
Postuar më parë nga
Rugova
Lexoje më poshtë vlerësimin e akademikt R. Qosja, se sa është numri i muslimanëve shqiptar sot në Ballkan, e mos ja fut kot. Po ashtu, lexoje se kush po bën propagandë antiislame tek shqiptarët, e mos folë për hava:
Rexhep Qosja:
ISMAIL KADARE – KY GJENI I SERVILIZMIT, I PUTHAKËMBËVE, I DINJITETIT TË PËRULUR INTELEKTUAL PARA ÇDO REGJIMI
Është e mundshme! Gjeniu i servilizmit, i puthakëmbëve, i dinjitetit të përulur intelektual para çdo regjimi, Ismail Kadare, e ka gjetur edhe tani mjetin siç e kishte gjetur në kohën e diktaturës, me të cilin e bën të mundshëm këtë rehabilitim, në të vërtetë këtë shpërblim. Dhe, ky mjet është ideologjia. Në kohën e diktaturës, siç u theksua, kjo ishte ideologjia marksiste-leniniste e versionit stalinist, që e sundonte Shqipërinë dhe Evropën Lindore. Ismail Kadare i shërbente përtokas asaj ideologjie dhe ajo e shpërblente: me pozita, me tituj, me dekorata, me pasaportë diplomatike, me të gjitha privilegjet e mundshme.
Në kohën e demokracisë kjo është ideologjia fetare. Ismail Kadare tani po i shërben kësaj ideologjie, duke përbuzur islamin dhe duke frymëzuar islamofobinë, në njërën anë, kurse duke propaganduar kthimin në "fenë e të parëve" të pesë milion shqiptarëve të besimit islam në Ballkan, në anën tjetër. Dhe, kjo ideologji fetare po e shpërblen. Qarqeve konservative evropiane që Evropën e imagjinojnë si kështjellë të krishterimit, zëdhënës i të cilave është kryeministri i sotëm italian (delikuenti, si e quajti Hoze Saramago), Silvio Berluskoni, nuk u intereson kush ishte dhe kujt e çkaje i shërbente Ismail Kadare: kryesore për ta është se Ismail Kadare sot shërben mirë, përulshëm dhe mund të përdoret si Kalë Troje për atë që këto qarqe dëshirojnë të arrijnë ndër shqiptarët! Dhe, kjo ideologji e ka bërë të mundshëm rehabilitimin e Ismail Kadaresë edhe në Shqipëri, madje, edhe te kleri katolik shqiptar
Marrë nga TV Rrokum, 14. 09. 2009
Krijoni Kontakt