Close
Faqja 25 prej 66 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 652
  1. #241
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga antina Lexo Postimin
    Sa e bukur...........
    Përshëndetje e nderuar antina.Më vjen mirë që frekuenton krijimet e mia dhe ndjen kënaqësi.Jeni e mirpritur në faqet e mia letrare.Respekte

  2. #242
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    ***************

    Notojmë në sytë e njëri-tjetrit;
    Unë të kërkoj ty,
    Ti më gjuan mua...,
    Kaq larg qofshim përherë!
    Më afër s'të dua..........

  3. #243
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Tani...........


    Tani çuditë, sjellin çudira,
    Të madhen fjalë u a them tani.
    Në dashuri ka marrëzira,
    Si në rini e pleqëri.

    Ka ardhur koha e beqarisë,
    Një gjum i thellë përmbi divan.
    Të dashurosh bën mik një fis,
    Ndes një shkëndie që flak nuk mban.

    E dashur, hallin, ti vetkuptoje,
    Merr harratinë në tokë të shkretë.
    Endrrën para zgjimit zgjoje,
    Kërko lirinë si ç'e di vetë.....

  4. #244
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    S'i dua.....

    S'i dua takimet pompoze,
    Kur rrugës kaloj për në punë.
    Mjaftojnë vështrimet serioze,
    Si valium më vendosin në gjumë.

    Me gjuhën e erës kuptohem
    Dhe flas me të përmbi bar.
    Për një bukuroshe coptohem
    Mbi qepalla në rrugë e marr.

  5. #245
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Riza respekte per poezit...
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kur dashuron, je njeri tjetër.
    Te duken njerzit të gjithë të mirë.
    Arnon nje plagë, me plagë te vjetër
    Pastaj largohesh me...lamtumirë...

  7. #247
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Riza respekte per poezit...
    Faleminderit iktus për pjesmarrjen .Respekte

  8. #248
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Kur dashuron, je njeri tjetër.
    Te duken njerzit të gjithë të mirë.
    Arnon nje plagë, me plagë te vjetër
    Pastaj largohesh me...lamtumirë...
    Respekte Z.Doçi për pjesmarrjen dhe shkrimet ne faqen time letrare.Jeni i nderuar nga ana ime.

  9. #249
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    ********************

    Unë jam i urituri yt,
    Rroj me puthjet që ti mi ke dhënë.
    Mos u habit! As pak mos u ngut,
    Se kjo uri për fyti më ka zënë.

    Ku ti puthjet mi ngjite mbi buzë,
    Oreksi u hap e s'po mbyllet më.
    Habia pa dashje u kthye në bruzë
    Dhe vetpërmbajtja, gjumë aty flë.

    Kjo pangopësi sa do të zgjasi, se di,
    Tërë jetën do të kisha dëshirë.......
    Prandaj nga prapa e dashur më eja ti
    Edhe kur s'ha dotë e ndjehem i mpirë.

  10. #250
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Kur dashuron, je njeri tjetër.
    Te duken njerzit të gjithë të mirë.
    Arnon nje plagë, me plagë te vjetër
    Pastaj largohesh me...lamtumirë...

    Hmm!

    Me plagë te vjetër
    Plagën ta arnosh
    Asgjë nuk do ndreqësh
    Vetëm do e coptosh!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 25 prej 66 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •