un mendoj se eshte ende heret per me shkru ne librat e historise pe 97-en. megjithate mendoj se e verta nuk eshte shum larg asaj qe eshte shkru siper
un mendoj se eshte ende heret per me shkru ne librat e historise pe 97-en. megjithate mendoj se e verta nuk eshte shum larg asaj qe eshte shkru siper
Nese eshte fakt do te ishin ne burg.
Pyt nje socialist..
Pyt nje demokrat..
Besoj se do kesh dy opinione te ndryshme. Ca mund te jene akoma me te sigurte se ty qe i ka bere PD te gjitha. Kjo teme biles e tregon shume bukur per 97en ka lloj lloj opinionesh, dhe lloj lloj njerezish me lloj lloj gjerash ne koke qe nuk kuptojne se si arsyeton tjetri.
Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 24-09-2009 më 09:58
Thua ti ishte maj tankut. Pyt nje demokrat, shif ca pergjigje do te japi.
Prandaj thash dhe me lart qe duhen lene opinionet dhe por dhe shume gjera qe mund te dihen por qe nuk jane te vertetuara apo te pranuara plotesisht.
Mund te gjuhet thjesht u be nje rremuj ne 97en, pas thene se kush e beri e kush e organizoi pasi nuk eshte vertetuar asgje.
Jam shume dakord,mjeti nuk justifikon qellimin.
Benzinen e hodhen te tjeret,shkrepsen po ata te tjeret e kishin gati.
Pa i rene anash kuqalosh apo baloz i zi.
Historine e bejme si na i do qejfi,kur jemi ne pushtet.
Dhe u vrane, tamam shqiptaret me shqiptaret.
Dhe per pushtetin,vrasim cdo SHQIPTAR.
Nga nje......Serbaruq me ish tesere P.P.SH.
shnet
Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!
Ket liber e paskan shkru historian diletant të njejt me historianet sllavo-maqedonas.
Nga më 24.09.2009 në ora 15:49
Ministria e Arsimit na bëri me dije se teksti i historisë (Historia e Shqipërisë 12) që po u jepet gjimnazistëve, ku thuren himne e lavde për Berishën, është një tekst që ka kaluar përmes disa procedurave rigoroze dhe se nuk ka asnjë ndikim politik.
Ndërkohë, të gjitha mediet të mërkurën ishin në një mision, gati-gati të pamundur, të gjenin një mësues, që mban fëmijët dhe familjen me atë punë, e që do të dilte kundër këtij teksti, të nënshkruar nga i preferuari i kryeministrit, Beqir Meta. Kategoria më e keqpërdorur në administratën publike, mësuesit, nuk kanë preferuar të shprehen, duke thënë thjesht se do të shohin tekstin ngase ai duhet të jetë në rregull, përderisa e ka miratuar ministria.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, tha për media se ky tekst po përdoret si kalë beteje. "Jemi këtu për të sqaruar procedurën e miratimit të teksteve shkollore, mes të cilëve njërin prej teksteve alternativë "Historia e Popullit Shqiptar 12", që po përdoret si kalë i lodhur beteje politike me mbulesë "shkencore". MASH deklaron se reforma e liberalizimit të teksteve shkollore ndaj tregut të botimit dhe të shpërndarjes ka sjellë impaktin e pritshëm të cilësisë së tekstologjisë shkollore", - tha Shamata.
"Ritheksojmë se në çdo rast, ajo që ka munguar, ka qenë vetëm ndikimi zyrtar ndaj pikëpamjeve të studiuesve, të cilët kanë qenë të lirë të thonë mendimin e tyre të pavarur, të bazuar në fakte e kritere shkencore", - vijoi më tej zëvendësministri i Arsimit.
Ai madje bëri të ditur se vlerësuesit e teksteve nuk kanë pasur asnjë mundësi të ndikohen, se kanë qenë të izoluar, kur kanë bërë shqyrtimin e tyre. "Vlerësuesit kanë punuar në mjedise të izoluara dhe larg ndërhyrjeve nga përfaqësuesit e shtëpive botuese apo autorët e teksteve. Ata kanë qenë tërësisht të pavarur në gjykimet e tyre.
Së fundi, gjuha e përdorur dhe përbaltja e institucioneve nuk përbëjnë në asnjë rast argument dhe aq më tepër argument shkencor, siç pretendohet. Nuk e di se çfarë ndjesie publike shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos-hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt", - tha Shamata.
Tekstet e alternative kanë qenë gjatë kësaj kohe një burim shumë i mirë korrupsioni për Ministrinë e Arsimit. Dy ditë më parë ky skandal u bë publik. Ndërkohë, nxënësit e pyetur për këtë çështje, kanë shprehur preferencat e tyre politike, të ndarë në qëndrime.
"Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk i përshtatej ende nevojave të zhvillimit.
Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë", thuhet në tekstin e Historisë për maturantët. (Shekulli)
Pjesë nga libri i Historisë
- Në zgjedhjet e majit 1996 Partia Demokratike arriti të fitonte shumicën parlamentare. Këto zgjedhje u kontestuan nga Partia Socialiste, e cila urdhëroi bojkotimin e tyre duke tërhequr komisionarët ditën e votimit. Në këtë mënyrë procesi zgjedhor u dëmtua seriozisht, duke pasur shkelje nga të dyja palët, pozita dhe opozita.
- Opozita, duke shfrytëzuar edhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike. Vetëm një pjesë e vogël e vendit mbeti nën ndikimin e qeverisë.
- Vendit iu desh kohë të rifitonte veten nga ngjarjet dramatike të vitit 1997. Kaosi, anarkia, vrasjet e shumta (sidomos në qytetin e Vlorës e të Beratit), vendimi i bandave të armatosura, veprimtaria e të ashtuquajturave "Komitete të shpëtimit kombëtar", mungesa për një kohë të gjatë e policisë dhe forcave të tjera të rendit e të qetësisë, krijuan probleme të shumta, nga të cilat vendi do ta merrte veten shumë vonë. Qeveria socialiste, që erdhi në pushtet nën drejtimin e Fatos Nanos, nuk arriti dot të vendoste rregullin e qetësinë, ndonëse në vendin tonë ishte vendosur një forcë ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë dhe të NATO-s.
- Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Në zgjedhjet e 26 qershorit 1997 ishte organizuar edhe referendumi për formën e qeverisjes: Republikë Parlamentare, apo Mbretëri Kushtetuese. Pati shumë kontestime për rezultatin e këtij referendumi, i cili u cilësua si i manipuluar, por në autoritetet zgjedhore nuk kishte fituar Republika Parlamentare.
- President i vendit u zgjodh Rexhep Meidani, socialist. Shqipëria po ecte me hapa të ngadalta ekonomike dhe politike. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, më 12 shtator 1998, u vra deputeti demokrat Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e shtatorit 1998, që mori pamjen e një grushti shteti...".
- Në këtë ditë u pushtuan me forcë institucionet qendrore të vendit, Radiotelevizioni publik dhe kryeministri i vendit u largua nga Shqipëria. Me tërheqjen e forcave që mbështesnin opozitën, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, një nga drejtuesit e PS.
- Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk i përshtatej ende nevojave të zhvillimit.
Po me duket se nuk kane thone ndonje te re! Ate e di edhe"Ariu" qe ishte nje organizim komunisto-sigurims, prandaj keto mediat e kuqe mos te lodhen kot me na mbush mendjen se ishte tjeter gje!!
Me ne fund pak vertetesi mbi historine!
"They will not control us, We will be victorious"
Dhe ne grijme sallate me "maqedonet", per pune historie....... ne kemi keta maqedonet tane qe po e shkruajne historine me muhabete kafeneje dhe jo me fakte.
phhhhh se kur do behemi ne si shtet......... vetem Ai lart e di.....
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Fajin kryesor e ka Berisha, pastaj edhe opozita e asaj kohes nese ka pasur dore ne trazirat e 97. Them qe e ka Berisha, sepse atij i takonte te mbante shtetin, se per ate pune e kishte zgjedhur populli. Per pasojat e firmave piramidale eshte informuar dhe nga te huajt, por nuk i mbylli.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
Krijoni Kontakt