Close
Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 272
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryeministri Thaēi: Tė bashkohemi rreth flamurit tė Kosovės

    Kryeministri i Kosovės y.Hashim Thaēi, njėherit kryetar i PDK-sė, ftoi tė premten qytetarėt e Kosovės dhe partitė politike nė Kosovė, qė mė 15 nėntor t’i ulin flamujt partiak dhe tė bashkohen rreth flamurit tė Kosovės – nė mėnyrė qė Kosova tė organizojė zgjedhje tė lira e demokratike dhe t’i ēojmė njė mesazh tė mirė faktorit ndėrkombėtar.

    Lideri i PDK-sė, para simpatizantėve e mbledhur, falėnderoi qytetarėt pėr njė fushatė fer dhe demokratike nė tė cilėn – sipas tij - treguan se Kosova ka njė vizion tė qartė drejt Bashkimit Evropian.

    Megjithatė, kryeministri Thaēi ftoi qytetarėt qė tė votojnė Partinė Demokratike tė Kosovės, duke kėrkuar nga ata qė votėn e parė nė Kosovėn e pavarur t’ia japin PDK-sė.

    Ai u shpreh i bindur nė fitoren e PDK-sė nė shumicėn e komunave, dhe u betua se ai, si kryeministėr i Kosovės, do tė bashkėpunojė me tė gjithė kryetarėt e komunave pavarėsisht nga vijnė ata. PDK, siē tha Thaēi, do tė jetė zėri i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe Kosova, sipas tij, pas 15 nėntorit do tė jetė njė storie e mirė.

    Astrit Salihu, kandidat i PDK-sė pėr kryetar tė Prishtinės ka ftuar qytetarėt qė ta votojnė atė nėse duan njė Prishtinė qė funksionon,. Ai premtoi edhe njėherė 5.700 vendparkingje, 225 punėtorė sanitarė qė do ta mirėmbajnė Prishtinėn, kompjuter pėr ēdo mėsimdhėnės, taksa tė vogla pėr biznese etj.

    Ai ftoi qytetarėt e Prishtinės qė me votėn pėr PDK-nė t’i tejkalojnė premtimet e parealizueshme tė qeverisė aktuale dhe dėshtimit tė Isa Mustafės.

    Salihu ftoi qytetarėt e mbledhur nė Sallėn e sporteve nė Prishtinė – qė tė votojnė pėr njė Prishtinė ndryshe dhe bėri thirrje: Prishtinė eja tė ndryshojmė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Partitė politike dhe votuesit nėpėr proceset zgjedhore

    Partitė politike dhe votuesit nėpėr proceset zgjedhorePartitė politike dhe votuesit nėpėr proceset zgjedhorePartitė politike dhe votuesit nėpėr proceset zgjedhore
    Prishtinė, 13 Nėntor 2009 (Kosovapress) Koha 17:13

    Brenda shtatė vitesh dhe pesė proceseve zgjedhore njė herė kishte ndryshime nė skenėn politike tė Kosovės, pasi qė deri mė 2007 me votat e fituara LDK mbajti pozitėn e parė, por zgjedhjet e atij viti, kėtij subjekti politik ia zvogėluan shumė votat, kurse subjekti i tashėm mė i madh politik nė vend, PDK me ruajtjen e votuesve tė vet arriti tė bėhet nė njė pėrqindje tė thellė partia mė e madhe nė vend, kurse AAK doli si subjekti i pestė, pasi qė me votat e fituara vendin e tretė e mori AKR-ja, kurse tė katėrtin LDD-ja. Nė Republikėn e Kosovės, qė prej pas luftės janė mbajtur pesė palė zgjedhje dhe Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress ka nxjerr me numra dhe pėrqindje votuesit qė kanė pasur partitė gjatė tėrė kėtyre proceseve. Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) prej 398.872 votuesve nė vitin 2000, ka rėnė nė 129.410 votues nė zgjedhjet e vitit 2007. Ndėrsa Partia Demokratike e Kosovės (PDK) nuk ka pasur ndonjė ndryshim tė madh nė numrin e votuesve, pasi qė nė vitin 2000 kishte 187.821 votues, kurse nė zgjedhjet e vitit 2007 arriti tė grumbulloj 196.207 vota. Po ashtu edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) nga 53.074 votues nė vitin 2000 ka arritur qė tė ketė njė ngritje tė vogėl nė vitin 2007 duke marrė gjithsejtė 54.611 vota.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pesė mijė pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės do tė ofrojnė siguri ditėn e zgjedhjeve

    Mė 15 nėntor, ditėn kur nė vendin tonė do tė mbahen zgjedhjet lokale, tė parat pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, 5 mijė pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės do tė angazhohen nė ofrimin sigurinė sė plotė anekėnd vendit, pėr tė mundėsuar rrjedhė normale dhe votim tė papenguar tė qytetarėve gjatė gjithė procesit zgjedhor....
    Postuar: 15:10:36 / 13.11.2009
    Policia e Kosovės ėshtė institucioni kryesor i cili do tė ofrojė siguri nė ditėn e diel, mė 15 nėntor. Me kėtė rast Policia e Kosovės ka angazhuar 5 mijė policė, duke pėrfshirė edhe forcat speciale, pėr ta bėrė sigurimin e tė gjitha qendrave tė votimit, depove dhe tėrė materialit tjetėr tė ndjeshėm.
    Majori Gani Fetahu, drejtor i Drejtorisė pėr Planifikim dhe Zhvillim nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, ka bėrė tė ditur se i tėrė plani operativ i policisė ėshtė bėrė nė koordinim me KQZ-nė.

    Ndryshe, Polica e Kosovės e ka vlerėsuar si tė qetė fushatėn parazgjedhore nė pėrgjithėsi dhe aktivitetet e partive politike
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sondazh pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit

    PDK - 40.09 %,
    LDK - 24.77 %,
    AKR-LDD - 15.78 %,
    AAK - 11.82 %


    Nė prag tė zgjedhjeve
    lokale tė 15 nėntorit
    nė Kosovė, Departamenti
    pėr Hulumtime
    i gazetės “Infopress”
    ka kryer hulumtimin e
    radhės. Hulumtimi ka pėrfshirė
    preferencat e qytetarėve tė Republikės
    sė Kosovės rreth kandidatėve
    pėr kryetarė tė komunave
    dhe kandidatėve pėr kėshilltarė
    komunalė. Ndėrkaq, do tė bėhen
    publike rezultatet nė nivel tė
    pėrgjithshėm. Hulumtimi i kryer
    nė fillimin e muajit nėntor,
    ėshtė zhvilluar nė 28 komuna
    tė Republikės sė Kosovės. Metodologji
    e hulumtimit ka qenė
    anketimi i qytetarėve.


    Sipas hulumtimit, PDK
    ruan tė gjitha komunat ku
    qeverisė aktualisht, prinė
    edhe nė tri komuna tė
    tjera.

    LDK mbetet dominonte
    vetėm nė Prishtinė
    dhe Istog.

    Koalicioni AKR-LDD
    avancon nė Gjakovė,
    ndėrsa mbetet larg fitores
    nė komunat e tjera.

    Vihet
    re njė rritje e lehtė e AAKsė
    nė disa komuna, por ka
    rėnie nė Pejė dhe Gjakovė

    Prin PDK
    Edhe nė kėto zgjedhje lokale,
    vėrehet dominimi i Partisė
    Demokratike tė Kosovės, e cila
    nė nivel vendi arrin tė marrė
    39.71 pėr qind tė pėrfaqėsimit
    nė komuna, ndėrkaq nė garėn
    pėr kryetarė prin me 40.09 pėr
    qind.


    Nga ana tjetėr, Lidhja
    Demokratike e Kosovės, pason
    partinė mė tė madhe nė vend
    me 23.87 nė pėrfaqėsimin e saj
    me kėshilltarė nėpėr komuna
    dhe renditet e dyta po ashtu sa
    i pėrket garės pėr kryetarė me
    24.77 pėr qind.


    Nė garėn pėr
    kryetarė tė komunave, koalicioni
    AKR-LDD renditet i treti
    me 15.78 pėr, ndėrkaq, tė ndara
    nė pėrfaqėsimin komunal, AKR
    merr 11.25, ndėrkaq LDD 6.81.


    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės,
    shėnon 10.84 pėr qind sa
    i pėrket pėrfaqėsimit me asamblistė
    nė komuna, dhe 11.82 pėr
    qind nė garėn pėr kryetarė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 13-11-2009 mė 20:55
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #195
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post “rrej, Rrej...se Diē Do Mbetet”

    “RREJ, RREJ...SE DIĒ DO MBETET”


    ...Ėshtė motoja e politikanėve tanė “kosovar” nė fushatėn zgjedhore...
    Eu, gjatė gjithė fushatės zgjedhore dėgjohet vetėm njė fjalė, qė me thėnė tė drejtėn ma gėrrith pak veshin...”kosovar...ne kosovarėt...pėr kosovarėt...”
    E dimė se ka fjalor e fjalė nė serbisht, turqisht, ka fjalor tė gjuhės rome, boshnjake, etj... Kurse pėr krerėt politikanė shqipėfolės nuk ka fjalor shqiptar, ka vetėm nė atė “kosovar”!

    E kėta janė ata, qė vetė i prijnė sė keqes! Kėtė emėrtim, kosovar, serbėt, me shekuj e kanė propaganduar pėr ne shqiptarėt, qė jemi denbabaden nė trojet tona stėrgjyshore, tė shkėputura nga shteti amė me forcė, falė Serbisė e sllavėve te jugut dhe Evropės, gjithmonė tė pa besė ndaj shqiptarėve!
    E pėrse mos tė thuhet, se e kanė propaganduar edhe kundėr myslimanėve?! Se si po shihet, po del kjart, se kėtu ėshtė mė e keqja... ne jemi mysliman e jemi tė “kėqij”!!? Po qe mysliman ore...le tė jesh evropian e shkuar evropianėve... po hė ēfarė tė thuash?!? Dashje pa dashje kėshtu mendon... aty po kapen, sa pėr tė na lėnė nė errėsirė...a ku di unė se ē’dreqin e mallkuar kanė me ne shqiptarėt nga tė dy anėt e kufirit!!!
    Po themi se pėrqindja mė e madhe e kombit shqiptar na qenkan me fe islame...na e kanė imponuar me dhunė!? Ja po e marrim se na e imponuan pushtuesit shekullorė dhe ne shqiptarėt nė Ballkan, d.m.th. nė Evropė, pjesa dėrrmuese e pranuam...dhe ēfarė tė keqe ka?!?
    Po ēfarė ka mė tė veēantė, ta zėmė feja e krishterė, ajo katolike dhe ortodokse apo budizmi... a ku ta di unė sa fe tė tjera!. Bash asgjė nuk ka mė tė mirė, apo ndonjė tė veēantė... tė gjitha janė nė drejtim tė besimit nė njė Zot!!!. Them se asgjė nuk kanė dhe as qė kanė pasur ndonjėherė! Ne po shkojmė drejt qytetėrimit, drejt civilizimit, drejt botės sė pėrparuar dhe jo tė kthehemi prapa nė kohė...nė mesjetė!!!
    Ja, sot mė 12.11 2009 u mor vendimi nė Bruksel, (qė pėr mua, nga njėherė, nė disa vendime e tubime tė tij, mė ngjan me Beogradin e Serbisė, pėrsa i pėrket ēėshtjeve tė shqiptarėve) vendimi qė Serbinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi t’u njihet liberalizimi i vizave!... pa liberalizim vizash mbetėn Shqipėria e Bosnja, myslimanėt boshnjakė, e pėr Kosovėn?!...Hiēgjė! Kėshtu,
    ju, tė “duruar kosovarė” pritni... se pėr ju nuk na bėhet vonė deri sa juve nuk po ju ngutet!!!???
    Kėshtu pra, serbėt dhe sllavėt e jugut na kanė thėnė e stėrthėnė, me vite e vite, se ne nuk jemi shqiptarė por, jemi shiftari-kosovari!!! Ka mund me ndodh gjithēka ndryshe por, vet me e pranu me dėshirė kėtė tė keqe, kjo nuk ėshtė parė as nė ėndėrr!!!
    Fjala “kosovar” ka” buēitur” nga ekrani i RTK kėta dy muaj, fare pa shkėputje, nė fjalimet pompoze tė politikanėve tanė “kosovarė” nė fushatėn elektorale...me premtime boshe...me rrena...me mashtrime, qė nga drejtuesit e kėtij shteti rakitik tė Kosovės!?
    Po afrohet dhe dita e votimit... ja mė nė fund kanė vendosur njė pjesė e vogėl tė dalin nė votime. Tė parėt janė politikanėt pasanikė...tė dytėt... tė afėrmit e politikanėve, tė privilegjuarit... Kėto kategori njerėzish, e kanė me shumė zell, pėr tė dalė nė votime, sepse do t’i japin votėn shefit tė tyre...bamirėsit tė tyre!? Kurse tė tretėt janė njė pjesė e tė papunėve, e varfanjakėve, tė cilėt kanė mundur t’i gėnjejnė e t’i mashtrojnė... se po qe se fiton ai, miku i tyre, qė i “qan” zemra pėr ta... ai ka pėr t’i siguruar punė e jetesė mė tė mirė... por qė nuk e kuptojnė tė mjerėt..se “miku”i tyre, sapo tė marrė votėn, d.m.th karrigen, as qė i bjen mend e le mė tė kujtohet pėr ta!!!! O njeriu popull, a e kupton qė premtimet e tyre janė vetėm rrena, rrena...se ata e njohin parullėn e shėmtuar:”...rrej, rrej se diē do mbetet...” se ata dinė vetėm premtime nė hava!!!
    A e sheh qė Kosovėn po e kthejnė e po e shndėrrojnė nė pronė private? A e sheh qė po hanė njėri tjetrin, kush e kush tė zhvasė e tė gllabėrojė pėr vete? E ku pritet nga kėta “trima” qė ta ngrejnė zėrin dhe tė kėrkojnė bashkimin e tė gjitha trojeve etnike, shqiptare nė njė Shqipėri natyrale?
    Jo, or jooo!... Kėta push(ta)tetarė po ndjellin pėrēarje dhe akoma e mė shumė po e ndajnė kėtė vend...sipas krahinave…e tmerrshme...!!?
    Por halli qėndron tek secili kryetar partie!? Kjo ėshtė mė “shqetėsuesja”... se, secili do qė tė fitoi... tė dalė i pari, qė ai tė vjedhė... se atij tė shkretit i duhen para…!?! ...Dhe ja ngatėrresa, PDK thotė se unė duhet te jem nė push(ta)tet (qe(n)veri)... se unė e fitova me luftė..., dhe sė paku PDK-sė i duhet patjetėr edhe njė mandat..sepse, o lum miku, nuk bėnė vetėm me gjysmė mandati... LDK-ja habitet, se si ka mundėsi... qė te humbim ne... kur ne e mbajmė mirė dhe ecim nė rrugėn qė na e la i “madhi” Rugova!?. Eh, pėr dreq... ne njėherė gabuam, qė u bėmė bashkė me kėta tė luftės... se ne jemi rugovista dhe rruga e rugovizmit ėshtė njė “rrymė “e re qė po njihet nė botė! Ndaj ne nuk e lėshojmė, qoftė, edhe me armė (arma e lutos)... dhe krismat nė Deēan!
    Po AAK, ku shefi i saj thotė se unė...unė duhet tė bėhem... se unė e meritoj... se isha vetėm disa muaj kryemi... dhe mė hoqėn e mė dėrguan nė Hagė... Unė pra nuk e shijova postin tim deri nė fund tė mandatit!
    Kurse, ai i LDD thotė... si ka mundėsi qė unė...qė jam mė i menēuri nga gjithė tė tjerėt!?... unė duhet ta drejtoj kėtė pushtet, kėtė qeveri... dhe pos asaj e kam edhe AKR e cila i mbulon me para... se ai shefi i AKR i ka vėllezėrit rusė dhe serb, ndaj ka me miliona euro! Ah, kėta serbėt kanė mjaft para sa pėr ta blerė kryesinė e Kosovės! Ndėrsa shefi i AKR... jo ai nuk ėshtė dakord qė partneri i tij, ai i LDD tė bėhet mė i madh se ky... jo, joooo, ky ėshtė ai, qė duhet tė jetė shef... se kėshtu e ka “porosinė” nga Rusia, motėr e madhe e Serbisė!!!
    Ja pra nuk gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt kėta politikanėt tanė...sepse e kanė harruar gjuhėn e popullit, gjuhėn e bukur shqipe...dhe kanė mėsuar gjuhėn e “politikanit kosovar”, gjuhėn e parasė, tė gėnjeshtrave,tė rrenave, tė mashtrimit, tė pasurimit nė kurriz tė kėtij populli tė shumėvuajtur...Deri kur mė kėshtu o populli im!!!???

    Nga-Faridin Tafallari

    http://www.albaniapress.com/lajme/10...DO-MBETET.html
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    E kush nuk genjeu ne fushat elektorale qe mos te genjejne ata.Te gjithe genjejne!S'ka politikan te ndershem.Te gjithe luftojne per kariget e tyre.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga daja shneq Lexo Postimin
    o q.j.a nanen ldkes ish lidhjes komuniste veteqeverisese qe sperzihej ne punet e jashtme te kerkuj le te shkaterohet njeher e pergjithmon,kan ndjenja emocionuese per autonomin e 1974 dhe jugoshkinin ldkistat,skan faj se vitet e arta i kan pas ne ishjugoshkini
    Po ne qoftse ja shilojm edhe pdk-es sate qfar mendon ti.
    Po ik more shko e merru me ndonje pune bujqesore se nuk je ti per komunikim,perse fyen partit shqipetare more i uruar,a te ka edukua kush ty per keto vite,po ku na qon ne qoftse ne ja shilojm nanen njeri tjetrit,po edhe ldk ka kontributin per kete qe ti e gezon sot o kungull.Kur ldk-ja ka punu per kete komb keta te partis sate kan qen duke luajtur me gogla diku ne fshatra te thella malore.
    Mos harro qe krejt keta kan dal nga brumi i ldk-es,por ti vetem duhet ta futesh ne perdorim trurin,sepse me sa po shifet trurin e ki krejt te ri,pra te pa perdorur e ai i shkreti per ta perdor eshte o kungull.

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nevojitet 50% plus njė votė
    Nė bazė tė sistemit zgjedhor tė votimit pėr kryetarė tė komunave nė rrethin e parė fiton kandidati qė ka fituar 50 pėr qind plus njė votė, ndėrsa nėse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytė mes dy kandidatėve tė cilėt kanė fituar mė sė shumti vota tė vlefshme.

    Nga Express mė 14.11.2009 nė ora 14:28
    Sipas ligjit dita e shtune ėshtė heshtje zgjedhore, ndėrkaq tė dielėn mbahen zgjedhjet e para lokale nė Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran, si dhe zgjedhjet e para qė administrohen plotėsisht nga vendorėt.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bėrė tė ditur se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr zgjedhjet e 15 nėntorit dhe pret qė procesi tė zhvillohet normalisht.

    Po ashtu ėshtė konfirmuar se edhe procesi i shpėrndarjes sė materialit zgjedhor nėpėr 36 komuna ėshtė bėrė nė mėnyrė tė sigurt dhe se nuk ka ndodhur asnjė problem, ndėrsa qė nė kėtė proces ėshtė angazhuar maksimalisht edhe Policia e Kosovės.

    Kėsaj radhe zgjedhjet pėr kryetarė tė komunave mbahen me lista tė hapura dhe votuesi ka mundėsinė tė zgjedhė vetėm njė kandidat.

    Nė bazė tė sistemit zgjedhor tė votimit pėr kryetarė tė komunave nė rrethin e parė fiton kandidati qė ka fituar 50 pėr qind plus njė votė, ndėrsa nėse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytė mes dy kandidatėve tė cilėt kanė fituar mė sė shumti vota tė vlefshme.

    Nė zgjedhjet e sė dielės, do tė jenė tė hapura 746 qendra votimi dhe 2.256 vendvotime dhe qytetarėt do tė mund tė votojnė nga ora 7.00 tė mėngjesit deri nė ora 19.00 nė mbrėmje.

    Kėtė proces zgjedhor do tė marrin pjesė 74 subjekte politike tė certifikuara nga KQZ-ja mė 30 shtator, prej tyre 37 janė parti politike, 19 janė iniciativa qytetare, 16 kandidatė tė pavarur dhe dy koalicione.

    Subjektet politike sipas entitetit janė 34 shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, 2 ashkali, 2 malazeze, 1 egjiptiane, 1 gorane dhe 1 rome.

    Numri i kandidatėve qė marrin pjesė nė zgjedhje ėshtė gjithsejtė 6,787, ndėrsa prej tyre 205 kandidatė garojnė pėr kryetarė komune dhe 6,582 kandidatė pėr kuvende komunale.

    Nė kėtė proces zgjedhor tė drejtė vote kanė gjithsejtė 1,563,741 qytetarė tė Kosovės. /Kosovapress/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    1,563,741 kan drejt vote por prej tyre hiqja - 1.000.000 qė s'kan me dal.

    Llapi populli spo na beson ma rrenave tona edhe pse unė e ti cdo ditė luftojm cdo der tu trokit me na dhan voten.

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Shembulli i demokracisė

    Duke uruar fitoren e partisė sė tij nė Ferizaj, Thaēi ka shprehur bindjen se pėr Xhemailin do tė votojnė edhe nga partitė e tjera. Shukri Buja premton 5 mijė vende tė reja tė punės nė Lypjan

    Nga Bardh Frangu mė 12.11.2009 nė ora 21:08
    Kur ka arritur kryeministri i Kosovės, njėherazi kryetar i PDK-sė, si zakonisht me vonesė, salla nė Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” veē ishte e ndezur nga kėngėtarėt e estradės.

    Mot tė nxehtė pėr ditėn e votimeve paralajmėroi edhe kėshilltari nė Ministrinė e Arsimit... Nehat Mustafa, kryetar i shtabit zgjedhor tė PDK-sė. “Urime fitorja, Ferizaj! Urime fitorja e PDK-sė dhe kandidatit pėr kryetar komune, Bajrush Xhemailit”, ishin fjalėt e para tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi.

    “Ju falėnderoj pėr fushatėn e qetė dhe demokratike nė Ferizaj dhe anė e kėnd Kosovės. Ju jeni shembulli i demokracisė”, u ka thėnė ai tė pranishmėve.

    Thaēi, pasi ka lavdėruar punėn e madhe qė ka bėrė kryetari aktual i komunės sė Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka shprehur besimin se pėr tė do tė votojnė edhe njerėz nga partitė tjera. “Votoni njeriun e mirė, menaxherin e mirė, votoni kryetarin e tė gjithėve, votoni Bajrush Xhemailin”, ka porositur Thaēi anėtarėt dhe simpatizantėt e PDK-sė nė Ferizaj.
    Kryetari aktual i komunės, i cili pretendon edhe njė mandat, Bajrush Xhemaili, ka folur me njė entuziazėm tė shtuar.

    “Lagje mė lagje, shtėpi mė shtėpi pashė mbėshtetjen tuaj pėr atė qė kemi bėrė. Pash edhe mbėshtetjen tuaj pėr vazhdimin e ndryshimeve qė kemi nisur pėr njė Ferizaj si njė qytet modern dhe si njė komunė elitare me perspektivė evropiane”, ka thėnė Bajrush Xhemaili.

    Ai ka rikujtuar edhe kohėn kur ka marrė mandatin pėr kryetar para dy viteve. “Qytetin e njihja vetėm pėr nga plagėt qė e ngulfatnin, ndaj kėrkova votėn tuaj nė momentin e fundit pėr ta shpėtuar kėtė qytet”, ėshtė shprehur Xhemajli.

    Atmosferėn e mbushur pėrplot nė Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” e kanė ndezur nė veēanti kėngėtarja e estradės kosovare Leonora Jakupi dhe grupi “Elita 5” nga Tetova e Maqedonisė.

    Njė orė mė parė, nė Lypjan, Thaēi ua prezantoi votuesve kandidatin e tij pėr kryetar komune, Shukri Buja. Kreu i PDK-sė ka premtuar investime tė mėdha nė Lypjan nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar ndėrsa Buja planifikon tė hapė 5 mijė vende tė reja pune gjatė kėtij mandati.

    “Unė dua tė besoj se nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar Lypjani do tė ndryshojė edhe mė tepėr dhe Shukri Buja do tė bėjė punė tė mrekullueshme. Aty ku ka vullnet dhe vizion, aty ka sukses, aty ku ka guxim pėr vendimmarrje ka edhe sukses”, ka thėnė Thaēi.

    Ndėrsa Buja ka premtuar se gjatė katėr viteve tė ardhshme, nėse rikonfirmohet kryetar i Lypjanit, do tė krijojė 5 mijė vende tė reja tė punės. “Ne po pretendojmė qė me votėn tuaj ta bėjmė realizimin e synimeve tė pėrbashkėta pėr jetė mė tė mirė, pėr zhvillim ekonomik mė tė lartė, pėr arsim cilėsor e shėndet tė mirė tė popullatės, pėr infrastrukturė tė rregulluar qind pėr qind, pėr zbutjen e papunėsisė dhe krijimin e 5 mijė vendeve tė punės”, ka thėnė Shukri Buja.

    Njė ditė pasi ėshtė sulmuar me gurė nė Deēan, Thaēi nuk ka pėrmendur fare incidentin, por ka bėrė thirrje pėr qetėsi nė kėto zgjedhje. Gjatė tė enjtes, PDK-ja mbylli fushatat zgjedhore me tubime edhe nė Viti, Kaēanik dhe Hani i Elezit.
    5 mijė vende tė punės nė Lipjan?
    Unė ika nė Lipjan tė jetoj e tė punoj.

Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •