Pėrgjigje prof. dr. (me disertacionin e qenve tė kufirit) Bamir Topit, qė replikon me mua nė stilin e Ēorapes, dhe dy fjalė pėr interesimin e ambasadorit Mero Withers pėr arkėn e Taēi Oil
Nga Kastriot MYFTARAJ
E Enjte, 19 Nentor 2009 00:00
Nė redaksinė e gazetės Sot erdhi njė e-mail qė pėrmbante njė tekst autori anonim i tė cilit pretendonte se, nė emėr tė familjeve tė viktimave tė terrorit komunist tė nėntorit 1944 nė Tiranė, i jepte pėrgjigje shkrimit tim me titull A do tė kėrkojė falje nė emėr tė tė atit Presidenti Topi pėr viktimat e terrorit komunist nė nėntor tė vitit 1944?, botuar tė enjten e kaluar. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se shkrimi nuk mban autorėsinė e familjeve tė viktimave, por ka dalė nga kulisat e Presidencės.
Nė rast se autorėt e shkrimit do tė qenė familjarėt e viktimave, nuk kishte arsye pėrse tė mos e vinin emrin. Kėshtu do tė kisha mundėsi tė sqaroja pėr lexuesit rrethanat e vrasjes sė familjarėve pėrkatės tė autorėve tė shkrimit.
Por, asnjė nga familjarėt e viktimave tė terrorit komunist tė nėntorit 1944 nuk del tė mbrojė publikisht tė atin e Bamir Topit dhe shpjegimi pėr kėtė mund tė gjendet tek fakti qė Bamir Topi nuk pati kurajė tė ishte i pranishėm nė ceremoninė pėrkujtimore pėr viktimat ditėn e hėnė, ku ata qė pėrkujtoheshin do tė dekoroheshin pikėrisht nga Presidenti i Republikės. Pėr mungesėn e Bamir Topit nė kėtė ceremoni vlen njė shpjegim shekspirian, dhe pikėrisht ai kur Macbethit i shfaqet nė njė pritje fantazma e Bankos, tė vrarė prej tij.
Nė pėrgjigjen e autorit qė e mbulon fytyrėn me
ēorape, sipas stilit gazetaresk tė
Meros, thuhet se i ati i Presidentit, Myrteza Topi, ishte njė intelektual i shquar. Kėtu kuptohet se replika ka dalė nga zyrat e Bamir Topit, se tė gjithė tiranasit autoktonė e dinė mirė se Myrteza Topi nuk ishte intelektual aq mė pak i shquar. Nga zyrat e Bamir Topit ka dalė gėnjeshtra sikur Myrteza Topi ka kryer Robert Collegue nė Stamboll, gjė qė nuk rezulton e vėrtetė. Nė vitet tetėdhjetė Robert Collegue ka botuar njė libėr me dy volume, ku gjenden emrat e tė gjithė atyre studentėve qė e kanė kryer atė dhe atje nuk figuron emri i babait tė Bamir Topit. Madje ėshtė botuar edhe njė libėr nė Shqipėri, me studentėt shqiptarė tė Robert Collegue dhe as atje nuk gjendet emri i babait tė Bamir Topit. Presidenti Topi, gjatė vizitės sė fundit nė Turqi, sajoi njė farsė, kur vizitoi Robert Collegue, ku sharlatanėt mediatikė tė presidentit vunė nė gojėn e drejtorit tė Robert Collegue fjalėt sikur ai ishte i lumtur qė edhe i ati i Presidentit Topi kishte studiuar atje. Po ku ka turp njeriu qė si veteriner ka marrė njė titull shkencor me njė studim pėr qentė e kufirit tė Sigurimit tė Shtetit!
Nėse Bamir Topi tregoi megjithatė njė fije ndėrgjegjeje kur nuk mori pjesė nė ceremoninė ku tė pėrkujtuarit u dekoruan prej tij, ambasadori amerikan u tregua krejt i paskrupullt kur e pėrdori ceremoninė pėrkujtimore nė funksion tė politikės sė ditės, duke na habitur me thėnien se viktimat e terrorit komunist tė nėntorit 1944 qenė vrarė pėr lirinė e medias?! Me pėrjashtim tė njėrit, viktimat e nėntorit 1944 nuk qenė gazetarė. Shumė prej tyre qenė zyrtarė tė policisė financiare dhe tatimeve, si dhe tė sektorėve tė tjerė tė administratės, tė cilėt nuk mund tė akuzoheshin se kishin kryer krime lufte. Ata qenė tė padėshiruar pėr regjimin e Enver Hoxhės se dinin shumė gjėra pėr bėmat e tij qė kur kishte qenė tregtar cigaresh me shumicė nė dyqanin Flora. Ata dinin p.sh. se cila qe e vėrteta e vrasjes sė Nevruz Taēit, gjyshit tė Rezart Taēit, i cili ishte i vetmi njeri qė u vra nė tė ashtuquajturėn luftė tė Kurveleshit, nė nėntor 1942. Asnjė italian nuk u vra nė kėtė luftė, por vetėm njė shqiptar, nėnprefekti i Kurveleshit, Nevruz Taēi. Kėtė e thotė dhe historiografia e kohės sė komunizmit. Lufta e Kurveleshit nuk u bė pėr tė vrarė pushtuesit fashistė italianė, por pėr tė grabitur arkėn e nėnprefekturės ku porsa kishin ardhur paratė qė do t u shpėrndaheshin fshatarėve pėr tė shlyer dėmet qė kishin pėsuar gjatė Luftės Italo-Greke qė kishte pėrfunduar vitin e kaluar. Nevruz Taēi u vra se nuk pranoi tė dorėzonte arkėn e nėnprefekturės, por kwrkoi qw paratw e saj t u ndaheshin fshatarwve nwn mbikqyrjen e partizanwve. Por komunistėt i thanė se paratė do tė shkonin nė arkėn e Lėvizjes, ndėrsa fshatarėt do t i dėmshpėrblente partia pas luftės. Diskutimi u mbyll me njė plumb ballit pėr Nevruz Tacin dhe vrasja e tij mbetet i vetmi episod heroik i kėsaj lufte, njė episod i denjė pėr trimat e edukuar qė nė fėmijėri me kodin zakonor se duhet tė japish provėn e burrėrisė duke vjedhur sė paku njė dele, nė mėnyrė qė tė tė japin nuse.
Pastaj pėr ato para vazhdoi njė seri vrasjesh mes vetė atyre qė i grabitėn, derisa vranė edhe rapsodin e njohur Memo Meto, se ai bėri kėngėn ku satirizonte ata qė vodhėn arkėn e nėnprefekturės nė emėr tė antifashizmit. Pikėrisht mbi varrin e Memo Metos, ku u bė njė masakėr e vėrtetė pėr hakmarrje, u grindėn shokėt dhe ia numėruan njėri-tjetrit tė vėrtetat e luftės sė Kurveleshit, nė njė skenė tė denjė pėr burra tė edukuar me ethosin se vjedhja ėshtė prova e parė e burrėrisė.
Gazetari Nebil Ēika, njė nga viktimat e terrorit komunist tė nėntorit 1944, i cili kishte qenė mik me Memo Meton, u vra se e dinte tė vėrtetėn e luftės nė Kurvelesh, nė 1942, pėr tė cilėn kishte qenė dėshmitar, pasi ato ditė kishte shkuar tė bėnte njė shkrim pėr shpėrndarjen e dėmshpėrblimeve pėr fshatarėt e Kurveleshit. Nuk kishte arsye pse komunistėt tė nguteshin kaq shumė pėr ta vrarė Nebil Ēikėn, kur mund ta nxirrnin nė gjyq dhe ta dėnonin me vdekje, siē bėnė me tė tjerė gazetarė tė akuzuar si bashkėpunėtorė tė pushtuesit.
Siē po duken gjėrat, edhe ambasadori amerikan sot po sillet si trimat e luftės sė Kurveleshit tė vitit 1942, duke i patur sytė nga arka e Taēi Oil, e nipit tė Nevruz Taēit. Ambasadori amerikan e di se nė vende si Shqipėria bėhen para, kėshtu qė duket se ka gjetur mėnyrėn mė tė mirė pėr tė bėrė para, duke u vėnė gjoba biznesmenėve tė mėdhenj, si Rezart Taēi. Tradita xhamajkiane e burrėrisė ėshtė njė version i zhvilluar i asaj nė zbatim tė sė cilės u vra gjyshi i Rezart Taēit. Rezart Taēi duhet ta kuptojė se pėr t u liruar ai nuk duhet tė paguajė 50 mijė apo 100 mijė euro nė arkėn e gjykatės, por 5 apo 10 milion euro nė arkėn private tė ambasadorit amerikan, Mero Withers, dhe pastaj rregullohet ai me Bamir Topin. Mero Baze sigurisht qė do tė marrė pėrqindjen, dhe nėse nuk mbetet i kėnaqur ia bėjnė si Memo Metos.
Qė ambasadori amerikan Mero Withers e pėrdori ceremoninė e pėrkujtimit tė viktimave tė terrorit komunist nė nėntor 1944, nė funksion tė operacionit tė tij pėr gjobvėnie ndaj Rezart Taēit, kjo u kuptua nga fakti se kishte nė krah Besim Ndregjonin, si organizator tė ceremonisė. Nuk ia vlen tė pyesėsh Besim Ndregjonin, por a mund tė na thotė ambasadori amerikan se me ē atribut konsiderohet si ish-i persekutuar politik Besim Ndregjoni, i cili ėshtė bėrė background i Presidentit Topi, kur ėshtė fjala pėr bashkėpunimin e tij me ish-tė pėrndjekurit politikė? A ka qenė vetė nė burg politik, apo ka pasur babain? A mos ndoshta edhe Besim Ndregjoni ėshtė nė kėrkim, ashtu si familja e Presidentit Topi pėr atė fotografinė me autograf tė Enver Hoxhės, pėr diēka tė ngjashme, si p.sh. njė gazetė lokale tė kohės sė komunizmit? Pas kėsaj pėrgjigjeje do tė botohen dokumente pėr kėtė ēėshtje
Krijoni Kontakt