
Postuar mė parė nga
Albo
I gjithe biznesi: Te ndalen shpifjet e tipit “Baze”
E Shtune, 07 Nentor 2009
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, si dhe Konfindustria Shqiptare, kane denuar njezeri dje, dhunen ndaj gazetarit Mero Baze, por edhe fushatat e shpifjeve qe po demtojne rende investimet shqiptare dhe te huaja si dhe imazhin e vendit
Organizmat kryesore te biznesit ne vendin tone, Dhoma e Tregtise dhe Industrise dhe Konfindustria Shqiptare, kane denuar njezeri dje, dhunen ndaj gazetarit Mero Baze, por edhe fushatat e shpifjeve qe sipas tyre, jane ndermarre masivisht ne mediat shqiptare qe thone se demton rende investimet shqiptare dhe te huaja si dhe imazhin e vendit.
Dhoma e Tregtise dhe Industrise
Dhoma e Tregtise dhe Industrise tha dje se ka ndjekur gjithe keto dite me shqetesim situaten pas incidentit te ndodhur ne nje nga lokalet e kryeqytetit mes sipermarresit Rezart Taci dhe botuesit Mero Baze. DHTT sqaron se eshte ne menyre te padiskutueshme kunder cdo lloj dhune te ushtruar ndaj cdo qytetari ne cfaredo rrethane, e aq me teper kur behet fjale per median e lire. Por nga ana tjeter shtoi se nuk mund te jemi indiferente ndaj faktit se njeri prej sipermarresve te njohur te vendit sot eshte ne qeli, pa menduar pasojat ekonomike qe mund te sjelle kjo situate. "Dhoma e Tregtise dhe Industrise si perfaqesuesja legjitime e biznesit e sheh te arsyeshme qe sot me shume se kurre duhet te mbrohen njelloj dhe me te njejtin seriozitet si te drejtat e biznesit ashtu dhe te drejtat e medieve", - thuhet ne deklarate. "Ne jemi kunder cdo lloj abuzimi me lirine e mediave, jemi kunder cenimit te integritetit te kujtdo e aq me teper te sipermarresve te cilet edhe per misionin qe kane marre, shpesh behen pre e abuzimeve", - sqaron DHTT, duke bere thirrje dhe inkurajuar organet kompetente qe "te jene sa me te drejta ne zbardhjen e plote te ngjarjes dhe ne vendimet qe duhet te marrin".
Me tej, DHTT kujton faktin se biznesi ka rol vendimtar dhe te padiskutueshem ne zhvillimin dhe integrimin e shoqerise shqiptare. "Ndaj nuk eshte rastesi, se ashtu sic flitet per liri te mediave kerkohet dhe klime e pershtatshme per biznesin", - pohon Dhoma e Tregtise dhe Industrise dhe shtron problemin: "Por, nese ne goditemi ne menyre te vazhdueshme me shpifje personale, nese ne goditemi publikisht per shkaqe politike, nese ne jemi pre e interesave te ngushta private, kjo nuk i sherben as progresit dhe as integrimit".
Ne kete pike, DHTT kerkoi dje nga perfaqesuesit e medias, "me shume profesionalizem, me shume etike, per te mos e bere kete profesion te shenjte vegel ne duar te interesave te vogla".
Konfindustria Shqiptare
Si perfaqesuese e Industrialisteve te Shqiperise, Konfindustria Shqiptare e drejtuar nga Hajredin Fratari, u shpreh edhe ajo e shqetesuar per zhvillimet e fundit, ne lidhje me ngjarjen midis biznesmenit Rezart Taci dhe gazetarit Mero Baze. "Duke theksuar respektimin maksimal ndaj shtypit te lire, denon praktikat qe jane shfaqur ne lidhje me shpifje per qellime te uleta perfitimi ndaj bizneseve qe kane nje rol te rendesishem ne zhvillimin e ekonomise te vendit", - tha z.Fratari, duke vene ne dukje edhe faktin se "mbi 90% e kontributeve ndaj shtetit e jep biznesi privat dhe ne menyre te vecante bizneset e medha, ku ketu hyn edhe z. Rezart Taci, Presidenti i Nderit i Konfindustrise Shqiptare".
Ne kete pike, Konfindustria Shqiptare thekson respektimin ndaj shtypit te lire, dhenien dhe informimin publik brenda kufijve ligjore dhe denon fort raste te informimit joreal, per qellime te uleta perfitimi. Po ashtu, Konfindustria vlereson se klima e biznesit ndaj nje situate dhe presioni te tille ku biznesi ndjehet i informuar jo realisht, ne emer te pseudo-shtypit te lire, krijon nje imazh negativ ndaj biznesit, jo vetem shqiptar, por edhe atij te huaj.
KJ
Krijoni Kontakt