Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 202
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Hapni sytė se mos ju zė dikush rob me anė tė filozofisė dhe mashtrimeve tė kota, qė mbėshteten nė traditėn e njerėzve dhe nė parimet themelore tė botės dhe jo nė Krishtin. (Kolosianėt 2:8)

    Si mund tė zihemi rob? Sipas Palit mund tė zihemi rob "me anė tė filozofisė dhe mashtrimeve tė kota, qė mbėshteten nė traditėn e njerėzve dhe nė parimet themelore tė botės dhe jo nė Krishtin." Nuk ka rėndėsi nėse filozofia ėshtė e mirė, e drejtė apo e pėrkryer dhe pėr t'u lėvduar nga ana morale. Nuk ka rėndėsi se sa motive tė mira mund tė kete tradita, as se sa kuptimplote dhe e nevojshme mund tė jetė ajo. Nuk ka rėndėsi se sa tė nevojshme mendojmė ne se mund tė jenė parimet themelore tė botės, apo sa tė rėndėsishme janė ato pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi. Nėse asgjė nga kėto gjėra nuk janė Krisht, d.m.th., nuk janė nga Ai, pėrmes Tij, dhe nė Tė, atėhere ato janė tė pavlefshme pėrsa i pėrket Qėllimit tė Perėndisė dhe si tė tilla duhen braktisur.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Ti je mjeshtėr i Izraelit dhe nuk i ditke kėto gjėra?(Gjoni 3:10).

    Kur lexon ungjijtė dy gjėra bėhem mjaft tė qarta. E para, Jezusi ėshtė pamohueshmėrisht, pa dyshim Perėndia ne Mish. E dyta, sa mė fetar qė je, aq mė pak ke mundėsinė ta shohėsh, ta njohėsh dhe ta vlerėsosh Atė pėr atė qe me tė vėrtetė Ai ėshtė.

    Mėkatarėt, nga ana tjetėr, e kishin shumė tė lehtė ta njihnin Atė. Gruaja samaritane mund tė ketė qenė njė e huaj e pėrbuzur pėrsa i pėrket sistemit religjioz tė Ēifutėve, por ju deshėn vetėm pak minuta tė kuptonte dhe ajo kishte gjetur Mesinė. Centuori Romak, njė pagan i pavlerė, dinte ku tė drejtohej kur shėrbyesi i tij ishte i sėmurė dhe Jezusi tha se besimi i kėtij burri ishte mė i madh se sa i ēdo njeriu nė Izrael. Gruaja me origjinė Greke kishte mjaft besim sa pėr t'i kėrkuar Jezusit vetėm pak thėrrime qė bien poshtė tavolinės dhe megjithėse ajo nuk ishte Cifute, Jezusi i dha asaj gjithēka ajo kėrkoi. Po, Jezusi ishte me tė vėrtetė miku i mėkatarėve, i pijanecėve, i tagrambledhėsve dhe i prostitutave.

  3. #23
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Njohja e misterit tė fshehur nė Krishtin Jezus

    Sado tė shumta tė jenė misteret dhe mrekullitė tė zbuluara prej mėsuesve tė shenjtė dhe tė kuptuara prej shpirtrave tė shenjtė nė gjendjen e tanishme tė jetės, prapėseprapė mbetet ende tė thuhet dhe tė kuptohet pjesa mė e madhe; pra, ka ende shumė gjėra qė duhen thelluar nė Krishtin. Krishti ėshtė si njė minierė me damarė tė pakufishėm visaresh, tė cilėve, sado qė t’u shkohet nė thellėsi, prapėseprapė nuk u gjendet fundi; pėrkundrazi, nė ēdo zgavėr zbulohen damarė tė rinj pasurie.
    Pėr kėtė arsye shėn Pali thotė pėr Krishtin: “Nė Krishtin janė tė fshehura tė gjitha visaret e dijes e tė kuptimit” (Kol 2, 3) nė tė cilat shpirti nuk mund tė pėrshkojė, nėse mė parė nuk kalon nėpėr ngushticat e vuajtjes sė brendshme dhe tė jashtme. Vėrtet pakica qė ėshtė e mundshme tė dihet nė kėtė jetė, pėr sa u pėrket mistereve tė Krishtit, nuk ėshtė e mundshme tė arrihet pa vuajtur shumė, pa marrė prej Hyjit hire tė shumta nė mendje dhe nė ndjenja dhe pa bėrė njė ushtrim shpirtėror tė gjatė dhe paraprak, sepse tė gjitha kėto hire janė mė tė papėrsosura se urtia e mistereve tė Krishtit, sė cilės i shėrbejnė vetėm si parapėrgatitje e thjeshtė. Oh, po tė mund tė kuptonte shpirti se nuk mund tė arrihet nė dendėsinė e pasurive dhe tė urtisė sė Hyjit, veēse duke hyrė aty ku janė gjithmonė mė tė shumta vuajtjet e ēdo lloji dhe duke vendosur nė tė ngushėllimin dhe dėshirėn e tij! Ashtu sikurse ai qė vėrtet e dėshiron urtinė hyjnore, nė radhė tė parė pėrpiqet tė hyjė vėrtet nė kuptimin e thellė tė kryqit!
    Pėr kėtė arsye shėn Pali i qortonte nxėnėsit e Efesit, qė tė mos mpakeshin nė vuajtje, por tė qėndronin tė fortė, tė rrėnjosur dhe tė mbėshtetur nė dashuri, qė nė kėtė mėnyrė tė mund tė kuptonin bashkė me tė gjithė shenjtėrit se cila ėshtė gjerėsia, gjatėsia, lartėsia, thellėsia dhe njohja e dashurisė sė Krishtit qė tejkalon ēdo dituri, pėr t’u mbushur me plotėsinė e Hyjit. Kryqi ėshtė dera pėr tė arritur pasuritė e urtisė hyjnore. Ėshtė fjala pėr njė derė tė ngushtė nėpėr tė cilėn pak kush dėshiron tė kalojė, kurse janė shumė ata qė i dėshirojnė kėnaqėsitė qė arrihen nėpėrmjet saj.

    Shen Gjoni i Kryqit
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ata pra, tė dėrguar nga Fryma e Shenjtė, u nisėn pėr nė..." (Veprat 13:4)

    Nė Dhjatėn e Re nuk gjejmė njė model se si kisha duhet tė ungjillėzojė botėn, as nuk zbulojmė ndonjė plan pėr t'u folur tė humburve dhe as ndonjė metodė pėr tė mbjellur kisha. Ata qė fokusojnė tėrė vėmendjen e tyre nė modele, plane dhe metoda nuk mund tė kuptojnė se tė gjitha kėto ndryshojnė nė varėsi tė kohėė, kulturės, kombit, popullit, gjėndjes ekonomike, dhuntive, personaliteteve dhe miliona gjėrave tė tjera tė ndryshme. Ekziston njė thėnje e popullit qė thotė: "Metodat janė shumė, por parimet janė pak; metodat do ndryshojnė, por parimet kurrė."

    Kėshtu pra, sekreti nuk ėshtė tė mundohesh tė imitosh modelin e Dhjatės sė Re, por tė praktikosh parimin e Dhjatės sė Re qė nuk ndryshon kurrė. Cili ėshtė ky parim? Ėshtė e thjeshtė: ata ishin tėrėsisht tė drejtuar nga Fryma; dhe meqenėse ne kemi tė njėjtėn frymė, mund tė drejtohemi edhe ne nga Ai. Sigurisht qė Fryma mund tė na drejtojė tė bėjmė gjėra tė njėjta, por gjėja jonė e pėrbashkėt me atė tė Dhjatės sė Re nuk ėshtė nė ēfarė po bėhet, por Kush po e bėn atė. Ka dy gjėra, ose jemi ne qė po vimė me njė plan duke e bėrė vetė, ose po e lėmė Frymėn ta punojė pėrmes nesh ashtu siē Ai e gjykon mė mirė.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Kryqi ėshtė dera pėr tė arritur pasuritė e urtisė hyjnore. Ėshtė fjala pėr njė derė tė ngushtė nėpėr tė cilėn pak kush dėshiron tė kalojė, kurse janė shumė ata qė i dėshirojnė kėnaqėsitė qė arrihen nėpėrmjet saj.
    Shumė e vėrtetė! Tė falem nderės Matrix qė e solle kėtė shkrim. Jeni tė gjithė tė mirpritun ta pasunoni kyt temė me shkrime tė tilla tė shkurtra.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nder

    Prandaj ngrihu, zbrit poshtė e shko me ta pa ngurruar, sepse Unė Vetė i kam dėrguar ata." (Veprat 10:20)

    Ishte Perėndia qė i tha Kornelit tė thėrrasi Pjetrin. Ishte Perėndia qė i tha Pjetrit tė shkojė tek Korneli. Kur Perėndia is solli kėta tė dy sėbashku, pa mbaruar mirė fjalėn Pjetri, i mbushi ata qė po dėgjonin me Frymėn e Shenjtė. Duhet vėnė re se suksesi i misionit te Pjetrit nė shtėpine e Kornelit nuk varej aq shumė nga aftėsia e Pjetrit pėr tė folur sesa nga aftėsia e tė tjerėve pėr tė dėgjuar. Kur u flasim vetėm atyre pėr tė cilėt jemi dėrguar, atėhere do shohim rezultate dramatike.


    Kur mundohemi t'u flasim tė gjithėve nė pėrgjithėsi dhe asnjėrit nė veēanti humbasim njė sasi kolosale kohe dhe kjo demonstron njė dishepullizim tė varfėr. Nuk duhet t'i japim 10 monedha dikujt qė mund tė pėrdorė vetėm 5 dhe nuk duhet t'i japim 5 monedha dikujt qė nuk di tė pėrdorė as edhe njė. Ėshtė e qartė se harxhohet shumė kohė duke u munduar tė bindim, te lusim, tė debatojmė, tė mėsojmė dhe tė ndihmojmė njerėz qė Perėndia nuk na i ka dėrguar. Nėse ne presim pėr Frymėn e Perėndisė do t'i shpėtojmė vetes sonė shumė kohė, pėrpjekje dhe energji. Njė punėtor qė hedh nė mėnyrė tė shkujdesur farėn e ēmuar nė tokė me gurė dhe qė ua hedh margaritarėt derrave nuk po sillet me urtėsi, me besnikėri dhe nuk ėshtė shėrbyes qė sjell rrezultat.

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    kur degjon raste te tilla, te mbushet mendja plotesisht qe ungjillezimin e ben vetem Ai
    dhe nuk varet nga ajo qe bejme ne.Ne thjesht ndjekim Ate

    Sa shume vellezer dhe motra e kane marre thirrjen direkt nga Ai dhe jo nga ajo qe ben njeriu. Ai deperton aty ku s'ta merr mendja
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Unė kam edhe dele tė tjera qė nuk janė tė kėsaj vathe; duhet t`i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dėgjojnė zėrin tim, dhe do tė jetė njė tufė e vetme dhe njė Bari i vetėm." (Gjoni 10:16)

    Nėse Perėndia do qė tė ketė vetėm njė Kope nėnd drejtimn e njė Bariu atėhere ne e dimė qė asgjė nuk i takon individit. Shpesh herė dėgjojmė njerėz qė flasin pėr "njerėzit e mi", "vatha ime", ose "kisha ime" sikur ata tė zotėrojnė ndonjė gjė. Le tė kuptojmė sa mė shpejt se neve nuk na takon asgjė, por jemi punėsuar nė pronat e Perėndisė. Asnjė puėtor i Perėndisė nuk mund tė thotė se ato prona i takojnė atij. Nėse do e kuptonim kėtė gjė, do silleshim ndryshe me delet e Perėndisė, me respekt tė madh dhe me pėrulėsi. Si mund tė sillet njė njeri si zot mbi ato qė nuk i takojnė atij? Si mund tė abuzojė dhe tė sillet keq me ata qė nuk i takojnė atij?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Dhe, duke qenė se Pali fliste pėr drejtėsi, pėr vetėkontroll dhe pėr gjyqin e ardhshėm, Feliksi, shumė i trembur, u pėrgjigj: ``Pėr tani shko, dhe kur tė kem rast, do tė dėrgoj tė tė thėrrasin``. (Veprat 24:25)

    Kur koha ėshtė e shkurtėr ne duhet tė shfrytėzojmė sa mė shumė mundėsitė qė na vinė dhe tė mos humbasim agjė. Nėse ne i shpallim Fjalėn dikujt dhe ata na pėrzėnė, gjėja mė e mirė ėshtė tė largohemi. Por fatkeqėsisht, Pali ishte nė burg dhe nuk mund tė largohej. Feliksi e kėrkonte shpesh Palin por asgjė nuk ndryshonte. Nė kėtė mėnyrė Pali i dėshmonte Feliksit pėr dy vjet pa parė as edhe njė rrezultat. Ėshtė e qartės se kjo ishte njė hile e armikut qė synonte ta shkurajonte apoltullin me dhunti dhe t'jia ulte fuqinė e tij.

    Pali, njė i burgosur nuk kishte zgjidhje tjetėr veēse tė shkonte tek Feliksi sa herė qė ai e kėrkonte. Ne qė jemi tė lirė duhet tė jemi tė kujdesshėm se mos e gjejmė veten duke harxhuar tėrė kohėn tonė nė biseda me ndonjė Feliks ndėrkohė qė aty mund tė jetė njė Kornelius duke u lutur qė tė dėgjojė pikėrisht ato fjalė qė Feliksi i shkonte dėm.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "E pėr mė tepėr, tė gjitha gjėrat i llogarita si humbje pėr atė qė ėshtė shumė e madhe: njohjen e Krishtit Jezus, Zotit tim, pėr tė cilin tė gjitha i humba dhe i quaj hedhurina qė tė fitoj Krishtin." (Filipianėt 3:8)

    Nėse pretendon se je i krishter por nuk e sheh veten duke u qendėrzuar shume e mė shumė nė Krisht, atėhere unė dyshoj nėse je shpėtuar me tė vėrtetė, sepse ti nuk ke kapur pikėn thelbėsore tė Krishtėrimit. Pėr tė krishterin, Krishti zmadhohet, Krishti bėhet pėrherė dhe mė i madh, Krishti bėhet fokusi. Ėshtė shumė e thjeshtė tė shohėsh se kush po jeton dhe kush jo kėtė standart.

    Sa mė i pjekur nga ana frymore tė jetė njė person, aq mė shumė ėshtė i qendėrzuar nė Krisht bėhet ai. Kjo ėshtė pasoja e pashmangshme e t'u bėrit njė i krishter, njė dishepull i Jezusit. Kjo ėshtė mėnyra se si Fryma e Shenjte drejton ēdo besimtar tė vėrtetė dhe nuk ka pėrjashtime. Ėshtė po aq e parashikueshme dhe e sigurtė sa edhe mėngjesi vjen pas darkės sė natės. Nėse Biri i Perėndisė nuk ngrihet lart e mė lart dhe nuk shkėlqen shumė e mė shumė nė zemrėn tėnde, atėhere mos e mashtro mė veten tėnde: ndodhesh akoma nė errėsirė.

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •