Vegjetarianët kanë kocka më të dobëta
Shkencëtarët nga një institut mjekësor kërkimi kanë zbuluar se vegjetarianët
kanë kocka më të dobëta. Gjatë studimit ata kanë ekzaminuar fuqinë e
kockave në 2700 njerëz. Rezultatet kanë treguar se densitetit i kockave të
vegjetarianëve është 5% më i ulët se tek njerëzit e tjerë. Për më tepët
vegjetarianët kanë kockat më të dobëta. Nuk është gjetur asnjë ndryshim në
strukturën e kockave midis mish-ngrënësve dhe vegjetarianëve lactoovo(
njerëz të cilët nuk hanë mish por hanë vezë dhe produkte
bulmeti).Sipas shkencëtarëve, studimi tregoi se dietat vegjetariane sillnin
densitet më të ulët (jo të ulët në mënyrë drastike) në kocka. Ju kujtojmë se,
densiteti mineral i kockave mund të testohet me ndihmën e një densitometrie.
Ky studim është publikuar para pak kohe nga 'American Journal of Nutrition'.
Krijoni Kontakt