Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 197
  1. #171
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Me sa po kuptoj "Vorio-epiri nuk eshte nje enderr ne arkivol"(por eshte i gjalle ne mendjen e dikujt).
    Identiteti dhe traditat ruhen me mire nga "te krishteret" ,thote dikush, kurse une them shkoni ne Epir dhe shikoni se si shfaqet thelbi i shpirtit te ketyre njerezve ne gezime dhe hidherime, se si i kendojne jetes ose vdekjes dhe sinqerisht... do t'a keni te veshtire (per te mos thene te pa mundur ) te kuptoni nese jane "te krishter" apo jane "mysliman".
    Kudo ne keto treva do te gjesh kishen ose xhamine... ajo qe me ben pershtypje eshte se asnjehere nuk mungon edhe RRAPI nje peme shekullore aq mistike per keto treva.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Aulona, thelbi nuk eshte te kthehesh ne paganizem. Shqiptaret si popull kane pasur per shekuj me rradhe koherence te plote me ideologjine fetare europiane e cila per shume vite ka qene ideologjia me e rendesishme. U deshen 5 shekuj pushtim nga Turqia qe pjesa me e madhe e shqiptareve te humbiste pothuajse cdo lloj lidhje kulturore e fetare me kontinentin europian. Prandaj nuk te do njeri sot ne Evrope, se ke fene e arabeve dhe kulturen e osmaneve. Te pelqen ose s'te pelqen ky fakt, pak rendesi ka. Une e shoh ne Shqiperi kulturen turke cdohere tek sa te gjithe rrine kembe me kembe duke pire kafe lokaleve te cilat jane plot ne cdo ore te dites, plus sa e sa mjekercjape qe dalin nga xhamite dhe te kallin dalten (jane shtuar shume dhe keto). Edhe kjo eshte domethenese per dike qe jeton ne boten perendimore dhe di te bej krahasimin. Shqiptaret do jene pjese e Evropes kur te sillen si Evropiane te vertete dhe tu kthehen atyre gjerave qe na lidhin me pjesen me te zhvilluar te kontinentit. Feja eshte pjese e rendesishme, jo e vetmja sigurisht.

    Jemi delja e zeze ne Evrope bashke me Bosnjen e Kosoven dhe kjo per fajin e gjysherve tane.


    Ok mos u nxef, se nuk eshte fundi i botes! LOL

    Tani e para ne te jemi krenar dhe te mbajme kulturen tone Ballkanase e cila i ka dhene qyteterim edhe vete Evropes, kur ishte vecese nje pyll qe te gjithe e dime. Keshtu qe te them te drejten une ne fillim jam krenare nga ku jam, pastaj ne c'fare kontineti bej pjese. Nuk i ndryshon dot ne kohen e sotme njerezit me force por me mesime po te duan. Po jam me kete, qe nuk duhet te kthehemi ne radikalizma me kete nuk jam aspak te asnje feje qe eshte ne vendin tone(e kam theksuar kete kaq here). Me duket se e thashe edhe ne nje postim tjeter, qe eshte shekulli 21 dhe njerzit zbuluan uje ne hene, dhe duhet ti lene keto lloj fesh te gjitha per mua, ne kontekste historike, dhe te shikonin per dicka me te madhe c'fare mund te bejne me ane te shkences. Lere se vendet e Evropes Perndimore, ja shiko Spanjen ka popullsi myslymane edhe kulture Arabe me teper se kemi ne, po thuaj qe tek ne kane bere si kane dashur per arsye sepse ashtu si edhe sot ne nuk kemi pasur asnjehere nejrez tamam me "prapanice" kur i thone, te mendonin per vendin, por mendonin pikerishte per ate "prapanicen" e tyre. Pervec Skenderbeut dhe disa te tjereve shume te rralle me te shumtit kane bere allyshverishe vetem per pasurite e tyre.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #173
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Interesant kur sjell ti argumente te jep pershtypjen se jemi duke jetuar ne mesjete diku dhe se feja eshte percaktuesi kryesor i rendit shoqeror dhe menyres se jeteses. Feja nuk percakton asgje ne ditet e sotme. Dhe, as qe ka ndonje rol as ne jeten individuale te shumices e as ne ate shoqerore. Feja sot eshte zero, roli i saj eshte zero. Identiteti i asgjeje sot nuk percaktohet ne baze te fese, sepse 90% te popullsise bejne jete afetare. Jeta e perditshme ne ditet e sotme, ne asnje moment nuk nderlidhet me fene, por me gjera krejtesisht te tjera. Eshte qesharake sot te thirret ne ri-konvertim fetar, sepse nuk po flasim per turma te dikurshme te njerezve qe me teper ne bindje ishin pagane, dhe kane pasur nevoje per krijimin e nje identiteti shpirteror, mirepo po flasim per njerez te shekullit XXI, te pakten bile ketu ku jetoj une, ku feja nuk ka asnje vlere.
    Njeri tha njehere: "Nuk jam ndier me mire ne jeten time kur nuk ia vija me veshin tim eti per ate qe kish per te thene dhe nuk jam ndier me keq ne jeten time kur im bir me beri te njejten gje." Nese cdo brez zgjedh qe te mos ia ver veshin brezit te meparshem, atehere ai brez nuk ka per te trasheguar gje prej tij, qe do te thote qe per "trashegimi te lashte" as nuk behet fjale fare. Dhe cdo 25 vjet shpikim nga nje identitet te ri: ilir, epirot, arber, arnavud, shqiptar, kosovar, kuller, unikatil,....

    Ku dolem? Dolem perseri tek zgjedhja qe gjithesecili prej nesh ben. Ka nga ata qe do te zgjedhin te trashegojne jo vetem emrin e gjuhen por edhe dimensionin shpirteror te te pareve te tyre, ashtu sic do te kete edhe nga ata shqiptare qe do te levizin ne rrjedhen e historise si puna e asaj fijes se kashtes qe lundron mbi ujrat e lumit te rrembyeshem te historise. Ku rafsha mos u vrafsha?!

    Atehere ne zgjedhim qe te jemi Shqiptare, pasardhes te epirotasve.... Ku eshte problemi jot ketu tani? Qe duhet patjeter te kthehemi ne ortodokse?
    Une nuk kam asnje problem pasi une e kam bere zgjedhjen time. Bile mua nuk me shqeteson aspak laramanizmi mes shqiptareve, vetem sa me perfocojne dhe motivojne me shume ne zgjedhjen qe kam bere.

    Ajo qe me shqeteson mua eshte vetem nje gje: injoranca juaj historike dhe mosnjohja e se vertetes. Pasi ta njihni te verteten historike, e cila do te kristalizohet akoma me mire ne vietet e dekadat qe do te vijne, atehere askush nuk do te kete me ndonje hamendje se kush kane qene ata epirotet e mesjetes, e kush zgjedhin te jene ata qe pretendojne se jane pasardhes te tyre sot.

    Kam ate qe ne antropologji njihet si formula e nje kombi: Gjuhen, zakonet, dhe vendodhjen ( Mer parasysh qe ne pjesen epirotase greke deri para disa dekadave dominonte elementi shqiptar).
    Qe ta mesosh: kombi si nocion lindi vetem 250 vjet me pare ne Evrope dhe ne kohen qe po jetojme nocioni i kombit eshte duke vdekur. Nocioni i kombit po zevendesohet me nocionin e "Evropes se Bashkuar" apo "globalizimit". Do te te duhet te kerkosh apo te shpikesh nje identitet te ri sapo Shqiperia te kete hyre ne Bashkimin Evropian dhe shqiptaret te levizin ne Evrope si ne shtepine e tyre, apo evropianet ne Shqiperi si ne shtepine e tyre. Jo vetem ty, por edhe Rines, edhe Aulones me lart. Banished jo, sepse ai ka pushtuar identitetin pagan.

    Ti veme pikat mbi i.Identiteti epirot nuk eshte ortodoks por pagan(fete jane shkaterruese identitetesh kombetare).Shume vone Epiri u be kristian,dhe u be pasi kristianet shkaterruan Dodonen,dhe krishterimi u be fe e perandorise romake,dhe akoma shume me vone u be ortodoks dhe katolik(pas ndarjes se madhe te kishes)...Pikerisht e bera pyetjen me siper per Buzukun per te treguar qe arberia e asaj kohe ishte vendi ku ndaheshin kishat,pjesa me e madhe e vendit ishte nen influencen e kishes katolike.pa diskutim edhe ne territoret e Kastrioteve.
    Sa epirote pagane jetojne ende ne Ballkan? Une do te sugjeroja qe te mos ndaleshe deri tek paganizmi, te shkoje akoma me heret, tek njeriu shpellar neandertal. Ai po qe ishte unik jo vetem me gjithe popujt e tjere te botes, por edhe me shpellaret e tjere qe jetonin ne shpellat fqinje. Po te duhen prova, te sjell une disa foto te emblemes se shkabonjes me dy krena ne shkembinj e shpella.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-11-2009 më 01:31

  4. #174
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Qe ta mesosh: kombi si nocion lindi vetem 250 vjet me pare ne Evrope dhe ne kohen qe po jetojme nocioni i kombit eshte duke vdekur. Nocioni i kombit po zevendesohet me nocionin e "Evropes se Bashkuar" apo "globalizimit". Do te te duhet te kerkosh apo te shpikesh nje identitet te ri sapo Shqiperia te kete hyre ne Bashkimin Evropian dhe shqiptaret te levizin ne Evrope si ne shtepine e tyre, apo evropianet ne Shqiperi si ne shtepine e tyre. Jo vetem ty, por edhe Rines, edhe Aulones me lart. Banished jo, sepse ai ka pushtuar identitetin pagan.
    Jo Albo.Eshte ne boten romake qe nocioni komb lindi per here te pare[Natio=lindja,dmth origjina].Ne perdorimin romak,natio,eshte toka ku je lindur,vendi i origjines,i perkatesise,i prejardhjes.
    Edhe pse kte nocion e shpiken romaket,kombet/ nacionet egzistonin shume perpara romakeve.Kombet ishin te ndare ne tribu/fise,por i bashkonte gjuha, tradita,historia,gjaku etc.
    ---------------------------------------------------------------------------------------
    Bashkimi Europian nuk u krijua sot,ka kohe,megjithate identiteti i cdo kombi ne BE nuk ka vdekur,as ka per te vdekur megjithe eren e globalizmit qe proklamohet kaq shume....as identiteti Shqiptar nuk ka per te vdekur kurre.




    Sa epirote pagane jetojne ende ne Ballkan? Une do te sugjeroja qe te mos ndaleshe deri tek paganizmi, te shkoje akoma me heret, tek njeriu shpellar neandertal. Ai po qe ishte unik jo vetem me gjithe popujt e tjere te botes, por edhe me shpellaret e tjere qe jetonin ne shpellat fqinje. Po te duhen prova, te sjell une disa foto te emblemes se shkabonjes me dy krena ne shkembinj e shpella.

    Albo
    Sa epirote ortodokse jetojne ne ballkan?!shume pak.Te dy e dime shume mire,shumica jane ateisto-agnostike(besojne nje zot sipas menyres se tyre,madje nuk jane dhe te sigurt nese egziston!).
    Epoka e religjioneve monoteiste ka marre fund,njehere e mire,ne epoken ne te cilen jetojme kemi perplasjen e qyteterimit perendimor ateisto-agnostik(jo te krishtere,sepse kta jane pakice e vogel fare) me religjionin absurd islamik,pra bota e qyteteruar kunder asaj te prapambetures.
    --------------------------------------------------------------------------------------------
    Shqiptaret nuk jane pagane njesoj si paganet antike,e vertete,por traditat e lashta pagane mbijetojne fuqishem edhe ne kohen e sotme.edhe une si ateist ne menyre te pavetdijshme(si une shumica) ndjekim tradita dhe festa pagane..shpesh here pa e ditur qe jane pagane.

    Krishterimi,islami nuk kane te ardhme!

    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 26-11-2009 më 06:50

  5. #175
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une nuk kam asnje problem pasi une e kam bere zgjedhjen time. Bile mua nuk me shqeteson aspak laramanizmi mes shqiptareve, vetem sa me perfocojne dhe motivojne me shume ne zgjedhjen qe kam bere.
    U cuditshme, dhe mua nuk me shqeteson aspak "laramanizimi" i shqiptareve, greko-serbo-arab, por ngelem pasardhes i denje dhe krenar i pasardhesve te mi epirotas, ne gjuhe dhe zakone dhe duke vazhduar te jetoj ne trojet e te pareve te mi. Ku laramanizimi ma shton akoma me shume ndjenjen time kombetare per t'i then botes se une jam shqiptar dhe kam nje histori qe verteton ekzistence time te lashte. Dhe mundohem qe "laramaneve" t'i tregoj rrugen e dinjitetit se te qenit shqiptar dhe jo greko-serb apo arab. "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria".

    Ajo qe me shqeteson mua eshte vetem nje gje: injoranca juaj historike dhe mosnjohja e se vertetes. Pasi ta njihni te verteten historike, e cila do te kristalizohet akoma me mire ne vietet e dekadat qe do te vijne, atehere askush nuk do te kete me ndonje hamendje se kush kane qene ata epirotet e mesjetes, e kush zgjedhin te jene ata qe pretendojne se jane pasardhes te tyre sot.
    Pikerish, dhe mua e njejta gje me shqetson, injoranca historike por edhe shoqerore e disave qe duke perqafuar disa dogma fetare hedhin poshte origjinen e tyre duke shpikur fakte te reja historike per te justifikuar zgjedhjen e tyre te gabuar apo dhe kinse ne rastet kur nuk i pelqen te qenit shqiptar dhe mundohen qe te prezantohen tek te huajt ne rradhe te pare si te krishter apo si myslyman dhe jo si shqiptar (shpeshhere mohojne dhe te qenit shqiptar), thjesht per te fituar respektin e tyre apo dhe te mira materiale. Nuk fitohet dinjiteti duke u lepir kulturave te te huajve.

    Qe ta mesosh: kombi si nocion lindi vetem 250 vjet me pare ne Evrope dhe ne kohen qe po jetojme nocioni i kombit eshte duke vdekur. Nocioni i kombit po zevendesohet me nocionin e "Evropes se Bashkuar" apo "globalizimit". Do te te duhet te kerkosh apo te shpikesh nje identitet te ri sapo Shqiperia te kete hyre ne Bashkimin Evropian dhe shqiptaret te levizin ne Evrope si ne shtepine e tyre, apo evropianet ne Shqiperi si ne shtepine e tyre. Jo vetem ty, por edhe Rines, edhe Aulones me lart. Banished jo, sepse ai ka pushtuar identitetin pagan.
    E thote dhe banished, nocioni komb nuk lindi para 250 vjetesh por para 1000 vjetesh..., nejse keto jane vogelsira per tu kapur ne rastet kur nuk ke nje pergjigje dinjitoze.

    Ta kam thene dhe ne nje postim tjeter qe kur shkruajm shkurt supozohet se duhet ti kuptosh shume gjera pa dashur qe t'i sqarojme ne detaj sepse supozohet qe jane te kuptueshme, por shikoj qe sa here duhet te te citoj me duhet te shkruaj dhe nje varg me sqarime qe ta kuptosh sic duhet sepse shpesh here ndodh qe ti nuk i kupton ato qe shkruhen apo ben sikur nuk kupton.

    Megjithate po ta sqaroj pak nje pjese te postimit tim:
    Kam ate qe ne antropologji njihet si formula e nje kombi: Gjuhen, zakonet, dhe vendodhjen ( Mer parasysh qe ne pjesen epirotase greke deri para disa dekadave dominonte elementi shqiptar).
    Me pyet c'far kam une te perbashket. Pra dhe une te pergjigjem ne emer te te gjitheve se si komb shqiptaresh kemi te perbashket Gjuhen, zakonet, dhe vendodhjen me parardhesit tane epirotas. Me vjen keq qe me duhet te te sqaroj dhe gjera kaq te thjeshta ne sintaksen e gjuhes shqipe.

    ------------------------------------------------
    ------------------------------------------------

    Sa epirote pagane jetojne ende ne Ballkan? Une do te sugjeroja qe te mos ndaleshe deri tek paganizmi, te shkoje akoma me heret, tek njeriu shpellar neandertal. Ai po qe ishte unik jo vetem me gjithe popujt e tjere te botes, por edhe me shpellaret e tjere qe jetonin ne shpellat fqinje. Po te duhen prova, te sjell une disa foto te emblemes se shkabonjes me dy krena ne shkembinj e shpella.
    E drejte, pra ti kerkon te thuash qe dhe simbolet evulojne ne kuptimin e tyre, dhe eshte me se e vertet. Mbas paganizmit shqiponja 2 krenare evuloi si simbol i kishes ortodokse dhe ne rastin kur ish me sfond te kuq si simbol i kishes ortodokse ne fushbeteje. Por ky simbol vazhdon evulimin e tij duke u bere simbol i shtetit te Arbrit ne shekullin e 15. Dhe sot, ky simbol eshte akoma me i forte duke na perfaqsuar te gjith neve si komb, pra simboli i kombit shqiptar. Dhe jemi nje nder kombet qe si flamur kemi simbol nje nga simbolet me te vjetra se historise se njerezimit. Per kete duhet te jesh krenar dhe jo te biesh ndesh me fjalet e tua qe gjerat evulojne, por evulojne deri tek kisha ortodokse greke. Evolucioni ndaloka pikerisht tek ortodoksizmi..! Ehh... Galileo i shkret thuaj.....



    Epirotas Gjak Shqiptari
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 26-11-2009 më 11:19

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ok mos u nxef, se nuk eshte fundi i botes! LOL

    Lere se vendet e Evropes Perndimore, ja shiko Spanjen ka popullsi myslymane edhe kulture Arabe me teper se kemi ne, po thuaj qe tek ne kane bere si kane dashur per arsye sepse ashtu si edhe sot ne nuk kemi pasur asnjehere nejrez tamam me "prapanice" kur i thone, te mendonin per vendin, por mendonin pikerishte per ate "prapanicen" e tyre. Pervec Skenderbeut dhe disa te tjereve shume te rralle me te shumtit kane bere allyshverishe vetem per pasurite e tyre.

    Nuk te kuptoj cka duhemi te mesojm nga spanjollet!!!???

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    [QUOTE=brooklyn2007;2493376]Aulona, identiteti europian eshte ajo mori gjerash qe na ben te perbashket me pjesen e civilizuar te ketij kontinenti. Kultura, nje tradite kombetare e qarte e plot vlera (Besa, Mikpritja, falja e toleranca, etj,), feja (e krishtere sikurse identifikohet Evropa). Por mbi te gjitha, vetedija per te paret dhe identitetin tone ne raport me ate qe jemi sot.[/QUOTE


    Ter portorikanet kolumbianet zezaket qe te rrethojne ne booklyn jan krishter me thuaj cfar kan keta me civilizim ???????????????????????

  8. #178

    Albo. mos hiq videot qe sjell une ketu ore i uruar

    ...se tregon pastaj dobesi ore "vorioepirot" qe nuk te pelqen e verteta.



  9. #179
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Nuk te kuptoj cka duhemi te mesojm nga spanjollet!!!???
    Me sa kuptoj une kerkon te thot qe spanjollet kane marre shume nga kultura arabe por nuk e kan humbur indetitetin e tyre dhe ne shumice kane fene e krishtere si zgjedhje te tyre.

  10. #180
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Njeri tha njehere: "Nuk jam ndier me mire ne jeten time kur nuk ia vija me veshin tim eti per ate qe kish per te thene dhe nuk jam ndier me keq ne jeten time kur im bir me beri te njejten gje." Nese cdo brez zgjedh qe te mos ia ver veshin brezit te meparshem, atehere ai brez nuk ka per te trasheguar gje prej tij, qe do te thote qe per "trashegimi te lashte" as nuk behet fjale fare. Dhe cdo 25 vjet shpikim nga nje identitet te ri: ilir, epirot, arber, arnavud, shqiptar, kosovar, kuller, unikatil,....

    Ku dolem? Dolem perseri tek zgjedhja qe gjithesecili prej nesh ben. Ka nga ata qe do te zgjedhin te trashegojne jo vetem emrin e gjuhen por edhe dimensionin shpirteror te te pareve te tyre, ashtu sic do te kete edhe nga ata shqiptare qe do te levizin ne rrjedhen e historise si puna e asaj fijes se kashtes qe lundron mbi ujrat e lumit te rrembyeshem te historise. Ku rafsha mos u vrafsha?!

    Secili ben zgjedhjen e vete, e vertete, mirepo askush nuk ka te drejt qe mbi ate zgjedhje te krijoje identitete, qe nuk ekzistojne apo te shkeputura. Zakonisht je i qarte kur shkruan te politika dhe disa tema te tjera kombetare, mirepo kur shkruan te keso lloj temash nuk je shume shume i qarte, ndoshta sepse bie viktime e fese si shumica e fetareve ne kete forum (ose flisni nga inati apo ndieni se po ju rrezikohet feja). Nejse, tung.

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Dhjetë leksione mbi ëndrrat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •