
Postuar më parë nga
bili99
Per emrin "Levizja Vetvendosja": qe te pershtaten me realitetin egzistues ne Kosove dhe ne rajon, Levizja Vetvendosja duhet te shendrrohet ne Partia Demoktratike Per Vetvendosje. (me shendet emrin-PDPV)
E kam parasyshe konceptin e "Levizjes" dhe te pergjithsmes, por duhet nderruar koncepti i veprimit dhe jo koncepti ideor-ne permbajtje.
Pra kjo parti e re ne garen politike ne Kosove do ti mundesonte vetvetes nje veprimtari reale dhe konkrete me perfitime gjithepopullore.
Organizimi ne Levizje thuajse u tejkalua ne rajon( nuk eshte tejkaluar nevoja per organizim gjithepopullor-levizje, por ne realitet u tejkalua kjo sadoqoft qe eshte ne disproporcion me deshiren e popullates se Kosoves)
Pra me organizimin e partive politike ne Kosove, organizimi ne model Levizje u be i pamundur , arsyet jane te shumta por nje dominon mbi te gjitha:interesi i i ngushte partise politike cilidoqoft qe mepastaj misherohet ajo "fuqi partiake" edhe me interesin personal, familjar, grupacionin klanor...etj.
Albini nuk mund ti fitoje keto grupacione kurre ne menyren qe vazhdon, ai mund ti fitoje ne nje beteje politike me votime korrekte gjithepopullore dhe me mbikqyrje nderkombtare dhe lokale.
Populli i ndare ne parti dhe klane terheq nga vetvetja, instikti kafsheror-njerezor, por megjitheate klanet shendrrohen ne nje oligarki qe vetvetiu ndahen nga populli pa e hetuar, duke mos mbajtur besen interesit vital kombetar, duke mos mbajtur premtimet elektoratit, me gabimet e perditshme qe bejne, me luksin e panevojshem ne vendin me te varfer ne Europe...largohen nga populli i thjeshte qe eshte shumice gjithmone dhe kudo dhe sigurisht dhe apsolutikisht ne Kosove ,pra shumica absolute eshte tek kategoria e te pakenaqurve.
Ne organizim ne nje parti politike te "re", me ide te pasterta kombetare dhe vizion te qarte per zhvillim me te shpejte dhe ecje drejt bashkimit te sigurt dhe drejt Europes , besoj se Albin Kurti ka karizme, ka njohuri dhe do te kete perkrahjen e te gjithe shqiptareve qe e duan kombin sa vetveten si pjese e tij, do te kete nje perkrahje ne Kosove qe ti fitoje ne zgjedhje pushtetaret e sotshem,do te kete edhe nje perkrahje me tegjere gjitheshqiptare per materializim te idese gjitheshqiptare ne te ardhmen.
Koha e Albinit po vjen: andaj kjo eshte keshilla ime per Albinin: reflekto respekt per te gjitha shtresat kombetare, edhe per pushtetaret e sodit, fyerjet dhe nencmimet nuk sjellin fitore vetem idete e pasterta dhe te drejta, veprat konkrete per mireqenje te shoqerise, koha jote vjen pasi shtremberohet amaneti, pasi devijohet rruga kombetare, mohohet vullneti gjitheshqiptar sidomos ne Kosove.
Te gjitha keto edhe te tjerat qe si permend e drejtojne popullin kah vetvetja- kah Ty dhe vetvendosja...
Perfundimisht kur te shendrrohen ne parti politike ju deshiroj mos te zbehin pamjen dhe personalitetin dhe te behen politi-kuaj ordinere,por ti rrine besnik fjales dhe vepres.
Vetvendosjes i them "PO", por me mend ne krye, se ka kapacitet brezi i ri qe tua bej 8:2 te gjithe klases politike ne Kosove, dhe Vetvendosja ka nje organizem me serioz qe te jete nje opozite reale nese shendrrohet ne parti dhe del ne zgjedhje -e kam opozite per te dale ne zgjedhje se pas zgjedhjesh do te jete pozite ,jam i bindur !!
Me ate cka ka bere deri me sot Vetvendosja ka krijuar nje imazh dhe ka dale nga anonimiteti, tash duhen rirreshtuar ndryshe per kohen e re qe vjen, per realitetin egzistues.
Edhe ideja me e mire dhe me e vlefshme, mbetet e pavlefshme nese nuk punohet drejt te realizohet, nese nuk arrihet qe te jetesohet pra.
Zemren dhe Voten duhet ta fiton vetem i drejti, ai qe nuk harron nga vjen dhe ai qe ka vizion te drejte se ku shkon !!
Vetvendosje "PO", por jo ne rruge me gure si palestinez por ne Parlament si shumice ku do te nderroje qe nga Kushtetuta dhe gjithe fizionomia dhe permbajtja e Shtetit te Kosoves.
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt