-
"Të krihem në sytë e tu"
Për TY.......
Të pre të vish si flet' e plepit,
Me fërfëllimë të më lash.
Dhe rrugës vrulli po të mbeti,
Atje të dy do t'jemi bashkë.
Në sofër po ta pi dollinë,
Ashtu me fund e me shaka.
Sa ëmbël kaluam rininë,
Aq halle paska kjo dynia.
Le të më josh mos ardhja jote,
Me mëndjen që e mban këtu.
Për TY mikeshë,për Ty zotrote,
Nga qiparis ngela kërcu.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Sa herë......
Sa herë mbështetur mbi atë gur,
Si zog pranvere më prisje mua.
Dhe gurit i kish rënë një nur
Pranverës i thoshte:'Të Dua".
Puhizë e fshehtë rrëshqiste lehtë,
Ish erë e lehtë e dashurisë,
Krenohej guri majëmprehtë,
Diçka i jepte lumturisë.
Mes kohërash i vetëm paska qënë,
E vitet i kanë hapur plagë,
Por pak nga pak i janë zënë,
Se toka mëmë i dhurojë vlagë.
Mbi të të ulur nëpër vite
Veç lotë derdhnin pikëllimin,
O gur,që dashurinë më rrite,
Të fal një puthje të ndjesh gëzimin.
Ndoshta tani nga ti krenohet,
Perëndesha vet ulur mbi gur,
Kjo dashuri që të dhurohet ,
Të mbyll çdo plagë e të jep nur.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
S' ta fal.....
Bora shkrin , uji rrjedh në lumë,
Toka flet , bari kundërmon.
Ti që vetëm shan , s’më njojte kurrë,
Veç me fjalë gjithmonë më ngatërron.
Po ke zëmër vritëm sa më parë,
Vetëm fjalë s’dua të dëgjoj,
Po të duash quam dhe të marrë,
Veç nga goja jote të shpëtoj.
Bëj ç’të mundesh, bëj atë që s’bëhet.
Veç me mua më mos luaj prapë,
Unë t’i fala ndjenjat pa kuptuar,
Dashurinë s’ta fal ,se bëj mëkat.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ndoshta.......
Kur më afroheshe unë rendia kotë,
Kur rendia kotë ti më largohesh.
Për dreq a mirë më dukesh plotë,
Ç'do cep qepalle dashurohesh.
As e kuptoja,as e kuptoj,
Një vështrim pus ,si me dredhi.
Si bujk i regjur mbi sy gërmoj
Dhe përmbi buzë ndez zjarr në hi.
Ndoshta, kjo është dashuria,
E thartë e ëmbël gjithashtu.
Kur ti më vjen nga largësia,
Unë të afrohem kuturu.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Në dashuri.........
Në dashuri s'kam patur ndonjë famë
Dhe i pa dashuruar as pak nuk kam qënë.
Shpirti im, disa herë është gjuajtur me kamë,
Dhe plagët me këngë i kam zënë.
Unë eci si njeri krenar në jetë,
Mes hallesh,gëzimesh e ndjej dashurinë.
Edhe në tallaze,lartë dhe tatëpjetë,
Zhytem,s'mbytem as me xhelozinë.
Do të thoni që kam për zemër bukurinë
Dhe me të i dashuruar çmëndurisht.
Si piktor, me varg ta pikturova synë
Dhe në lotët e tua u lava qetësisht.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ku shkoi vallë?!.....
Po s'jam këtu, tek kafe Rremës,
Diku në shpellë qiellin sodis.
Në tavolinë,nëcep të zemrës,
Një bukuroshe po më cingris.
Ti prap atje do të shkosh nga hera
Dhe me habi thua:"Ku shkoi"?!
Tek cepi errët atje tek dera,
Dy sytë e tu do më gjurmojnë.
Mbi tavolinë s'do shikosh shkrepse,
As gotë raki,as taketuke.
Me gishta gërshetat i shplekse
Dhe buzët me dhëmbë mi nduke.
Ti nga mërzia do të trishtohesh
Dhe rri mendon
u shkoi vallë?!
Ky qe poet dhe ligështohesh,
Mbi rima rrëshqiste si dallgë.
Tek tavolina më ke mbështetur,
Në heshtje shpirtin po mundoj.
Rri si një hije e lodhur,tretur
Kërkoj një varg që të më zgjoi.
-
-
riza2008.
te kam thene qe lexoj me endje poezite e tua.
Na tashti nje"pergjigje" pak a shume poetike. nga ana ime per temen qe ke hapur!
KU TA GJE UNË ERËN TANDE!?…
Ehu !…Pyetje ishte kjo për të bërë.
apo të gjithë kërkojnë nga dashuria ?..
Ahere thashë : - do bëj një pyetje jo si të tërë !
Një pyetje « bombë », nga ato që bën mënçurija.
« Ku t’a gjej unë erën tënde !?…. »
dhe si shuplakë, pyetja në vesh më flakëroj.
Këto janë intervista! – mendova, - që dalin prej zëmre…
Tani forca, përgjigju!… se koha kaloj!
E vura gishtin tek plaga e sapohapur
Arrnuar me fasho psherëtime dhe malli
E prekja pa mëshirë plagën e përgjakur
Që përgjigja të dilte e sinqertë…e jo nga halli.
Kërkoja të nuhasja erën time vetiake
dhe aty brenda shpirtit përgjigjen të mirrja…
çudi…përpjekjet e mija dështake
nga thellësitë e shpirtit erën tënde nxirrja!
Përse më bën pyetje ti zogu i pranverës
Që strukesh pranë meje e lumtur!?
S’e ndjen erën time që rri prapa derës
dhe pret e rrënqethur një fjalë, për t’u futur?!
Rrëmo plagët e tua që kullojnë dashuri
Pastaj vur melhemin e mallit të përzhitur!…
Dhe pyetmë e dashur, pyetmë përsëri:
- ku t’a gjej erën tënde, nga mungesa…grisur!
Tani prit përgjigjen, se më duket e gjeta!
Kërko erën time, tek endrrat e tua!
Të fal të gjitha netët që askurrë nuk i fjeta!
Se erën e përbashkët e ke tek fjalët TË DUA!
-
-
Përshëndetje i nderuari A.Doçi.Ndjej kënaqësi nga prezenca jote në temat e mia.Ju faleminderit për poezine që keni sjellë për të më përshëndetur mua dhe gjith lexuesit e temave të mia.Respekte
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
E çuditshme........
Unë e njoh këtë jevgë simpatike,
Si puna ime atë e njohin shumë.
E larë e tëra si me rreze drite,
Zverdhuar faqia si hëna mbi lumë.
Ja kam zilinë për trupin e për synë
Dhe për një çast harroj se nga kam ardhur.
Harroj se derës ja kam varur drynë,
Harroj se para saj rri si i mardhur.
E çuditshme,por çudirat ndodhin
Dhe me zeshkanet që i dallon ngjyra.
Në thënçi ju që mëndia e atij rrodhi,
Nuk e thon sytë se i pëlqen fytyra.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ejani.......
Ejani t'ja themi njëri-tjetrit,
Si e përjetuam dashurinë.
Ta kujtojmë edhe ne të vjetrit,
Si dikur kur njifnim veç rininë.
Ejani t'ja nisim kuvendimit,
Dy e nga dy e ku me shoqërinë,
Qetë e qetë, t'ja kujtojmë harrimit,
Se dhe brezi ynë e ka lavdinë.
Ju ejani,qoftë me gjysëm zëri,
Vetëm nisni fjalë për dashurinë.
Kush gaboi të bindet i tëri
Dhe të ndahet malli me rininë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt