flakte ka ndodhur mrekullia.
    Edhe ata qe nuk duan tja dine per politike e jetojne mijera km larg Shqiperise,po shnderrohen ne kundershtare te Berishes,fale fanatizmit dhe mbrojtjes se çmendur te PD dhe Sali Berishes nga pd-istat
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •