Close
Faqja 24 prej 66 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 652
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ejani.......


    Ejani t'ja themi njëri-tjetrit,
    Si e përjetuam dashurinë.
    Ta kujtojmë edhe ne të vjetrit,
    Si dikur kur njifnim veç rininë.

    Ejani t'ja nisim kuvendimit,
    Dy e nga dy e ku me shoqërinë,
    Qetë e qetë, t'ja kujtojmë harrimit,
    Se dhe brezi ynë e ka lavdinë.

    Ju ejani,qoftë me gjysëm zëri,
    Vetëm nisni fjalë për dashurinë.
    Kush gaboi të bindet i tëri
    Dhe të ndahet malli me rininë.
    Eh mo Riza2008!Ia nisim ne po kush na beson se edhe ne kemi pasur zemer qe ka pasur vend per dashuri!Urime te vazhdueshme ,se kjo tregon qe te ndjekim hap pas hapi.

  2. #232
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E çuditshme........


    Unë e njoh këtë jevgë simpatike,
    Si puna ime atë e njohin shumë.
    E larë e tëra si me rreze drite,
    Zverdhuar faqia si hëna mbi lumë.

    Ja kam zilinë për trupin e për synë
    Dhe për një çast harroj se nga kam ardhur.
    Harroj se derës ja kam varur drynë,
    Harroj se para saj rri si i mardhur.

    E çuditshme,por çudirat ndodhin
    Dhe me zeshkanet që i dallon ngjyra.
    Në thënçi ju që mëndia e atij rrodhi,
    Nuk e thon sytë se i pëlqen fytyra.


    Ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë Riza Riza jo mirë kështu.
    Mos u bëj tradhëtor se pastaj do të pendohesh.
    Por poezitë si gjithnjë të shkëlqyera.

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ku shkoi vallë?!.....


    Po s'jam këtu, tek kafe Rremës,
    Diku në shpellë qiellin sodis.
    Në tavolinë,nëcep të zemrës,
    Një bukuroshe po më cingris.

    Ti prap atje do të shkosh nga hera
    Dhe me habi thua:"Ku shkoi"?!
    Tek cepi errët atje tek dera,
    Dy sytë e tu do më gjurmojnë.

    Mbi tavolinë s'do shikosh shkrepse,
    As gotë raki,as taketuke.
    Me gishta gërshetat i shplekse
    Dhe buzët me dhëmbë mi nduke.

    Ti nga mërzia do të trishtohesh
    Dhe rri mendonu shkoi vallë?!
    Ky qe poet dhe ligështohesh,
    Mbi rima rrëshqiste si dallgë.

    Tek tavolina më ke mbështetur,
    Në heshtje shpirtin po mundoj.
    Rri si një hije e lodhur,tretur
    Kërkoj një varg që të më zgjoi.
    I dashur mik Riza ÇATO, kjo poezi, është njëra nga poezitë më të bukura të këtij cikli (sigurisht për shijen time)...

    Përgëzimet e mija i nderuar!

  4. #234
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Përshëndetje Pranvera,Kujtim.Agim.Ju faleminderit për pjesmarrjen dhe mendimet që jepni.Ju përshendes me poezinë e më poshtme:


    Ma thuaj çfar ndjen...........


    Të mori malli për mua -më shkruaj,
    Ma thuaj çfar ndjen,çfar mendon?
    Nëse ke ndrojtje,mos ndruaj,
    Nëse ke ndjenjë-dashuron.

    Të vjen ndërmënd qyteti me trëndafila?
    Ajo lulishte buz' Lumit Vjosë!
    Mbi një pemë këndonin kanarina
    Dhe oshëtinin yjet mbi qiellin rozë.

    Mbaj mënd nga ty ç'do gjë të bukur
    Dhe mallin e ruaj në gji.
    E mbaj mënd dhe një të puthur
    Edi,që buzët e mia po e kërkojnë përsëri?!

    E çfar s'mbaj mënd,as gjë s'kam harruar
    Dhe pse vitet i dyfishuam të dy.
    E ndjej tiktakun të zbehtë mbi duar
    I shikoj trëndafilat sikur të kam Ty.

  5. #235
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Të dy........


    I lodhur mbi karrike dremit,
    Hap e mbyll sytë më çfaqesh Ti.
    Herë errësirë,herë hënë që ndrit
    Herë vetëtimë me shi e stuhi.

    Para teje ndal dëshira ime,
    Ashtu e ëmbël,e thartë e me dallgë.
    Kemi kaluar shtigje e minime
    Jemi dashuruar,qeshur edhe qarë

    Drejt njëri-tjetrit kemi zgjatur duart,
    Të dy u lagëm,u dogjëm u thamë.
    Aty flejtëm dhe aty u zgjuam,
    Aty të bashkuar u ndamë.

    Të kam pasur idhull çast e orë,
    Busull në tokë,det e mal.
    Po të ishja vërtet një meteor,
    S'do dija ç'të ndriçoja nga hiret e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 10-10-2009 më 09:51

  6. #236
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    As kush.........


    As kush nuk e kuptonte shikimin tënd,
    Të çiltër,shigjetë vetëtime.
    As kush se kuptonte që zemra të dhëmb,
    Ndaj një breng dashurie e përpive..

    Njëmijë netë flejta me ëndrrën tënde,
    Mbi sheshin e ballit ku hëna ndriçon.
    Shikime,shikime ,me rreze më çmënde,
    Një dallgë e hazdisur më djeg e më vlon.

    Gjithmonë,gjithmonë ngele anonime,
    Në ikje e përshkruaj kurmin tënd.
    Gjaku i zemrës tënde, brënda zemrës time,
    Ajo buzë e njomë që më vdes në vënd.

  7. #237
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Shpirti s'vlen.......


    Ajo është e mahnitshme sigurisht
    Dhe rrugës kur kalon mahnitet turma.
    Kjo turmë që e shikon e buzët prish,
    Gëlltit limona,pjeshkë edhe hurma.


    Makinë lluksoze,florinj në gushë e gishta,
    Janë ëndrra që prej saj s'largohen kurrë.
    Unë me gjith shpirt ja fala ç'pata,ç'kisha,
    Por shpirti s'vlen e kurrë s'u quaka burrë.

    I falem paqes edhe dashurisë,
    Përto kam shkruar vargje me lavdira.
    Ç'e do,s'ka vlerë kjo foshnjë e ironisë,
    Kjo tradhëti s'jeton dot me zinzhira.

    Ajo është e mahnitshme sigurisht,
    Mahnia luftë me mullinjtë e erës.
    Nga diga uji mullinjtë po i prish
    Dhe si gardiane drynin ja vure derës.

  8. #238
    Jeta esht e bukur zbuloje Maska e eriola17
    Anëtarësuar
    25-07-2008
    Postime
    76

    Poezi Te Bukura

    Mesa pash kto poezi ishin te bukura .

  9. #239
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga eriola17 Lexo Postimin
    Mesa pash kto poezi ishin te bukura .
    Mir se erdhe në faqen time letrare eriola17. Ju falenderoj pë pjesmarrjen dhe dëshirë që shprehni.Respekte

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    As kush.........


    As kush nuk e kuptonte shikimin tënd,
    Të çiltër,shigjetë vetëtime.
    As kush se kuptonte që zemra të dhëmb,
    Ndaj një breng dashurie e përpive..

    Njëmijë netë flejta me ëndrrën tënde,
    Mbi sheshin e ballit ku hëna ndriçon.
    Shikime,shikime ,me rreze më çmënde,
    Një dallgë e hazdisur më djeg e më vlon.

    Gjithmonë,gjithmonë ngele anonime,
    Në ikje e përshkruaj kurmin tënd.
    Gjaku i zemrës tënde, brënda zemrës time,
    Ajo buzë e njomë që më vdes në vënd.

    Sa e bukur...........

Faqja 24 prej 66 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •