Close
Faqja 19 prej 28 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 272
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    o q.j.a nanen ldkes ish lidhjes komuniste veteqeverisese qe sperzihej ne punet e jashtme te kerkuj le te shkaterohet njeher e pergjithmon,kan ndjenja emocionuese per autonomin e 1974 dhe jugoshkinin ldkistat,skan faj se vitet e arta i kan pas ne ishjugoshkini

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaēi rithekson pėrkushtimin e qeverisė pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė lira, fer dhe demokratike, me pjesėmarrjen e tė gjitha komuniteteve



    Prishtinė, 10 nėntor 2009

    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka pritur sot nė njė takim pėrfaqėsuesit e Rrjetit Evropian tė Organizatave pėr Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), tė kryesuar nga z.Darko Aleksov.

    Nė takim ėshtė diskutuar pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor tė 15 nėntorit, me theks tė veēantė pėr rėndėsinė e madhe qė kanė kėto zgjedhje pėr tė ardhmen demokratike tė shtetit tė Kosovės.

    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ritheksoi pėrkushtimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė gjitha institucioneve tė vendit pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė lira, fer dhe demokratike, me pjesėmarrjen e tė gjitha komuniteteve.

    Kryeministri Hashim Thaēi me kėtė rast falėnderoi pėrfaqėsuesit e Rrjetit Evropian tė Organizatave pėr Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), pėr gatishmėrinė dhe anagazhimin pėr monitorimin e procesit zgjedhor tė 15 nėntorit, duke qenė i bindur nė raportimin korrekt dhe profesional tė zgjedhjeve nga ana e kėtij misioni monitorues.

    Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, janė momenti mė i rėndėsishėm historik pėr Kosovėn. Suksesi i plotė i tyre do tė reflektojė pėr tė mirėn e vendit nė procesin e vazhdimit tė njohjeve pėr pavarėsinė e Kosovės, si dhe nė procesin e integrimit nė strukturat euroatlantike, - u shpreh kryeministri Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Deri sot,fushata zgjedhore ka kaluar si ėshtė mė sė miri

    Kuptohet,bėhet fjalė pėr pjesen organizative tė manifestimeve tė llojllojshme tė partive politike,e jo pėr pjesen pėrmbajtėsore tė premtimeve dhe alternativave tė paraqitura nga pretendentėt e pushtetit lokal,sepse kjo pjesė(programet) ėshtė storje nė veti dhe qytetarėt janė ata qė do e vlerėsojnė me 15 nėntor secilin program dhe kandidatė....
    Nga pamjet qė transmetojnė mediat,vėrehet njė pjesėmarrje e madhe e qytetarėve nė tubime,gjė qė jep njė farė shprese se edhe pjesėmarrja nė diten e votimit do tė jetė solide.
    Do tė ishte mrrekulli,nese me 15 nėntor arrihet tejkalimi i limitit tė 50 pėr qindėshit tė pjesėmarrjes sė qytetarėve nė votime.
    Me kėtė pjesėmarrje(mbi 50 pėr qind),ēdo pushtet lokal, pėrveēė legalitetit do tė arrinte edhe legjitimitetin qytetarė,qė pėr rrethanat dhe problemet akute e kronike qė kanė bashkitė kosovare,do tė ishte shumė domethėnėse.
    Pjesėmarrja sa mė masive dhe legjitimiteti qytetarė,do tu mundėsonte kryetarėve tė zgjedhur tė ndėrmarrin masa mjaft radikale, pėr tejkalimin e problemeve shume tė mėdha rreth urbanizimit,ndėrtimeve ilegale,problemeve me trafik,problemit tė sigurimit tė ujit tė pijėshėm,manaxhimit tė mbeturinave urbane,shkollimit ,shėndetit publik dhe trajtimit tė ujrave tė zeza qė po i mbysin tė gjitha qytetet e lumejt e pakėt tė Kosovės.
    Nė kėtė fushatė bie nė sy fakti,(me pak pėrjashtime),se ekskluzivisht u trajtuan e po trajtohen problemet lokale tė qendrave urbane dhe fshatrave tė Kosovės.Me njė fjalė,ėshtė arritur tė tejkalohet "politika e madhe",qė ishte karakteristikė e tė gjitha zgjedhjeve tė pasluftės nė Kosovė.

    Tė shpresojmė se edhe kėto pak ditė do tė kalojnė pa incidente,pėrplasje e konflikte tė panevojėshme.
    Kjo do ishte porosia mė e mirė pėr miqėt tanė dhe pėr vet neve,se dijmė dhe duam tė bėjmė shtet.
    Fundja,ky ėshtė vetėm fillimi i njė rruge shumė tė gjatė drejtė ndėrtimit tė njė demokracie funksionale,hapi i parė i sė cilės ėshtė vota e sigurt dhe e lirė e ēdo qytetari.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Koha pėr PDK’nė

    PDK’ja mbyll fushatėn zgjedhore nė Prizren, Suharekė e Rahovec. Thaēi shprehet i bindur pėr fitore tė kandidatėve tė tij nė zgjedhjet e 15 nėntorit. Ai thotė se PDK’ja tashmė ka tejkaluar kornizat e ngushta partiake.

    Nga Pėrparim Isufi mė 10.11.2009 nė ora 19:51
    Kryetari i PDK’sė, Hashim Thaēi ua ka lėnė njė mesazh votuesve nė Komunėn e Suharekės: Ka ardhur koha qė kjo komunė tė qeveriset nga PDK’ja.

    Nė mbyllje tė fushatės zgjedhore pėr kėtė komunė, PDK’ja ka mbushur sallėn e sporteve me simpatizues pėr t’ua prezantuar atyre kandidaturėn e Ramė Vatajt pėr Kryetar komune.

    Si asnjėherė mė parė nė tubimet e PDK’sė, foltorja ėshtė frekuentuar nga shumė figura tė partisė.

    Ka folur Thaēi e Vataj, sipas shabllonit. Por mbėshtetja ka ardhur edhe nga dy ministra tė Qeverisė - Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj. Kjo pėr shkak tė afėrsisė sė tyre me rajonin dhe elektoratin.
    Suhareka, komunė tė cilėn politikanėt e quajnė Therandė, e pret njė garė me plot tė panjohura mė 15 nėntor.

    Sali Asllanaj i LDK’sė kandidon pėr tė vazhduar mandatin. Ai sfidohet nga Blerim Kuēi i AAK’sė, nė sfidėn qė do t’i japė orientimet e tij politike pėr tė ardhmen.

    Ndėrsa Ramė Vataj i PDK’sė hyn nė kėtė garė me shijen e ėmbėl tė balotazhit tė arritur nė vitin 2007 nga Enver Hoxhaj, nė njė lokalitet qė llogaritej si bastioni mė i fortė i LDK’sė.

    Nė shikim tė parė, salla pėrplot me simpatizantė nuk duket matės i mirė. Sepse ajo ėshtė mbushur nga secila parti qė ka zgjedhur atė lokacion pėr ta mbajtur tubimin.

    Megjithatė, Thaēi, tė martėn e ka shpallur Ramė Vatajn fitues tė kėtyre zgjedhjeve.

    “Edhe Theranda po i bashkėngjitet fitores sė fuqishme tė PDK’sė si nė tėrė Kosovėn... Oferta mė e mirė pėr ju ėshtė Ramė Vataj”, ka thėnė Thaēi.
    Edhe Vataj ėshtė shprehur i bindur se do tė dalė fitues nė kėtė garė.

    “Kam parė gatishmėrinė pėr ndryshim nė Therandė. Jam i bindur se unė do tė fitoj kėsaj radhe nė Therandė, nė mėnyrė qė kjo komunė tė ndryshojė”, u shpreh Vataj.

    Pėr Ministrin e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, Enver Hoxhaj, 15 nėntori ėshtė koha kur qytetarėt e Therandės “duhet tė ndahen prej sė kaluarės duke ecur nga e ardhmja”.

    “Ka ardhur koha qė qyteti i Therandės tė jetė qyteti mė modern, mė i zhvilluar dhe mė i pastėr. Ka ardhur koha e PDK’sė dhe me fitoren tonė do ta ndryshojmė Therandėn”, u shpreh Hoxhaj.
    Tubim pėrmbyllės tė fushatės, PDK’ja ka mbajtur edhe nė Prizren.

    Nė palestrėn e sporteve, Kryetari Thaēi u shpreh se me zgjedhjet e 15 nėntorit do tė fitojė shteti i Kosovės.

    “Jemi shumė krenarė pėr mbėshtetjen unanime dhe tė fuqishme tė qytetarėve tė Kosovės pėr t’i fituar edhe zgjedhjet e para nė Kosovėn e pavarur nė mėnyrė meritore”, ka thėnė Thaēi kur u ka prezantuar prizrenasve kandidatin e tij pėr Kryetar komune, Ramadan Muja.

    Ai e ka quajtur Mujėn si “njeri tė punės” i cili, sipas Thaēit, pėr 18 muaj ka bėrė mė shumė se tė gjitha administratat komunale nė tetė vitet para tij.

    “Ramadan Muja ishte nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė Prizrenit. Falė kėsaj pune tė tij, PDK’ja tashmė ka tejkaluar kornizat e ngushta partiake duke u bėrė vizion i qytetarėve”, ka thėnė Hashim Thaēi.

    Ndėrsa Muja ka premtuar se do t’i realizojė tė gjitha ato qė i ka premtuar nė katėr javėt e fushatės zgjedhore para elektoratit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Turi nė Dukagjin

    Nga Express mė 11.11.2009 nė ora 21:08

    Kryetari i PDK’sė, Hashim Thaēi ka kėrkuar nga votuesit e Pejės qė t’i bashkohen PDK’sė.
    Para simpatizantėve tė partisė nė kėtė qytet, kreu i PDK’sė ka thėnė se zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit janė tė rėndėsishme pėr tėrė Kosovėn.

    “Ndryshimet nė Pejė i kėrkon qytetari, i kėrkon nevoja. Ndryshimet do tė ndodhin nė Pejė atėherė kur tė votoni PDK’nė dhe kandidatin e saj Ilhami Gashi”, ka thėnė Thaēi.
    Tė mėrkurėn, Thaēi ka bėrė njė “Tour de Dukagjini” duke mbajtur takimet pėrmbyllėse nė katėr komuna tė kėtij regjioni pėr vetėm njė pasdite.

    Ka filluar nė Klinė pėr tė vazhduar mė pas nė Pejė e Deēan. Tubimi i paralajmėruar nė Gjakovė nuk ėshtė mbajtur fare pėr shkak tė sulmit qė ndodhi nė Deēan ndaj eskortės sė liderit tė PDK’sė

    “Nė Pejė ka nevojė pėr qeverisje tė mirė dhe sundimin e ligjit, rend dhe siguri, efektivitet nė punė dhe profesionalizėm”, ėshtė shprehur ai duke premtuar mbėshtetjen e tij, si kryeministėr i Kosovės, pėr ēdo projekt qė do t’ia sjellė nė tavolinė Ilhami Gashi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    ORA hedh dyshime mbi mbarėvajtjen e procesit zgjedhor

    Incidenti i djeshem i shkaktuar nga kryemonistri dhe banda e tij si dhe dyshimet e bazuara se vota do te vidhet nga PDK do te shkaktojne kaos ne Kosove.
    Kete konstatim e perforcon angazhimi i kryeministrit ne fushate ne menyre te paligjshme duke shfrytezuar resurset e perbashketa per qellim te vetin dhe partise se tij.
    Per ma shume nga disa te dhena te reja te dhena sot ne konferenca shtypi nga parti te ndryshme eshte me se e sigurte qe pergaditja per vjedhjen e votes jane te thella dhe thuajse nuk meshifet ky qellim.
    Une mbese prap me shprese se fale faktorit te huaj e sidomos te amerikaneve nuk do te ndodhe perdhosja e votes kesaj rradhe se perndryshe keq i kemi punet



    -------------------------------------------------------



    ORA hedh dyshime mbi mbarėvajtjen e procesit zgjedhor

    Partia Reformiste ORA ka shprehur shqetėsimin pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, pasi qė - sipas kėsaj partie - kompania e cila do tė merret me transportin e materialit sensitiv dhe josensitiv pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, NTSH”G&H”, me numėr biznesi 70425162, “ėshtė kompani joprofesionale pėr kėtė punė”, e regjistruar pėr veprimtari: “Riparim i aparateve elektrike shtėpiake dhe sallon ondulimi dhe zbukurimi”.

    Kėto informata, siē thuhet nė njė komunikatė tė ORA-s, ēdo qytetar i Kosovės mund t’i marrė nga ueb-faqja www.ARBK.org dhe nė www.kqz-ks.org, ose tė kėrkohet nė mail KQZ.sekretariati@kqz-ks.org.

    Po ashtu nė komunikatė thuhet se, edhe kompania fituese pėr tenderin e transportit pėr stafin e Qendrės sė Numėrimit tė Rezultateve, kompania “Vėllezėrit Thaqi”, me nr. tė biznesit 80064748, si veprimtari tė regjistruar ka “Veprimtari tė agjencive tė tjera tė transportit, tregti me pakicė tė karburanteve dhe lubrifikanteve, hotele dhe motele, punė tė specializuara tė ndėrtimit, ndėrtim i autostradave, rrugėve, aeroporteve dhe objekteve sportive ndėrtim i lartė dhe ndėrtim i ulėt”.

    ORA bėn tė ditur se kjo kompani ka fituar tenderin pasi qė ėshtė anuluar tenderi i parė mė 28.10.09, ku kanė konkurruar 3 kompani me motivin se janė pranuar mė pak se 3 oferta – ndėrsa kontrata ėshtė nėnshkruar mė 04.11.2009 , pikėrisht 8 ditė mė parė.

    Po ashtu, ORA ka bėrė tė ditur se, shtypja e fletėve dhe broshurave pėr zgjedhjet 2009 ėshtė dhėnė kompanive CETIS DD nga Sllovenia dhe PARTNER TRADE Prizren.
    “Data e dhėnies sė kontratės ėshtė 03.8.2009, ndėrsa kompania nga Prizreni “Partner Trade” ėshtė e regjistruar nė regjistrin e biznesit, me numėr 70600641, dhe mė datėn 19.08.2009 pikėrisht 16 ditė mė vonė se qė e ka marrė kontratėn”, thuhet nė komunikatėn e ORA-s.

    “Kjo kompani e cila e ka marrė tenderin pėr shtypjen e materialit sensitiv, ėshtė e regjistruar pėr ‘tregtia e pjesėve dhe mjeteve tė automjeteve motorike, tregtia me shumicė e tekstilit, tregtia me shumicė e veshjeve dhe kėpucėve, tregtia me pakice tė artikujve tė imtė, ngjyrave dhe qelqit, etj’’, thuhet nė fund tė komunikatės sė ORA-s.
    /Telegrafi/
    Postuar: 15:12 / 12 Nentor 2009


    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    LDK e shqetėsuar me disa kontrata tė dyshimta tė KQZ
    Prishtinė, 12 nėntor Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) ėshtė i shqetėsuar me tri kontrata pune qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet e 15 nėntorit. Por, siē tha nė njė konferencė tė jashtėzakonshme tė shtypit, kryetari i SHZ tė LDK sė, Lutfi Haziri, kėto shqetėsime tė LDK-sė janė shpėrfillur. "Ne jemi tė shqetėsuar nė masė tė madhe nga disa tė dhėna qė u zbuluan kėtė javė lidhur me ndėrmarrjet e kontraktuara nga Qeveria e Kosovės dhe nga KQZ ja pėr tė kryer kėtė proces zgjedhor. Ne kemi kontaktuar me KQZ nė dhe me disa ambasada tė huaja, por shqetėsimet tona kryesisht janė injoruar. Prandaj, ne besojmė se ėshtė e rėndėsishme qė kėto informacione tė bėhen publike", tha Haziri nė fillim tė takimit me gazetarė. Siē shpjegoi ai, bėhet fjalė pėr kontratėn pėr transportimin e fletėvotimeve, pėr kontratėn pėr transportimin e stafit tė KQZ sė dhe pėr kontratėn pėr mbrojtjen e fletėvotimeve nė qendrėn e numėrimit dhe paraqiti tė dhėna qė flasin pėr parregullsi tė qarta nė procesin e pėrzgjedhjes sė kompanive. Haziri shprehu habinė qė transporti i fletėvotimeve iu besua njė kompanie qė nuk ėshtė marrė kurrė me kėtė punė. "NTSH 'G&H' ėshtė kompania qė e ka fituar kontratėn pėr tė transportuar fletėvotimet. Sipas regjistrimit tė biznesit, kjo kompani merret me instalime elektrike dhe pajisje, me riparimin e pajisjeve elektrike shtėpiake, me ondulime dhe trajnime tė tjera pėr bukuri. Pse KQZ ja i jep kontratė pėr transportimin e fletėvotimeve njė kompanie pėr ondulim dhe pėr punė elektrike??, tha ai. Ai paraqiti edhe shqetėsimet e SHZ tė LDK sė lidhur me kompaninė qė ka fituar kontratėn pėr transportimin e stafit dhe pėr mbrojtjen e fletėvotimeve, nė veprimtarinė e sė cilės nuk pėrfshihen fare punė tė kėtij lloji. "Ndėrmarrja tregtare shėrbyese 'Vėllezėrit Thaēi' e fitoi kontratėn pėr tė transportuar stafin e KQZ sė dhe pėr mbrojtjen e transportit tė fletėvotimeve nė Fushė Kosovė. Sipas regjistrimit tė biznesit, kjo kompani merret me shitje me pakicė tė karburanteve, me shėrbime hotelierike dhe me ndėrtimtari. Pse KQZ ja ia jep kontratėn pėr tė mbrojtur dhe transportuar fletėvotimet njė kompanie qė nuk merret me kėtė punė", tha mė tutje z. Haziri. Ai paraqiti shqetėsimet edhe lidhur me kontratėn me kompaninė CETIS, pėr shkak se partneri i saj, kompanie kosovare "Partner Trade", e cila i ka vetėm dy punėtorė, ėshtė regjistruar si ndėrmarrje 16 ditė pas njoftimit pėr dhėnien e kontratės. "CETIS ėshtė kompani e respektuar dhe e njohur ndėrkombėtarisht qė prodhon materiale tė ndjeshme, por ne kemi shqetėsime serioze nė lidhje me partnerin e saj lokal, 'NT Partner Trade'. Sė pari, sipas njoftimit tė dhėnies sė kontratės, botuar mė 7 shtator 2009, kontrata i ishte dhėnė kompanisė CETIS dhe partneres sė saj 'Partner Trade' nga Prizreni, mė 3 gusht 2009. Por, sipas dokumentit tė regjistrimit tė biznesit nė Agjencinė e Bizneseve tė Kosovės, regjistrimi i biznesit ishte bėrė mė 19 gusht 2009. Pyesim, si e kanė fituar ata kontratėn 16 ditė para se tė regjistrohen si ndėrmarrje". Sipas aktiviteteve tė regjistruara, kjo kompani merret me shitjen me shumicė tė mallrave, me shitja e pjesėve tė automjeteve motorike dhe tė aksesorėve, me shitjen me shumicė tė tekstilit, me shitjen me shumicė tė veshjeve dhe mbathjeve, me shitjen me pakicė tė tekstileve, me shitjen me pakicė tė veshjeve, me shitjen me pakicė tė kėpucėve, artikujve tė lėkurės, bojėrave, qelqit, etj.", tha Haziri. Nė kėtė kontekst, kryetari i SHZ tė LDK sė shtroi njė sėrė pyetjesh: Pse KQZ ja i jep kontratė kompanisė CETIS, kur partneri i saj lokal nuk ishte fare biznes i regjistruar nė kohėn kur ėshtė dhėnė kontrata? Pse i besohet njė partneri lokal tė biznesit, i cili nė asnjė mėnyrė nuk ka tė bėjė me prodhimin dhe shpėrndarjen e fletėvotimeve? Si mund t'i besohet njė detyrė e tillė njė kompanie qė ka vetėm dy punėtorė?, pyeti Haziri duke shtuar se pėrgjigjet nė kėto pyetje duhet t'i japin kryeministri i Kosovės, Hashim Tha[i, dhe KQZ. "I bėjmė thirrje kryeministrit dhe KQZ sė qė tė adresojnė shqetėsimet tona deri nesėr, nė fund tė ditės", theksoi Haziri, duke theksuar se zgjedhjet e sė dielės duhet tė zhvillohen "konform ligjit". Gjithashtu shefi i Shtabit Zgjedhor tė LDK sė shprehu qėndrimin e palėkundur kundėr njollosjes sė procesit zgjedhor, nė tė gjitha fazat e saj, nga kushdo qoftė. "E diela ėshtė ditė historike pėr demokracinė dhe askush, pa marrė parasysh pėrkatėsinė politike, nuk mund tė ngacmojė votėn e lirė, pa marrė parasysh sa tė dėshpėruar janė. E diela i takon popullit - askujt tjetėr", theksoi kryetari i Shtabit Zgjedhor tė LDK sė, Lutfi Haziri.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    doris pak vjen te premten ne kosove dhe do te qendroj deri te hanen ketu...nuk jon te hujt budalle me lan hashimin e kta hajnat tjer me i pas durt e lira,sjem te aft me organizu kurgjo na po veq qudi qysh po ka hala budallica qe po i besojn ksaj politike t`zhonglavt e t`katunaravt.

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Nga Klan Kosova

    Partitė akuzojnė KQZ-nė


    THURSDAY, 12 NOVEMBER 2009 15:45
    altAleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, akuzoi sot Komisionin qendror tė Zgjedhjeve, dhe Partinė Demokratike tė Kosovės se kanė shtypur mė shumė fletėvotime me qėllim qė tė manipulojnė me rezultatin e zgjedhjeve tė sė dielės.
    Sekretari i pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, i bėri thirrje PDK-sė tė heq dorė nga vjedhja e votave.

    Ramadanai shprehu dyshimin e kėsaj partie edhe nė transportin e kutive tė votimit, pėr bartjen e tė cilave sipas AAK-sė KQZ- ka kntraktuar njė kompani jo profesionale .

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shembulli i demokracisė

    Duke uruar fitoren e partisė sė tij nė Ferizaj, Thaēi ka shprehur bindjen se pėr Xhemailin do tė votojnė edhe nga partitė e tjera. Shukri Buja premton 5 mijė vende tė reja tė punės nė Lypjan

    Nga Bardh Frangu mė 12.11.2009 nė ora 21:08
    Kur ka arritur kryeministri i Kosovės, njėherazi kryetar i PDK-sė, si zakonisht me vonesė, salla nė Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” veē ishte e ndezur nga kėngėtarėt e estradės.

    Mot tė nxehtė pėr ditėn e votimeve paralajmėroi edhe kėshilltari nė Ministrinė e Arsimit... Nehat Mustafa, kryetar i shtabit zgjedhor tė PDK-sė. “Urime fitorja, Ferizaj! Urime fitorja e PDK-sė dhe kandidatit pėr kryetar komune, Bajrush Xhemailit”, ishin fjalėt e para tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi.

    “Ju falėnderoj pėr fushatėn e qetė dhe demokratike nė Ferizaj dhe anė e kėnd Kosovės. Ju jeni shembulli i demokracisė”, u ka thėnė ai tė pranishmėve.

    Thaēi, pasi ka lavdėruar punėn e madhe qė ka bėrė kryetari aktual i komunės sė Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka shprehur besimin se pėr tė do tė votojnė edhe njerėz nga partitė tjera. “Votoni njeriun e mirė, menaxherin e mirė, votoni kryetarin e tė gjithėve, votoni Bajrush Xhemailin”, ka porositur Thaēi anėtarėt dhe simpatizantėt e PDK-sė nė Ferizaj.
    Kryetari aktual i komunės, i cili pretendon edhe njė mandat, Bajrush Xhemaili, ka folur me njė entuziazėm tė shtuar.

    “Lagje mė lagje, shtėpi mė shtėpi pashė mbėshtetjen tuaj pėr atė qė kemi bėrė. Pash edhe mbėshtetjen tuaj pėr vazhdimin e ndryshimeve qė kemi nisur pėr njė Ferizaj si njė qytet modern dhe si njė komunė elitare me perspektivė evropiane”, ka thėnė Bajrush Xhemaili.

    Ai ka rikujtuar edhe kohėn kur ka marrė mandatin pėr kryetar para dy viteve. “Qytetin e njihja vetėm pėr nga plagėt qė e ngulfatnin, ndaj kėrkova votėn tuaj nė momentin e fundit pėr ta shpėtuar kėtė qytet”, ėshtė shprehur Xhemajli.

    Atmosferėn e mbushur pėrplot nė Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” e kanė ndezur nė veēanti kėngėtarja e estradės kosovare Leonora Jakupi dhe grupi “Elita 5” nga Tetova e Maqedonisė.

    Njė orė mė parė, nė Lypjan, Thaēi ua prezantoi votuesve kandidatin e tij pėr kryetar komune, Shukri Buja. Kreu i PDK-sė ka premtuar investime tė mėdha nė Lypjan nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar ndėrsa Buja planifikon tė hapė 5 mijė vende tė reja pune gjatė kėtij mandati.

    “Unė dua tė besoj se nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar Lypjani do tė ndryshojė edhe mė tepėr dhe Shukri Buja do tė bėjė punė tė mrekullueshme. Aty ku ka vullnet dhe vizion, aty ka sukses, aty ku ka guxim pėr vendimmarrje ka edhe sukses”, ka thėnė Thaēi.

    Ndėrsa Buja ka premtuar se gjatė katėr viteve tė ardhshme, nėse rikonfirmohet kryetar i Lypjanit, do tė krijojė 5 mijė vende tė reja tė punės. “Ne po pretendojmė qė me votėn tuaj ta bėjmė realizimin e synimeve tė pėrbashkėta pėr jetė mė tė mirė, pėr zhvillim ekonomik mė tė lartė, pėr arsim cilėsor e shėndet tė mirė tė popullatės, pėr infrastrukturė tė rregulluar qind pėr qind, pėr zbutjen e papunėsisė dhe krijimin e 5 mijė vendeve tė punės”, ka thėnė Shukri Buja.

    Njė ditė pasi ėshtė sulmuar me gurė nė Deēan, Thaēi nuk ka pėrmendur fare incidentin, por ka bėrė thirrje pėr qetėsi nė kėto zgjedhje. Gjatė tė enjtes, PDK-ja mbylli fushatat zgjedhore me tubime edhe nė Viti, Kaēanik dhe Hani i Elezit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sot i jepet fund fushatės parazgjedhore

    Sot pėrfundon fushata zgjedhore dhe nė mesnatė fillon heshtja elektorale.KQZ thotė gjithēka ėshtė gati pėr tė dielėn.Subjektet politike dhe kandidatėt e pavarur pėr zgjedhjet e 15 nėntorit, tė premten, kryesisht nė Prishtinė, mbajnė tubimet pėrmbyllėse tė fushatės 30 ditore parazgjedhore....
    Postuar: 09:57:37 / 13.11.2009
    Zyrtarėt e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve bėnė tė ditur se procesi i sjelljes dhe shpėrndarjes sė materialit zgjedhor nėpėr 36 komuna ėshtė bėrė nė mėnyrė tė sigurt dhe se nuk ka ndodhur asnjė keqpėrdorim.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 19 prej 28 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •