kjo nuk ka lidhje me temen, por ska rendesi, nuk po ia var njeri temes...
Jemi viti 2009 ta saktesoj jemi ne 26 Shtator.
Shqiperia eshte nje shtet demokratik, nje nga te pakte shtete te cilet kane nje tolerance fetare per t'u admiruar. POR, gjithmone ekziston nje por, nuk duket se toleranca po ekziston edhe aq shume. Por me shume se mos ekzistenca e tolerances, me ben pershtypje fjalori i perdorur. Nuk kalon nje koment pa sharje, fyerje, ofendime dhe mllefe te shprehuar thjesht duke shtypur butonat e tastieres. Nje vend me nje tolerance te madhe fetare, por qe ka nje popullsi e cila nuk ia njeh kuptimin kesaj fjale.
Une per vete nuk di ndonje shkrim ne bibel a Ku'ran i cili te thote te shash fene e tjetrit, por kjo ska shume rendesi per individet, ofendimet dalin sponatnisht. Pastaj kemi edhe ateistet mendjendritur. Keta per mendimin tim kane per qellim kryesor te shajne dhe ofendojne, se ndonje shkrim te hajrit nuk u kam pare. Nuk e kuptoj se cfare demesh ne menyre te drejtperdrejt u ka sjelle feja ketyre njerezve qe tani vec mllef nxjerrin.
Jemi nje vend me tolerance te madhe fetare, duhet nenvizuar. Por toleranca sic duket vetem eshte e shkruar, se si duket ka harruar te duket edhe nga vendi yne.
Nje njeri i cili beson ne Allah, Krisht apo thejsht beson ne memen natyre, besimin e ka per veten e tij, Nuk tregohet se jeni besimtar duke replikuar njeri tjetrin, kjo tregon nje injorance e cila ne shoqerine tone sa vjen e po shtohet.
Jemi viti 2009, por duke lexuar po me mbushet mendja qe shoqeria jone ben nje hap perpara dhe dy mbrapa. Jemi viti 2009 por nga menyra e te folurit duket sikur keta njere qe shkruajne jane analfabete te cilet nuk kane degjuar ndonjehere per fjalen tolerance dhe per respekt, por jane disa njerez te prapambetur te viteve 1800 ku nuk ekzistonin as shkolla dhe as vende ku njerezit te mesonin normat e edukates.
Krijoni Kontakt