Albini është si ajo puna e dhënërrit të miqtë!
" Dhanerr, na fol dicka!"- i tha i zoti shpisë. Shpi e madhe ishin miqtë e oda përplot burra.
"Jo se manej po ma mshojnë!"- ia ktheu dhanërri.
I zoti i shpisë uli kryet e po menon e të tjerët po e këqyrin njani tjetrin.
"Hajt, hajt noj fjalë, dhanërr! Oda asht e jona e mos ki dert, se kush nuk të ngucë këtu! - foli, prapë, sa për të folë, i zoti i shpisë.
"Jo, jo se ma mëshojnë, e di unë...!"- ia ktheu dhanërri.
Pas pak, një nuse e re, me tabake përplot filxhan e xhezve, hyni në Odë, dhe nisi t´u ofroj burrave kafe. Së pari, sic asht zakoni, kafja iu ofrua të zotit të shpisë, pastaj, nusja u nis kah dhanërri...!
"Eu, ndaqi me ditë, nusja e ka atë senin qaty!"- foli dhanrri tuj lujt veni e tuj ba me gisht, drejt nusës...!
Oda u shtangë niherë, pastaj u pshtjellua e disa të ri iu gjujten dhanrrit i tía ban kryet gunga gunga!
"U thash bre se sa herë flas ia qelloj, e sa herë ia qelloj, ma mshojnë, ankohej dhanrri...!"
******* ******* *******
Albini e flet atë që e dinë të gjithë shqipëtarët! Zgjidhja e cështjes së Kosovës ka shkuar shumë ngadalë dhe tani, pas shpalljes së Pavarsisë dhe njohjeve ndërkombëtare, që vijnë, sërish jemi pak të shqetësuar se mos kjo pavarësi e mbikëqyrur do të jetë shumë e mbikëqyrur nga të tjerët dhe sa mund të zgjasë kjo mbikëqyrje ndëkombëtare! Albini dhe "Vetëvendosja" e tij jo vetëm që nuk i beson shpalljes së Pavarsisë dhe njohjeve ndërkombëtare, përkundrazi do dicka tjetër, do "vetëvendosje", do..., kush mund ta dijë se cfarë do ai dhe "Vetëvendosja" e tij?!
Por, Albini, nuk ka të drejtë të mos besoj në realitetin e ri të Kosovës, shtet i pavarur! Nuk ka të dretë të kërkojë "Vetëvendosje", kur shteti i Kosovës është shpallur i pavarur. A ka të drejtë të shpreh shqetësimet, por jo të vazhdoj edhe më tej ta shprej nihilizmin dhe të mohoj cdo gjë që është arritur, dhe vërtetë është arritur! Ndoshta, Albinit i ka mbetur hatri(si personalitet i rënësishëm politik që është, nëse mendon ai kështu për vetëvetën) se është lënë anash nga klasa politike, pa i dhënë ndonjë post, apo pa i dhënë postin kryesorë, apo luan ndon- jë rol që Kosovën e con drejt pështjellimeve, ose, ruena Zot, sic thonë, bëne Zot llugë!
Dhe unë do të thoja se Kosova vërtetë ecën ngadalë, shumë ngadalë, me hapa breshke, porse kujdesëshëm dhe sigurt. Hidhni sytë pas, ju admiruesit e Albinit, vetëm tre muaji e ca më pas, kur Kosova nuk ishte shtet dhe të gjithë ëndërronim shtetin e Kosovës! E, sot?! Kosova është shtet dhe atë e kanë njohur 41 shtete, njohje cilësore, nga shtetet kryesore të Botës

sa, Angli, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Australi...! Shumë shtete kanë filluar ish zyrat e tyre ndërlidhëse në Prishtinë, t´i kthejnë në ambasada e ambasadat ku hapen tjetër vetëm në shtetet sovrane, e shtet sovran konsiderohet edhe Kosova....! Unë them se kjo që është arritur këtë vit është ëndërruar që moti, shumë moti, që nga koha e Mbretërisë Dardane!
Cështjen e Kosovës nuk mund ta zgjidhë një Albin Kurt dhe simpatizantët e tij të grumbulluer rreth "Vetëvendosjes" së tyre! Nuk kanë mundur ta zgjidhin as gjithë shqipëtarët, sado luftarak të ishin, sado patriot të ishin, sado të një fjale të ishin, sado sakrifikues të ishin, sado shumë para të kishin, sado ushtri të fortë të kishin, sado..., pa ndihmën dhe ndërhyrjen e NATOS dhe shteteve që na ndihmuan, na njohën dhe na mbrojnë! Nuk ishte lehtë të ndihmohet Kosova as për Amerikikën e EUropën...!Shihni se cbënë Rusia, Kina, India..., që janë proserbe, pro politikës sllave! Cdo të bënte vallë një e Albin Kurt dhe një vetëvendosje e tij kundër rusve, kundër...!
Kosova ngadalë po i rrëshqet nga dora serbit, njëherë e përgjithmonë! Ka qenë e pabesueshme që përfaqësues të dy shteteve, ata të Kosovës dhe Serbisë, të ndodhen ballëpërballë dhe të barabartë kundrejt njeri tjetrit në një samit ndërkombëtarë, e përfaqësuesit serb t´ua mbathin në shënjë proteste! Nuk është e arritur kjo?! Nuk është fitore kjo?! Nuk është për tu qeshur me mjerimin e armikut tonë të përjetshëm?! Nuk është kjo sënjë se Kosova është, megjithatë një realitet i ri që i shqetëson serbët dhe miqtë e tyre!
Nuk është e cuditshme se si, këtë e kam thënë edhe herave të tjera, kundër Pavarsisë së Kosovës është një Serbi e Rusi..., por shumë e cuditshme është se si një Albin Kurt dhe "Vetëvendosja" e tij, bëjnë aq zhurmë dhe mohojnë Pavarësin e Kosovës, edhe kur ajo është shpallur, e mohojnë atë edhe kur Pavarësia e Kosovës është në proces të njohjeve ndërkombëtare, edhe kur ambasadat e huaja vendosën në Prishtinë, në kryeqytetin e saj, në shtetin sovran të Kosovës!
Kosovës dhe gjithë kombit shqipëtarë iu desh një periudhë e gjatë për të arritur deri këtu, deri në dëbimin e sovranitetit serb mbi Kosovën, deri në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, por do t´i duhet edhe një kohë shumë e gjatë derisa ajo të lirohet nga "pseudopatriotët", nga karrieristet, nga nihilistet, nga inatistet, apo edhe më keq, nga njerëz me dy fytyra e që hanë me dy lugë, duke u shërbyer interesave, aq më keq, të armiqve tonë të përjetshëm!
Krijoni Kontakt