Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Me nderhyrjet e pd-istave te flakte ka ndodhur mrekullia.
    Edhe ata qe nuk duan tja dine per politike e jetojne mijera km larg Shqiperise,po shnderrohen ne kundershtare te Berishes,fale fanatizmit dhe mbrojtjes se çmendur te PD dhe Sali Berishes nga pd-istat
    [/QUOTE]



    Shume e vertet. Kjo ka qene arsyeja te pakten per mua qe jam kthyer kundra PD-se.
    Feelings change - memories don't.

  2. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Jaaaaaaaaaa, pse po i heq €urot Edsumçes nga xhepi ???

    D.S. mendoj se je kunder gjithe pislliqeve. Nqs je vetem kunder pislliqeve te Sales me thuaj ...
    doemos jam kunder gjitha pislleqeve ...

    ta barazosh kryeministrin me kryeadministrator eshte jo me pak e as me shume anti-kushtetuese, anti-ligjore, klepto-kratike ... eshte kriminale, diktatoriale.

    ndaj nuk shkon prona tek i zoti, "dhurohet" territori i Republkes, vidhet vota ...

    se paska ne krye-minister krye-administrator ... te cilit i mungon ekuilibri ne ... krye!

  3. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    doemos jam kunder gjitha pislleqeve ...

    ta barazosh kryeministrin me kryeadministrator eshte jo me pak e as me shume anti-kushtetuese, anti-ligjore, klepto-kratike ... eshte kriminale, diktatoriale.

    ndaj nuk shkon prona tek i zoti, "dhurohet" territori i Republkes, vidhet vota ...

    se paska ne krye-minister krye-administrator ... te cilit i mungon ekuilibri ne ... krye!

    Ndoshta termi "krye-administrator" nuk eshte mjaft i sakte, por "Drejtor Ekzekutiv" do te ishte me prane rolit te k/ministrit, meqe eshte shefi i ekzekutivit

    Vjedhja eshte "ngjarje normale", me kete fryme e edukoi Dulla popullin per 46 vjet, por nje metafore e tille nuk besoj se eshte anti-kushtetuese dhe klepto-kratike ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Berisha shkel Kushtetutën dhe Kartën e Autonomisë Vendore,


    Shoqërisë “Taivan” i është shitur një sipërfaqe toke, për efekt legalizimi, nga ana e Këshillit Bashkiak, me vendim Nr. 2, dt. 17 Shkurt 2005. Madje, në bazë të ligjit, shitblerja e trojeve kërkon shumicë të cilësuar dhe ky vendim është miratuar me 71% të votave, duke marrë dhe votat pro, të një pjese të mirë të anëtarëve të koalicionit të Partisë Demokratike.



    Berisha: ligji nuk lejonte shitjen e tokës dhe Bashkia e ka bërë në shkelje të tij.


    Ligji Nr. 9209, neni 2, pika 11 e të cilit përcakton, se në rastin e trojeve publike, per efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli Bashkiak apo i Komunës.

    Berisha Bashkia ka shkaktuar dëm miliona euro, pasi çmimi është në kundërshtim me ligjin.


    Relacion i administratës, përcjellë nga Kryetari i Bashkisë, Këshillit Bashkiak, ku i propozohet që çmimi të përzgjidhet në një nga dy mënyrat; sipas përcaktimit të ligjit, apo me ngritjen e një komisioni nga Këshilli, për përcaktimin e çmimit të tregut.


    Këshilli, me insistimin edhe të këshilltarëve demokratë, vendosi sipas përcaktimit të ligjit. Nga ana tjetër, vlera e paguar për legalizimin, sikur të ishte bërë me ligjin që zbaton sot qeveria, do të bënte që subjekti të paguante 5 herë më pak, nga çka është derdhur në arkën e Bashkisë në vitin 2005.



    Me nderhyrjet e pd-istave te flakte ka ndodhur mrekullia.
    Edhe ata qe nuk duan tja dine per politike e jetojne mijera km larg Shqiperise,po shnderrohen ne kundershtare te Berishes,fale fanatizmit dhe mbrojtjes se çmendur te PD dhe Sali Berishes nga pd-istat

    Leco, pse qenka shkelje e "Autonomise Vendore". Cdo cm katror e ish-parkut Rinia eshte prone publike, prone e çdo qytetari te Tiranes. Se Sula ka "shoqni" me Ed-sumshklymin nuk do te thote se ligjerisht eshte i avantazhuar. Pse nuk ka bere ankand publik Ed-sumshklymi per shitjen e truallit ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #15
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Jo vetem kjo prone, por duhen hetuar te gjitha shit-blerjet e pronave shteterore sepse ne keto transaksione ka abuzime nga me te ndryshmet. Parku Rinia eshte vetem maja e ajsbergut, por duhen shikuar ne hollesi edhe shume e shume transaksione te tjera jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine, sidomos ne zonat bregdetare, pasi aty jane bere dhe abuzimet me te medha.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Jo vetem kjo prone, por duhen hetuar te gjitha shit-blerjet e pronave shteterore sepse ne keto transaksione ka abuzime nga me te ndryshmet. Parku Rinia eshte vetem maja e ajsbergut, por duhen shikuar ne hollesi edhe shume e shume transaksione te tjera jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine, sidomos ne zonat bregdetare, pasi aty jane bere dhe abuzimet me te medha.



    Shume dakort jam. Duhen pare te gjitha privatizimet e kryera qe pas vitit '97, ndoshta edhe me para ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin

    Ligji Nr. 9209, neni 2, pika 11 e të cilit përcakton, se në rastin e trojeve publike, per efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli Bashkiak apo i Komunës.

    Shkeljet dhe abuzimet ligjore të Edi Ramës me shitjen e 1310 m2 tokë te Parku “Rinia”


    * Në referim të bazës ligjore të kontratës së shitjes të datës 10 mars 2005, ku mbështet shitja e pronës “shtet”, vërehet se pika 11, e Ligjit Nr. 9209, datë 23. 03.2 004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime”, është shfuqizuar me hyrjen në fuqi e nenit 28, të Ligjit Nr. 9235, datë 29. 07. 2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ku citohet se, “Për tokat që janë në pronësi të shtetit organet kompetente të administratës publike ndalohet të lidhen kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”, çka do të thotë se Bashkia e Tiranës nuk ka pasur dhe nuk ka të drejtë të shesë pronën publike, për deri sa nuk ka përfunduar procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave për ish-pronarët.


    * Kontrata e shitjes e datës 10 mars 2005, është e pavlefshme, për faktin se, në nenin 3 të saj, në “Përshkrimin e pronës” citohet se, “Pala shitëse është pronare e një trualli me sipërfaqe 1310 m2”, dhe nuk përshkruhet se në çfarë numri hipoteke është regjistruar prona e shitësit “Bashkia e Tiranës”.

    * Në nenin 4 të kontratës “Gjendja e pronës” citohet se, “Prona është e lirë nga çdo barrë dhe hipotekë dhe është e regjistruar ekskluzivisht në emër të shitësit”, sipas shkresës së zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, nr. 3918/1, datë 06. 12. 2004. Po t”i referohesh kësaj shkrese të ZVRPP, Tiranë thuhet se, “Pasuria me nr. 7/187, me sipërfaqe 1310 m2 figuron shtet”, çfarë dot thotë se kjo pasuri me sipërfaqe 1310 m2 nuk është e regjistruar më parë në regjistrat e hipotekës në emër të shitësit (Bashkia e Tiranës), në zbatim të nenit 37 e 38, të ligjit nr. 7843, datë 13. 07. 1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

    * Ndërsa në nenin 8.2 të kontratës në pjesën “të ndryshme” citohet se, “Me nënshkrimin e kontratës, pala shitëse, në rastin konkret Bashkia e Tiranës, zhvishet plotësisht nga pronësia mbi truallin e treguar në nenin 1, trualli me sipërfaqe 1310 m2 e regjistruar në ZVRPP, Tiranë zona kadastrave nr 8310, pasuria 7/187, me adresë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
    Ky nen (8.2) i kontratës është në kundërshtim me nenin 1 i po kësaj kontrate, për faktin se Bashkia e Tiranës nuk ka qenë pronare e kësaj pasurie, aq më tepër kur kjo pronë figuron e regjistruar në librat e kadastrës “shtet”.

    * Në bazë të nenit 6, të Ligjit nr. 8743, datë 22. 02. 2001 “Për pronat e paluajtshme të Shtetit”, Bashka e Tiranës nuk ka të drejtë të shesë një pronë publike, që nuk e ka regjistruar në regjistrat e ZVRPP, (në përputhje me Ligjin nr. 7843, datë 13. 07. 1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”). Çdo veprim në regjistër, që ka si efekt ndryshimin e gjendjes juridike të një pasurie të paluajtshme, bëhet kur akti ose vendimi gjyqësor që e konstaton atë, është regjistruar më parë në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

    * Regjistrimi i fitimit apo i kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, të njohura ose të fituara me anë të ligjit, vendimit gjyqësor, apo aktit administrativ bëhet nga ZRPP, në zbatim të nenit 38, të Ligjit nr. 7843, datë 13. 07. 1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, pas verifikimit të plotë të elementëve të formës dhe përmbajtjes së aktit përkatës, që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë, për efekt të plotësimit të kushte vetë regjistrimit, të përcaktuara në nenin 193 të Kodit Civil.



  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmet Kryesore
    Prokuroria, aleancë me Edi Ramën, bllokohet kallëzimi i komisionit hetimor
    Organi i akuzës në shërbim të interesave të kryebashkiakut

    Prokuroria merr në mbrojtje Edi Ramën. Abuzimet e kreut të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit duket se nuk do të ndëshkohen asnjëherë. Përveçse qindra padi nga qytetarët të depozituara në prokurori, kjo e fundit ka marrë guximin të hedhë poshtë edhe raportin e komisionit Hetimor Parlamentar që ka denoncuar në Prokurorinë e përgjithshme abuzimet me lejet e ndërtimit. Kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme u votua me shumicë

    votash nga Kuvendi, por ai nuk u morr asnjëherë në shqyrtim nga ana e hetuesve të Prokurorisë së përgjithshme. Burime ngha organi qendror i akuzës kanë bërë me dije se nuk është regjistruar asnjë procedim penal për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sipas këtyre burimeve, prokuroria ka marrë në shqyrtim raportin por nuk ka konstatuar konsumim të elementeve të veprës penale nga kreu i bashkisë, njëkohësisht edhe kryetari i opozitës.

    Shkeljet
    Në 5 mbledhjet e mbajtura të KRRT-s së Bashkisë së Tiranës gjatë 2 viteve të fundit, 43 leje ndërtimi i ka marrë “Atelier 4” e Alban Eftimiut, ndërsa 16 leje ndërtimi i ka marre Artan Shkreli. Sipas komisionit hetimor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, janë konstatuar shkelje të mëdha në çdo mbledhje që ka mbajtur Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) gjatë viteve 2008-2009, ndërkohë ekspertët e komisionit janë në punë e sipër duke përgatitur raportin përfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare. Sipas konstatimit nga Komisioni hetimor, në 5 mbledhje KRRT-je Alban Eftimi merr më shumë se 8 leje për mbledhje. Janë bërë 5 mbledhje KRRT-je dhe 43 janë dhënë për Alban Eftimin, ndërsa 16 për Artan Shkrelin. Kanë pas një cikël, që gjatë gjithë vitit 2008 rreth 1/3 leje të ndërtimit i merrnin vetëm dy persona, konkretisht Edi Rama dhe Alban Eftimi. Prandaj parlamenti u detyrua të mblidhte komision hetimor. 2 mbledhjet e fundit me 22 mars dhe 17 prill kaluan çdo përmasë dhe filluan të monopolizojnë rreth 70 % të lejeve të ndërtimit. Mbledhja e fundit e KRRT, nga 30 leje në total Alban Eftimi merr 19 leje ndërtimi. Komisioni hetimor për procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit u ngrit pas një vendimi të Kuvendit në muajin prill. Opozita e majtë i bojkotoi punimet e këtij komisioni duke e cilësuar atë të antikushtetues.

    Votimi
    Komisioni hetimor u drejtua nga Ferdinand Xhaferi, i cili në përfundim të raportit publikoi të gjitha shkeljet e konstatuara. Sipas Xhaferrit janë bërë shkelje të mëdha në dhënien e lejeve të ndërtimit duke shtuar se KRT-ja ka thirrur 2 mbledhje në ditë pushimi. Duke iu referuar raportit Xhaferri ka theksuar se janë bërë shkelje duke mos parandaluar konfliktin e interesit duke favorizuar 2 studio. Mbështetur në seancat dëgjimore të përfaqësuesve të Këshillit të Rregullimit të Territorit të bashkisë së Tiranës, Agjencisë së Prokurimeve Publike etj, sipas Xhaferrit, raporti paraqet disa nga shkeljet ligjore dhe favorizimin e studiove të projektimit nga ana e KRT. Xhaferri theksoi se sipas të dhënave të mbledhura nga raportimet në komision të përfaqësuesve të Drejtorisë së Agjencisë së Prokurimeve Publike, të KRT-së etj, evidentohen shkeljet e ligjeve të pushtetit vendor, përdorimi për interesa vetjake të Këshillit teknik të Bashkisë, nga kryebashkiaku Edi Rama.
    Sipas tij, përpunimi i dosjeve, përgjegjësia e hartimit të politikave dhe kontrolli ligjor për lejet e ndërtimit i takon Bashkisë së Tiranës.

    Kuvendi dërgoi raportin në prokurori që në maj
    Raporti u miratua më datën 15 maj të këtij viti dhe pas leximit në fletoren zyrtare ai i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme. Kur komisioni kaloi raportin në Kuvend, ai u miratua me 74 vota pro, ndërsa dy deputete të tjerë të pranishëm në sallë abstenuan. Pas miratimit, konkluzionet e komisionit hetimor i kaluan organit të Prokurorisë së Përgjithshme. Raporti para kalimit në votim u lexua nga foltorja e Kuvendit nga deputeti i PD-së dhe njëkohësisht kryetar i komisionit hetimor Ferdinand Xhaferri. Vetë kreu i bashkisë, Edi Rama, refuzoi të jepte sqarime pranë këtij komisioni hetimor, ndërsa legjislaturës po i vinte fundi. Në seancën e fundit, mes shumë vendimeve ishte edhe miratimi i raportit të këtij komisioni, ku opozita nuk mori pjesë.

    Romir Saraçi


    gazeta sot


    .

  9. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    doemos nashi, prekuroria duhet te dale ne plan te pare si nje nga grupet "puçiste" te radhes ...

    sa me shume qe te shtohen mullinjte e eres per don kishotin e shkalluar te mançes shqiptare, aq me i madh behet rreziku anglo-amerikan, aq me i eger behet kercenimi e rrethimi imperialisto-revizionist ...

    sa me shume armiq, aq me shume material per raportin qe do te mbahet ne kongresin e radhes, qe u shtye per arsye te "axhendes" te ngjeshur te don kihotes, çuditerisht jashte vendit ... pasi i beri cope e therrime nenat, grate e motrat me prag shtepie te nemesis te tij politik ...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Hahaha po cfare ben mo brar me idjotet e lindur si Stazimiri do beni hajer more?

    po pra ..... mjaftoj qe ti thonte Erjonkes tend se eshte djali i Shqipes te Q. Stafa dhe ai trimi yt kaq e humbi sa ngaterroj edhe rrugen dhe perfundoj drejt e ne WC
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •