Te nderuar forumiste dhe moderatore te ketij forumi ,ju pershendes dhe ju falenderoj te gjitheve pa perjashtim .Pershendes ata me te cilet pajtohem por edhe ata me te cilet nuk pajtohem nese edhe ata e duan kombin dhe dheun e shqipeve.
Pershendes edhe ata qe me kane fyer ne menyren me vulgare pa asnje shkas nese eshte edhe shoqi i fisit tim A. Doci.
Une ketu ne asnje rast nuk kam fyer forumistet as personat privat. Jam marre me kritiken e politikave dhe politikajve si e drejte e secilit qytetar dhe si rrisk qe kane pranuar vete ne momentin kur kane hy ne politike per te garuar per funksione politike e publike. Po perseris edhe njehere secili qe merr bendim te hyje ne dallget e politikes me pretendim per te marre pushtetin bashke me privilegjite dhe famen pranon te ti nenshtrohet opinionit publik sa eshte gjalle por edhe pasi te vdes ,per mire apo per keq, me te drejte apo pate drejte. Ne nje menyre opinion publik jemi edhe ne nofkat anonime te forumit ,ku secili ka te drejte te mbroje mendimet dhe qendrimet e veta por pa e fyer dhe denigruar dinjitetin njerzore te tjetrit. Fundja njerze jemi ,prej mishit dhe gjakut ,prinde ,familjare,femije te nenave .
Une falenderoj dy forumistet qe reaguan lidhur me fyerjen qe mu be sipas meje pa te drejte dhe jam plotsisht i sigurte se nuk ekam fyer me shkrimet e mia asnje forumist. As politikanet qe i kam kritikuar apo lavderuar per veprimet apo mosveprimet e tyre nuk i kam ulur as ngritur per asnje mm,sepse shkrimet e forumeve nuk qojne shum peshe atyre qe kane fuqine e mediat eparate ne dispozicion.
Ju siguroj se jam vetem nje shqiptar qe i don te miren kombit dhe vendit te vete ,ne takatin tim kuptohet. Nuk jam as Enverist as zogist,as i majt e as i djathte me nje fjale nuk jam antar i asnje partie politike.
Kerkoj falje se u zgjata e ndoshta ju fare nuk ju intersojne keto qe po shkruaj,por duke jupershendetur edhe njehere dhe duke ju uruar shgendet dhe
suksese ju te gjitheve dhe shqiptareve kudo qe jane. po ju njoftoj se ky eshte shkrimi im i fundit ne kete forum.Te ju them te drejten kam pritur debat konstruktiv te nxehte pajtime e mospajtime por jo edhe fyerje vullgare personale,jam njeri ne moshe dhe nuk pranoj te shahem ne kete menyre pa asnje shkas.
Po largohem si kam hyer pa me ftuar askush dhe pa me perzene askush me te vetmin apel per forumistet e nderuar te ketij forumi qe te debatojne ,te kritikojne me argumente e pa argumente sepse eshte demokraci dhe nuk guxojme te lejojme te fitoje njemendesia ,por mos te shahen ,mos te fyejne dinjitetin dhe familjet e tjetrit ,sepse vllezer jemi dhe kemi armiqe mjaft madje edhe me teper se duhet per te lejuar te armiqesohemi mes veti.
LAMTUMIRE ME RESPEK PER FORUMISTET DHE MODERATORET E KETIJ FORUMI
nga hasjani 51
Krijoni Kontakt