Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 197
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Per Shqiponjen DyKrenare lexoni ketu Edwin Jaques:




    http://i85.servimg.com/u/f85/13/95/49/70/pictur59.png


    Dmth se emri Skiptar(Shqiptar) ka qene po aq i lashte sa edhe vete traditat dhe populli yne. Ata qe jane te asimiluar jane ata qe nderruan gjuhen dhe e quajne vetem te nje populli tjeter, por nuk mund tu thuash shqiptareve te cilet kane te njetat tradita, kostume, vecori fizike, gjuhe(dialketi), vetem se kane nderruar besimin qe jane asimiluar komplet!

    Pse ne kemi ortodoks shqiptare qe jane kthyer ne grek brenda ne Shqiperi, na pelqen apo nuk na pelqen. Ja te permendim nje, Spirio Milo i Himares qe i kendojne sot ne greqisht disa himrajot te Greqizuar, kur Spirio Milo ne te vertet eshte me orgjine nga Progonati. Ja pra c'me duhet mua qe ky person eshte ortodoks, kur ky u vetedekaluar grek, dhe donte te kthente gjithe Himaren greke vetem per hir te fese, kur ata nuk flsinin atehere nje fjale greqisht, dhe kjo vertetohet edh nga vete gjeneralet anglez, ja nje citim:


    J.Millingen (Memoirs of the affairs of Greece,London,1831,page.208-209) A few days after our arrival in this village , Spiro Milio presented himself to Mavrocordato,with a corps of two hundred picked Chimariots,the most martial-looking men in the whole army.They are not to be distinguished from Albanians,their dress and language being perfectly similar;but though their religion is Greek,they do not understand one syllable of Greek.

    Ja pra nje tjeter vertetim qe pse ne duhet ta mbanim kishen tone ashtu sic e ndau i madhi Fan Noli nga kisha greke, mbasi e quajne se feja ortodokse qenka fe greke, kur kjo nuk ka asnje bazament, mbasi pikerisht sic e theksova me lart Kostandinopuli u ndertua nga vete Perandoria Romake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 23-11-2009 më 20:55
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Konstantinopoli u ndertua nga Konstatini i Madh, e jo assesi nga perandoria romake si thua ti, sepse krejt vonë më 1050 u nda kisha - orthodokse e katolike, me përhapjen e katolicizmit...

    Feja orthodokse nuk është greke, po edhe e atyre që iu krua edhe me mashtrime e dhunë indirekte si shenje stimulimi e përvehtësimi të shqiptarëve në jug...

    Pse përzihet feja me shqipen, kur Shqipja ishte gjallë si gjuhë qe nga koha e THOTIT SKIPE tash e 12 mijë vjet ma parë... Nuk ka Shqipe as orthodokse, as katolike as muslimane, po kishte e ka SHQIPE SHQIPTARE - SKIPE SKIPETARE!

    Po të ish paraqitur emri SKIPERIA në arenen politike botërore, sot do të ishte emri toponomi ynë, po qëllimisht është stimuluar, mashtruar e dhënë emri Albania, sepse ishte ARBANIA, që kishte jo pretendime territoriale greke, por territor skipetar arbanas!

    Kshtu - bija e skipes, e ju bij të skipes!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12
    Ceshtja e identitetit nuk eshte nje ceshtje gjenetike qe ka lidhje me gjakun apo me the te thashe. Ceshtja e identitetit eshte nje ceshtje ZGJEDHJEJE qe secili prej nesh ben. Shume mire mund te kesh te besh me dy vellezer te lindur nga nje bark nene dhe me te njejtin baba, njeri qe zgjedh identitetin epirot te te atit, e tjetrit qe zgjedh identitetin osman te pushtuesit. Njeri zgjedh vuajtjen rrugen e veshtire te virtytit qe Gjergj Kastrioti ze ne goje, e tjetri zgjedh rrugen e gjere te fatit: fames, pasurise, pushtetit nen Perandorine Osmane.

    A jane keta njerez me te njejtin identitet?

    Sigurisht qe nuk jane. Mund te kene te njejtin gjak, te njejten nene e babe, por nuk kane me te njejtin identitet. Njeri nga vellezerit do te rrisi femijet e tij me identitetin epirot, tjetri me identitetin osman. Eshte kaq e thjeshte.

    ================================================== ========Pra Albo ketu eshte problemi se ti nuk pozicionohesh dhe del jashte teme, ketu tema eshte per te ashtuquarturin epirin e veriut ti pse ben histori? Mbeshtet teorine dhe praktiken e fese ne te cilen u formua kombi grek dhe le menjane gjuhen shqipe. Mundohesh te na krijosh identitetin epirot me baze fene e krishtere lindore pra asnje ndryshim me ate qe thone greket. Mos u lodh kot identitet te vecante epirot nuk ka ashtu sic nuk ka identitet te vecante maqedon. Je ne nje faze 'mbrapa'(kurse realiteti tone eshte shume perpara) se sllavomaqedonet. Ja ku i ke duan te quhen maqedone por thone greket se komb maqedon nuk ka dhe kane luftuar rrepte me neri tjetrin megjithese orthodhokse. Pra ne qoftese do te deshe te quheshe epirot ose nova epirot ose epirot i vjeter ty do te kerkohet te heqesh cdo gje shqiptare 'alvaniko' se komb epirot nuk ka si per greket edhe per shqiptaret je out ne te dyja rastet. Kete dileme e kemi kaluar nuk behet fjale ketu osman ose bizantin, turk apo i krishter, turkoshqiptar apo shqiptarogrek por behet fjale per shqiptar ose grek. Me identitetin ten 'epirot' do behesh nje kopje e keqe grekut te ri dhe me beso se nuk do te te pelqeje fare.

  4. #164
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Reagimi tend, eshte reagimi tipik i shqiptarit post-komunist, qe kur perballet me lakuriqesine e te vertetave historike, struket si kermilli e fshihet nen guacken (bunkerin) e tij: askush nuk po shkruan e diskuton ketu per "lashtesine e simbolit te shkabonjes me dy-krena", por po flasim per flamurin tone kombetar, flamurin e Kastrioteve, Arianiteve, Muzakajve e Dukagjineve me kompani. E ben dot dallimin midis te dyjave?
    Jo Albo aspak,nuk eshte reagim shqiptari post komunist,nuk jam mbyllur ne bunkerin tim...perkundrazi.
    Gjithe ceshtja eshte!simbolet e princave shqiptare (ne kte kuader dhe shqiponja me dy koka) ishin simbole fetare te krishtera apo simbole pagane shume te lashta!?....kam pare te gjitha stemat e princave,te gjitha jane simbole pagane,perfshire stema e Kastriotit.
    Kisha nje pyetje per ty,po deshe mos u pergjigj!Cili eshte kuptimi i kokes se dhise ne helmeten e Gjergj Kastiotit?
    ================================================== =====
    "Zeusi, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues) dhe shqiponja (zogu simbol i Diellit)"!


    E askush nuk e hedh poshte qe shkabonja me dy krena si simbol eshte perdorur ne lashtesi, as vete Kisha. Por ajo qe ju po hidhni poshte, ne ate driteshkurtesine tuaj historike, eshte fakti qe e njeh gjithe bota dhe gjithe historia e njerezimit: qe per 2000 vjet, per 2 mijeravjecare, shkabonja me dy krena ka qene embleme e Perandorise Romake, perandorise bizantine dhe Kishes Orthodhokse. Ashtu si gjithe ata fisniket epirote, e nderonin flamurin e tyre me shkabonjen me dy krena, jo thjeshte se ai ishte "nje flamur bizantin" apo "nje flamur perandorak", por se ishte nje flamur i shenjte, i shenjteruar ne Kishe. Prej Kishes Orthodhokse flamuri yne kombetar merr shenjterine e tij, prej ketej buronte nderimi i flamurit nga te paret tane.
    Ne fakt mua me vjen cudi se si nje kishe monoteiste e krishtere adopton nje simbol te lashte pagan,shqiponjen(zogun simbol te diellit).
    Persa i perket Gjergj Kastriotit ai adoptoi shqiponjen me dy koka jo duke e huazuar nga bizanti.Ai ishte i ndergjegjshem per rrenjet e lashta Epirote te shqiptareve,njihte gjithe mitet tona te lashta,simbolet e lashta i beri te tijat,ne thelb ai ishte pagan jo kristian.Mori dhe titullin Athleta Christi nga Papa Pio i II por kjo nuk do te thote asgje,Kastrioti per konvenience beri aleanca me vatikanin dhe te tjere,mos harrojme kishte perballe perandorine me te madhe te kohes,ate turke.


    Dhe ne fakt, kete dallim e bejne te qarte si myslimanet e tjere ne bote qe i shohin shtrember shqiptaret myslimane qe ngrejne nje flamur me simbole te krishtera; ashtu edhe Kisha Romano-katolike, e cila ne traditen e vete nuk ka perdorur shkabonjen me dy krena, por shkabonjen me nje koke. Nje tjeter dallim simbolik midis popujve evropiane ne lindje te kontinentit me ata ne Perendim, popujve me tradite te krishtere orthodhokse dhe popujve me tradite te krishtere katolike.

    Dhe gjeja tjeter qe duhet te kuptosh, qe eshte po aq e rendesishme sa ajo qe te shpjegova me lart, eshte se kur studiuesit ulen e studiojne historine e nje populli, nuk mundohen te vene theksin ekskluzivisht vetem ne "origjinen e simboleve", por edhe ne evolucionin e ketyre simboleve ne rrjedhen e historise dhe si keto simbole kane mbijetuar e perdoren ne ditet tona. Ne rastin e shkabonjes me dy krena, ate e gjejme te perjetesuar jo vetem ne flamurin tone kombetar, por edhe ne dyert e kishave e manastireve orthodhokse ne trojet shqiptare, edhe ne simbolet kishtare qe peshkopet mbajne, si ne qafe edhe ne shkopin baritor.
    Pikerisht,duket dicka pa sens,nje kishe apo nje prift qe duhet te kete ne qender kryqin dhe Krishtin ka dhe si simbol zogun e diellit te Zeusit,nuk duket pak si paradoks?????

    nje pyetje tjeter,ke degjuar ndonje gje per double headed eagle te freemasoneve?qe nga lashtesia dhe deri sot...alkimine e tyre!!!qe per mua eshte zberthimi me i sakte dhe me sinjifikativi i simbolit te shqiponjes me dy koka.


    Shkabonja dy-krenare ne epoken e sotme qe ne po jetojme e merr kuptimin e vete vetem ne kontekstin fetar, te prezences se Kishes Orthodhokse. Nese besimi dhe Kisha Orthodhokse nuk do te kish mbijetuar ne Shqiperi, nese shqiptaret do te ishin konvertuar te gjithe ne myslimane apo komuniste te pafe, sot nuk do te kishim shqiponjen me dy krena si flamurin tone kombetar. Sepse nuk do te kish ngelur me asnje gjurme e ketij simboli te shenjte ne memorien kolektive te shqiptareve.
    Shkabonja dy krenare e merr kuptimin e vete vetem ne kontekstin kombetar.
    Shqiptaret kurre nuk u bene muslimane te vertete,u bene te tille me dhune(kjo eshte nje teme tjeter dhe shume e gjere)
    Gjithsesi eshte fakt i pamohueshem,nje pjese e shqiptareve nuk pranuan kursesi te konvertoheshin(nder te tjera dhe paraardhesit e mi nuk u konvertuan kurre)




    Cfare lidhje ka feja e Gjon Buzukut me identitetin epirot? Kontributi i Gjon Buzukut, nje prifti katolik ne kulturen shqiptare eshte doreshkrimi i "Mesharit", qe njihet si nje nga dokumentat me te hershem historike te gjuhes shqipe. Por edhe ky dokument, eshte botuar 1 shekull pas vdekjes se heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit. Dokumenti ka nje domethenie te madhe per historikun e shkrimit te gjuhes shqipe, por nuk ka ndonje vlere apo kontribut ne "identitetin epirot" apo shqiptar.

    Albo
    Ti veme pikat mbi i.Identiteti epirot nuk eshte ortodoks por pagan(fete jane shkaterruese identitetesh kombetare).Shume vone Epiri u be kristian,dhe u be pasi kristianet shkaterruan Dodonen,dhe krishterimi u be fe e perandorise romake,dhe akoma shume me vone u be ortodoks dhe katolik(pas ndarjes se madhe te kishes)...Pikerisht e bera pyetjen me siper per Buzukun per te treguar qe arberia e asaj kohe ishte vendi ku ndaheshin kishat,pjesa me e madhe e vendit ishte nen influencen e kishes katolike.pa diskutim edhe ne territoret e Kastrioteve.

    Luften kunder turqve,Kastrioti nuk e beri per fe.

    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 24-11-2009 më 06:40

  5. #165
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne jemi Shqiptare,bijte e vertete te shqiponjes me dy koka,ka qene simboli jone i lashte prej mijra vjetesh dhe do vazhdoje te jete per mijra te tjere....kush te doje mund ta huazoje kte simbol dhe e kane huazuar ne fakt,nuk ka rendesi, ne jemi bijte e shqipes.

  6. #166
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne rastin e shqiptareve, historia na provon te kunderten. Ishin ata shqiptaret e diaspores, ata qe e ruajten identitetin e te pareve, si emigrante ne Itali e Greqi, dhe shumica e shqiptareve qe mbeten nen pushtimin osman u asimiluan ne fene, kulturen e traditen e pushtuesit turk. Vetem nje pakice, vetem 18% e popullsise autoktone shqiptare qe ngeli nen pushtimin turk e ruajti besimin e te pareve. Vetem 18%.

    Interesant kur sjell ti argumente te jep pershtypjen se jemi duke jetuar ne mesjete diku dhe se feja eshte percaktuesi kryesor i rendit shoqeror dhe menyres se jeteses. Feja nuk percakton asgje ne ditet e sotme. Dhe, as qe ka ndonje rol as ne jeten individuale te shumices e as ne ate shoqerore. Feja sot eshte zero, roli i saj eshte zero. Identiteti i asgjeje sot nuk percaktohet ne baze te fese, sepse 90% te popullsise bejne jete afetare. Jeta e perditshme ne ditet e sotme, ne asnje moment nuk nderlidhet me fene, por me gjera krejtesisht te tjera. Eshte qesharake sot te thirret ne ri-konvertim fetar, sepse nuk po flasim per turma te dikurshme te njerezve qe me teper ne bindje ishin pagane, dhe kane pasur nevoje per krijimin e nje identiteti shpirteror, mirepo po flasim per njerez te shekullit XXI, te pakten bile ketu ku jetoj une, ku feja nuk ka asnje vlere.

    Ka nje perceptim te deshtuar ne ju disa qe gjoja na qenkeni pasues te denje te parardhesve tane dhe te tjeret jo dhe gjithashtu nje gabim tjeter kur mundoheni orthodhoksise apo feve tjera tia mveshni identitetin real te shqiptareve, qe per mendimin tim jane mendje fanatike dhe te semura deri ne asht nga vajtje-ardhjet ne kisha dhe dogmat fetare. Duhet ta kuptosh ti dhe te tjeret, se sot shumica e shqiptareve as nuk shkojne ne kisha e as xhamia, prandaj nuk mund te kerkosh ti e as te tjeret te ri-konvertohen ata njerez, qe jane shumice, ne asnje fe, per arsyen e vetme sepse nuk jane fetar.

    Tani ju fetaret, qe cdo gje e shihni permes prizmit fetar, Skenderbeun e merrni si model te mbrojtjes te krishterimit apo ku e di une, te tjeret e marrin si model te trimerise, mbrojtjes se tokave nga pushtuesit etj. Secili sipas interesit qe perfaqeson apo jo?

    Ju orthodhokset problemin kerkojeni tek vetja kur flisni per Kosoven, dhe fillojne tu parafytyrohen menjehere shtetet aziatike. Kosova eshte shtet modern me nje popullsi moderne dhe qe ka ruajtur traditat shqiptare me shume se cdo vend tjeter shqiptar. Nuk besoj se menyra e jeteses se nje kosovari mesatar dallon nga jeta e nje evropiani mesatar. Shekulli XXI apo jo? Sa me larg mesjetes dhe feve do te jete me mire.

  7. #167
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E bukura me ju eshte se edhe nuk dini se nuk keni lexuar, edhe hiqeni sikur dini.
    Kur te shkruaj shkurt kam besimin se e kupton se ku dua te dal, sepse jane fakte qe ti si i lexuar qe hiqesh duhet ti kesh lexuar, prandaj dhe nuk zgjatem me referime sepse ato qe shkruaj jane te kuptueshme dhe se ne pergjithsi njihen si opinione dhe nuk jane dicka e re.

    Arsyeja perse ky fakt nuk mund te shihet si "arsyeja primare" apo "arsyeja e vetme" e luftes se Gjergjit, ka te beje me faktin se nese Gjergji ishte i prirur nga hakemarrja personale ndaj Sulltanit, ai nuk do te kish mundesi qe te mobilozonte shqiptaret ne lufte, pasi askush nuk do te ndiqte pas Gjergjin ne nje lufte te permasave te tilla vetem per pune hakemarrjeje personale.
    Normale, prandaj dhe une i kam paraprir ktij citimit tend me lart duke u shprehur si me poshte:

    Zakonisht historia na tregon qe liderat e medhenj spara besojne shume ne zot por thjesht e kane perdorur fene per te bashkuar qellimet e tyre me fuqine e popullit per ti mbajtur ata nen kontroll me kollaj apo per ti derguar ne luftra gjoja te shenjta duke arritur qellimet e tyre egoiste apo ekspansive.
    Dhe vet ti e citon:

    Dhe nuk ka asnje motiv tjeter pervec atij fetar qe i motivoi shqiptaret ne lufte.
    Pra u desht qe Gjergji ti motivonte me ndjenjen e krishtert shqiptaret qe ata te luftonin ne udheheqjen e tij. me duket se e citon dhe kete Schmitt-i ne librin e tij, apo jo?

    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    ----------------------------------------------------------------------------------------------

    Po ashtu, pronat e pasurite e te atit, nuk perbejne aspak motiv, pasi a) Gjon Kastrioti nuk kish ndonje prone e pasuri te madhe krahasimisht me fisniket e tjere shqiptare b) pasuria, pushteti, fama qe Gjergj Kastrioti gezonte ne oborrin e Sulltanit ishte shume here me e madhe se pasuria dhe fama e gjithe princerve te mesjetes shqiptare.
    Principata e te atit te duket pasuri e vogel ty? Fama per tu bere mbret i nje vendi dhe te mposhte egon e perandorise osmane prap te duket hicgje perpara ofiqeve turke per ate kohe?


    Ironia ne kete mes qendron se ishin kundershtaret e tij, osmanllinjte ata, qe te paret i njohen Gjergj Kastriotit shenjterine e virtytit e besimit te tij. Kurse pinjollet e tij qe bertasin forumeve se jane pasardhes te denje te Gjergj Kastriotit, as nuk denjojne ta njohin Gjergj Kastriotin per ate qe ishte: nje njeri me besim te madh ne Zot, nje martir e shenjtor i vertete i besimit te krishtere.
    Ne e njohim Gjergjin si Shqiptarin me te madh te gjitha kohrave sepse e duam vetem tonin. Kurse ti do qe ta njohesh si ortodoksin me te madh duke e bere ate te te gjithe ortodokseve, Grekeve, serbeve etj....


    Ceshtja e identitetit nuk eshte nje ceshtje gjenetike qe ka lidhje me gjakun apo me the te thashe. Ceshtja e identitetit eshte nje ceshtje ZGJEDHJEJE qe secili prej nesh ben.
    Atehere ne zgjedhim qe te jemi Shqiptare, pasardhes te epirotasve.... Ku eshte problemi jot ketu tani? Qe duhet patjeter te kthehemi ne ortodokse?

    Habia me e madhe per nje profesor historie ketu ne Amerike ishte kur shikonte nje shqiptar mysliman qe ngrinte lart nje flamur orthodhoks bizantin ne paraden e shkolles ku shkonte. Habia e dyte me e madhe per profesorin ishte se ai studenti mysliman shqiptar nuk e njihte domenthenien e origjinen e atij flamuri por dinte vetem se flamuri ishte "flamuri i Gjergj Kastrtiotit". Morali i ketij episodi? Njerezit mund te zgjedhin te valevisin cfare flamuri te duan, mund te bertasin e ulerasin me te madhe se jane "shqiptare puro" apo "epirote puro", por popujt e njerezit e tjere te kesaj bote, nuk marrin per baze vetem fjalet tona, marrin per baze: cfare kemi ne te perbashket sot me te paret tane?
    Atehere ai profesori ka qene i pa fat per te ngelur ne injorancene tij kur nuk kishte ndonje shqiptar aty afer qe ti shpjegonte se ky flamur me perpara ka qene simbol i Ilireve parardhes te shqiptareve. Mbase po te pyeste dhe ate djalin, mund t'ia shpjegonte dhe ai.

    Cfare ke ti te perbashket me te paret e tu epirote qe te ben ty te denje per te qene pinjoll i denje i identitetit epirot?!
    Kam ate qe ne antropologji njihet si formula e nje kombi: Gjuhen, zakonet, dhe vendodhjen ( Mer parasysh qe ne pjesen epirotase greke deri para disa dekadave dominonte elementi shqiptar).


    Epirotas Gjak Shqiptari

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Constantine saw this victory as directly related to the vision he had had the night before.
    Henceforth Constantine saw himself as an 'emperor of the Christian people'. If this made him a Christian is the subject of some debate. But Constantine, who only had himself baptized on his deathbed, is generally understood as the first Christian emperor of the Roman world.

    Per ata qe lexojne anglisht, me duket se Konstadini i Madh ishte Cesari Romes. Gjithashtu kam sqaruar si u nda kisha ne ate perendimore dhe lindore dhe problemet qe pati!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #169
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Atehere te paret tane kane qene pagane, hajde kthehemi tek besimi pagan, pse jo, jane besime qe kane dale pikerisht nga ne.

    Nqs ne Balkan besimi kristjan erdhi me mesime, sepse ne ate kohe ishte dicka qe nuk i leverdiste perandorise Romake, me vone kjo fe u perdor te hapej po me dhune ne Evropen pagane, mos te harrojme edhe ne Amerike ku miliona Indiane gjeten vdekjen.

    Po te shikojme, sesi Konstandini i Madh e perqafoi fene kristjane dhe e legalizoi, nuk eshte vetem nga enderra qe ai pa, por se ne ate kohe tashme perandoria Romake po rrenohej nga dita ne dite nga barbaret dhe Romes i duhej tashme te lidhej me ato grupe qe te qendronte dhe te mbante statusin te cilet ajo i kishte presekutuar. Dmth edhe per Romen vete, qe e perkrahu kete fe, nuk ishte dicka qe ne fillim e kishte dicka te huaj dhe jo Evropiane.

    Aulona, thelbi nuk eshte te kthehesh ne paganizem. Shqiptaret si popull kane pasur per shekuj me rradhe koherence te plote me ideologjine fetare europiane e cila per shume vite ka qene ideologjia me e rendesishme. U deshen 5 shekuj pushtim nga Turqia qe pjesa me e madhe e shqiptareve te humbiste pothuajse cdo lloj lidhje kulturore e fetare me kontinentin europian. Prandaj nuk te do njeri sot ne Evrope, se ke fene e arabeve dhe kulturen e osmaneve. Te pelqen ose s'te pelqen ky fakt, pak rendesi ka. Une e shoh ne Shqiperi kulturen turke cdohere tek sa te gjithe rrine kembe me kembe duke pire kafe lokaleve te cilat jane plot ne cdo ore te dites, plus sa e sa mjekercjape qe dalin nga xhamite dhe te kallin dalten (jane shtuar shume dhe keto). Edhe kjo eshte domethenese per dike qe jeton ne boten perendimore dhe di te bej krahasimin. Shqiptaret do jene pjese e Evropes kur te sillen si Evropiane te vertete dhe tu kthehen atyre gjerave qe na lidhin me pjesen me te zhvilluar te kontinentit. Feja eshte pjese e rendesishme, jo e vetmja sigurisht.

    Jemi delja e zeze ne Evrope bashke me Bosnjen e Kosoven dhe kjo per fajin e gjysherve tane.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #170
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Brooklyn ti si pasardhes i denje i paraardhesve tane dhe traditave te tyre a ka mundesi te na tregosh se si e jeton ti perditshmerine tende a jeton sipas menyres se tyre a jo. Meqe po thoni se te jesh fetar me saktesisht i krishtere ortodoks te ben shqiptar te vertete, pyetja ime per ty eshte se a je ti fetar a jo/shqiptar i vertete, se kurre nuk te kam pa qe hyn te temat fetare apo thjesht trumbeton nje gje te cilen as vete nuk i permbahesh?

    Shqiptaret nuk e perqafuan kurre ne realitet fene e pushtuesit turk - kjo eshte teori qe u lansua dhe iu meshua fort permes propagandes serbe - shqiptaret ne shumice mbeten gjithmone ata/o qe ishin, po flas per Kosove me teper, te pa fe!

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Dhjetë leksione mbi ëndrrat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •