Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une vete nuk jam qefli mbas trenave. Trenat jane ca si metode socialiste.

    Psh. USA nuk i kane shume te zhvilluara hekurudhat.

    Hekurudhat kerkojne pervoje dhe kulture per trenat. Bota i ka hekurudhat qe ne shek e VIII gjate revolucionit te motorrit ,prandaj ja ka marre doren.

    Mbetem i mendimit se ne shqipove na pershtaten me shume autostradat.

    Nese do duhej te behej nje linje treni e shpejte, prioritet do te ishte Tirane-Durres.

    ps.Nejse te gjitha keto jane llafe. Cdo gje duhet ti nenshtrohet studimit te fizibilitetit ekonomik.

    Ju e keni shtruar me shume ceshtjen ne planin etik.

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Une vete nuk jam qefli mbas trenave. Trenat jane ca si metode socialiste.

    Psh. USA nuk i kane shume te zhvilluara hekurudhat.

    Hekurudhat kerkojne pervoje dhe kulture per trenat. Bota i ka hekurudhat qe ne shek e VIII gjate revolucionit te motorrit ,prandaj ja ka marre doren.

    Mbetem i mendimit se ne shqipove na pershtaten me shume autostradat.

    Nese do duhej te behej nje linje treni e shpejte, prioritet do te ishte Tirane-Durres.

    ps.Nejse te gjitha keto jane llafe. Cdo gje duhet ti nenshtrohet studimit te fizibilitetit ekonomik.

    Ju e keni shtruar me shume ceshtjen ne planin etik.
    Nuk duhet te shikohet ky Projekt nga ky verzion, sepse nuk eshte real. Por ky projekt duhet te shikohet nga ai kend, qe deshmon se eshte diqka shume e rendesishme ne qdo aspekt shembull:

    1. Preferohet per ruatje te ambientit: sepse nese existon Hekurudha, ateher do te reduktohet ne mase te madhe edhe qarkullimi i Automjeteve, qe jan nder ato qe ndotin ambientin goxha shume.



    2. Do jete nje Komunikacion i Shpejt duke pasur parasysh qka sot teknologjia ofron, ateher rrugen prej Prishtines deri ne Tiranë, mund ta pershkosh gjysem per gjysem me shpejt se me Makine.



    3. Ky lloj transporti mund te sherbej per bartjen e Mallrave te renda Sot ndermjet Kosoves dhe Shqipris, jan duke u lidhur shume marrveshje tregtare dhe nje transport i tille i lire dhe i shpejt, mund te kete efekte te konsiderueshme. Dhe tjetra eshte se shkarkon ne mase edhe komunikacionin, sepse mund te reduktohen Mjetet e renda qe bejne transportimin e Mallrave.



    Une mendoj qe eshte me i qelluar se vete autostrada ky Projekt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 06-10-2009 më 10:23
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Fisnik a e di se sa kushton një hekurudhë e tillë, duke parë terrenin ku do kalojë? Shteti s'ka fuqi për një investim të tillë, bile as në ëndrra nuk është i mundur, për nja 20 vite të paktën.

    Nëse do të bëhen hekurdha të tilla, elektrike e të shpejta (si në Japoni) fillimisht duhet të bëhen mes qyteteve të Shqipërisë dhe Tiranës, për shembull Durrës-TR, Elbasan-TR, Shkodër TR, Fier apo Vlorë-TR etj. Por edhe këto kot po i them, se s'ka lek shteti për investime të tilla kolosale. Vetëm po na dhanë amerikanët nja 20 miliard $ qyl.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mirpo lol eshte Projekt afatgjatë, qe sigurisht se ia vlen te mendohet per te ardhmen, dhe 20 vjet per kete projekt nuk jan asgje.

    Kur e ndertuam nje Autostrade te tille me te madhen ne rajon, pse te mos kemi ambicie edhe per kete projekt .
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 06-10-2009 më 10:53
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #15
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nese njeriu don nuk ka gje qe nuk realizohet

    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Fisnik a e di se sa kushton një hekurudhë e tillë, duke parë terrenin ku do kalojë? Shteti s'ka fuqi për një investim të tillë, bile as në ëndrra nuk është i mundur, për nja 20 vite të paktën.

    Nëse do të bëhen hekurdha të tilla, elektrike e të shpejta (si në Japoni) fillimisht duhet të bëhen mes qyteteve të Shqipërisë dhe Tiranës, për shembull Durrës-TR, Elbasan-TR, Shkodër TR, Fier apo Vlorë-TR etj. Por edhe këto kot po i them, se s'ka lek shteti për investime të tilla kolosale. Vetëm po na dhanë amerikanët nja 20 miliard $ qyl.
    ndertimi i autostrades durres merdareja e ka zbeh rendesine e hekurudhes..megjithese terreni nga duhet te kaloje kjo hekurudhe eshte gati i pamundur mund te them se me vullnet mund te behet gjithcka...nese shqiperia do te kisht mundesi te bente nje tunel nen adriatik atehere hekurudhat per ne kosove dhe per ne maqedoni do te ishin te domosdoshme...momentalish gjeja me e domosdoshme eshte prurja e portit te durresit ne parametrat bashkohore europiane dhe boterore..ne menyre qe te behet lider i transportit detar ne adriatik....

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Eshtê e mundur dhe shpejt te ndertohet edhe hekurudha qe i bashkon kto dy shtete , pasi qe u ndertua autostrada qe kushtoj aq shum ndersa hekurudha sa gjysma e autostrades kushton .

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Hekurudha me Kosovën mandatin tjetër







    Berisha: "Hekurudhë me Kosovën, tani s'ka fonde por do ndërtohet mandatin tjetër".


    Tiranë - Kryeministri, Sali Berisha informoi sot anëtarët e qeverisë në lidhje me vizitën zyrtare dy ditore në Kosovë.

    Kreu i qeverisë bëri një përmbledhje të agjendës së takimeve dhe rezultateve të saj, projekteve konkrete të bashkëpunimit dhe pritjen që populli i Kosovës dhe institucionet e saj i rezervuan.

    "Unë dua të informoj qeverinë lidhur me vizitën dy ditore në Kosovë. Nuk ka vend tjetër në botë ku unë shkoj më me kënaqësi se në këtë vend.

    Këtë herë m'u krijua përshtypja se po udhëtoja një mrekulli shqiptare dhe jo vetëm. Kisha kënaqësinë e madhe të gjej në Kosovë vlerat e mëdha të krijuara nga kombi shqiptar dhe shtyllat solide për të ardhmen e Kosovës, që populli, qeveria dhe shteti i ri i Kosovës kanë vendosur në një kohë të shkurtër 20 mujore" u shpreh Berisha para vartësve të tij.

    "Me Kryeministrin Thaçi ramë dakord të punojmë intensivisht për finalizimin e një kuadri të plotë bashkëpunimi më të gjerë, rreth standardeve më të mira evropiane. Ky bashkëpunim do të shtrihet në të gjitha fushat pa përjashtim' tha Berisha.

    Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike të ndërmarrësh menjëherë e të përzgjedhë kompaninë e konsulencës për të bërë fizibilitetin për hekurudhën.
    "Hekurudha me Kosovën është lidhja më me interes për portet shqiptare, sepse lidhet me Serbinë dhe ecën drejt Europës Qendrore.

    Ne e kemi lidhjen hekurudhore me Malin e Zi, do ta plotësojmë edhe me Maqedoninë, e cila do të përbëjë një lidhje lindore shumë të rëndësishme. Ne do ta finalizojmë këtë lidhje në 3-4 kilometrat që kanë mbetur dhe do t'i shtrimë shinat deri në kufi. Sikundër edhe Maqedonia do të ndërtoi pjesën e saj, që është më e gjatë.

    Por lidhja hekurudhore me Kosovën ka rëndësi të jashtëzakonshme, në veçanti pas ndërtimit të portit të Vlorës, i cili për eficencën e tij të plotë kërkon lidhjet më të fuqishme hekurudhore me rajonin, me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë" tha Berisha.

    Sipas Berishës ndërtimi i saj nuk mund të fillojë gjatë këtij mandati, por të jetë gati për mandatin tjetër. /noa/
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #18
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    teknikisht..

    teknikisht eshte pothuajse e pamundur..nese hekurudha do te ndjeke gjurmen e autostrades atehere dalin dy probleme...
    problemi i pare ..tunelet jane bere te vegjel dhe jan te efekshem vetem per qarkullim automobilistik...
    problemi i dyte .. eshte lartesia e daljes se tuneleve me qytetin e kukesit ku detyrimisht duhet te kaloje kjo hekurudhe..nese do shohesh daljen e autostrades mbi fush-dukagjin do shohesh sa poshte eshte fundi i autostrades pak pertej shtepise se uke todes..per te ulur pjerresine deri ne fush dukagjin jan bere dy kthesa shume te forta ( ne hekurudhe nuk ben te tilla )dhe prap kur sheh pjerresine deri ne koder pas shtepise se uke todes te ngjall flike ajo pjerresi..ne ndertimet hekurudhore kurre nuk mund te besh nje transhe te tille...po keshtu edhe te ish-uzina e bakrit ne regjepaj te kukesit per tu ngjitur ne qafen siper fshatit pobreg eshte pjerresi shume e madhe...
    ngelet ndonje transe tjeter qe gjithsesi do te kerkoje tunele teper te gjata qe nuk besoj se shqiperia i ka mundesite ti beje...
    nuk e di ku i bazon keto premtime berisha por gjithsesi them ishalla nuk mbesin thjeshte premtime emocionale...

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Mos e bani kjamet. Nga Prishtina deri në Prizren hekurudha është e gatshme, e kanë ba para gati një shekulli.

    çfarë hekurudhe ka anej në Shqipëri, diçka që të ofron në Kukës, ose aty diku?

  10. #20
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    S`ka hekurudhe hic. Edhe hekurudha e Shkodres "fluturoi" ne Mal te Zi.
    -

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Mavraj: Dua Kosovën dhe jo Shqipërinë
    Nga Mitrovicali2009 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 14:24
  3. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Vuk Drashkovici per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2004, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •