Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush o shqipja?

    dujjosifstalinedvinin..

    degjo mire o enveristmustafonanoist..

    rrihet nje grua..
    rrihet nga hasani..

    hyseni e degjon dhe denoncon..
    cop e therrime beres i grave o josif stalin i viteve 2000 e ca nuk eshte hysen denoncuesi.. por rrahesi hasan..
    edhe kte e shtremberove o katran i zi..

    pra edvini ka rrahur matild e mama rudin e baba.. e ti coptus e therrmus grash quan saliun qe e denoncon masakrusin.. e masakruesin e adhuron dhe i del zot ne cdo teme tash kaq vjet..


    sa kanibal je o dujesivetenedvinin..


    .

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Olldashi padit Ramen, per shitjen e truallit tek ish parku "Rinia"

    E Shtune, 28 Nentor 2009

    Tirane-Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, ka paditur penalisht ne Prokurorine e Tiranes, kryebashkiakun e Edi Rama per shkeljet ligjore te konstatuara me shitjen e truallit tek ish parku "Rinia", shoqerise Tajvan. Gjate nje konference per shtyp dje, Olldashi ka bere publike padine qe ai ka ngritur ndaj Rames. Ne kete kallezim penal i kerkohet prokurorise te filloje hetimet me akuzen per shperdorim detyre. Bashke me Ramen, Olldashi ka kerkuar hetim edhe per funskionare te tjere qe kane miratuar dhe formalizuar shitjen e nje trualli ne zonen e ish-parkut "Rinia", duke pretenduar se toka ne fjale eshte dhene me rreth 200 euro/metri katror, ne kohen kur cmimi i tregut ne ate zone eshte mbi 2 mije euro. Olldashi tha se shitja e truallit nen vleren reale, duke qene toke shteterore, eshte bere me vendim te miratuar nga anetaret socialiste te Keshillit, ndersa anetaret e Partise Demokratike nuk e kishin miratuar ate kontrate shitjeje.

    Sipas Olldashit, pergjegjesia per shitjen e truallit ne kete pjese te qendres se kryeqytetit, eshte individuale e kryetarit te bashkise. Ministri Olldashi shpjegoi se anetaret demokrate te Keshillit Bashkiak, nuk e kane miratuar kontraten e shitjes se kesaj siperfaqeje. "Kjo kontrate eshte pergjegjesi individuale e kryetarit, pasi anetaret demokrate kane qene kunder saj dhe nuk kane votuar ne Keshill", u shpreh Olldashi. Sipas tij, kryetari i bashkise, Edi Rama ka abuzuar me shitjen e nje trualli prej 1.310 metra katrore, ne nje kohe kur ligji e ndalonte shitje e trojeve shteterore, pasi do te perdoreshin per kompensimin e ish-pronareve. Sipas ministrit Olldashi ka te pakten dy shkelje flagrante te ligjit. I pari qe eshte ligji i vitit 2005, per shitblerjen e trojeve, neni 3, ne te cilin thuhet: "Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike, deri sa te perfundoje kompesimi fizik i ish-pronareve. Kalimi i trojeve te lira nga prone shteterore ne prone private, lejohet vetem ne rastet qe vijojne; per ndertimin e banesave me qellim te lirimit te banesave te ish pronareve, dhe rasti i dyte eshte me vendim te Keshillit te Ministrave per shitje me synim investime shume te rendesishme per vendin.

    Ministri Olldashi, iu referua edhe nje raporti te Kontrollit te Larte te Shtetit, per te faktuar abuzimin qe kryebashkiaku ka kryer gjate vitit 2005.

    KJ

  3. #23
    Ah sikur te zbatoheshin ligjet keshtu cdo here ne Shqiperi. Ta paditeshin ata qe i shkelnin e te shkonin te gjithe ne burg. E keqja eshte se ligji zbatohet vetem kur ngecen me njeri tjetrin kokat. Rama duhet te kishte shku ne burg me kohe, po cuditerisht vazhdo ben cfare te doje ne Tirane. Po ashtu dhe Nano duhet te ishte ne burg akoma e Salen ta kishte shok qelie.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Precedentët e shitjes së Taiwanit në burg, Edi Rama i paprekshëm nga prokuroria.

    Dhjetëra kryetarë bashkie e komunash janë dënuar për shitjen e pronës shtetërore, ligji jo i njëjtë për të gjithë

    Drejtësia shqiptare ka treguar çdo ditë e më shumë që zbatimi i ligjit nuk është i njëjtë për të gjithë. Vetëm vitet e fundit njihen me dhjetëra raste të abuzimit me pronat nga kryetarë bashkish e komunash që janë dënuar për abuzimet e kryera. Gazeta ka bërë një përmbledhje sipërfaqësore të rasteve kur këta drejtues vendorë janë dënuar për abuzimet me pronat, kryesisht me pronat shtetërore.


    Abuzimet fillojnë që nga shitja e tokës shtetërore dhe deri tek dhënia e lejeve të ndërtimit mbi një pronë që shtetërore.


    Në të gjitha rastet e marra si precedent zbatimi i ligjit ka qenë i menjëhershëm, duke lëshuar urdhër arresti për këdo që ka abuzuar me pronën shtetërore. Por mesa duket zbatimi i ligjit në rastin e shitjes së pronës tek Taiwani është i paprecedent, pasi aty është protagonist Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Statusi i një kryetari bashkie apo komune është i njëjtë qoftë ai në Tiranë apo edhe në Kukës, si dhe ligjet janë të njëjta si për një qytetar të Tiranës ashtu edhe për një të Konispolit. Por zbatimi i tyre nuk është i njëjtë për të gjithë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës mund të shesë pronën shtetërore duke tejkaluar të gjitha kompetencat dhe duke shfrytëzuar postin dhe mos t’i hyjë asnjë gjemb në këmbë, kurse një kryetar i ndonjë bashkie rrethi nuk mund të administrojë dot një pronë shtetërore pa zbatuar me përpikëri ligjet pasi futet menjëherë në burg. Rastet e ndodhur vetëm vitet e fundit tregojnë ashiqare që Rama është i paprekshëm nga prokuroria, madje ai ka fituar imunitet nga ky institucion, i cili nuk ka guxuar të regjistroi asnjë procedim penal për të edhe pse kallëzimet kanë qenë të pafundme. Jo vetëm kallëzimi që bëhet nga qeveria. Janë me dhjetëra e qindra qytetarë që kanë denoncuar në prokurori përvetësimin e pronës së tyre dukje falsifikuar dokumentet dhe dhënien e lejeve të ndërtimit mbi pronat e tyre. Gjykata e Tiranës është shprehur jo pak herë në favor të qytetarëve, duke parë që faktet kanë treguar që abuzimi ka qenë tepër flagrant. Por edhe pse të njëjtët qytetarë kanë kryer kallëzimin penal në prokurori, provat e tyre nuk janë marrë parasysh duke i cilësuar si të pavlera, duke mbajtur Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramë larg çdo rreziku apo përballje me drejtësinë. Në jo pak raste është vënë re se abuzimet janë konstatuar edhe pas largimit nga detyra, kur denoncimet janë bërë nga KLSH apo nga pasardhësit e tyre dhe në këtë kohë ligji ka qenë i njëjtë. Qytetarët e abuzuar gjithmonë kanë ecur me shpresën se një ditë drejtësia do të vendoset në vend.

    Abuzimi me 1 mijë metra katrorë tokë, pranga kreut të Komunës së Perondisë

    Një nga rastet e abuzimeve me pronat dhe që drejtuesi i institucionit vendor ka përfunduar në pranga, ka qenë edhe rasti i kreut të komunës së Perondisë në Berat. Kreu i kësaj komune, Ramiz Oboni, akuzohet se ka abuzuar me pronat dhe ka shpërdoruar detyrën. Sipas prokurorisë Oboni në sajë të falsifikimeve dhe duke përfituar nga posti i kryetarit të Komisionit të Kthimit të Pronave ka arritur të përvetësojë rreth 1 mijë metra katrorë tokë. Por, me gjithë pretendimet e kreut të komunës, Oboni, se akuzat e prokurorisë janë tërësisht të pavërteta, gjykata atëherë e ka lënë në burg duke hedhur poshtë pretendimet e tij. Së bashku me Obonin janë arrestuar edhe tre zyrtarë të tjerë, Selim Piraj, Ismet Kapllani dhe Zarif Shushari janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve të pronave.

    Shiti tokën shtetërore, prangoset kreu i Komunës së Velipojës

    Një nga rastet më flagrante të abuzimit me pronat shtetërore ka qenë abuzimi me 50 hektarë tokë bregdetare në Velipojë. Për këtë abuzim është arrestuar Dedë Kaçaj, kryetar komune dhe tre zyrtarë të tjerë. Arrestimi i tyre është realizuar më 30 qershor 2006 dhe të katër të akuzuarit janë hetuar dhe kanë dalë përpara drejtësisë. Dede Kaçaj, përfaqësues i Partisë Demokristiane, njëherazi kreu i komunës së Velipojës, Andi Gurashi, kryetar i Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Shkodër, Fatmir Tepelia, përgjegjës i seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Këshillin e Qarkut dhe Marash Bori, kryetar i komisionit të ndarjes së tokës në fshatin Velipojë- Sektor janë arrestuar, pas urdhër-arresteve të firmosura nga prokuroria lokale. Skandali i abuzimeve me trojet në bregdetin e Velipojës është regjistruar si çështje në datën 13 qershor 2005.

    Nën hetim ish-kreu i Bashkisë së Orikumit, shiti pronën shtetërore

    Një rast identik me abuzimin në parkun Rinia, ku denoncues është Kontrolli i Lartë i Shtetit është regjistruar edhe në Bashkinë e Orikumit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar, ish-kryebashkiakun Beqir Kashuri, në mandatin 2003-2007 dhe ish-drejtorin e Urbanistikës në këtë institucion, Blendi Bani. Shkak janë bërë 20,7 milionë lekë dëme ekonomike të shkaktuara nga abuzimet me shitjen e pronave dhe dhënies së lejeve për ndërtim, duke shkelur ligjin nr. 8405, neni 51 dhe një nga vendimet e Këshillit Bashkiak. Sipas raportit të KLSH-se, ish-kryebashkiaku ka kryer zbardhjen e lejeve të ndërtimit pa i kaluar në KKRT e Këshillit të Qarkut Vlorë, shumë prej lejeve nuk janë shqyrtuar nga teknikët dhe veprime të tjera antiligjore. Ndërkohë që 4,3 milionë leke janë abuzime në fushën e prokurimeve. Shkelje janë gjetur edhe gjatë kontrolleve të kryera ne Bashkinë Korçë, me 18 milionë lekë dëme në dhënien e lejeve për ndërtim e prokurime e 4 milionë lekë në Bashkinë Mirditë në fushën e prokurimeve.

    Gjashtë vjet burg për kreun e Komunës së Golemit

    Demir Lika, kryetar i komunës së Golemit është dënuar me 6 vjet burg dhe 2 milion lekë gjobë për shpërdorim detyre. Gjatë kohës që ishte në krye të Komunës së Golemit Lika nuk ndërhynte në prishjen e lokaleve që ishin ndërtuar në breg të detit, për këtë ai u kërkonte ndërtuesve një shumë të konsiderueshme të hollash dhe u premtonte se sa kohë do të ishte ai në atë post nuk do të ngacmoheshin. Gjithashtu Lika ishte i përfshirë edhe në afera të tjera, pasi ai u jepte lejen e ndërtimit shumë prej pronarëve të lokaleve mbi një sipërfaqe toke në bregdet. Për të gjitha këto Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Task-Forcën kanë zhvilluar një operacion për të zbardhur të gjitha abuzimet me pronat dhe ndërtimet në breg të detit, të mundësuara nga Demir Lika. Pasi u arrestuar dhe u zhvilluan hetimet, Lika së bashku me një zyrtar të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve u dërguan përpara drejtësisë.

    Shiste prona, arrestohet kryetari i Komunës Dardhas

    Abuzimi me pronat është konstatuar edhe në komunën Dardhas të Pogradecit dhe ligji aty ka qenë i rreptë për drejtuesit e pushtetit vendor, e jo si në rastet kur abuzimin ndodhur para syve të prokurorisë dhe nuk ndërhyhet. Ditor Fraholli, 37 vjeç, ish-kreu i komunës Dardhas deri në vitin 2007 është arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv. Arrestimi i tij u krye në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në komunë, që u janë dhënë personave të tjerë me firmën e Frahollit, ndërsa kishte dhe pronarë të tjerë pretendues. Nga abuzimet e kryera dyshohet ish-kryekomunari ka siguruar të ardhura personale. Është dashur largimi nga detyra i Ditor Frahollit gjatë zgjedhjeve lokale të 17 shkurtit 2007, që të nisin denoncimet ndaj tij dhe policia të fillonte hetimet me verifikimin e dokumentacionit në ndarjen e tokave të komunës Dardhas.

    Shiti 12 dynymë pronë shtetërore, prangoset ish-kryekomunari i Kavajës

    Një tjetër precedent me abuzimet e pronave që vë në dyshim punën e prokurorisë për rastin e shitjes së pronës tek Taiwani nga Edi Rama është shënuar në Kavajë. Një kryetar komune është arrestuar pasi ka shitur me çmim të lirë një pronë shtetërore, ndërkohë që sipas argumentimit të prokurorisë nuk i lejohet fare të shesë pronë shtetërore. Fatmir Çelhaka, ish-kryetar Komune në Helmes të Kavajës, është arrestuar se ka abuzuar me shitjen e 12 dynym
    toke, para të cilat nuk janë dërguar në llogari të shtetit shqiptar. I arrestuari është hetuar për një kohë të gjatë nga Task- Forcë, pas një denoncimi që ishte bërë për këtë abuzim. Shërbimet e Komisariatit të Kavajës realizuan kapjen e shtetasit Fatmir Çelhaka, 46 vjeç, ish-kryetar komune, pranë Komunës Helmes. Sipas hetimeve, Fatmir Çelhaka dyshohet se përgjatë viteve 2004 deri në vitin 2007, në ushtrimin e detyrës së tij si kryetar komune, i ka shitur një shtetasi përreth 12 dynym tokë, duke e tjetërsuar pronën e shtetit të Komunës Helmes së Kavajës. "Kjo pronë ishte tokë bujqësore me vreshta, ku Fatmir Çelhaka i ka sjellë shtetit dëme të konsiderueshme".

    Arrestohet ish kryetari i Bashkisë së Himarës, abuzoi me pronat dhe lejet e ndërtimeve

    Viktor Mato dhe ish-vartësi i tij, Thoma Çalo, u arrestuan mëngjesin e datës 24 mars 2005 për shpërdorim detyre. Arrestimi i Viktor Matos, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, në vitet 2000-2003, dhe ish-shefit të Drejtorisë së Financave në këtë bashki, Thoma Çalo, u bë me urdhër të organit të akuzës në Vlorë. Prokuroria e Vlorës informoi në atë kohë se dy të arrestuarit akuzohen për "shpërdorim detyre në bashkëpunim". Të arrestuarit u përballën me akuzat e shkeljeve në detyrë, duke abuzuar me fondet publike, përvetësim të këtyre fondeve në sektorin qiradhënie, abuzim në shitjen e trojeve në zonën e Himarës dhe favorizim të kompanive të ndryshme në dhënien e lejeve të ndërtimit. Dy ish-drejtuesit e pushtetit vendor të Himarës akuzohen se kanë kryer veprën penale gjatë periudhës së viteve 2000-2003, kur ata ishin në detyrë.

    Në gjyq dy ish kryetar dhe nën kryetar të komunës së Shëngjinit, abuzuan me pronat

    Prokuroria e Lezhës akuzon komunarët e Shëngjinit për abuzime me trojet në bregdet. Hetimi nisi në bazë të raportit të Kontrollit të Lartë i Shtetit, i cili gjatë inspektimit të kryer në komunën e Shëngjinit konstatoi një sërë shkeljesh dhe aferash të shitblerjeve abuzive të trojeve të bregdetit. Pas raportit të KLSH-së, në të cilën evidentoheshin shkeljet me trojet nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të komunës, u vu në lëvizje organi i akuzës. Burime të kësaj prokurorie bënë të ditur se pas shqyrtimit dhe hetimit të materialit kallëzues të KLSH-së, dërguan për gjykim në Gjykatën e Lezhës Luigj Prelën, kryetar i komunës së Shëngjinit, Ndue Kolecin, ish-kryetar i komunës, si dhe Mëhill Ndreun, Gjergj Gjonin dhe Fran Prelën. Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe përvetësim të pronës publike në mënyrë të paligjshme. Akuza i referohet aferave të vitit 2005. Zyrtarët e komunës u përballën me drejtësinë për aferat e shumëpërfolura të shitblerjeve abuzive të trojeve në bregdetin më të lakmuar të Shëngjinit.

    Shitën pronën shtetërore ku do ndërtohej shkolla, prangoset e gjithë administrata e komunës

    Shitja e pronave shtetërore ka çuar në qeli jo pak drejtues të pushtetit vendor. Raste precedent me shitjen e pronave në Tiranë janë shënuar në të gjithë vendit dhe abuzuesit janë vënë përpara drejtësisë. Më datë 28 maj 2008 filloi procedimin penal lidhur me një sipërfaqe toke në komunën Gjepalaj Durrës, e cila dyshohej të ishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga ish-Kryetari i Komunës Gjepalaj, Fatmir Elezi, u arrit në përfundimin se toka është përfituar në mënyrë të padrejtë. "Bazuar në provat ligjore të grumbulluara, Gjykata e Durrësit, me vendime të datës 17 Tetor 2008, ka përcaktuar masën e sigurimit personal "arrest në burg" në ngarkim, Fatmir Elezit, 54 vjeç, banues në lagjen numër 17, Durrës, me arsim të lartë, ish-Kryetar i Komunës Gjepalaj. Lulzim Voci, 55 vjeç, banues në Gjepalaj, me arsim të lartë, agronom pranë Komunës Gjepalaj Durrës. Bashkim Shahini, 56 vjeç, banues në Komunën Gjepalaj, ish-sekretar i Komunës Gjepalaj dhe Kurt Kecit, 56 vjeç, banues në Shijak, ish-teknik ndërtimi në Komunën Gjepalaj".

    Romir Saraçi

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ju kam then se zot i plotfuqishem i shqiperise eshte shoku edvin, sekretar i pare komitetit qendror te ppsh-se..

    saliu ka celsat e kashtes ne shqiperi..


    ..

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Saliu ka ne dore çelsat e burgut per kete maskara. Degjoj nga majtistet qe jan indinjuar nga fjala e Saliut ne parlament, mendoj se eshte taktike e gabuar kjo qe burri i shtetit te merret me pervertacionet e Edvin Rames. Raprezaljet jane bere ne gjithe shqiperine me zyrtar abuzues, tani eshte rasti me i mire per ta gozhduar rrugaçin ai eshte rasti me flagrant i shperdorimit te detyres.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Olldashi, kallezim penal per kryebashkiakun e Durresit

    E Enjte, 10 Dhjetor 2009

    Inspektorati Kombetar i Ndertimit, ka depozituar dje ne prokurorine e rrethit Durres, nje kallezim penal ne ngarkim te kryetarit te bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Ministri i Transportit Telekomunikacionit dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi i cili beri publik vendimin dje per mediat, tha se objekti i kallezimit eshte ky pallat qe ka 9-kate mbi lejen e ndertimit. Pallati aktualisht ka mberritur ne 21-kate, nderkohe qe leja fillestare e dhene ne vitin 2001 nga ish- kryetari i bashkise se Durresit, Miri Hoti, ka qene fillimisht per 12-kate, me pas me nje shtese mbi lejen ne vitin 2003, jane akorduar dhe 2-kate te tjere, pra nga 12-kate ka vajtur 14-kate. Ndertuesi ka shtuar mbi 12-kate, tashme te shitura dhe ku banojne qytetare me familje. Per kete pallat, bashkia e Durresit ka marre nje vendim prishjeje dhe e keqja eshte se ky vendim prishjeje, nuk po ekzekutohet. "Kemi paraqitur sot kallezimin penal per kryetarin e bashkise se Durresit, per lejimin e nje ndertimit 7-kate mbi nje pallat, gje qe e ben kete pallat te rrezikshem per banoret qe jetojne aty",-tha Ollashi. Ne analizen e eksperteve te Inspektoratit Kombetar Urbanistik, ky pallat eshte me nje rrezikshmeri shume te larte per jeten e banoreve qe jane brenda tij. "Prandaj do t'i kerkoja kryetarit te bashkise se Durresit qe te nderhyje menjehere, duke qene autoriteti i vetem kompetent per te prishur kete shtese mbi kete pallat, per realizimin e prishjes dhe per me teper te nderhyje urgjentisht, per evakuimin e banoreve qe jane dite-nate ne menyre te panderprere ne rrezik permanent",-tha Olldashi. Ai perseriti se situata ne kete ndertese eshte pertej cdo rreziku te imagjinueshem. "Ai nuk eshte me nje pallat, por eshte nje "bombe me sahat" e aktivizuar, qe mund te pelcase nga momenti ne moment dhe te shkaktoj viktima tek banoret qe jane ne ate pallat". Ai tha se objekti ne fjale ka muaj qe duhet te ishte prishur, por jo vetem qe nuk po prishet, por ndertimi vazhdon normalisht. Kjo ndertese mbi 20-kate nuk eshte nje ndertim qe eshte diku ne periferi, por eshte ndertimi me i larte ne qytetin e Durresit dhe eshte ne kryqezimin e dy rrugeve kryesore te ketij qyteti, ate te bulevardit kryesor ose rruges "Tregtare" dhe rruges "Skenderbej" qe eshte aksi kryesor i qytetit te Durresit. "Ky ka qene shkaku qe sot kemi paraqitur prane Prokurorise se Durresit, kallezim penal per kryetarin e bashkise, Vangjush Dako",-tha Olldashi.

    Dako i pergjigjet Olldashit: Do te padis per shpifje

    Reagon kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako duke hedhur poshte akuzat e ministrit te Transportit, Sokol Olldashi per pallatin 21-katesh ne Durres. "Jane shpifje", u shpreh Dako, duke replikuar se, vendimi per prishje eshte marre nga bashkia e Durresit por eshte kerkuar ndihma e Inspektoratit te Larte te Ndertimit, per nderhyrje me mjete si shkak i rrezikut qe paraqet ndertesa. "Puna atje eshte pezulluar nderkohe qe presim prishjen me mjete te nje teknologjie te larte sepse eshte e rrezikshme prishja e objektit ne ate lartesi" shpjegon Dako. Nderkohe kryebashkiaku i Durresit nenvizoi se, do ti pergjigjet me kallezim penal, deklaratave te sotme te ministrit Olldashi, te cilat i konsideroi si shpifje e fyerje ne drejtim te tij. "E dyta shpifje e zotit Olldashi, ne drejtimin tim personal dhe une do t'i pergjigjem me kallezim penal per shpifje dhe per fyerje, zotit Olldashi. Njekohesisht do t'i drejtohem edhe Presidentit te Republikes per kete tension, qe zoti Olldashi dhe ministrat e qeverise Berisha, po mbajne ndaj pushtetit lokal", u shpreh Dako.

    KJ

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rastin më të mirë tani e ka Berisha me i dhën fund bllokimit të parlamentit nga Edi Rama. Pas shum abuzimeve dhe shitjen e tokes të shtetit (Tiran) që është shum keq me kushtetuen Salihu duhet me e kap për zhelesh(i thojke Taulant Balles ajo Jozii) fut në në burg Edin e njëherit aty në burg me ja fut nja 6..7 muaj dhe kshtu i vjen fundi Edi Rames përfundimisht..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    I Vertet Eshte Ai Rregjistrimi Qe Ka Nxjer Mero Baze Ku Ne Keshillin Bashkiak Rama Kerkon Ritjen E Cmimit Te Tokes Se Tajvanit Dhe Antaret Demokrat Te Keshillit E Kundershtoj Dhe Votojne Pro Shitjes Me Cmim Qesharak???

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •