Close
Faqja 7 prej 82 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 820
  1. #61
    Mitingu në Vlorë, Spartak Ngjela përmend Avni Rustemin
    Shekulli Online | 13/11/2009

    VLORË( UPDATE) - Spartak Ngjela ka permendur Avni Rustemin ne mitingun e sotem te opozites ne Vlore duke renditur disa ngjarje te rendesishme historike ku Vlora ka qene protagoniste, si paralelizem me situaten e sotme, e cila sipas Ngjeles eshte tirani se ciles i duhet dhene fund ne 20 nentor.

    Kreu i PLD, Spartak Ngjela :

    Në 1920 nga këto male gjyshërit tuaj i dhanë mundësinë popullit të jetonte i lirë. Po përsëri paraardhësit tuaj patriot mbajtën dhe varrosën këtu libovitin e madh që i bëri nder kombit, rasti i tretë historik është ajo kohë e luftës së dytë botërore kur u bashkuat me aleatët.
    Rasti i katërt ai i vitit 97, ku ju demaskuat një njeri që donte ta bënte skllav këtë popull. Rasti i pestë është tani, pasi ka uzurpuar vendin.
    Koha ju kërkon ndihmë për ti dhënë fund më 20 nëntor në Tiranë tiranisë së tij. Në këto momente gjithë historisë tonë po i bëhet një agresion total. Njëri tallet me varrin e babait të kombit, jo se nuk e njohin historinë por e injorojnë, po se e duan pushtetin për të dominuar konfliktin e vjetër që kanë patur me varfërinë.
    Ne drejtohemi nga një uzurpator që ka qenë në kulimin e gëzimit kur njerëzit e mençur e këtij vendit thoshin kohë e tmerrshme për të qenë gjallë, ky është njeriu që gëzohet me tragjedinë tonë, po do ta vëmë para më 20 nëntor të këtij muaji. Të rrëzojmë gënjeshtrën, me integrimin me vizat e BE, nëse ka një shkak që jemi të izoluar shkaku është ky kryeministër. Nëse doni të dini pse nuk kemi të drejtë të lëvizim të lirë në perëndim përgjigja e thjeshtë na thonë s'keni realizuar standardet, po kush duhet t'i realizojë, sigurisht qeveria pse nuk i bëri për 4 vjet ky njeri standardet po do ti bëjë në këto dy muaj. Hapini kutitë ta gjeni arsyen dhe aty është e vërteta që nuk i realizoi standardet në 4 vjet, sepse donte të vidhte votat.
    Populli i tij i thotë hapi kutitë të shohim votat, ç'është ky njeri që e sheh si gjëmë po të hapen. Kjo një gjëmë për ata që e gatuan. Ky është tmerri i tij. Kjo është hija që i del natë për natë. Ai fshehet pas një vendimi gjykata po ku ka pushtet gjyqësor të pavarur, cili është ai ndërkombëtar që thotë se e keni të pavarur sistemin gjyqësor. Duhet ti themi stop kësaj tiranie, e cila nëse nuk frenohet do na grabisë dhe për dekada të tjera të ardhmen tonë. Nëse kemi respekt për veten nuk do ta lejojmë këtë njeri të na fyejë në dinjitet.


    *****************************
    Deputeti i PS, Namik Dokle :

    'Vij të përulem përpara popullit të Vlorës, të përulem në sheshin e Flamurit. Ju bëj thirrje të gjithëve, që në 20 nëntor të vini në Tiranë, për të hapur kutitë, që Berisha do t'i mbajë të mbyllura, për të mbajtur të mbyllura të gjitha maskarallëqet e qeverisë së tij. Këtu ju thërrisnit: Sali hajduti, paret tona ku i futi? Sot këtu në Vlorë, dhe në 20 nëntor në Tiranë, me te gjithë shqiptarët nga Tropoja në Konispol, do thërrasim, o Sali, Sali hajduti, votat tona ku i futi?

    Votat e shqiptarëve janë për integrimin e Shqipërisë në BE, votat e shqiptarëve janë për heqjen e vizave, prandaj ne i themi Sali Berishës, hap kutitë, e shqiptarët do mësojnë korrupsionin e familjes, klanit, do mësojmë korrupsionin me fazlliçëve. Të gjithë sëbashku në 20 nëntor, duhet të jemi në Tiranë, të pastrojmë Shqipërinë nga maskarallëku. Ne me lumenjtë e Shqipërisë, do pastrojmë hauret e kryeministrit Berisha. T'i japim shqiptarëve votën e lirë dhe të drejtën e integrimit. Të mblidhemi në 20 nëntor në Tiranë, dhe të pastrojmë Shqipërinë nga maskarallëku."


    **************************
    Gramoz Ruci :

    'Përshëndetje të gjithëve! Mirë se ju gjeta, vlonjatë të pavarësisë, vlonjatë të demokracisë. Që pas 65 vjetësh do kishin qeveritarët më të korruptuar, këtu në qytetin e pavarësisë, në qytetin e lirisë dhe demokracisë këtë askush nga ne nuk e kishte menduar. Janë arsye më shumë që ne sot këtu na u bashkuan Nard Ndoka, se shpirti demokristian është për liri dhe demokraci, për të vërtetën, ja pse na është bashkuar Spartak Ngjela, se 15 vjet burg, nuk i fali për këtë liri, por për standarde të lira dhe të drejta, ja pse është kreu i G 99, se rinia shqiptare nuk u ngrit për këtë demokraci. Kauza për transparencën e votës, për luftën kundër korrupsionit, krimit, është kauza e të gjithë shqiptarëve. 20 nëntori na thërret për transparencën e votës, prandaj ejani vlonjat.
    Rroftë Shqipëria! Rroftë Demokracia!

    ******************
    Ish drejtues i LSI, Ndre Legisi:

    Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje masive. Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që u mashtruan nga Ilir Meta që do të rrëzonte Berishën, e tani po lufton si një kukull për ta mbajtur atë në pushtet. Jam këtu për t'i thënë Metës se nuk mundet të mbahet me zor një pushtet, me hajdutlliqe si p.sh. tuneli i Kalimashit që u shemb 4 muaj mbasi u inaugurua. Jemi këtu për t'i thënë Saliut e Metës se nuk mund ta shesin votën e shqiptarëve. Ndaj ne duhet të qëndrojmë fort sepse ky qytet, ky shesh, do të luftojë fort. Prandaj unë i them këtij pushteti se nuk mund të trafikoj vota siç ka bërë për 18 vjet me radhë, prandaj unë ju falënderoj të gjithëve e ju lë takimin në tiranë në 20 nëntor.

    Kreu i PSD, Skënder Gjinushi :

    "Ne jemi këtu për betejën e votës së lirë. Ne do ta fitojmë këtë betejë sëbashku në 20 nëntor në Tiranë. Ju s'keni votuar për Sali Gërdecin në 20 nëntor, nuk votuat që të fitojë korrupsioni, nuk votuat që të rrihen gazetarët, nuk votuat për krizën ekonomike dhe varfërinë, nuk votuat për t'u qeverisur nga ministra të pandehur, si ministri rendit, prandaj do të jemi sëbashku në 20 nëntor. Nuk votuat që Shqipëria të jetë e fundit në Ballkan për heqjen e vizave. Ju e patë sesi lodhej Ilir Meta, apo Ilir Xhuveli, për të bindur Olli Rehn se Berisha është i gatshëm për të bërë reforma, ai që ju thoshte se Berisha ishte pengesa për integrimin e Shqipërisë. Saliu vodhi votën, për të vjedhur me familjen e tij piramidale. E drejta e votës i takon vetëm popullit. Sepse gjykatat nuk janë për të fshehur të vërtetën por për ta zbuluar atë, jo për të fshehur hajdutët, por për të zbuluar atë. Shqipërisë i duhet një qeverisje legjitime e mbështetur mbi votën tuaj. Ne sëbashku do shpëtojmë Shqipërinë nga Sali Berisha në 20 nëntor.

    Pjesë nga fjala e Kryetarit të Bashkisë Vlorë

    Shpëtim Gjika: "T'i kërkojmë Sali Berishës të kërkojë ndjesë publike për gafën e ministrit të tij të kulturës duke hedhur poshtë kulturën e Vlorës, duke thënë se do kthejë eshtrat e Ismail Qemalit që ne kemi 75 mbi 75 vjet që e përkujtojmë. Hapja e kutive është hapja e Shqipërisë me botën e lirë, lëvizja e lirë, për t'i dhënë fund historisë së shëmtuar ku populli voton qeveria numëron. Të hapen kutitë për të treguar se PS ka të drejtë të kërkojë votat e vjedhura, mazhoranca e di se çfarë ka brenda kutive. Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë. Nga ky shesh si votues i PS në qarkun e Vlorës duke folur në emrin tuaj u bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të respektojnë vendimet e forumeve për të bojkotuar këtë parlament ilegjitim"


    Kreu i G99, Erion Veliaj:

    "Kutitë duhet të hapen. Ne në Vlorë kemi një zakon që themi të vërtetën, edhe nuk kemi frikë nga e vërteta. Pyetja që unë kam: Çfarë vendi do keni ju, në historinë e Shqipërisë? Çfarë vendi do ketë secili prej jush në historinë e Shqipërisë? Në 20 nëntor ne kemi shans ta shkruajmë historinë tonë. Do takohemi të gjithë 20 nëntor. Disa cinikë thonë së protesta në 20 nëntor është e fundit, por unë ju them se kjo protestë është fillimi i fundit të Sali Berishës. Ca njerëz cinik thonë se, bojkoti opozitës dëmton integrimin, por bojkoti s'ka qenë zgjedhja jonë e parë, por zgjedhja jonë e detyruar. Çfarë e ndihmon integrimin e Shqipërisë, t'i shesin tokat si në Orikum, Argita e Shkëlzeni? Nëse ka diçka që e ndihmon integrimin e Shqipërisë, është që ne ta vazhdojmë këtë betejë. Ju ftoj në 20 nëntor në Tiranë, që ne ta shkruajmë vetë historinë e Shqipërisë së re."


    Pas Vlorës, protesta do vazhdojë në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor si reagimi më i madh qytetar deri tani. Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin "Skënderbej", por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj.


    shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 13-11-2009 më 15:22

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tak Ngjela kerkon gjak.

    Shtabi enverist i xhelatve qenkan mbledhur ne Vlore.
    Atje ku 12 vjet me pare po keta shperthyen histerine staliniste envero kanibaliste..

    Tak ngjela i parashytuar tani ne byro te seli rozes po udheheq revolucionin e ri polpotist.
    Me hapur ska ku te veje. Ai kerkon te gjakose Shqiperine.
    Te shohim sa vlonjate do i shkojne prapa ketij monstre qe nuk e paskemi njohur.

    ja cthot shekulli i kokdhim edvin rames.

    --


    Mitingu në Vlorë, Spartak Ngjela përmend Avni Rustemin

    Shekulli Online

    VLORË( UPDATE) - Spartak Ngjela ka permendur Avni Rustemin ne mitingun e sotem te opozites ne Vlore duke renditur disa ngjarje te rendesishme historike ku Vlora ka qene protagoniste, si paralelizem me situaten e sotme, e cila sipas Ngjeles eshte tirani se ciles i duhet dhene fund ne 20 nentor.


    Kreu i PLD, Spartak Ngjela:

    Në 1920 nga këto male gjyshërit tuaj i dhanë mundësinë popullit të jetonte i lirë. Po përsëri paraardhësit tuaj patriot mbajtën dhe varrosën këtu libovitin e madh që i bëri nder kombit, rasti i tretë historik është ajo kohë e luftës së dytë botërore kur u bashkuat me aleatët.
    Rasti i katërt ai i vitit 97, ku ju demaskuat një njeri që donte ta bënte skllav këtë popull. Rasti i pestë është tani, pasi ka uzurpuar vendin.
    Koha ju kërkon ndihmë për ti dhënë fund më 20 nëntor në Tiranë tiranisë së tij. Në këto momente gjithë historisë tonë po i bëhet një agresion total. Njëri tallet me varrin e babait të kombit, jo se nuk e njohin historinë por e injorojnë, po se e duan pushtetin për të dominuar konfliktin e vjetër që kanë patur me varfërinë.
    Ne drejtohemi nga një uzurpator që ka qenë në kulimin e gëzimit kur njerëzit e mençur e këtij vendit thoshin kohë e tmerrshme për të qenë gjallë, ky është njeriu që gëzohet me tragjedinë tonë, po do ta vëmë para më 20 nëntor të këtij muaji. Të rrëzojmë gënjeshtrën, me integrimin me vizat e BE, nëse ka një shkak që jemi të izoluar shkaku është ky kryeministër. Nëse doni të dini pse nuk kemi të drejtë të lëvizim të lirë në perëndim përgjigja e thjeshtë na thonë s'keni realizuar standardet, po kush duhet t'i realizojë, sigurisht qeveria pse nuk i bëri për 4 vjet ky njeri standardet po do ti bëjë në këto dy muaj. Hapini kutitë ta gjeni arsyen dhe aty është e vërteta që nuk i realizoi standardet në 4 vjet, sepse donte të vidhte votat.
    Populli i tij i thotë hapi kutitë të shohim votat, ç'është ky njeri që e sheh si gjëmë po të hapen. Kjo një gjëmë për ata që e gatuan. Ky është tmerri i tij. Kjo është hija që i del natë për natë. Ai fshehet pas një vendimi gjykata po ku ka pushtet gjyqësor të pavarur, cili është ai ndërkombëtar që thotë se e keni të pavarur sistemin gjyqësor. Duhet ti themi stop kësaj tiranie, e cila nëse nuk frenohet do na grabisë dhe për dekada të tjera të ardhmen tonë. Nëse kemi respekt për veten nuk do ta lejojmë këtë njeri të na fyejë në dinjitet.



    *****************************
    Deputeti i PS, Namik Dokle:

    'Vij të përulem përpara popullit të Vlorës, të përulem në sheshin e Flamurit. Ju bëj thirrje të gjithëve, që në 20 nëntor të vini në Tiranë, për të hapur kutitë, që Berisha do t'i mbajë të mbyllura, për të mbajtur të mbyllura të gjitha maskarallëqet e qeverisë së tij. Këtu ju thërrisnit: Sali hajduti, paret tona ku i futi? Sot këtu në Vlorë, dhe në 20 nëntor në Tiranë, me te gjithë shqiptarët nga Tropoja në Konispol, do thërrasim, o Sali, Sali hajduti, votat tona ku i futi?

    Votat e shqiptarëve janë për integrimin e Shqipërisë në BE, votat e shqiptarëve janë për heqjen e vizave, prandaj ne i themi Sali Berishës, hap kutitë, e shqiptarët do mësojnë korrupsionin e familjes, klanit, do mësojmë korrupsionin me fazlliçëve. Të gjithë sëbashku në 20 nëntor, duhet të jemi në Tiranë, të pastrojmë Shqipërinë nga maskarallëku. Ne me lumenjtë e Shqipërisë, do pastrojmë hauret e kryeministrit Berisha. T'i japim shqiptarëve votën e lirë dhe të drejtën e integrimit. Të mblidhemi në 20 nëntor në Tiranë, dhe të pastrojmë Shqipërinë nga maskarallëku."




    **************************
    Gramoz Ruci:


    'Përshëndetje të gjithëve! Mirë se ju gjeta, vlonjatë të pavarësisë, vlonjatë të demokracisë. Që pas 65 vjetësh do kishin qeveritarët më të korruptuar, këtu në qytetin e pavarësisë, në qytetin e lirisë dhe demokracisë këtë askush nga ne nuk e kishte menduar. Janë arsye më shumë që ne sot këtu na u bashkuan Nard Ndoka, se shpirti demokristian është për liri dhe demokraci, për të vërtetën, ja pse na është bashkuar Spartak Ngjela, se 15 vjet burg, nuk i fali për këtë liri, por për standarde të lira dhe të drejta, ja pse është kreu i G 99, se rinia shqiptare nuk u ngrit për këtë demokraci. Kauza për transparencën e votës, për luftën kundër korrupsionit, krimit, është kauza e të gjithë shqiptarëve. 20 nëntori na thërret për transparencën e votës, prandaj ejani vlonjat.
    Rroftë Shqipëria! Rroftë Demokracia!


    ******************
    Ish drejtues i LSI, Ndre Legisi:

    Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje masive. Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që u mashtruan nga Ilir Meta që do të rrëzonte Berishën, e tani po lufton si një kukull për ta mbajtur atë në pushtet. Jam këtu për t'i thënë Metës se nuk mundet të mbahet me zor një pushtet, me hajdutlliqe si p.sh. tuneli i Kalimashit që u shemb 4 muaj mbasi u inaugurua. Jemi këtu për t'i thënë Saliut e Metës se nuk mund ta shesin votën e shqiptarëve. Ndaj ne duhet të qëndrojmë fort sepse ky qytet, ky shesh, do të luftojë fort. Prandaj unë i them këtij pushteti se nuk mund të trafikoj vota siç ka bërë për 18 vjet me radhë, prandaj unë ju falënderoj të gjithëve e ju lë takimin në tiranë në 20 nëntor.


    Kreu i PSD, Skënder Gjinushi:

    "Ne jemi këtu për betejën e votës së lirë. Ne do ta fitojmë këtë betejë sëbashku në 20 nëntor në Tiranë. Ju s'keni votuar për Sali Gërdecin në 20 nëntor, nuk votuat që të fitojë korrupsioni, nuk votuat që të rrihen gazetarët, nuk votuat për krizën ekonomike dhe varfërinë, nuk votuat për t'u qeverisur nga ministra të pandehur, si ministri rendit, prandaj do të jemi sëbashku në 20 nëntor. Nuk votuat që Shqipëria të jetë e fundit në Ballkan për heqjen e vizave. Ju e patë sesi lodhej Ilir Meta, apo Ilir Xhuveli, për të bindur Olli Rehn se Berisha është i gatshëm për të bërë reforma, ai që ju thoshte se Berisha ishte pengesa për integrimin e Shqipërisë. Saliu vodhi votën, për të vjedhur me familjen e tij piramidale. E drejta e votës i takon vetëm popullit. Sepse gjykatat nuk janë për të fshehur të vërtetën por për ta zbuluar atë, jo për të fshehur hajdutët, por për të zbuluar atë. Shqipërisë i duhet një qeverisje legjitime e mbështetur mbi votën tuaj. Ne sëbashku do shpëtojmë Shqipërinë nga Sali Berisha në 20 nëntor.


    Pjesë nga fjala e Kryetarit të Bashkisë Vlorë

    Shpëtim Gjika: "T'i kërkojmë Sali Berishës të kërkojë ndjesë publike për gafën e ministrit të tij të kulturës duke hedhur poshtë kulturën e Vlorës, duke thënë se do kthejë eshtrat e Ismail Qemalit që ne kemi 75 mbi 75 vjet që e përkujtojmë. Hapja e kutive është hapja e Shqipërisë me botën e lirë, lëvizja e lirë, për t'i dhënë fund historisë së shëmtuar ku populli voton qeveria numëron. Të hapen kutitë për të treguar se PS ka të drejtë të kërkojë votat e vjedhura, mazhoranca e di se çfarë ka brenda kutive. Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë. Nga ky shesh si votues i PS në qarkun e Vlorës duke folur në emrin tuaj u bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të respektojnë vendimet e forumeve për të bojkotuar këtë parlament ilegjitim"


    Kreu i G99, Erion Veliaj:

    "Kutitë duhet të hapen. Ne në Vlorë kemi një zakon që themi të vërtetën, edhe nuk kemi frikë nga e vërteta. Pyetja që unë kam: Çfarë vendi do keni ju, në historinë e Shqipërisë? Çfarë vendi do ketë secili prej jush në historinë e Shqipërisë? Në 20 nëntor ne kemi shans ta shkruajmë historinë tonë. Do takohemi të gjithë 20 nëntor. Disa cinikë thonë së protesta në 20 nëntor është e fundit, por unë ju them se kjo protestë është fillimi i fundit të Sali Berishës. Ca njerëz cinik thonë se, bojkoti opozitës dëmton integrimin, por bojkoti s'ka qenë zgjedhja jonë e parë, por zgjedhja jonë e detyruar. Çfarë e ndihmon integrimin e Shqipërisë, t'i shesin tokat si në Orikum, Argita e Shkëlzeni? Nëse ka diçka që e ndihmon integrimin e Shqipërisë, është që ne ta vazhdojmë këtë betejë. Ju ftoj në 20 nëntor në Tiranë, që ne ta shkruajmë vetë historinë e Shqipërisë së re."




    Pas Vlorës, protesta do vazhdojë në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor si reagimi më i madh qytetar deri tani. Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin "Skënderbej", por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj.


    ***


    Apeli i Rehn, Rama: Bojkoti, reagim ndaj mungesës së demokracisë

    TIRANË- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn, duke thënë se mesazhi i tij është transformuar.
    Sipas Ramës, bojkoti nuk është shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikërisht ndaj mungesës së këtij normaliteti.

    "Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetë pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet dhe është vënë në mbrojtje të demokracisë", ka deklaruar Rama.

    Më tej, kreu i PS-së ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme të kthehet që nesër në Kuvend nëse merren parasysh kërkesat e bëra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Socialistët vlonjatë e kanë lënë Ramën në shesh vetëm me mercenarët dhe protestuesit shëtitës



    Vlora fishkëllen protestën e Ramës


    Vlora shënon dështimin e radhës të protestave absurde të Ramës, ku thirrjeve të tij për t'u mbledhur në Sheshin "Skënderbej" më 20 nëntor, protestuesit iu përgjigjën me fishkëllima. E konsideruar si bastion i majtë, Vlora ka bojkotuar Ramën në protestën e djeshme, megjithë angazhimin e madh që kishte marrë kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Socialistët e Vlorës e kanë lënë Ramën në shesh vetëm me mercenarët dhe protestuesit shëtitës që transportohen me autobusë nga njëri qytet në tjetrin. Në këtë miting, që ngjante në miniaturë me protestat absurde të zhvilluara nga Rama në qytetet e tjera, morën pjesë një grusht militantësh të këtij qyteti dhe njerëz të paguar, të cilët ishin sjellë nga rrethinat e qytetit dhe rrethe të tjera.

    Pavarësisht sforcimeve të shumta dhe transportimit të qindra militantëve me autobusë nga Tirana dhe rrethet e tjera, në këtë protestë nuk janë mbledhur më shumë se 1 mijë veta. Ajo që binte në sy ishte pjesëmarrja e detyrueshme e punonjësve të Bashkisë së Vlorës në këtë protestë, të cilët ashtu sikurse punonjësit e Bashkisë së Tiranës ishin kërcënuar nga kryebashkiaku i këtij qyteti. Mitingu ngjante me mbledhjen e firmave të drurit që shkatëruan pyllin e Sodës. Punëtorët e këtyre firmave përbënin vokalin më të madh në protestë, e cila është bërë në errësirë të plotë për të shmangur fotografimin nga ajri. Në Vlorë, prej ditësh ka mbërritur një grup deputetetësh të PS-së të dalë nga Vlora, të cilët kanë shkuar derë më derë për të mbledhur njerëzit në shesh me anë të pagesave, tashmë të kthyera në modë në mitingjet e Ramës. Por, pavarësisht këtyre shpenzimeve për një protestë absurde dhe pa shkak, dështimi ka qenë i pashmangshëm për Ramën, i cili u braktis nga shumica e socialistëve.

    ------------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------

    Rama eshte bere si ata bixhozxhinjtë e semure:
    Megjithese per çdo dite humbet, prap se prap nuk i rri bythaa pa lujt.

    Ne Shkoder e degjeneruan (miting me me pak njerez, se sa kishte ne mitingun e fushates ne Shkoder, partia e Petro Koçit)

    Ne Korçë e poshteruan (miting me 100 vete)

    Ne Vlorë e zhburrëruan (ne bastionin komunist, i shkojne me pak njerez se sa Pellumb Xhufit ne Poliçan)

    Keshtu si e ka nisur, do e humbase gjith pasurinë (lexo: antarsine socialiste)

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Berti71m
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    8
    Crazy Abanian propaganda against the albanians
    THIRRJE PER DEMONSTRATA NE GAZETAT SHQIPTARE

    "edhe 10 dite vllazen. erdhi koha ta shembim komunistin e fundit diktator sali ram berishen. te gjithe ne shesh per fatin e familjeve tuaja. erdhi dita per popullin ta veje ne vend nderin e tije"

    "COHU O POPULL ME 20 NENTOR DHE MBARO ATE QE NISE NE '97-en.ENVER HOXHA SUNDOI PER 41 VJET SAL BISHA I MBUSH 20 E NUK I DIHET SE SA KA NDERMEND TE SUNDOJ AKOMA PRANDAJ COHU E VEJI STOP SUNDIMIT TE INJORANTEVE QE TE VENE MENDJE DHE TE TJERE"

    "Te gjithe ne shesh me 20 nentor te leme çdo pune nuk ka pune me te rendesishme se e ardhmja jone dhe e femijeve tane.nuk ka te ardhme me b(er)ishen me mediun me bashen me olldashin me ilir prostituten dhe moniken e tij.poshte familja okupatore berisha".

    Keto thirrje jane bere ne Gazeten greke ne Shqiperi - SHEKULLI, nga elemente te caktuar qe duan me cdo kusht te pengohet endrra shume e kerkuar e cdo shqiptari per tju bashkuar Evropes se lire. E kam lene Shqiperine para 10 vjetesh dhe spo kuptoj se edhe mbas 10 vjetesh akoma ka njerez ne vendin tim qe bejne thirrje per sheshe e flamure, per demostrata e djegje si ne 97.
    Ne qofte se ju ka marre malli per komuniste te vertete ju lutem shkoni te gazeta serbo-greke SHEKULLI online dhe lexoni, do ngeleni pa mend. Kjo gazete vetem shqiptare smund te quhet.

    Jam munduar mbi 50 here me repliku te kjo website kunder ketyre antishqiptareve te vertete por asnjehere smi kane botuar komentet e mia keshtu qe vendosa ti shkruaj ne kete forum.

    YOU'LL NEVER STOP ALBANIA MOVING ON.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Berti71m
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    8

    Pyetje per shokun Veliaj

    [QUOTE=Brari;2482712]Kreu i G99, Erion Veliaj:

    "Kutitë duhet të hapen. Ne në Vlorë kemi një zakon që themi të vërtetën, edhe nuk kemi frikë nga e vërteta. Pyetja që unë kam: Çfarë vendi do keni ju, në historinë e Shqipërisë? Çfarë vendi do ketë secili prej jush në historinë e Shqipërisë? Në 20 nëntor ne kemi shans ta shkruajmë historinë tonë. Do takohemi të gjithë 20 nëntor. Disa cinikë thonë së protesta në 20 nëntor është e fundit, por unë ju them se kjo protestë është fillimi i fundit të Sali Berishës. Ca njerëz cinik thonë se, bojkoti opozitës dëmton integrimin, por bojkoti s'ka qenë zgjedhja jonë e parë, por zgjedhja jonë e detyruar. Çfarë e ndihmon integrimin e Shqipërisë, t'i shesin tokat si në Orikum, Argita e Shkëlzeni? Nëse ka diçka që e ndihmon integrimin e Shqipërisë, është që ne ta vazhdojmë këtë betejë. Ju ftoj në 20 nëntor në Tiranë, që ne ta shkruajmë vetë historinë e Shqipërisë së re."


    Pyetja që unë kam per ju zoti Veliaj: Çfarë vendi do keni ju, në historinë e Shqipërisë?
    Pergjigja: ne momentet me historike qe po kalon populli shqiptar ju jeni ne krye te turmes per ta djegur kete Shqiperi por po hiqesh si shpetimtari i gjithe shqiptareve.
    Pyetja tjeter: kush te ka dhene nje vote ty apo partise tende qe po kerkon te hapen ato kuti? Ke ndonje vote aty qe ta kane vjedhur? E njejta pyetje eshte edhe per Spartak Ngjelen, Skender Gjinushin e me rradhe - kush jua dha nje vote te vetme juve qe po e kerkoni se sben. A mos fshehet dicka tjeter ketu me e madhe? Po - antishqiptarizmi dhe nostalgjia perbindeshe per pushtet. Shqiitaret dhe historia vete do tjua tregojne vendin, po e tregoni fytyren e vertete.

    Brari, ma merr mendja se edhe ty SHEKULLI te ka futur ne listen e personave te bllokuar qe smund te shtojne komente dhe replika, kjo eshte absurde. Haram e pacin lekun e shqiptareve qe jua blejne ate gazete.

  6. #66
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    lexoni ca thot Gramoz Ruci lexoni: ne ktu sot me ne kemi shpirtin demokristian Nard Ndoken, nme e forta e kti fjalimi viktimozo pompoz eshte: ne ktu sot kemi Spartak Ngjelen qe hengri 15 vite burg per demokraci hahahahahahahahhaa harroj kush e futi ne burg ngjelen edhe pse


    edhe ky kuksjani, qe perulet perpara vlores---ishalla si bje me u kthy shpejt ne kukes.


    ne asnje vend te botes po u hapen kutite nuk del numerimi 100% si heren e pare, Icelanda i rinumeroi votat e 2001 me ane te se njejtit komjuter dhe heren e dyte nuk dolen aq sa heren e pare....ket e di edhe gomari me i madh ne ballkan ama ket se ditka edi nudo rama...


    nejse din kush te na thot se si u priten ps-istat ne vlore?

  7. #67
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    edhe ky kuksjani, qe perulet perpara vlores---ishalla si bje me u kthy shpejt ne kukes.
    Për kë kuksian e ke? Për Doklen?

    Dokle është goran (sllavo-maqedonas mysliman).
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bert...


    mir se ke ardhur ne forum..
    plotesisht jam ne nje mendje me juve.. per cfar po shkruan..

    historia perseritet.. thuhet shpesh..dhe vertet po perseritet gati gati njesoj si ne 97 ten..
    edhe ne 97 ten PPSH-ja gjeti ca te ashtuquajtur ish te persekutuar per ta ambalazhuar kryengritjen e armatosur polpotiste bolshevike si aksion demokratik qe e bejne te gjitha shtresat e popullit.. dhe gjeti ca kurt kole.. qe tani e ka zevendesuar me spartaka.. gjeti ca shkodran kinse super te djathte nji fare borici ne mos gaboj dhe tani ka gjetur ca nardndoker.. gjeti ca ridvana e tani i ka erionet velira.. gjeti ca luiza e tani i ka plot xhacka e spiropale.. gjeti ca studente vlore e tani po ashtu i ka gjetur ca te tille..
    pra namiku si mjeshter i organizimit te ketyre revolucioneve duket qe ka punuar mire.. mirpo kte radhe ata nuk e kan aleatin e athershem.. enverizmen kosovare diasporo shqiptare.. fale kjo Thaqo Tynelit e konstruktivitetit te berishes e sejdiut per harmoni mes politikes kosovare e asaj ne shqiperi.. po ashtu dhe kryesorja kjo.. nje gje PPSH-ja smund ta perpunoje si kurse do deshte..
    cfar psh..

    athere ne 97 ten e pare shumica e vlonjatve nuk e dinin se cfar kish per tu pjellë brenda ne shtepi te tyre..pra ne vet vloren e athershme..
    ata kujtuan se mjafton ti masakrojne ca shiksa e demokrate e motra demokratesh..(sikurse te ndjeren Greta grabova ne mos gaboj qe e kallashnikuan mu ne der te shpise ) dhe puna mbaroj..pra u muarr pushteti.. mirpo cndodhi..
    plasi anarkia kur ra shteti.. e bandat ben kerdine..ne ate parajse per elementin kriminal.. e vlonjatet e pane se cdo te thote VLOR pa shtet..
    Ndersa lideret e revolucionit i ben m.unë vlores e u ulen te ndajne tepsine e pushtetit te sapo marre ne tirane.. vet vlora u be nje darfur.. nje bejrut.. nje sketerre qe nuk ishte pare kurre ne hstorin tone..
    burra vlonjate arratiseshin me vajzat e tyre per dore naten neper male e gerxhe e dilnin ne buz te vjoses jo ne mifol se aty ishin ata qe qe i kini pare ne video.. po andej nga zonat e pa banuara qe te nxjerrin ne fshatrat e mallakastro myzeqese e qe aty ne kembe drejt lushnjes fierit etj per te mbrritur ne zonat tirano-durrsakore ku kish me qetsi..
    burrat vlonjate dilnin naten neper konshij per te ndare ato pak ushqime qe u kishin mbetur.. njeri jepte pak miell e merrte pak oriz tjetri pak vaj e jepte pak gjize e keshtu me muaj e muaj te tere vazhdoj ajo gjendje tmerrshme ku zot i vlores ishte kallashi me dy karikatore.. caushi e dreqi e i biri.. ku femra vlonjate u mbyll mbas mureve te shpive ne nje ankth se.. po vijn tani po vijn pastaj ata zoterit e vlores te na rrembejne e te na perdhunojne.. dhe jam i bindur se ate vit te tmerrshem ata e kan kujtuar berishen e jan penduar pse nuk e degjuan ate por dokle zabitet kurt kolet e ceket e gjinushet e atyre ditve..
    pikerisht pse kan reflektuar ata i bene berishes mbas ca kohesh ate pritjen e famshme qe nuk do harrohet.. ku berisha u detyrua te kerkoj leje nga ambasada amerikane qe ti lejohet vajtja ne vlore ..meqe aso kohe LINOJa e LIMPrehti ishin te vetmit te plotfuqishem te cilve u ecte fjala ne shtabet shytoiste zabito gjinushiste te revolucionit..
    ja pra ku te cojn revolucionet..

    Ne vlore kto dit Taku e Veliu e Edvini e zagari i tyre Gjika.. i than vlonjatve se nje arsye per revolucion eshte se.. qeveritaret nuk e dine ku i ka eshtrat Ismail Kemajli..

    Mirpo e verteta eshte se.. ata skan hall Ismail Qemali sepse PPSH -ja dhe dokumentin e firmetareve te Pamvaresise u a fshehu Shqiptareve per 50 vjet me radhe.. e fiset e atyre firmetareve i genocidoj deri ne rrëzë..
    Mjafton te lexosh kujtimet e Eqrem bej Vlores.. e te kuptosh qe.. revolucionet e anarkia jan gjëma te verteta..
    E eqrem bej Vlora e ka dashur Shqiperine e Vloren sikurse Ismail Beu.. e pra Ismail Beu po te ish gjalle do vdiste nga marazi vetem kur te shikonte se si po gjen ushtar per revolucion nje grusht maskarenjsh ne Vloren e tij..

    Po pse Taku spyet se ku te con revolucioni..

    Sepse Taku po plasi.. e ka strofullen e tij ne Rogner e ne Sheraton.. por ku do e gjeje vajza vlonjate strehen e saje tembrohet nga egersirat vlonjate skafisto kanibalo edvinoiste gjiko gjinushiste..
    kuuu..
    Kte nuk emendon Taku beqar.. sepse ai nuk e di cdo te thote Femije..
    As Edvini nuk e di kte sepse e ka treguar me vepra..kur i eshte trembur nje pagese 1000 lekshe te vjetra ne muaj tja jepte nenes se femjes se vet.. artistes bukuroshe.. dhe nga kopraclliku i tij.. gjeti arsye te mos paguaj ca para duke shpifur per gruan e tij ato qe i dime tashme..
    As erioni veli sdo tja dije.. per fate kalamaqerish..

    Pra Vlora te matet mire kte radhe.. Te kujtoje ate kohe.. e ti thrrase kaplloqes..
    Te shohe nenen e Caushit e cila i humbi shum nga femijet e saje.. sikurse mezani nipin e tjetri ate e kete..qe cti permendesh.. se te ze tmerri..
    Pra PPSH ja me Edvin ngjelen ne krye kte KUJTESE qe thashe smund ta perpunojne dot..
    ATa smund ti thone Vlores se ato kodra me varre qe mbajne te gdhendur ne mermer vitin 97 te.. nuk jan varre njerzish por gurza.. arkeologjike te antikitetit..
    Jo jo.. jan atu varret jan aty nenat qe i qajne femijet e tyre..
    E kjo besoj eshte krye argumenti.. se.. duhet Vlora e Shqiperia te mos i shkoje prapa djallezoreve edvin erion Tak e Ndok e falangave te tyre..

    Ne 20 Nentor eshte Prova e madhe..

    a do fitoje arsyeja e shendoshe qe..PAQJA eshte mrekulli e revolucioni enverist tako ngjelo edvinist nje MARRI.. apo e kunderta..

    ne e kemi bere detyren.. un per vete.. pra i kemi rene me koh burive.. MOS.. shkoni mbas monstrave..

    Miljardat e Edvinit ai kurre ska per ti ndare me ju o milet..

    As me Takun qe po e genjen mendja se ka me i pikue ndoj kaush me euro ne xhep e te beje palle nga mengjezi ne darke ne Rogner e Sheraton..
    as Erioni Veli.. nuk ka per te ndare miljonat e vjedhura me "trimat" qe do kacafyten me ushtar e police ne dyert e institucioneve..

    uroj qe tiranasit ate dite te mbyllen neper shpija sepse histeria e djallezia e kelisherise se PPSH-se ska kufij e eshte aq e sofistikuar qe te sajoje kasaphana sa askush smund ti parashikoje..

    Ata ben Gerdec.. pra mund te bejne cdo gje..

    pik.



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-11-2009 më 03:50

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Lane nam dhe keta .Nuk kane c'bejne dhe mbeten rrugeve e shesheve..
    Ashtu te rrine se Saliu i ka ne terezi gjerat per vete.
    Per Tak Ngjelen ne fillime sikur e kisha pak stime tani nuk e di c'kam , kur e shoh ne krah te Edi Rames e Namik Dokles ma lidh fare stomakun.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E kemi edhe ne nje ngjel ketej kufirit,ai eshte demaqi qe nuk ka njeri qe e ka kuptua se qfar deshiron.Sa majtas sa djathtas dhe tani kur e kan par e kan qit ne ofsajd nuk meret njeri me te me.

Faqja 7 prej 82 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •