Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 218
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Eshte ne llogjiken e shqiptarit,qe akoma na 2009 i zgjidhin ēeshtjet me dhune.
    Nese nje gazetar ka fakte per vjedhje e mashtrime,ka te drejten morale qe te denoncoje ne media.
    Nese ky Mero ka shkruar per ket ish kamerierin qe u be miliarder fale trurit te madh,ateher Taēi duhet ta denoncoje per shpifje.Kjo eshte demokracia dhe jo rrahje ne publik.

    Por ne akoma jemi nje popull qe preferon drurin dhe jo fjalen.Jo ne Europe por edhe ne orbite te shkojme,ne perher do te ngelemi nje popull i eger,qe eshte pasardhes i denje i shpellareve.
    Pastaj lexon komentet ketu dhe te shtohet bindja qe si popull kemi te meta nga ana morale,dhe mbi te gjitha e ardhmja do te largoje gjithmone e me shume shqiptaret nga Shqiperia.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Eshte ne llogjiken e shqiptarit,qe akoma na 2009 i zgjidhin ēeshtjet me dhune.
    Nese nje gazetar ka fakte per vjedhje e mashtrime,ka te drejten morale qe te denoncoje ne media.
    Nese ky Mero ka shkruar per ket ish kamerierin qe u be miliarder fale trurit te madh,ateher Taēi duhet ta denoncoje per shpifje.Kjo eshte demokracia dhe jo rrahje ne publik.

    Por ne akoma jemi nje popull qe preferon drurin dhe jo fjalen.Jo ne Europe por edhe ne orbite te shkojme,ne perher do te ngelemi nje popull i eger,qe eshte pasardhes i denje i shpellareve.
    Pastaj lexon komentet ketu dhe te shtohet bindja qe si popull kemi te meta nga ana morale,dhe mbi te gjitha e ardhmja do te largoje gjithmone e me shume shqiptaret nga Shqiperia.
    Per fat te keq eshte keshtu.
    Nje popull qe ngopet me politikane diktatore shpellare, pa shtylle kurrizore prej polikani.
    Nje popull qe ngopet me analiste leshi dhe keta pa shtylle kurrizore prej gazetari.
    Nje popull qe se can koken se perdhoset vullneti vet ne kutite e votimit.
    Nje popull qe ajken e femrave e hane drogaxhinjte, trafikantet.
    Nje popull qe mbeshtetet te nje pozite politike vetem per tifozllek.
    Nje popull qe mbeshtetet te nje opozite qe lufton vetem per privilegjet e veta.
    Nje popull qe edhe nese del ndokush me shtylle kurrizore turret qe tja trese shtyllen e ta shnderroje ne krimb edhe ate.
    Albania Uber Alles

  3. #143
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Per fat te keq eshte keshtu.
    Nje popull qe ngopet me politikane diktatore shpellare, pa shtylle kurrizore prej polikani.
    Nje popull qe ngopet me analiste leshi dhe keta pa shtylle kurrizore prej gazetari.
    Nje popull qe se can koken se perdhoset vullneti vet ne kutite e votimit.
    Nje popull qe ajken e femrave e hane drogaxhinjte, trafikantet.
    Nje popull qe mbeshtetet te nje pozite politike vetem per tifozllek.
    Nje popull qe mbeshtetet te nje opozite qe lufton vetem per privilegjet e veta.
    Nje popull qe edhe nese del ndokush me shtylle kurrizore turret qe tja trese shtyllen e ta shnderroje ne krimb edhe ate.
    Shyqyr qe fole njihere tamom.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmet Kryesore

    Nėse do t’ i besoj Mero Bazes, detyra ime si qytetar xhefersonian ėshtė tė “vras” ambasadorin amerikan

    Written by Gazeta SOT

    E Shtune, 07 Nentor 2009 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Nė ish-republikat e bananeve nė Amerikėn Qendrore ka shumė vite qė nuk shihet njė skenė si ajo e ditės sė djeshme ku ambasadori amerikan kishte mbledhur njė tufė gazetarėsh tė pėrzgjedhur tė cilėve u mbajti njė predikim pėr Mero Bazen. Nė ish-republikat e bananeve asnjė ambasador amerikan nuk do tė guxonte ta bėnte njė gjė tė tillė, se atė ditė turmat e qytetarėve tė indinjuar do ta sulmonin ambasadėn pėr ta djegur. Por ai nuk do tė mund ta bėnte kėtė gjė edhe pėr faktin se asnjė gazetar nuk do tė guxonte tė merrte pjesė nė njė farsė tė tillė, se do ta pėsonin shumė mė keq se t’ i rrihnin tre herė ditėn, siē u shpreh Aleksandėr Frangaj pėr Mero Bazen. Por kėtu jemi nė Shqipėri dhe kjo kohė ende nuk ka ardhur, megjithėse diplomacia amerikane nė Shqipėri po punon fort qė kjo kohė tė vijė.
    Nėse unė do t’ i besoj Mero Bazes, atėherė do tė besoj ato qė shkruan ai tek libri “Realitete shqiptaro-amerikane”, pra se diplomacia amerikane nė Tiranė ėshtė nėn influencėn e lobeve antishqiptare dhe ėshtė bėrė instrument i tyre pėr ta ēuar Shqipėrinė nė luftė civile. Nėse do t’ i besoj logjikės sė Mero Bazes, atėherė pas ambasadorit amerikan nė Tiranė sot qėndron lobisti kryesor serb nė SHBA, Rahn Emanuel, shefi i kabinetit i Presidentit Obama. Atėherė detyra ime si qytetar, sipas kuptimit xhefersonian tė cilin po e pėrmend shumė Spartak Ngjela kėto ditė, ėshtė qė tė “vras” ambasadorin Withers, para se ai ta ēojė Shqipėrinė nė njė luftė tė re si ajo e vitit 1997.
    Nėse unė do t’ i besoj Mero Bazes, atėherė do tė besoj ato qė ka shkruar Mero Baze nė vitin 2000 se kryetari i sotėm i opozitės, Edi Rama, nė vitin 2000 ka dashur ta djegė tė gjallė Mero Bazen nė ndėrtesėn ku ishte redaksia e gazetės sė tij, pėr shkak se Mero Baze kishte denoncuar aferat e errėta tė Edi Ramės. Domethėnė se Mero Baze kishte shkruar se Edi Rama nė gjyqin ku u nda me gruan, e akuzoi kėtė tė fundit se djalin ajo nuk e kishte me tė por me vjehrrin e saj, domethėnė me tė atin e Edi Ramės, Kristaqin. Pas incidentit ku u pėrfshi Mero Baze kėto ditė, Edi Rama doli dhe duke imituar “J’ accuse” tė Emile Zola nė ēėshtjen Dreyfus, akuzoi kryeministrin Berisha si autorin e vėrtetė tė dhunės ndaj Mero Bazes. Unė e besoj edhe Edi Ramėn qė beson Mero Bazen, por besoj se Berishės sot i vjen keq qė Edi Rama nuk arriti ta digjte tė gjallė Mero Bazen nė vitin 2000.
    Ambasadori Withers iu drejtua Mero Bazes duke i thėnė: Miku im Mero. Dikush duhet t’ ia shpjegojė ambasadorit Withers se ta kesh emrin nė Shqipėri “Mero” ėshtė njėlloj sikur ta kesh emrin nė Amerikė “Al Kapone”. Ambasadorit Withers dikush duhet t’ i shpjegojė se emri “Mero” ėshtė njė emėr krejt i rrallė nė Shqipėri, dhe nuk pėrdoret se ai lidhet me emrin e njė hajduti tė famshėm tė viseve nga e ka origjinėn Mero Baze, tė Mero Lamēes. Mero Lamēe ėshtė po aq i famshėm nė Shqipėri sa ē’ ėshtė Al Kapone nė Amerikė. Nė gjithė Shqipėrinė tė kėrkosh, nuk do tė gjesh asnjė rast qė njė prind tė ketė guxuar ta quajė djalin e vet “Mero” se kjo ėshtė njėlloj si njė prind nė Amerikė ta ketė quajtur djalin e vet “Alkapone”. Dhe Mero Baze u bė njė inkarnacion i denjė i Mero Lamēes.
