Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    vegjetarianëve lactoovo(njerëz të cilët nuk hanë mish por hanë vezë dhe produkte bulmeti

    Pse ka vegjetariane qe nuk i hane as kto?!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e rita.11
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    12
    Po ka edhe vegjetariane qe nuk i hane as keto. Madje shkalla me e larte e 'vegjetarianizmit' qe eht tipike per budistet profesioniste esht te ushqehesh vetem me oriz. Natyrisht eshte absurde te mendosh se si arrijne te jetojne normalisht keta njerez, me gjithe ato deficite ushqimore qe kane.




    Sapere Aude

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Per te qen Vegjetarian i kompletuar duhet te jetosh edhe ne Fermë bashke me bimëngrenes tjere"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar më parë nga rita.11 Lexo Postimin
    Po ka edhe vegjetariane qe nuk i hane as keto. Madje shkalla me e larte e 'vegjetarianizmit' qe eht tipike per budistet profesioniste esht te ushqehesh vetem me oriz. Natyrisht eshte absurde te mendosh se si arrijne te jetojne normalisht keta njerez, me gjithe ato deficite ushqimore qe kane.
    Ktu problemi eshte te disa aminoacide se pjesen me te madhe te proteinave e marrin nga bimet bishtajore si fasule,bizele etj.Gjithsesi,nuk arrij ti kuptoj pse arrijne deri ne ate pike...

  5. #25
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    vegjetarianëve lactoovo(njerëz të cilët nuk hanë mish por hanë vezë dhe produkte bulmeti

    Pse ka vegjetariane qe nuk i hane as kto?!
    Quhen veganë (Veganismus) dhe refuzojnë të hanë çdo lloj produkti shtazor, mish, vezë, qumësht, gjalpë, djathë,etj. Personalisht i quaj idiotë. Natyra ka ligjet e veta dhe rendin/hierarkinë e saj. Jam dakord që duhet të ruhen e të luftohet për të ruajtur ekuilibrat e saj, por nuk jam aspak përkrahëse e këtyre lëvizjeve dhe e kësaj mënyre të jetese(vegjetarianizëm përfshirë)

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Quhen veganë (Veganismus) dhe refuzojnë të hanë çdo lloj produkti shtazor, mish, vezë, qumësht, gjalpë, djathë,etj. Personalisht i quaj idiotë. Natyra ka ligjet e veta dhe rendin/hierarkinë e saj. Jam dakord që duhet të ruhen e të luftohet për të ruajtur ekuilibrat e saj, por nuk jam aspak përkrahëse e këtyre lëvizjeve dhe e kësaj mënyre të jetese(vegjetarianizëm përfshirë)
    po ata qe jetojne ne ishuj dhe bregdete qe nuk hane mish e veze etj por vetem peshk vegane quhen?

    tek tema qe vegjetarianet i kane kockat e dobte me duket si budallek. mineralet per kockat vegjetarianet i marrin me shume se mishgrenesit.

    perqindja e kancereve eshte me e ulet tek vegjetarianet ne krahasim me mishgrenesit.

    thone qe vegjetarianet jetojne me gjate se mishgrenesit pak si e dyshimte me duket

    sepse mishgrenesit kane marre nje imunitet me te larte se vegjetarianet te cilet nuk jane stervitur te perballojne me teper microbe ne trup sesa mishgrenesit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e rita.11
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    Ktu problemi eshte te disa aminoacide se pjesen me te madhe te proteinave e marrin nga bimet bishtajore si fasule,bizele etj.Gjithsesi,nuk arrij ti kuptoj pse arrijne deri ne ate pike...

    E vertete: Ka aminoacide qe nuk gjenden ne produkte bimore, dhe pse si vlere kalorike ata mund ta marrin sasine normale.
    Ne lidhje me budistet, mesa di une kjo eshte nje menyre qe i ndihmon te shkeputen nga gjerat materiale, shijet dhe gjithe kenaqesite e vogla te njeriut duke i konsideruar ato si banale dhe te panevojshme. Sipas tyre kjo shkeputje i ndihmon dhe per tu 'sinkronizuar' me lehte me energjine kozmike.
    aman, lloj lloj ka kjo bote..




    Sapere Aude

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    ata qe jetojne ne ishuj dhe bregdete qe nuk hane mish e veze etj por vetem perime dhe peshk vegjetariane quhen?

    kuriozitet keta i marrin te tera vitaminat,mineralet etj ne kete menyre sepse nuk marrin produkte bulmeti?

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Vegjetarianët kanë kocka më të dobëta



    Shkencëtarët nga një institut mjekësor kërkimi kanë zbuluar se vegjetarianët

    kanë kocka më të dobëta. Gjatë studimit ata kanë ekzaminuar fuqinë e

    kockave në 2700 njerëz. Rezultatet kanë treguar se densitetit i kockave të

    vegjetarianëve është 5% më i ulët se tek njerëzit e tjerë. Për më tepët

    vegjetarianët kanë kockat më të dobëta. Nuk është gjetur asnjë ndryshim në

    strukturën e kockave midis mish-ngrënësve dhe vegjetarianëve lactoovo(

    njerëz të cilët nuk hanë mish por hanë vezë dhe produkte

    bulmeti).Sipas shkencëtarëve, studimi tregoi se dietat vegjetariane sillnin

    densitet më të ulët (jo të ulët në mënyrë drastike) në kocka. Ju kujtojmë se,

    densiteti mineral i kockave mund të testohet me ndihmën e një densitometrie.

    Ky studim është publikuar para pak kohe nga 'American Journal of Nutrition'.
    Te gjitha studimet mjeksore, apo ushqimore, apo dietologe, behen me pagese, dhe ai qe paguan studimin, e paguan per te arritur ne perfundimin qe ka percaktuar vete ai, qe mund te jete shoqeri, gazet, insitut,ose thjesht privat.
    Keto lloj studimesh jane te pilotuara dhe perfundimi dihet para studimit, studimi duhet vetem qe te mbushin faqet me disa te dhena qe i quajne shkencore.
    Edhe nje artikull gazete qe del paguhet dhe ai qe paguan te thote( psh) do me besh nje shkrim per Shqiperin qe eshte shum e varfer,qe ska uje, ska drita, etj....
    Ndersa nje gazet tjeter i thot do me besh nje shkrim ku te dale qe Shqiperia po ndryshon, qe nuk ikin me dritat, qe ne treg ka gjithcka, qe ekonomia rritet me 6% ne vit etj...

    Dhe persa i perket atij studimi dhe atyre faktetve qe ke sjell mund te them qe nuk jane te vereta.
    Ndersa per ata qe kan shkruar ketu mund te them qe nuk kane idene se cfare jane proteinat ku gjenden ato, cfar jane aminoacidet, dhe ku gjenden ato, cfar jane kriprat dhe ku gjenden ato, etj.... duke bere gabime trashanike ne gjykim.

    Nese doni vertet te dini dicka lexoni kete teme :
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80701

  10. #30
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Post Pak info mbi vegjetarianët.

    Në varësi të llojit të mishit të konsumuar dhe llojit të produkteve me bazë bimore dallohen tre forma të vegjetarianizmit:

    * Ovo-Lacto-Vegjetarianët: nuk hanë as mishin dhe as peshkun. Konsumojnë vezë dhe produktet e qumështit.
    * Lacto-Vegjetarinët : nuk hanë as mish, as peshk, as vezë.
    * Veganer : ushqehen vetëm me produkte bimore.


    Komponentet ushqimore të një ushqimi vegjetarian:

    -ujëtë paktën 1.5 litra në ditë;
    -fruta dhe perime të paktën 500gr në ditë, përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra ushqimore.
    -drithëra dhe patate duhet të jenë patjetër pjesë e një racioni ushqimor vegjetarian, duke qënë se janë edhe të varfëra në kalori.
    -qumësht dhe produket e tij përmbajnë kalcium dhe proteina, por edhe kolesterol dhe yndyrna. Ndaj për këtë shkak duhet të përzgjidhen të tilla, që të kenë % të ulët yndyre.
    -vezët dhe bishtajat vezët për përmbajtjen në proteina dhe vitamina B12 dhe D dhe bishtajoret për fibrat ushqimore dhe proteinat që kanë.
    -vajëra bimore dhe yndyrna janë të rëndësishme, sepse përmbajnë edhe yndyrna të pangopura (të famshmet omega 3 dhe omega 6) që ndikojnë në nivelin e kolesterinës në gjak, përkatësisht uljen.

    Shpesh pretendohet se ushqimi vegjetarian është i njëanshëm dhe i mangët. Jo edhe aq e drejtë! Mishi vërtetë që e furnizon trupin me energji, proteina, hekur dhe zink, por nuk është domosdoshmëri për një ushqim të balancuar e të shëndetshëm. Vegjetarianët mund të ushqehen në mënyrën më optimale duke e përzgjedhur me kujdes dhe sipas piramidës ushqimore ushqimin e tyre. Ata duhet të kujdesen që ky ushqim të përmbajë mjaftueshëm vitaminën B 12, vitaminën D, hekur, kalcium dhe proteina. Mangësi mund të jetë psh një peshë e vogël trupore, mungesë vitamine D ose kalciumi dhe kështu një rrezik i lartë për shfaqjen e osteoporozës, mungesë zinku dhe hekuri, më pak qeliza imune aktive, lodhje, mungesë oreksi.
    Përparësi:
    -Nëpërmjet një ushqimi të tillë mund të arrihet pesha normale trupore dhe të reduktohet mbipesha.
    -Problemet e zemrës, qarkullimit dhe tensionit të lartë të gjakut janë të parandaluara.
    -Mbajtja në vlera normale e nivelit të kolesterinës në gjak.
    -Ulja e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë nëpërmjet funizimit me fibra ushqimore.

    Anët negative (prekin më tepër veganët)
    -Një pjesë e ushqimit hahet e papërpunuar, duke rritur kështu rrezikun e alergjive ndaj produkteve ushqimore.
    -Vegjetarianët marrin pjesërisht shumë pak proteina. Ndaj për të balancuar një mungesë të tyre, duhet të konsumohen sa më tepër legume, bishtajoret pra.

    Nga këndvështrimi i një mënyre të saktë e të shëndetshme ushqyerje është e këshillueshme ushqimi ovolaktozë. Ndihmon në parandalimin e mbipeshës dhe tensionit të lartë të gjakut. Megjithatë premisë për këtë është njohja e duhur e vlerave fiziologjike ushqyese ushqimore si edhe aftësia e duhur në përzgjedhjen e ushqimeve të duhura për të mbuluar nevojën në vitamina, minerale, fibra ushqimore dhe përbërësit e tjerë themelorë.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •