Ktu spodihet mo apo flitet per fiset shqipotare apo per diqka tjeter....
Absolutisht nuk ke punë me turqit. Argumentat që sjella janë që nga shek.7 deri aty kah shek 11.Testim, ti vete po thua qe nuk ke pune me turqit dhe perseri tere argumentat qe ke sjelle jane mesjetare. Me duket se po diskutohej per periudhen PARA mesjetare, kur kishte toka te lira, kur sllavet u vendosen ne Ilirik nga Roma. Ne ate kohe sllavet nuk debonin dot se nuk kishin shtet, ishin skllever dhe nuk ndonese e reduktuar nga nga fenomene te tjera, me potencialin ilir nuk guxohej te luhej. Roma qe drejtuar deri atehere nga Ilire. A po kupton qe po i ben lesh e li periudhat kohore, a jo?
Mbretëria e Duklës që përmenda nuk ka pas punë me turq.
Kush tha se ishin skllevër??? Etimologjia popullore sllav=skllav???
Jo, jo.
Sllavët, vala e parë e ardhacakëve nga shek 6 kanë qenë sllavë të pastër, paganë sikurse ilirët, dhe kanë qenë bujq, prandaj kanë zanë vend në zonat e ulëta, kurse ilirët në zonat malore, për arsye të ndryshme (marrja me blegtori, siguria më e madhe në atë kohë trazirash).
Kjo pakicë sllave do të asimilohej fare, sikur të mos ishte vala e dytë dhe e treta. Halili thotë "Kur kem pas besë me krajli", kjo tregon periudhën kur aty ishin sllavët e parë, njerëz të urtë, që punonin tokën, dhe rrinin kokë-ulur.
Pas tyre vje vala e dytë, Sllavë të prirë nga Avarët. Avarët ishin një popull mongol, racë kineze dhe mjaft të egër. Këtë egërsi serbët e kanë trashëgue nga avarët. Avarët ishin vendosë kryesisht në zonën e Zagrebit.
Në vitin 626 Avarët i lënë familjet e tyre në "atdheun e ri" pra rrethinat e Zagrebit, dhe shkojnë e rrethojnë Konstandinopojën. Pas një rrethimi të gjatë, një natë papritmas prijësi i avarëve urdhëron që të digjet i gjithë kampi i tyre, dhe urgjentisht të largohen nga aty, sepse i kishte ardh lajmi që "atdheu" i tij po sulmohej. Këta sulmuesë kanë qenë kroatët.
Kroatët një fis sarmatian ose iranian, kanë qenë kastë sunduese mes sllavëve. Gjaku sarmatik asht përqëndru në rrethinat e Zagrebit ku edhe sot jeton dhe ka dialekt më vete. Por populli kroat në përgjithësi ka qenë në ekspanzion të vazhdueshëm.
Kroatët kanë ardhur aty ku janë sot më 626.
Më 641 vje në pushtet Radosavi ose Radosllavi. Ky ka bërë kristianizimin zyrtar të kroatëve.
Më 688 mbreti Radosav e mund Dukagjinin duke ia marrë nga duart Bosnën.
Siç po e sheh shteti kroat ka filluar të formohet qysh me ardhjen e tyre. Ndonëse shteti nuk asht diçka që formohet menjëherë, ai formohet ngadalë, gradualisht. Edhe kriatianizimi ka ndodhur në të njëjtën kohë. Prandaj që nga kjo kohë kemi luftë mes kroatëve të kristianizuar dhe kreshnikëve paganë.
Kreshnikët kanë vazhduar të jetojnë në Jutbinë e Klladushë edhe për një kohë, duke grabitur shkina, ose duke vrarë kroatë.
Ka qenë një moment që ne nuk e dimë saktësisht kur ka qenë, që kreshnikët kanë filluar të largohen dalëngadalë nga ato zona, por duhet të jetë diku nga shek.11, siç thonë shumica studiuesve.
Nga peiudha c.689 - c.800 nuk kemi asnjë dokument.
Në vitin 800 vje në pushtet Vishesllavi, dhe këtu e andej ma merr mendja se ke njohuri për historinë, s'kam ça tregoj ma tepër.
Në këtë rast vala e parë janë vetëm sllavë.
Vala e dytë sllavë + avarë
Vala e tretë më 626 janë serbët dhe kroatët.
Atëherë më thuaj ku e gjen ngatërrimin e periudhave historike???
Ndryshuar për herë të fundit nga Testim : 06-09-2009 më 04:19
Pushteti dhe ushtria kanë mundësu një luftë të suksesshme të kroatëve dhepse me humbje të mëdha.
Kisha dhe martesat e përziera kanë mundësu asimilim.
Kështu plotësohet "Treshi i Famshëm":
1. Vrasje
2. Dëbim
3. Asimilim
...................At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti
Eposi i Kreshnikëve dhe Legjenda
Prej intuicjonit psihologik na mund të nxjerrim edhe nji tjetër të vërtetë historijake: mjeti i përpajnimit të slavizmit ndër ne nuk kje shpata aq fort sa grueja. Mjafton nji shetí ndër male të Vasoviqit, të Palabardhit e të Piprrit, me kuptue, se shka i bani slavë këta vllazën Hotënsh, Triepshnjanësh e Nikajsh: nuk kje tjetër veç njaj mikrob latent - martesa e përzieme me kombsi të hueja - qi kishte nisë me dërmue familjen ilirjane qysh në kohë të Kotuzit, të Mujit e Halilit ndër ato fushat e Bosnjes, ku Malcija e Madhe dhe Dukagjini edhe sot lidhë tradicjonin e dyndjes së vet e ku sot i Boshnjaku, si i Palabardhasi me të Vasoviqasin këndon njato rapsodi, qi kndon Leka i Malcis s'onë dhe i ilirasi i maleve të Dukagjinit, me ket ndryshim porse njani e kndon trimnit e të parëve shqip e tjetri në gjuhen e atij mizori, qi tue mos mujtë me marrë me luftë fiset ilirjane, i msyni veças, msyni shpi për shpi, katund më katund, tue terrnue gurët e themelit, mânat ilirjane; e sot âsht kapë der' në Cem, qi me i tradhti kundra burrit të maleve Ded Gjo Lulit të Hotit, kapërcei at vâ m'1913, qi Lekët e Hotit e ruejshin qysh m'1230 (Kqyr: Illyrisch - Alb - Forschungen I, f. 100)
T'a kemi parasysh se ka një dallim thelbësor mes epikës malazeze-boshnjake në njërën anë dhe epikës shqiptare në anën tjetër.
Së pari Epika malazeze së bashku me atë boshnjake, është një përkthim i epikës shqiptare në atë gjuhë.
Së dyti, në epikën shqiptare shtresimi i fundit asht ai që përshkruan luftërat mes ilirëve dhe shkijeve. Kurse në epikën sllave shtresimi i fundit ka qenë ai që përshkruan luftërat mes turqve dhe ballkanikëve, në rastin e boshnjakëve muslimanët janë ana pozitive, kurse në epikën malazeze e kundërta, krishterët janë ana pozitive, turiqt ana negative.
Epika boshnjake dhe ajo malazeze kanë pas nevojë për këtë shtresim të fundit, sepse shtresimi i mëhershëm bënte fjalë për "armikun shkja", e duke qenë këta vetë tashmë ishin bërë shkje, ose pjesa tjetër veç kanë qenë shkje që nga fillimi, këta nuk mund të këndonin kundër vetvetes. Prandaj epika duhet të ketë qenë zbehur para ardhjes së turqve, dhe vetëm me ardhjen e turkut, ka filluar të krijohet një identitet i ri në ato epika. Boshnjakët e kthyen epikën në drejtim të identitetit të ri musliman. Epika boshnjake flet për luftërat e tyre kundër krishterëve. Kurse epika malazeze flet për krajlat e knjazat që kanë luftue kundra turkut.
Gjithsesi qoftë malazezët qoftë boshnjakët, vazhdimisht kanë marrë nga epika jonë, që nga fillimi e deri më sot.
Çfarë ka lidhje kjo me atë që po themi ne në këtë temë??Ajo qe thote Kreksi nuk ka asgje te vecante dhe po trajtohet ne teme. ne shekullin e 19 Akademia Franceze hodhi tezen e Ilirise ne zonat ku shtrihen sllavet ne ballkan. Per kete arsye jane shkruar shume studime dhe perpiluar harta te cilat e bejne Koracine qendren e Ilirise.
Po te doje, Kreksi le t'i hedhe nje sy vitit kur eshte botuar ai liber qe thote dhe nuk do jete hic me vone se shekulli 18-19.
Edhe çka nëse Kroacia ka qenë qendër e Ilirisë në një kohë kur aty nuk ka pas kroatë?
Nëse jugosllavët kanë shpikur këto teori dhe na e shpjegojnë gjerë e gjatë se si na i morën tokat tona (Serbia, Kroatia, Bosna, Bullgaria, etj), atëherë për shërbimin që po na bëjnë unë do tu dërgojë një dash të pjekur, dhe nga një litër shlivovicë për shoq.
MIRËPO, nuk besoj se jugosllavët janë kaq budallenj, sa të na bëjnë shërbime të tilla.
http://www.malsia.eu/Malsia_e_Madhe.htmHistoria Antike
Fisi Ilir qe jetonte në Malcii quhej Labeat. Kjo nuk dmth se malsoret jane pasardhes te Labeateve. Ne fakt shumica e studjuesve mendojne se Malcoret e kane prejardhjen nga Kroacia.
Pra kanë ardh fiset ilire që kanë jetue në krejt ato zona ku sot jetojnë sllavët, që nga Sllovenia e deri tek Pllovdivi i Bullgarisë.
Ata, një pjesë janë vra, burra gra e fmijë, qysh e ka zakon shkau.
Pjesa e mbetur, kush asht martue me ta asht asimilue, të tjerët kanë ik, disa për arsye se ju kan rrëmbye kullotat, e disa tjerë për ta rujt identitetin e gjuhën.
Sa i përket Jutbinës e Klladushës, këto kanë qenë vetëm qendra e një besëlidhje ilire, për luftë kundra shkijeve. Kurse rajoni prej nga kanë ik ilirët përfshin të gjitha Jugosllavitë e sotme.
Kemi edhe një Jutbinë tjetër në afërsi të Sarajevës, që tregon se banorët e Jutbinës së Likës, kanë ik nga atje, në një periudhë të caktuar, dhe janë vendos në Bosne, dhe nga aty kanë ardh më në jug.
Kisha shkruar:
Kjo perkthehet qe ne se nuk flet per kohen e turqve (kur sllavet/serbet kishin arritur nje fare organizimi, te cilin e konsoliduan edhe me tej nden turqit) dhe kishin mudesi ushatarake te debonin Iliret e lodhur nga lufterat dhe fatkeqesite natyrore, do duhet te provohet se sllavet kishin debuar popullaten pellazge (- per mungese te nje terminologjie te sakte dhe per te mos e ngaterruar me ate ne gadishullin Ilirik) nga Azia dhe kjo erdhi e u vendos pergjithesisht ne Kosove njekohesisht me dyndjet sllave.Postuar më parë nga javan
[Po evitoj garniturat/detajet qe i ke shtuar pergjigjes direkte, per te mos humbur fillin ne larmine e fjaleve].Postuar më parë nga Testim
Pra, deri ketu jemi dakord se keta sllave te urte te kohes se Romes nuk mund te kene zhvendosur e debuar Iliret.
Keto qe ke shkruar duhen verifikuar edhe nga burime te tjera vec atyre sllavo-bizantine qe te cilat ke marre ne konsiderate. Se pari, avaret te cilet sot njihen si Bullgare (!) kane sulmuar kryesish Jugun e Ilirikut dhe kane bere masakra massive sidomos ne Thesali. Keta avare u vendosen me qender ne Berat (prej nga rrjedhin nje varg emertimet topologjike sllave ne jug te Shqiperise, si psh Corovoda, Beligrad/Berat etj.). Dikur kam shkruar gjate per kete dydndje. Po ashtu, regalia origjinale ne perdorim te mbreterve avare nuk eshte gjendur ne Bullgari por ne fshatin Vrap te Tiranes. Kjo regale ruhet ne Muzeun Metropolitane ne NY sot. Nje gje eshte e sigurte, se avaret historia te cileve lidhet edhe me Gjon Vladimirin kane gjene ata qe u dynden ne shekullin e VI. Permbatjen e ushtrive te tyre me sarmate apo jo, une nuke di. Por edhe neqoftese sarmatet kane qene pjese perberese e kesaj hordhie, nuk kane sjelle me vete nje strukture shteterore te gatshme dhe ta kene vendosur ne Kroaci. Ata thejesht kane qene mbeturina reziduale te hordhise qe jane vendosur ne toka te lira ne ate kohe.Pas tyre vje vala e dytë, Sllavë të prirë nga Avarët. Avarët ishin një popull mongol, racë kineze dhe mjaft të egër. Këtë egërsi serbët e kanë trashëgue nga avarët. Avarët ishin vendosë kryesisht në zonën e Zagrebit.
Në vitin 626 Avarët i lënë familjet e tyre në "atdheun e ri" pra rrethinat e Zagrebit, dhe shkojnë e rrethojnë Konstandinopojën. Pas një rrethimi të gjatë, një natë papritmas prijësi i avarëve urdhëron që të digjet i gjithë kampi i tyre, dhe urgjentisht të largohen nga aty, sepse i kishte ardh lajmi që "atdheu" i tij po sulmohej. Këta sulmuesë kanë qenë kroatët.
Kroatët një fis sarmatian ose iranian, kanë qenë kastë sunduese mes sllavëve. Gjaku sarmatik asht përqëndru në rrethinat e Zagrebit ku edhe sot jeton dhe ka dialekt më vete. Por populli kroat në përgjithësi ka qenë në ekspanzion të vazhdueshëm.
Kroatët kanë ardhur aty ku janë sot më 626.
Më 641 vje në pushtet Radosavi ose Radosllavi. Ky ka bërë kristianizimin zyrtar të kroatëve.
Pra tek pika ime me lart, nuk kemi asnje dokument qe provon se avaret dhe disa fise pellazge te Azise kane ardhur paralelisht nga Azia ne Ilirik. Perkundrazi mund te aludohet se fise te Jugut te Shqiperise do te duhet te jene shtyre me ne veri te gadishullit. Dhe kjo pike ne vetvete mbeshtet ate qe shkroi Baptisti, se shume fise deshmojne per origjine nga Shqiperia dhe jo tjeter.
Krijoni Kontakt