    Ambasadori Withers tha se Mero Baze ėshtė miku i tij. Kjo tregon se deri nė ē’ pikė ka degjeneruar diplomacia amerikane nė Shqipėri, se ėshtė njėlloj sikur ambasadori amerikan nė Shqipėri nė vitet 20-30 tė thoshte se ėshtė miku i Mero Lamēes.
    Meqenėse ambasadori amerikan i hyri kėsaj ēėshtjeje duhet tė na shpjegojė se si ėshtė e mundur qė dy ditė para se tė fillonte nė Tiranė njė konferencė ndėrkombėtare e organizuar nga kompania gjermane qė ka nė pronėsi televizionin ku Mero Baze bėn emisionin e vet, ndodhi incidenti me Rezart Taēin. A thua sikur Rezart Taēi ishte nė shėrbim tė agjendės sė Mero Bazes. Ėshtė e qartė se organizatorėt e konferencės i kėrkuan Mero Bazes tė provokonte njė incident nė mėnyrė qė konferenca tė bėhej interesante. Dhe nuk ėshtė e vėshtirė pėr cilindo qė tė provokojė dhunimin nga bodyguardėt e njė njeriu tė mbrojtur me bodyguardė, kurdo qė tė dojė. Unė fare lehtė mund ta kisha provokuar kėtė gjė nė kohėn qė ambasadori amerikan i mbrojtur nga bodyguardėt hyri nė sallėn ku u mbajt takimi me gazetarėt. Mjaft tė shkoja drejt tij duke e sharė dhe fyer, ēka do t’ i bėnte bodyguardėt tė reagonin dhe pastaj nėse unė do tė reagoja ndaj tyre do tė merrja sė paku po aq goditje sa ē’ mori Mero Baze.
    Meqenėse ambasadori amerikan na e shpalli Mero Bazen ikonėn e medias nė Shqipėri, dhe raporti i fundit i Departamentit tė Shtetit tėrheq vėmendjen dhe pėr mungesėn e transparencės mbi pronėsinė e mediave nė Shqipėri, atėherė ambasadori bėn mirė t’ i thotė Mero Bazes tė na tregojė se kush janė pronarėt e mediave ku ai shkruan dhe ka emision. Jo me emra abstrakte kompanish, por me emra aksionerėsh. Se kudo qė fut hundėt Mero Baze kėto lloj punėsh janė tė pista. Ai pėr gazetėn njėherė tha se e shiti, tash thotė se ėshtė pėrsėri pronar pa na treguar si dhe sa e bleu.
    Meqenėse ambasadori amerikan na foli nė mbledhjen pėr Mero Bazen, edhe pėr diktaturėn komuniste dhe pėr Musine Kokalarin, bėn mirė tė na thotė nėse i ka treguar diēka Mero Baze edhe pėr veprimtarinė e tij si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit me pseudonimin “Ēorapja”, gjė qė ia ka thėnė publikisht edhe miku i tij i sotėm, Ylli Rakipi. Mero “Ēorapja” ka nja pesė arkivole “Musinesh” mbi shpinė qė nga ajo, nga tė cilat njėra ėshtė vrarė nė kufi me tė dashurin nė vitin 1990, nga kufitarėt e Gramoz Ruēit, dy kanė bėrė vetėvrasje, ndėrsa njė tjetėr ka vdekur nė ēmendinė. Por do tė botohet edhe dosja e Mero Bazes nė Sigurimin e Shtetit qė tė turpėrohet ambasadori amerikan, se Mero nuk turpėrohet derisa nuk ėshtė turpėruar me emrin qė mban. Por, sa pėr paradhėnie ndaj Mero Bazes, a mund ta pyesė ambasadori Withers Mero Bazen nėse nė incidentin me Rezart Taēin pėrdori disa nga instruktimet qė kishte marrė nga operativi i Sigurimit tė Shtetit nė Batėr tė Martaneshit, ku e kishin ēuar me detyrė speciale tė spiunonte dhe tė krijonte situatėn pėr dėnimin e Agron Ēobanit, i cili gjendej si i persekutuar nga diktatura? Atėherė Mero Baze mori vijėn e sjelljes qė tė shkaktonte njė incident me Agronin, duke u rrahur me tė, qė pastaj tė ndėrhynte Sigurimi i Shtetit dhe ta dėnonte.




    kmyftaraj@yahoo.com

    sot


    --


    Lajmet Kryesore
    Lėvizja ZGJOHU proteston ndaj censurės sė Aleksandėr Frangaj ndaj Erion Veliaj
    Written by Gazeta SOT
    E Shtune, 07 Nentor 2009 00:00
    Nga Altin GOXHAJ

    Ditėn e Enjte mėsuam njė ngjarje shumė tė rėndė pėr lirinė e medias nė Shqipėri. Siē u pohua nga vetė dy protagonistėt e ngjarjes, nė emisionin Opinion tė Blendi Fevziut nė TV Klan, para njė jave ėshtė censuruar nga vetė pronari i TV KLAN, Emisioni BLU (njė emision ky shumė i rėndėsishėm pėr demokracinė dhe lirinė e fjalės), intervista e gjatė dhe e gjerė e Erion Veliajt pėr jetėn e tij seksuale dhe heroizmin e tij qė nga fėmijėria e vėshtirė duke shitur fiq dhe caraca, e deri nė aventurat e tij action nė Ruanda dhe Irak. Siē u pohua vetė nga Pronari i Televizionit Klan Aleksandėr Frangaj, kjo ėshtė bėrė me urdhėr tė tij dhe vetė Erion Veliaj deklaroi hapur dhe pa frikė, ashtu trimėrisht siē ai di, se kjo ėshtė shkelje e lirisė sė fjalės dhe e tė drejtave tė njeriut. Po ashtu Veliaj deklaroi se Klan Tv ka transmetuar mbi 20 herė spotin anti Veliaj tė Lėvizjes ZGJOHU dhe kjo ėshtė njė shkelje e lirisė sė shprehjes sė Veliajt pasi transmetimi i mbi 20 mijė herė i dhjetėra spoteve tė Veliajt kundėr Nanos, Berishės, dhe pro politikės sė re qė janė transmetuar nga viti 2003 deri nė 2009, dhe mbi 1 mijė orė transmetimi tė Veliajt nė televizionet shqiptare nuk kanė asnjė vlerė pasi spoti i Lėvizjes ZGJOHU pavarėsisht se ėshtė transmetuar vetėm 20 herė, ishte nė prag zgjedhjesh dhe eklipsoi 6 vjet spotet ekskluzive tė MJAFT dhe G99.
    Lėvizja ZGJOHU e konsideron censurėn ndaj pėrfaqėsuesit tė vetėm tė rinisė shqiptare, tė njeriut tė madh Erion Veliajt, nėpėrmjet bllokimit tė transmetimit tė emisionit BLU si njė fatkeqėsi pėr gjithė rininė shqiptare e cila nuk do tė dėgjonte pėr tė 100-tėn herė historinė e jashtėzakonshme tė jetimit qė u bė lider, tė njeriut qė braktisi rrogat e larta tė UN (megjithėse s’ka asnjė dokument qė tė vėrtetojė se Veliaj ka pasur ndonjė ofertė pune nė 2002 apo 2003 nga ky institucion ndėrkombėtar qė ka shumė kritere shkollimi pėr tė punėsuar dikė fill time) dhe erdhi nga pėrtej oqeanit si Mesia qė tė shpėtojė Shqipėrinė duke thithur mbi 5.4 milionė euro tė komunitetit ndėrkombėtar tė destinuara pėr rininė shqiptare. Veliaj nė emisionin e Bledi Strakoshės do tė na tregonte pėr tė 100-tėn herė se si ai pavarėsisht se humbi me 0.89% (duke mos kapur tė paktėn as 0.99% tė votave) e rėndėsishme ishte qė mori pjesė nė zgjedhje, dhe se ka humbur vetėm betejėn por jo luftėn ashtu si Obama. (Ėshtė e vėrtetė qė Veliaj nė bashkėpunim me disa tutorė tė tij prej vitesh ka paguar para pėr bllokimin e disa zėrave tė tjerė tė shoqėrisė civile por kjo ka qenė e nevojshme sepse jo ēdo kush ka tė drejtė tė dalė nė media pasi jo ēdo kush ka aq vlera sa ai.)
    Lėvizja ZGJOHU i bėn thirrje Pronarit tė TV Klan qė nė respekt tė standardeve tė tė drejtave tė njeriut, tė lirisė sė fjalės, dhe tė vetė procesit tė integrimit europian, tė nxjerrė nga errėsira, intervistėn e jashtėzakonshme tė historive tė dashurisė sė Erion Veliajt, sepse nė rast tė vazhdimit tė kėsaj errėsire mediatike, Lėvizja ZGJOHU nė bashkėpunim me 10 anėtarėt-drejtorė tė MJAFT, dhe 20 ish-kandidatėt e mbetur tė G99, do tė protestojė pėrballė Televizionit KLAN me maska shumėngjyrėshe qė simbolizojnė flamurin e erosit tė censuruar nė Blu.
    Ndėrkohė qė ZGJOHU ngre shqetėsimin se pėrse shumė politikanė dhe analistė shqiptarė nga i gjithė spektri politik shqiptar siē janė Aleksandėr Frangaj, Arjan Prodani, Artur Zheji, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Ed Paloka, Frrok Ēupi, etj etj fyejnė vazhdimisht gjithmonė vetėm njė njeri dhe pėrkatėsisht Erion Veliajn, nė debate TV apo nė gazeta me fjalė tė rėnda si “legen”, “plehėr”, “lejfen”, “kėlysh”, “hipokrit”, “mashtrues”, “zagar”, “papagall”, “ti do rrahur 3 herė nė ditė”, etj etj.
    p.s. Ndėrkohė, ZGJOHU nė kuadėr tė logjikės shumė tė drejtė tė Veliajt qė mashtrimet dhe shpifjet duhen denoncuar nė gjykatė, dhe duke qenė se spoti i ZGJOHU-t sipas tij ishte njė spot shpifės, i kėrkojmė publikisht qė le ti drejtohet gjykatės dhe se autori i spotit ėshtė Altin Goxhaj, nė adresė: Rr. Bardhok Biba, P. 75, Sh.2, Ap. 38, TR.

    sot

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-11-2009 mė 06:18

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte ne llogjiken e shqiptarit,qe akoma na 2009 i zgjidhin ēeshtjet me dhune.
    Nese nje gazetar ka fakte per vjedhje e mashtrime,ka te drejten morale qe te denoncoje ne media.
    Dhuna nuk karektizon vetem shqiptaret por cdo popull e cdo njeri. Dhune ka patur, ka dhe do te kete, e kjo nuk duhet te habiti njeri jo vetem ne Shqiperi por ne mbare boten. Eshte ne natyren njerezore. Ajo qe ben dallimin e madh, sic e thashe edhe me lart, eshte qe ne nje shoqeri demokratike, sa here qe shtetasi i lire dhunohet, nderhyn ligji e instrumentat e shtetit per te vene drejtesine ne vend. Dhe ne kete rast, fakti qe policia dhe prokuroria e sollen ceshtjen para gjykates dhe fajtoret para drejtesise tregon qe ligji vepron edhe ne Shqiperi, sic vepron edhe ne shoqerite e tjera.

    Sa per gazetaret shqiptare, faktet qe ata zbulojne duke bere nje pune investigative jo vetem qe i publikojne ne gazetat e tyre, por i shpien si deponime ne prokurori per njerezit e implikuar qe kane shkelur ligjin. Ky eshte sherbimi qe gazetari i ben jo vetem qytetarit por edhe shtetit te se drejtes. Kurse Mero Baze e kompani, asnjehere nuk e kane bere nje gje te tille. Ajo qe ata bejne eshte shantazh mafioz, ndaj njerezve ne pushtet: e bejne pasi ne keto dy dekada, pseudo-gazetaret shqiptare jane mesuar qe te mbijetojne ne dy menyra: ose me fondet e krimit te organizuar shqiptar, ose me tenderat e reklamat e shtetit shqiptar. Kur qeveria dhe pushtetaret nuk i mbajne me keta parazite ne kurriz, sic beri Berisha me Bazen, keta zgjedhin qe te shpifin e trillojne per kryeminitrin e familjen e vete me shprese se "kundershtaret politike te Berishes do te investojne per gazeten e Meros". Nje pjese e atyre parave te krimit te organizuar qe ngriti Top Chanelat, do te shkoje edhe per te mbajtur gjalle gazeten e Meros. Ky eshte kendveshtrimi i prostitutave politike qe ne Shqiperi shiten per gazetare.

    Por ne akoma jemi nje popull qe preferon drurin dhe jo fjalen.
    Perpara se te besh pergjithesime te tilla, do te ishte mire qe te perqendroheshe ne historikun e ketij gazetari Mero Baze, qe per cudine e te gjitheve, gjithmone dhunohet, gjithmone e gjen veten ne mes te sherrit, gjithmone e gjen veten ne mes te zjarrit, gjithmone e gjen bagazhin e makines se tij te shpuar nga plumbi, gjithmone shkon atje ku nuk eshte i ftuar edhe pse e di se cfare e pret sic ishte rasti i drurit qe hengri nga Gjolek Malaj apo tani se fundmi.

    Pra nuk eshte populli shqiptar ai qe parapelqen drurin perpara fjales, eshte Mero Baze eshte ai qe kerkon te beje emer per veten brenda dhe jashte Shqiperise me anen e drurit e jo me anen e fjales se tij te vertete. Kur nuk ben dot emer me punen tende investigative si gazetar, kur nuk shet dot gazeta qe shkruajne te verteten, duhet te improvizosh skena te tilla dhune qe kapin ciklin mediatik shqiptar.

    Albo

  6. #146
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ne radhe te pare duhet denuar akti i rende qe nje bisnesmen shqiptar, nje nga me te fuqishmit ne vend ka kryer. Problemi qendron ne shembullin qe japin kta biznesmen gangster duke bere vetgjyqesi. Ne qoftese nje bisnesmen , person publik ose jo, ndihet i shantazhuar, i kercenuar , nga shkrimet e nje gazetari mund ti drejtohet prokurorise dhe ta akuzoj per shpifje mashtrim apo kercenim, dhe jane organet kompetente qe kryejne hetimet e duhura. Eshte e turpshme qe gjithe kto dite ti behet gjyqi gazetarit te dhunuar dhe jo dhunuesit.
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #147
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Tragjikomedia “Rezart Taēi”

    Nga Preē Zogaj

    Vetėdorėzimi nė polici, pasi Gjykata e Faktit nė Tiranė mori vendimin e masės sė sigurisė “Burg pa afat” pėr Rezart Taēin, do tė kishte tingėlluar si njė pėrkulje e mirėpritur para ligjit e agresorit tė gazetarit Mero Baze. Mirėpo habia dhe deklaratat e tij e tė avokatėve tė tij para kamerave e venitėn pėrshtypjen e mėsipėrme, duke i dhėnė vetėdorėzimit nė fjalė pamjen e njė inskenimi. Taēi nuk dinte gjė, nuk paskėsh qenė nė kėtė botė, askush nuk e kishte njoftuar se ishte shpallur nė kėrkim nga policia, rastėsisht kishte marrė vesh se ē’paskėsh vendosur Gjykata e Faktit kundėr tij dhe ai kishte vendosur menjėherė tė pėrballej me drejtėsinė, sepse nuk ishte nė kulturėn e tij tė ushtronte dhunė, sidomos ndaj gazetarėve… e tė tjera e tė tjera. Kaq i paditur dhe i pafajshėm u paraqit, sa nuk u mor vesh a kishte dėgjuar se dy bodyguard-ėt e tij ishin arrestuar dhe se Shqipėria po ziente nga skandali me protagonist vetė atė.

    Nuk ia vlen tė shėnohet sesa keq janė qepur gjėrat nė kėtė inskenim dhe sa e shpėlarė duket hipokrizia, kur pėrzihet me budallallėkun. Gjithsekush ėshtė i lirė tė zgjedhė mbrojtjen qė i pėrshtatet.

    Por inskenimi i vetėdorėzimit “tradhtoi” njė shtirje tjetėr, shumė mė tė rėndė dhe shumė mė shqetėsuese pėr tė gjithė: Zbuloi shtirjen e Policisė sė Shtetit, qė kishte deklaruar shpalljen nė kėrkim tė agresorit kryesor tė Bazes. Askush nuk kishte shpallur asgjė. Ministria e Brendshme thjesht kishte bėrė sikur dhe nė shembullin e saj edhe strukturat e policisė qė janė nė siklet tė madh si tė orientohen nė njė vend, ku interesat sundojnė mbi ligjet. Taēi sigurisht shtynte kohėn nė Tiranė, nė pritje tė tė rejave. Strategjia e tij dhe e miqve tė tij, me sa shihet, ishte tė lihen ngjarjet tė rrjedhin, derisa skandali tė shfryjė nė procedura dhe marifete tė tjera, me tė cilat ėshtė plot tashmė taktika e sjelljes sė zyrtarėve tė Tiranės me drejtėsinė.

    Mirėpo kėsaj radhė ngjarjet rrodhėn nė njė drejtim tjetėr. Shoqatat e gazetarėve nga Shqipėria dhe gjithė bota, opinioni publik, krerėt e shumė institucioneve u bashkuan nė indinjatėn ndaj skandalit, qė fyen njė vlerė supreme tė demokracisė dhe kėrkuan njėzėri nxjerrjen e autorėve para ligjit. Dhe kryesorja: njė gjykatė lexoi ligjin nė lidhje me atė qė kishte ndodhur.

    Ky zhvillim e futi nė hullinė e duhur procesin, i cili shpresojmė se do tė shkojė deri fund nė logjikėn e ligjit pėr t’i dhėnė njė mėsim dhe njė mesazh demokracie njė mjedisi politik, ekonomik dhe mediatik tė ndotur me informalitet dhe vetėgjyqėsi. Por, ndėrkaq, deklaratat e Taēit dhe avokatėve tė tij se askush nuk e kishte kėrkuar, shtron sėrish pėrpara medies dhe shoqėrisė problemin e pabarazisė sė shtetasve tė kėtij vendi pėrpara ligjit. Barazia para ligjit ėshtė kryefjala e shoqėrisė demokratike. Mirėpo njė grusht njerėzish, qė kanė qėlluar tė jenė nė qeveri, rreth qeverisė apo tė lidhur me lloj-lloj fijesh me tė, po shfaqen me tė barabartė se tė barabartėt, siē do tė thoshte Xhorxh Oruelli.

    Taēi kėsaj radhe u mbeti nė dorė autoriteteve, qė u kujdesėn pėr fshehjen e tij. Por pėrpjekja, qoftė edhe e tėrthortė apo e heshtur, pėr ta kaluar me koka turku ndėshkimin e krimit ndaj Mero Bazes, ėshtė njė ogur i keq qė, veē tė tjerash, priret tė licencojė rrahjen dhe vetėgjyqėsinė nė gjithė marrėdhėnien e shtypit me pushtetet e tjera. Ky mendim nuk duhet tė vazhdojė. Kjo histeri duhet tė ndalet. Pėrvoja jonė e tranzicionit na tregon se arratisja nga ligji nė kėtė shkallė tė ēon nė xhungėl. Fundi i ligjit ėshtė fillimi i vetėshpėrbėrjes sė paevitueshme tė shtetit. Nuk mund tė ndodhė ndryshe, kur helmohet edhe medikamenti, thonė tė urtėt.
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #148
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Sa me pelqeu fjalimi i Presidentit Topi.

    Nuk e mbaj mend fjale per fjale por afersisht tha keto:

    Dhuna ndaj ēdo qytetari e ne veēanti ndaj gazetareve. Ky akt duhet denuar maksimalisht dhe organet kompetente te marin masat e duhura per kete ngjarje te shemtuara. Por tha, deshiroj dhe u bej thirrje dhe gazetareve qe te bejne nje gazetari te paster dhe jo nje gazetari serviliste.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Nėse do t’ i besoj Mero Bazes, detyra ime si qytetar xhefersonian ėshtė tė “vras” ambasadorin amerikan

    Written by Gazeta SOT

    E Shtune, 07 Nentor 2009 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    .....
    Por, sa pėr paradhėnie ndaj Mero Bazes, a mund ta pyesė ambasadori Withers Mero Bazen nėse nė incidentin me Rezart Taēin pėrdori disa nga instruktimet qė kishte marrė nga operativi i Sigurimit tė Shtetit nė Batėr tė Martaneshit, ku e kishin ēuar me detyrė speciale tė spiunonte dhe tė krijonte situatėn pėr dėnimin e Agron Ēobanit, i cili gjendej si i persekutuar nga diktatura? Atėherė Mero Baze mori vijėn e sjelljes qė tė shkaktonte njė incident me Agronin, duke u rrahur me tė, qė pastaj tė ndėrhynte Sigurimi i Shtetit dhe ta dėnonte.
    se c'ka dicka te perbashket me keto ditet e fundit kjo histori
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #150
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Shyqyr qe fole njihere tamom.
    I bashkohem edhe une ketij mendimi.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •