Close
Faqja 14 prej 66 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 652
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ç'është ky mall ?!........


    Ç'është ky mall që treti dhenë
    Dhe më vuri në mendime?!
    S'të kam parë e s'më ke parë,
    Pse në shpirt ndjej drithërime?

    Më punon imagjinata....
    Dhe më thot:"Eshtë shumë e bukur"
    Un' çatoj e më zë data.
    Në fund ndjehem prap i lumtur.

    Po ti si më mendon mua,
    A mundesh që të ma thuash?!
    I martuar,kam një grua,
    Që s'pranon ti të më duash.

    Mor i lutem,sa s'mendohet
    Dhe i them s'është e vërtet.
    S'më ka parë e se kam parë,
    Që më do s'e mbaj sekret.
    Sa e bukur...!

  2. #132
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Sa e bukur...!
    Pershendetje pranvera ne keto oret e filimit te nates.Ju pergezoj per pjesmarrjen ne krijimet e mia .Vertet nje zonje nga qyteti me me kulture dhe trdita arsim dashese siç eshte Korça dhe ne forum i rrezaton keto cilesi.Kjo eshte nje mbrekulli per forumn shqiptar qe i afrohen njerez te tille duke ja ngritur vlerat forumit akoma me larte.Ju uroj shendet dhe se shpejti suksese per fillimin e vitit te ri shkollor 2009-2010.Respekte pranvera

  3. #133
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Lutem......

    Eci rrugës dhe bëj lutje,
    Lutem,lutem veç për ty.
    Nis një luftë e iki tutje,
    Nuk vras njerz-sjell dashuri.

    Shum të dashura janë ndarë.
    Në siklet jap edhe marr.
    Zëri im nga dhimbja,tharë
    Dhe s'blej lule në pazar.

    Ndoshta jam i pa duruar
    Dhe mendimin e çfaq shpejtë.
    E njof humbjen i mjeruar
    Dhe dështimin e fal vetë.

  4. #134
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Nga të gjithë e prisje mirësinë......


    Mes të madhes jetë shpresëhumbur,
    Ishje rrjedhë e qetë e një ujvare.
    Si kongjilli vatrës në hi murrmur,
    E sfilitur gërxhit si bravare.


    Mund të sillje erë dashurije,
    Por besimi saj të ishte vyshkur,
    Ah, të mirat faqe ç'kishin shije
    Edhe ndrisnin shpirtin tënd të ndryshkur.


    Nga të gjithë e prisje mirësinë
    Dhe përulesh,pa fjalë,urtë e butë,
    Por harbuti ,mik me tradhëtinë,
    Të afron parajsën dhe të ngutë.


    Tani përmbi shtrat rri fytyrëngrysur,
    Fshehur si floriri në sënduk,
    Je si unë i lodhur i bezdisur
    Dhe pres vdekjen si ty, të më nduk.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pergezime Mik Riza!

    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Pa e fshehur...


    Atë mbrëmje të nxehtë të majit,
    Në qetësi pëshpërite ngadalë:
    "Jam e jotja",për dy sytë e ballit
    Dhe në kodrat e gjoksit kam zjarr.


    Që atë çast nga vetja kam frikë,
    Kur nis nata e zbardhet agimi.
    Më mundon ç'do fjalë e pa thënë
    Dhe në buzë më ngjallet trishtimi.


    Një dëshirë ma çpon kraharorë,
    Pa e fshehur,larguar nga jeta.
    Ti e dashur mos më quaj të gjorë,
    Kur të ti puth dy buzët e zbehta.
    Riza i dashur!
    Poezia Jote eshte dhurata me e bukur qe po na ofron... cdo dite,flm shume!
    Te pergezoj e pershendes ...shume shume te bukura poezit Tuja!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  6. #136
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Çaushi Lexo Postimin
    Riza i dashur!
    Poezia Jote eshte dhurata me e bukur qe po na ofron... cdo dite,flm shume!
    Te pergezoj e pershendes ...shume shume te bukura poezit Tuja!
    Faleminderi Çaush per pjesmarrjen dhe deshirat qe çfaqni.Poezia ime modeste deshiron t'ua plotsoje deshirat lexuesvs te zellshem me aq sa mundet.U jam mirnjohes per kohen qe harxhoni me krijimet e mija.Respekte

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Lutem......

    Eci rrugës dhe bëj lutje,
    Lutem,lutem veç për ty.
    Nis një luftë e iki tutje,
    Nuk vras njerz-sjell dashuri.

    Shum të dashura janë ndarë.
    Në siklet jap edhe marr.
    Zëri im nga dhimbja,tharë
    Dhe s'blej lule në pazar.

    Ndoshta jam i pa duruar
    Dhe mendimin e çfaq shpejtë.
    E njof humbjen i mjeruar
    Dhe dështimin e fal vetë.
    I nderuar poet Riza, me lejoni te ju pershendes!

    Po lexoja me vemendje poezite tuaja mjaft te bukura, te cilat ne secilin varg ndriçojn me madheshtine e tyre. Teper mbreslenese. Po me aq force te dashurise dhe pershkrimit te njenjave, u ke dhene gravitet vargjeve, saqe e rremben butesisht çdo dashamire te poezise qe t`i lexoj ato jo vetem njeher, por shume here, mbase edhe mund te ndodhemi ne mes te ketyre vargjeve te kristalta. Shume te çmueshme!

    Ju pergezoj dhe uroj qe penda juaj e arte te jetoje gjithnje!

    Me lejen tuaj, Dardani.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #138
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Pa e fshehur...


    Atë mbrëmje të nxehtë të majit,
    Në qetësi pëshpërite ngadalë:
    "Jam e jotja",për dy sytë e ballit
    Dhe në kodrat e gjoksit kam zjarr.


    Që atë çast nga vetja kam frikë,
    Kur nis nata e zbardhet agimi.
    Më mundon ç'do fjalë e ligë
    Dhe në buzë më ngjallet trishtimi.


    Një dëshirë ma çpon kraharorë,
    Pa e fshehur,larguar nga jeta.
    Ti e dashur mos më quaj të gjorë,
    Kur të ti puth dy buzët e zbehta.

    P.S.Per arsye redaktimi po e postoj perseri.Ju faleminderit

  9. #139
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    I nderuar poet Riza, me lejoni te ju pershendes!

    Po lexoja me vemendje poezite tuaja mjaft te bukura, te cilat ne secilin varg ndriçojn me madheshtine e tyre. Teper mbreslenese. Po me aq force te dashurise dhe pershkrimit te njenjave, u ke dhene gravitet vargjeve, saqe e rremben butesisht çdo dashamire te poezise qe t`i lexoj ato jo vetem njeher, por shume here, mbase edhe mund te ndodhemi ne mes te ketyre vargjeve te kristalta. Shume te çmueshme!

    Ju pergezoj dhe uroj qe penda juaj e arte te jetoje gjithnje!

    Me lejen tuaj, Dardani.
    Dardani vërtet me emocionuan fjalet e tua,kultura jote e te shkruajturit dhe sinqerisht i besoj ato.Ndjehem mire kur dikush relaksohet me krijimin tim dhe e them dhe e kam thene jane krijime teper modeste qe une i paraqes ne forum me mendimin e mire per tu argetuar vete dhe ata qe e pelqejne stilin tim te poezise.Gjithsesi prej jush faleminderit.

  10. #140
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    E di të vërtetën .........?!


    E di të vërtetën.S'ta paskam treguar?!
    Ndoshta nga harresa,apo mos kam frik.
    Veç një herë në jetë unë kam dashuruar,
    Veç një herë në jetë i them tjetrit mik.


    E di të vërtetën,ti për dashuriçka?!
    Ato shkojnë e vijnë si ujit në krua.
    Ti hyjnesha ime s'rri nëpër deriçka,
    Gjith mallin e shpirtit e lëshon tek mua.


    Që është e vërtet më beso pa thënë.
    Unë jam princi yt,princi me kurorë.
    As gjë në këtë botë nuk kam më të shtrenjtë,
    Vetëm si poet,bredh nëpër oborrë.

Faqja 14 prej 66 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •