-
I falem nderės Zotit!
Por ju e njihni Atė, sepse me ju qėndron dhe nė ju do tė jetė. (Gjoni 14:17)
Ashtu siē dėshmia vjen pas zbulesės, ashtu edhe Jeta pas Dritės. Ne dimė ēfarė tė bėjmė thjeshtė sepse vetė Ai po e bėn atė pėrmes nesh. Nėse kemi veshur Zotin Jezus, nuk kemi nevojė tė shohim as tė shkuarėn as tė ardhmen. Nuk kemi nevoje tė shohim as lart nė qiell as poshtė nė tokė. Nuk kemi nevojė tė shohim jashtė fare pasi Mbretėria e Perėndisė ndodhet brėnda nesh. Ai qė tha: "Unė jam me ju, por do jem nė ju" tashmė ka ardhur pėr tė banuar nė tė gjithė ata qė besojnė.
-
-
I falem nderės Zotit!
"Sepse dua tju vė nė dijeni, vėllezėr, se ungjilli qė u predikua prej meje nuk ėshtė sipas njeriut. Sepse unė as nuk e kam marrė nga njeriu, as nuk ma ka mėsuar njeri, por e kam marrė nėpėrmjet njė zbulese tė Jezus Krishtit." (Galatasit 1:11,12)
Pesė fjalė tė shqiptuara me anė tė zbulesės janė me vlerė mė shumė se dhjetė mijė fjalė tė dala nga mishi dhe gjaku. I dashur mik, a e njihni me tė vėrtetė Zotin? A ėshtė kjo njohuri e bazuar nė zbulesė, apo ėshtė thjesht ideja juaj, ose ajo qė ju keni qenė mėsuar nga mishi dhe gjaku? Tani ėshtė koha pėr tė shqyrtuar themelin tuaj dhe tė zbuloni nėse ju keni ndėrtuar mbi shkėmb ose nė rėrė. Ne tani e dimė se si ėshtė e mundur qė dikush tė bėjė shumė vepra tė fuqishme nė emrin e Jezusit, dhe megjithatė tė mos njohi Zotin. Zbulesa ėshtė dallimi midis aktivitetit fetar dhe njohurisė sė vėrtetė.
-
-
I falem nderės Zotit!
Zbulesa e Jezus Krishtit, tė cilėn Perėndia ia dha pėr t’ua treguar shėrbėtorėve tė Tij ato qė duhet tė ndodhin sė shpejti, dhe Ai e bėri tė ditur duke i dėrguar engjėllin shėrbėtorit tė Tij Gjon, i cili ka dėshmuar pėr tė gjitha ato qė ka parė, domethėnė pėr fjalėn e Perėndisė dhe pėr dėshminė e Jezus Krishtit. (Zbulesa 1:1,2)
Libri i Zbulesės nuk ka si qėllim primar tė na tregojė se si do jetė fundi i botės (megjithėse edhe kėtė gjė e shohim), por Zbulesėn dhe Dėshminė e Jezu Krishtit. Menjėherė konfrontohemi nė kėtė libėr me vizionin e Jezu Krishtit duke qėndruar nė mes tė Ekklesisė: Kjo ėshtė shumė ndryshe nga imazhi i Mesisė qė vuante, qė u pėrbuz dhe u refuzua nga njerėzit. Pra, ky ėshtė njė zbulim i mėtejshėm i Zotit Jezus dhe ėshtė vėrtetė profetike.
I tėrė libri, me simbolet dhe me kuptimet e tij, mund tė jetė i pakapshėm dhe ne mund tė kundėrshtojmė njėri-tjetrin me interpretimet tona, por esenca e librit, zbulesa e Jezu Krishtit si Mbreti i Mbretėrve dhe Zoti i Zotėrve, Alfa dhe Omega, Fillimi dhe Fundi, i Pari dhe i Fundit, nuk mund tė kundėrshtohet.
-
-
I falem nderės Zotit!
Gjatė rrugės, duke iu afruar Damaskut, aty nga mesdita, njė dritė e fortė vetėtiu papritur nga qielli rreth meje.Rashė pėr tokė dhe dėgjova njė zė qė mė thoshte: "Saul, Saul, pėrse mė pėrndjek?"
Kur njė zbulesė tė godet, duhet vetem njė tė mijtat e sekondit qė tė ndodhė. Mė kujtohet kur pėr herė tė parė pata zbulesėn e Jezu Krishtit. Deri nė atė kohė kam pasur shume pėrvoja religjioze dhe frymore, mė shumė se njė besimtar i mesėm. Kam qenė pastor dhe mėsues pėr shume vjet. Mendoja se me tė vėrtetė e njihja Zotin. Por njė ditė Perėndia mė zbuloi Birin e Tij nė mua. Po qėndroja nė oborrin e prapėm duke lexuar Shkrimin dhe papritur, thellė nė zemrėn time, unė "pashė" (jo me sytė e mi, por sė brėndshmi) Jezusin duke qėndruar nė tė djathtėn e Perėndisė dhe pashė veten tė ngritur dhe tė ulur me tė nė vėndet qiellore. (Efesianėt 2:6)
Ajo ditė ishte sikur tė kalova nga njė dhomė nė njė dhomė tjetėr, duke mbyllur derėn pas meje. Pata njė ndriēim tė shpejtė tė njė bote tjetėr. Mė nė fund e dija se pėr cfarė flisja mė parė. Megjithėse pėrvoja ime nuk ishte aq e dukshme sa e Palit, brėnda meje ndodhi njė tėrmet i fuqishėm dhe themelet e mija u shkundėn tėrėsisht. Ishte fillimi i fundit tė karrjerės sime si predikues pėr Religjionin e Organizuar. Unė pashe Jezusin e vėrtetė dhe kuptova se Ai nuk ngjante me atė qė mishi dhe gjaku tė zbulon. Lavdi Zotit!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 13-10-2009 mė 05:06
-
-
I falem nderės Zotit!
"Ka kaq kohė qė jam me ju dhe nuk mė paskeni njohur? (Gjoni 14:9)
Ėshtė e mundur qė ne tė kemi qenė tė krishterė pėr shume vjet dhe tė mos kemi njohur Zotin. Nė fillim e kisha tė vėshtirė ta besoja njė gjė tė tillė, por tani aspak. Mund ta them me sinqeritet se kam qenė i krishter gjithė jetėn time, por Zotin, kam vetėm pak vjet qė e njoh. Tė quash veten i krishter nė ditėt e sotme ėshtė pothuajse e njėjta gjė si tė quash veten republikan apo democrat. Ėshtė bėrė mė shumė njė tabelė pėr hir tė bindjes shoqėrore sesa njė dėshmi e vėrtetė se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė, i Cili banon nė mua.
-
-
Qėllimi pėrfundimtar i njeriut
Cili ėshtė qėllimi ynė pėrfundimtar i jetės?
Besoj se qėllimi i ynė pėrfundimtar nė kėtė planet ėshtė i dyfishtė:
1. Tė duhemi nga Perėndia
2. Tė duam Perėndinė
Vini re se nė fillim vendosa tė duhemi nga Perėndia. Nėse nuk jemi dashur nga Perėndia me dashurinė e Tij supernatyrore, jemi tėrėsisht tė pamundur ti kthejmė Atij sikur edhe njė jota tė vogėl tė kėsaj dashurie ashtu siē e dėshiron Ai. Pėrpjekjet tona tė duam Perėndinė zakonisht shprehen me vepra, fjalė tė bukura dhe/apo sakrifica tė cilat nuk janė tė motivuara nga dashuria e Tij por nga faji dhe fika jonė. Pali tha se ne duam sepse Ai na deshin me parė. Gjoni tha gjithė dashuria vjen prej Perėndisė, sepse Perėndia ėshtė dashuri. Jezusi tha se urdhėrimi mė i madh ėshtė tė duash Perėndinė me gjithė zėmrėn, shpirtin, mėndjen dhe fuqinė tuaj dhe tė doni fqinjėt si veten tuaj. Ne nuk mund tė bėjmė asgjė nga tė gjitha kėto pa pas shijuar dashurinė e Tij mė parė.
Kur mėsojmė tė qėndrojmė nė vėndin tonė dhe tė dimė se Ai ėshtė Perėndi, dhe ta lejojmė Atė tė na dojė ashtu si Ai do, tė gjitha gjėrat e tjera do zėnė vėndin e duhur. Ne do shijojmė Perėndinė nė njė nivel tė tillė qė nuk e kemi ditur mė parė, ndėrsa hyjmė nė dashurinė dhe nė hirin e Tij; prandaj gėzimi ynė ėshtė njė produkt i dashurisė sė Tij pėr ne dhe dashurisė sonė pėr Tė. Si mund tė mos jemi tė gėzuar kur jemi tė mbushur me dashurinė e Tij.
Megjithatė kjo nuk do tė thotė se ne jemi vazhdimisht tė gėzuar. Perėndia na kalon pėrmes flakėsh shumė herė; megjiathatė vetėm nėse jemi tė cekėt nė Tė dhe nuk kemi mėsuar akoma dashurinė e Tij do mendojmė se na ka braktisur. Nėse dashuria jonė pėr Tė dhe njohuria jonė e dashurisė sė Tij pėr ne ėshtė rrėnjosur thellė, do refuzojmė ta braktisim Atė akoma edhe sikur tė gjėndemi nė situatat mė tė vėshtira tė jetės sonė, sepse, ashtu si edhe Pjetri, e dimė se nuk mund tė shkojmė gjėkundi, sepse Ai ka fjalėt e jetės. Akoma edhe ata njerėz qė e duan njėri-tjetrin ēdo ditė nuk ndodhen nė njė gjėndje tė njė gėzimi tė vazhdueshėm gjatė gjithė kohės; qė ta mbash kėtė dashuri nė kėtė planet kėrkohet punė, sakrificė dhe dhimbje. Megjithatė dashuria e Tij pėr ne i mban zemrat tona pėrherė tė lidhura me Tė, sepse ne jemi Nusja e Tij dhe Ai ėshtė Dhėndėrri ynė. Ashtu si e shoh unė, nuk mund tė ketė qėllim mė tė lartė sesa tė duhemi prej Perėndisė dhe ta duam Atė si pasojė e kėsaj dashurie.
-
-
I falem nderės Zotit!
"Ata mrekulloheshin me mėsimin e Tij, sepse i mėsonte ata si ai qė ka autoritet dhe jo si skribėt." (Marku 1:22)
Sa shumė nga ēka dėgjojmė sot duke u predikuar nė tė gjithė botėn nė emėr tė Jezu Krishtit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse gargara dhe mendime tė shpėrndara tė njerėzve qė vetėm pėrsėrisin ato qė kanė dėgjuar nga tė tjerė? Ku ėshtė Zbulesa e Jezu Krishtit? Cili ėshtė ai burrė apo grua qė refuzon tė konsultohet me mishin dhe gjakun, dhe qė thonė vetėm ēfarė kanė parė dhe dėgjuar nga zbulesa qė u ėshtė bėrė pėrmes Frymės? Shumica e mėsuesve mėsojnė ato gjėra qė ju janė mėsuar dhe mėsuesit e kėtyre i mėsuan kėto nga vetė mesuesit e tyre dhe kėshtu vazhdon zinxhiri i gjatė deri sa ne nuk kemi mė zbulesė tė lindur nga Fryma. Ne kemi njohuri intelektuale tė gjeneratės sė tretė dhe tė katėrt, manėn e djeshme dhe doktrina tė kaluara dorė mė dorė nga njerėzit.
Ashtu si njė vėlla e ka thėnė: ka shumė eko nė tokė, por tė pakėt janė zėrat. Ekziston njė diferencė jashtėzakonisht e madhe midis sė pėrsėriturės e atyre gjėrave qė ke dėgjuar dhe sė thėnit ato qė ke pėrjetuar vetė. A duhet tė habitemi qė kemi shumė mėsime por aspak njohje tė sė Vėrtetės qė vjen vetėm si rezultat i pėrvojės sonė? Nėse flasim nga vetja jonė, atėhere do japim vetėm njohuri, por nėse zgjedhim tė flasim vetėm me anė tė zbulesės ne mund tė japim jetė. Vetėm zbulesa mund tė ndryshojė njė person.
-
-
Tani ai ishte nė Betania, nė shtėpinė e Simonit lebroz, dhe ndėrsa ishte nė tryezė, hyri njė grua me njė enė alabastri me vaj tė parfumuar me nard tė vėrtetė, shumė tė kushtueshėm; ajo e theu enėn prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye. (Marku 14:3)
Mbase mund tė gjėndesh nė njė vėnd tė vetmuar sepse Zoti dėshiron tė tė pėrdorė qė tė krijojė njė vėnd nė shkretėtirė pėr Tė. Nėse Zoti ka vėnė nevojėn e Tij pėr njė vėnd tė tillė nė zemrėn tėnde, atėhere konsideroje zemrėn tėnde si njė vėnd "Betani" dhe merre si diēka midis teje dhe Zotit. Jepi Zotit tokė (nga zemra jote) mbi tė cilėn mund tė ndėrtojė. Jepi Atij vėndin e Tij. Mos kėrko pėr turma njerėzish. Ėshtė mė mirė tė kesh njė, dy, apo tre qė mblidheni sė bashku si Betanija e Zotit, sesa tė kesh qindra mijėra vetė tė mbledhur sė bashku si diēka krejt ndryshe nga Betania.
A ka njeri nė kėtė botė qė mund tė takohen me tė vėrtetė me qėllim t'i shėrbejnė Zotit dhe tė "humbasin" veten e tyre nė adhurim, duke mos menduar pėr asnjė ēast pėr nevojat e tyre, por duke dhėnė jetėn e tyre tėrėsisht pėr kėnaqėsinė e Zotit? Lutem qė tė ngjallet diēka bėrnda dikujt qė ta konsiderojė seriozisht kėtė para Zotit. Shumė janė thirrur, por pak janė zgjedhur.
-
-
I Falem Nderės Zotit!
Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi. Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh. (Luka 24:50-52)
Betania ka njė shpėtimtar qiellor. Ka njė frymė qė ngjitet lart nė qiej. Nėse sot Kisha ka dėshtuar ėshtė kjo: ne jetojmė si natyrorė, tė lidhur pas gjėrave tė botės, njerėz tė pėrbėrė nga mishi dhe gjaku qė thonė gjėra tė mėdha por nuk jetojnė ato qė thonė. Nuk mund tė duket tek ne dallimi hyjnor, ka shumė pak realitet qė mund tė tregojė natyrėn e kėsaj bote tjetėr, pėr tė cilėn ne deklarojmė me kaq bujė. Ne jetojmė thjesht si njerėz, si njerėz fetarė, akoma edhe si njerėz frymorė, por nuk jetojmė si qytetarė tė qiellit.
Megjithatė, unė besoj se vetėm duke pregatitur njė vėnd pėr Zotin, kjo frymė ngritėse do dalė jashtė nesh spontanisht. Ėshtė tjetėr gjė qė ne tė mundohemi tė jetojmė si banorė tė qiellit dhe tjetėr gjė tė hyjmė nė bashkėsi dhe shoqėri tė tillė me Njeriun Qiellor (Krishtin). Duke bėrė tė dytėn, ne do fillojmė tė kullojmė natyrėn qiellore tė Tij, ashtu si prifti derdhte nė Vėndin mė tė Shenjtė erėn e temjanit tė ėmbėl. Mbretėria e Qiellit nodhet aty ku Krishti zotėron dhe mbush tė gjitha gjėrat. Nėse kjo gjė ndodh me ne indivdualisht apo si grup, atėhere mund tė themi se Mbretėria e Qiellit ka mbėrritur.
-
-
I Falem Nderės Zotit!
"Por ngrihu dhe qėndro mė kėmbė, sepse prandaj tu shfaqa, pėr tė tė caktuar shėrbyes dhe dėshmitar tė gjėrave qė ke parė [pėr Mua] dhe pėr ato qė do tė tė tregoj." (Veprat 26:16)
Zoti ka njė qėllim pėr ty dhe njė detyrė pėr ty pėr tė pėrmbushur. Por gjėrat nuk do shkojnė gjithmonė ashtu si ti mendon se duhet tė shkojnė. Kjo ndodh sepse Zoti tė thėrret nė diēka mė tė madhe se vetja jote, diēka qė kalon pėrtej mundėsisė tėnde, diēka qė nuk mund ta krijosh as pėrjetosh pa Tė. Kjo kėrkon kohė. Noa eci me Perėndinė pėr 500 vjet dhe ju desh 100 vjet pėr tė ndėrtuar arkėn. Abrahamit ju desh tė bėhej 100 vjec qė tė shihte premtimin e Perėndisė tė realizohej. Moisiu qėndroi 40 vjet nė Egjipt, mė pas 40 vjet tė tjera nė shkretėtirė, pra se Perėndia ta dėrgonte atė tek Faraoni. Jezusit ju desh te pregatitej pėr 30 vjet pėr shėrbesėn tokėsore tė 3 vjetėve e gjysm.
I dashur vėlla, e dashur motėr: ec me Perėndinė. Gjej Hir. Zbulo Atė. Pėrqėndrohu tek e tė qenit, jo tek e tė bėrit. Dhe kur tė vijė koha pėr ty tė bėsh diēka, do jesh i bindur se vepra jote qė rrjedh prej dashurisė, do jetė vepra qė Perėndia do bekojė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt