Sarayu, the one who is streaming.
Una ta kam kthyer pergjigjen por ti nuk ke arritur ta kuptoshe.
Ta fillojme nga qymeshti ashtu si thote dhe Apostulli Pal tek Hebrenjte
11 Lidhur me këtë çështje kemi shumë për të thënë, të vështira për t’u shtjelluar me fjalë, sepse jeni bërë të ngadalshëm për të kuptuar. 12 E pra, për kah koha, duhej që të ishit tashmë mësues, kurse kështu keni nevojë t’iu mësojë dikush elementet e para të fjalëve të Hyjit. Keni arritur deri në atë gjendje sa të keni nevojë për qumësht dhe jo për ushqime të forta. 13 Dhe njëmend, kush ende ushqehet vetëm me qumësht, nuk është i aftë të ndjekë një shtjellim mbi drejtësinë - sepse është ende foshnjë. 14 Përkundrazi, ushqimi i fortë është për të rritur, për ata që i kanë shqisat e stërvitura për të dalluar të mirën e të keqen.
Jane dy grupe njerezish edhe kete nuk e ndane as nje njeri por eshte vete Jezusi ai qe i ndane, edhe letrat e shkruara nga apostujt vertete u shkruan per te mirosurit e shekullit te pare por zbatohen edhe per ne tani delet e tjera qe referoje Zoteria yne Jezus Krishti.
Tani me thoje se cfare tjeter do se nuk po te mare veshe mire.
Ajo Kulla e Rojes vetem budalleqe shkruan. Reviste kot fare!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Jezusi nuk i ndau delet e Tij në dy grupe. Dhe përgjigjien ia kam dhënë coptic, por po ta jap edhe ty dhe përsëri me vargje nga Shkrimet.driniluka
Jane dy grupe njerezish edhe kete nuk e ndane as nje njeri por eshte vete Jezusi ai qe i ndane, edhe letrat e shkruara nga apostujt vertete u shkruan per te mirosurit e shekullit te pare por zbatohen edhe per ne tani delet e tjera qe referoje Zoteria yne Jezus Krishti.
Tani me thoje se cfare tjeter do se nuk po te mare veshe mire.
P.S. Qumështin pije vetë, ose më mirë prit Trupin Drejtues të të dërgojnë biberonin me qumësht.Shtegtari
coptic, interpretimi që i ke bërë vargut nga Gjoni është KREJTËSISHT i gabuar, sepse nuk ke marrë parasysh kontekstin, por e ke shkëputur vargun nga i gjithë pasazhi. (Praktikë shumë e njohur e DJ-ve.)
Le të shohim se ç' nënkupton Zoti Jezus Krishti në atë varg duke e mbajtur në kontekst:
Gjoni 10:14-16 (po sjell vetëm këta vargje sepse në 16 bëhet e qartë përse po flet Zoti, por mirë është të lexohet 10:1-21)
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua, ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet. Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.
Vërtet Zoti flet për një vathë tjetër, por në fund të vargut flet për një mbledhje të të gjitha deleve dhe më e rëndësishmja për NJË TUFË TË VETME. Dhe kjo tufë e dimë të gjithë është Kisha.
Kështu që, coptic, vetë Shkrimet hedhin poshtë atë ti u mundove ta vesh Shkrimin të thotë.
Nga ato që ke shkruar del se Nusja na qënkan të 144.000 që përmenden tek Zbulesa, sepse sipas teje vetëm këta do të shkojnë në qiell. Por ti harron vargje nga Shkrimet që tregojnë se ne jemi bashkëqytetarë të të shenjtëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë, se ne jemi ulur me Krishtin në vendet qiellorë, se qytetëria jonë është në qiej, se jemi pjesëtarë të thirrjes qiellore e shumë të tjera. Këta vargje nuk flasin për 144.000, sepse letrat nuk iu dërguan vetëm atyre, por kishave dhe u drejtoheshin të gjithë pjesëtarëve/besimtarëve.
Pra, coptic, edhe një herë Shkrimet tregojnë të kundërtën e atyre që thua ti dhe DJ-të e tjerë.
Mos i nxirr vargjet nga konteksti, siç bën Kulla e Rojes në revistat e saj të ndryshme, por lexo të gjithë pasazhin për të kuptuar se ç'thotë, se po fillove copy-paste-in do nxjerrësh ç'mësim të duash nga Shkrimet.
Ndryshuar për herë të fundit nga Shtegtari : 05-10-2009 më 09:41
Sarayu, the one who is streaming.
Une vetemse kisha dashur te bej 3 pyetje per jahovistet:
1. Ne cilin liber besojne ata.
2. Kush eshte zoti i tyre dhe
3. Ku dallohet Jehovizmi prej filozofise katolike dhe asaj orthodokse.
Flm per mirekuptimin!
Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 05-10-2009 më 10:06
Ndrysho Firmën
Ja se ç'thotë Zbulesa në lidhje me atë turmën e madhe:
Zbulesa 7:9-17
Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre. Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: ''Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit''. Dhe të gjithë engjëjt rrinin në këmbë përqark fronit, dhe pleqve dhe katër qenieve e gjalla, dhe ranë përmbys mbi fytyrën e tyre përpara fronit dhe adhuruan Perëndinë, duke thënë: ''Amen! Bekimi, dhe lavdia, dhe dituria, dhe falendërimi, dhe nderimi, dhe fuqia dhe forca janë te Perëndia ynë në shekuj të shekujve. Amen!''. Pastaj një nga pleqtë m'u drejtua, duke më thënë: ''Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?''. Dhe unë i thashë: ''Imzot, ti e di''. Atëherë ai më tha: ''Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit. Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre. Ata nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë etje, as nuk do t'i godasë më dielli, as kurrfarë vape, sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t'i kullosë dhe do t'i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre''.
Nëse në pyetjen e dytë e ke fjalën për vargjet nga Mateu 7:13-14, aty flet për një derë të ngushtë dhe një derë të gjerë dhe një udhë që të çon në shkatërrim dhe një tjetër që të çon në jetë.
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
Udha që të çon në jetë është Jezusi!
Sarayu, the one who is streaming.
Me vemendje kam percjellur këtë temë dhe kam postuar dhjetra shkrime, kot është o vëlla, shiqoje njëher shkrimet e tua dhe shkrimet e të tjerëve kur eshte dasht të japin rendesi dhe te shkruajn lidhur me ato qe kerkohet, këtu perdoret metoda e epergaditur; të poston dy rreshta dhe sigurisht se ia humbë kuptimin shkrimit.
Kjo nuk do të thotë se ne do të hjekim dorë dhe të ndalemi per ta shpallur te Verteten e HYjit, por pa tjeter se duhet ta dij ai far coptic qe sillet ketu me dy tre emra te ndryshem se na dimë edhe ma shumë se ai mendon!!
Shtegtari vëlla, Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ty dhe ju të gjithë.
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Unë kuptoj atë që thonë vargjet, driniluka, se në Krishtin nuk ka dy klasa besimtarësh, por një grup, një kishë të vetme që është një me Krishtin dhe me Atin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Në do besoje, në do mos e beso.
Vëlla toni, e di që është e kotë me u marrë me DJ-të, sepse nuk është hera e parë që flas me të tillë. Perëndia pastë mëshirë për ta!toni77_toni
Me vemendje kam percjellur këtë temë dhe kam postuar dhjetra shkrime, kot është o vëlla, shiqoje njëher shkrimet e tua dhe shkrimet e të tjerëve kur eshte dasht të japin rendesi dhe te shkruajn lidhur me ato qe kerkohet, këtu perdoret metoda e epergaditur; të poston dy rreshta dhe sigurisht se ia humbë kuptimin shkrimit.
Kjo nuk do të thotë se ne do të hjekim dorë dhe të ndalemi per ta shpallur te Verteten e HYjit, por pa tjeter se duhet ta dij ai far coptic qe sillet ketu me dy tre emra te ndryshem se na dimë edhe ma shumë se ai mendon!!
Shtegtari vëlla, Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ty dhe ju të gjithë.
Krishti banon në ne, vëlla, dhe prandaj ne jemi të bashkuar me Të dhe me Atin.
Në Krishtin,
Shtegtari.
P.S. coptic, nëse është e vërtetë kjo që ka thënë toni77 se po poston këtu me më shumë se një emër, të paktën duhet të të vijë turp. Prisja që biseda jonë të kishte një nivel të lartë dhe të ishte shembull për të tjerët këtu.
Ndryshuar për herë të fundit nga Shtegtari : 05-10-2009 më 15:54
Sarayu, the one who is streaming.
Krijoni Kontakt