Close

Rezultati i Sondazhit: Si e kuptoni thelbin e lëvizjes 'Vetëvendosja' së Albin Kurtit?

Votues
68. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Referendum për pavarësi të Kosovës

    10 14.71%
  • Referendum për bashkim me Shqipërinë

    9 13.24%
  • Referendum për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare

    33 48.53%
  • Nuk më intereson

    16 23.53%
Faqja 19 prej 40 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 400
  1. #181
    Albin Kurti esht momentalisht personazha e vetmja ne skenen e politikes Kosovare (Shqiptare). Ju qe po pytni pse spo hap parti Albini, arysja esht se nuk mund dhe nuk do te ket kurqfar ndikimi sepse momentalisht dhe ne te ardhmen Kosova esht dhe do te jet ne durt e EULEX-it dhe tjera organizata to qeveritare. EULEX-i esht qeveri mbi qeveri dhe gjdo vendim qe mirret nga qeveria jone mundet te refuzohet nga EULEX-i.

    Pra kjo qeveri mbi qeveri po i zhvillon dhe perhap pikat e veta te cillat jan ne favor te Serbis. Gjith keto pika i pranon qeveria jone dhe nuk guxon ti kundershtoj.

    Per vetevendosjen tone, duhet ti hjekmi keto qeveri te mdha dhe te vetevenodsemi. Kjo mometnalisht esht e pamundur dhe do te jet e pamundur deri kur populli zgjohet nga gjumi dhe i ndegjon pallavrat e Sejdiut dhe Thaci (pra qeveris tone).

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Rroft Albin Kurti. Zeri i vetem i lirise, drejtsise, progresit.
    Mbeshtes plotsisht Albinin dhe levizjen "Vetvendosja"
    Shpresoj qe ne dite te shendrohet ne levizje mbarkombetare dhe sa me shpejt nje dege te saj ne Tetove.
    Vazhdojmë SHQIP...

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Lëvizja “Vetëvendosje” hedh pleh para MAPL-së

    Lëvizja “Vetëvendosje” e ka bllokuar sot hyrjen të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal me pleh të lopëve.

    Sipas “Vetëvendosjes” ky pleh është produkt i Sadri Feratit duke aluduar në procesin e decentralizimit të Kosovës.

    Rreth orës 10 ministri Ferati erdhi me veturën e tij zyrtare në punë por ai nuk pati mundësi të hyjë brenda për shkak se plehu ia kishte bllokuar hyrjen. /rtk/

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Plehu i kthehet Sadri Feratit

    Emri:  vetvendosje.jpg

Shikime: 417

Madhësia:  67.1 KB

    Në orën 10:00, pikërisht atëherë kur duhej të fillonte intervistimi i disa banorëve të Vitisë për t’i përfshirë në Ekipet Përgatitore për sajimin e komunës së Kllokot-Vërbocit, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shkarkuan një furgon me pleh shtazësh para Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë. Ky pleh ishte produkt i Sadri Feratit që ky e kishte sjellur në Viti dhe që sot Lëvizja VETËVENDOSJE!, bashkë me disa banorë të Vitisë, po ia kthente Sadri Feratit në ahurin e tij. Në vijim është dhënë teksti që u lexua me megafon para ministrisë, por edhe që iu shpërnda gazetarëve dhe qytetarëve.

    Mos e pranoni plehun


    Në vend se të integrohet veriu i Kosovës, përmes decentralizimit po dezintegrohet Anamorava.

    Në vend se të shtrihet sovraniteti në veriun e Kosovës, nëpërmjet decentralizimit gjendja në veri po riprodhohet edhe në Anamoravë.

    Në vend se të mbrohet kufiri në pikat veriore të Kosovës, po sajohen kufij të rinj përbrenda Kosovës.

    Në vend se të shpërbëhen strukturat paralele, po legalizohen ato.

    Në vend se të bashkohet Mitrovica, po ndahet përgjysmë edhe komuna e Vitisë përmes komunës së Kllokotit. Për ta legjitimuar ndarjen e Vitisë, sot nis pranimi në punë i banorëve vendas në ekipet përgatitore për decentralizim. Në mesin e atyre që do të intervistohen janë edhe Refik Halili, Selver Fejza, Besim Arifi dhe Pajazit Ramadani. Këta janë nga fshatrat Mogillë dhe Skifteraj të Vitisë. Ne u bëjmë thirrje atyre dhe të gjithë të tjerëve që të tërhiqen.

    Ne u bëjmë thirrje edhe serbëve të Kosovës që të integrohen në komunat ekzistuese të Kosovës dhe jo në komunat e reja. Ndoshta ka serbë që mund t’iu duket e dobishme të jenë të privilegjuar, t’iu duket atraktive që ta zgjedhin komandantin e policisë me instruksione nga Beogradi dhe t’i mësojnë fëmijët me planprogramet e Serbisë, mirëpo, kjo gjë do t’i acarojë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, dhe do të na mbajë gjithmonë në prag të konflikteve të reja.

    Decentralizimi është projekt i Serbisë për ta kantonizuar Kosovën. Në vjeshtën e vitit 2002, këtë projekt Michael Steineri e bëri ofertë për strukturat e Serbisë në veri, ndërkaq në verën e vitit 2004, Jakup Krasniqi e Bajram Rexhepi, e nënshkruan fillimin e tij. Sot, Sadri Ferati po përpiqet ta zbatojë decentralizimin në terren. Është pikërisht ky Sadri Ferati i cili nuk e bashkoi Mitrovicën si kryeshef ekzekutivi atje, i humbi zgjedhjet lokale në Mitrovicë në nëntor 2007, dhe tash ka për mision që t’i bëjë shumë Mitrovica të ndara anekënd Kosovës, duke filluar me Vitinë.

    Nuk kemi nevojë të presim për verësimet e historisë për ta kuptuar se Sadri Ferati do të përfundojë në plehërat e saj. Prandaj, Refik Halilit, Selver Fejzës, Besim Arifit, Pajazit Ramadanit dhe të gjithë ju të tjerëve që po ua ofrojnë këtë punë të pandershme, ju bëjmë thirrje që të mos i bashkoheni Sadri Feratit. Mos e shitni Kosovën pse po ua jepin 500 euro. Rrini me qytetarët e Kosovës, me vullnetin dhe interesat e tyre, e që do të thotë: sa më larg plehut. Me punën e tij të deritashme, Sadri Ferati e ka rezervuar një vend të veçantë në historinë e Kosovës. Mos u bëni pjesë e kësaj historie.


    Prishtinë, 8 qershor 2009
    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Vazhdojmë SHQIP...

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ju lumt keshtu duhet te veprohet me pushtetaret e kti vendi vetvendosje jemi me ju

  6. #186
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Qeveria pleh , dëshiron që edhe popullin ta bëj pleh!

    Mos të lejojmë që të bëhemi pleh i dikujt, se po lejuam , atëher , pleh do të na quajn vet ata që na bëjn pleh.

    VETVENDOSJE! duhet përkrahur në iniciativat për ndaljen e decentralizimit dhe fushatava tjera antishqiptare në Kosovë!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #187
    Zoti i di te gjitha Maska e shoferi
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Vendndodhja
    Malishev
    Postime
    65
    e respektoi Albinin por se dua ate qe thot sepse ka shum radikalizem gje qe spranohet,edhe ata te albinit duhet te solidarizohen me popull e jo te mbajn pozita te vetat e tjerve le te shkoin ku te doin sepse une po fitoi ne llogari te viktimave.A sju dhimben dy jet qe i mori Albini a skeni pak respekt per te tjeret qe vrapoin kot pas tij
    Zoti i di te gjitha

  8. #188
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129


    Protokolli, sebep i protestës së “Vetëvendosjes”

    Nga Express më 25.08.2009 në ora 12:25
    Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë ndërmarrë sot një “aksion simbolik” duke përmbysur dhe dëmtuar 24 vetura të EULEX-it, të parkuara prapa Pallatit të Rinisë.

    Disa prej veturave të Misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat dhe u janë shfryrë gomat.

    Policia ka shoqëruar në stacion policor 22 aktivistë të kësaj organizate.

    Aksioni pa dyshim më seriozi kundër EULEX-it, që prej vendosjes së këtij misioni në tetor të vjetëm, vjen në kohën kur Yves de Kermabon, ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi policor me Beogradin.

    “Protokolli ka qenë sebep i protestës së sotme, por problemi kryesor është mandati i EULEX-it...”, i tha Express-it, Glauk Konjufca, një nga drejtuesit e “Vetëvendosjes”.

    Sipas tij, protokolli është pasojë e thellimit të bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë. “Pasojë e mandatit të EULEX-it, i cili ka zbarkuar në Kosovë duke i pranuar tri kushtet e Serbisë: që të veprojë sipas rezolutës 1244, të mos pranohet Pakoja e Ahtisaarit, por plani 6-pikësh (në territoret serbe) dhe të jetë neutral ndaj statusit”.

    Por Konjufca thotë se EULEX-i madje nuk është as neutral ndaj statusit. “Në protokollin policor EULEX-Serbi, kufiri Kosovë-Serbi quhet ‘kufi administrativ, e jo kufi ndërshtetëror’”.

    Drejtuesit e "Vetëvendosjes" thonë se mandati i EULEX-it nuk ndryshon shumë nga ai që ka pasur UNMIK-u. Sipas Konjufcës, edhe EULEX-i është nën ombrellën e OKB-së dhe po e vazhdon mandatin e UNMIK-ut. “EULEX-i ndoshta investon më shumë në imazh por me u dok më i mirë, por 90 për qind është i njëjtë me UNMIK-un”.

    Konjufca tha se policia po vazhdonte t’i ndiqte aktivistët e tyre për t’i arrestuar, duke mos i kursyer as disa të lënduar që kanë ndihmë në Emergjencën e QKUK-së. “Policia i ka konfiskuar disa aparate fotografike dhe në bazë të tyre po i kërkon për t’i arrestuar artistët tanë”.

    “Vetëvendosja” thotë se disa aktivistë janë lënduar gjatë aksionit. “Ky intervenim i policisë la të lënduar aktivistin Skender Blakaj nga Burimi, i cili është dërguar në klinikën emergjente në QKUK-së, ku po qëndron policia në pritje për ta arrestuar. Aktivistët e Lëvizjes Dardan Molliqaj dhe Fatmir Haziri janë rrahur keq nga policët gjatë rrugës për në staconin policor dhe brenda tij. Fatmir Haziri është rrahur nga polici me numër 8062. Po ashtu është rrahur edhe aktivisti Kujtim Kosumi nga polici me numër 8676, si dhe aktivisti Salih Mehmeti nga polici me numër 8272”, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas aksionit nga “Vetëvendosja”.

    EULEX-i, nëpërmes një deklarate për shtyp, ka dënuar ashpër veprimin e ndërmarrë sot në qendër të Prishtinës ku u dëmtuan një numër makinash të EULEX-it.

    EULEX-i ka lavdëruar përgjigjen e shpejtë dhe efikase të Policisë së Kosovës. “Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentet e cilitdo prej protestuesve të tillë”, thuhet në deklaratën e EULEX-it.

    Aktivistët e arrestuar:
    Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj.


    --------------------------

    shiqoni me vemendje keta te arrestuar kush i njef e din fare mire se
    shumica e tyre jan djem te ish bashkpuntorve dhe puntorve te UDB-es

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjithmon ata qe sfitojne ni vende apo ni karike formojne diqka tjeter.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklarate e kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it

    Prishtinë, 25 gusht 2009

    Gjatë qëndrimit të në Gjilan, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri një deklaratë lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it, që ndodhi sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

    “Autoritetet evropiane janë të ftuara nga institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë mbështetjen e tyre me rekomandimet, këshillat, për të ndërtuar perspektivën evropiane të Kosovës, perspektivë kjo e sigurt” – u shpreh kryeministri Thaçi.

    Ndërsa, në interesimin e medias lidhur me çështjen e shumëpërfolur të protokollit të EULEX-it, kryeministri Thaçi ritheksoi:

    “Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është shumë i qartë edhe sa i përket çështjes së përfolur të idesë së protokollit. E kam theksuar edhe më herët se edhe gjashtëpikëshi dhe çështja e protokollit i takojnë së kaluarës. Synimi i Kosovës, i qytetarëve të saj, si dhe politika e Kosovës është integrimi në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 19 prej 40 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i shquar shkodran
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 16:13
  4. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •