Ende diskutoni ne nje tem te sterthene e??
Ende diskutoni ne nje tem te sterthene e??
edhe une e kisha ndermend te bej kete pyetje?
a nuk e shihni se kush jane anetaret qe jana non stop on line?? te njejtet emra dhe te njejtet mendime, eshte e kote qe te futemi ketu dhe te diskutojme kur dikush perfiton materialisht nga vizitat tona
une mendoj qe te bojkotohet ky forum komunist ateist dhe fare te mos didkutohen temat ketu
ju flm per mirekuptim
Karkaxholli, nder te tjera, thotejo Urrejtje ndaj Popullit shqiptar nga bota krishtere ,Lind si pasojë e faketeve historike te popullit shqiptar ne lidhje konvertimin e tyre ne Fenë Islame...
Nuk mund te pajtohem me nje mendim-ide te tille, edhe pse ka shume perkrahes te kesaj ideje. Shqiptaret nuk urrehen pse pranuan islamin, ata urrehen pse jane ne tokat e tyre sregjyshore, te cilat i lakmuan ardhesit e karparteve. Pra, eshte ne pyetje lakmia-xhelozia, ai krimb i gjithe te keqiave njerezore, qe nga Adami dhe bijt e tij! Andi
Tolerance fetare, shqiptaret, gjithmone kane pasur dhe do te kene. Kete e ka tregua historia. Te asnje popull nuk verehet kjo tolerance. Pse? Pse shqiptarit kurre nuk i ka henger palla as per Krisht e as per Muhamed, edhe pse me shume se pese (5) shekuj punaun armiqte e tij per ta shkombtarizuar. Eshte nje rast unik ne bote. Psehen e pres nga ndonje adhurues i idese se shenjte se "Feja e shqipatrit eshte shqiptaria" e krijuar dhe lensuar nga rilindasit - profetet tane, te krishtere e myslimane! Andi
Ndryshuar për herë të fundit nga Andi Ballshi : 23-08-2009 më 08:37 Arsyeja: pak gabime gjuhesore
Shqiptaret edhe pse mbeten nwn Bizantin, vazhduan te kishin lidhje me kishen e Romes dmth, katolicizmin. Kral Millutini e ma vone edhe car Dusani i Serbise, kur i pushtuan tokat shqiptare, i detyruan me dhune shqiptaret qe te konvertoheshin ne ortodoks dhe te lidheshin me Kishen e Lindjes. Dushani jo qe ua nderroj fene shqiptarëve, por i detyroj qe te perdornin edhe emra sllave, duke i nderruar edhe toponimet shqipe me ato sllave. Edhe sot ne shqiperi eksistojne toponimet sllave si Novo Selo, Golo Brdo etj. Ata qe kane lexuar historine e Dushanit e dine se ai kunder shqiptareve perdorte ligje speciale dhe drakonike.
Me fillimin e depertimit Osman ne Ballkan, tek shqiptaret urrejtja ndaj Dushanit e serbise ishte prezente dhe shume e madhe dhe ata, shqiptaret e pranuan turkun si shpetimtare nga serbet ashtu si qe e pranuan me vone edhe Histlerin, ose ne kohen mw te re Ameriken si shpetimtare poashtu nga Serbia. Pra shqiptaret nuk e pranuan krishterizmin lindore si fe te ture por vetem si fe serbe. Edhe sot shqiptaret e Kosoves ortodoksizmin e identifikojne me serbizmin dhe rusizmin. Dhe tash te mundohemi te pergjigjemi sepse shqiptaret ne numer te madh dhe masovikisht e pranuan Islamin..?
1.Fene qe posedonin ne ate moment e konsideronin si te huajen, te Serbise.
2.Islami aspak nuk ndryshonte nga traditat dhe zakonet shqiptare.
3.Shqiptari edhe ne kohen pagane e ka pasur besen njelloj si qe eshte besa Islame
4.Shqiptari i ka konsideruar si te shenjete, familjen, pasurine dhe moralin qe ne kohen ilire dhe tash Islami nuk kerkonte qe ai te hiqte dore nga keto tradita dhe zakone. Islami ishte shume i perafert me Kanunin e Leke Dukagjinit sa i takonte paprekshmerise se moralit, familjes dhe pasurise.
Nje simpozium shkencore qe u mbajte ne Maqedoni me 1994, u vertetua ne menyre shkencore se shqiptaret po te mos e kishin marre Islamin sot do te ishin te asimiluar ne grek
, serbe, malazezë e sllave te tjere si qe ka ndodhur me shqiptaret ortodoks te Rekes ne Maqedonine Perendimore.
Dhe per fund nuk jene tradhetare ata qe e kane pranuar Islamin por jene tradhetare ata shqiptare qe shkojne ne Greqi dhe prezentohen si serbe, ne Itali si italjanë, ne Maqedoni si maqedonas dhe ne Bullgari si bullgarë. Nder shqiptaret toleranca fetare ka qene prezente gjithmone dhe mund te kete pasur ndonji ngaterrese fisesh por asnihere ngaterrese fetare. Tensionet fetare ne Shqiperi i organizojne dhe finansojne Greqia e Serbia ne planet e te cilave qe moti eshte kerkuar qe nga Shkumbini e lart ti takonte Serbise dhe ne jug ti takonte Greqise. Po te mos ishte ndihma e amerikaneve, ata do ta kishin realizuar kit plan edhe sot ne ditet tona duke e pasur ndihmen e shqiptareve ortodoks ne Shqiperi.
Ilmi,ja ke fut shpatit!
Car Dushani vdiq me 1355,me vdekjen e tij u shporr edhe mbretnija e tij!
Kur flet per ortodokset shqiptare duhet te kesh kujdes sepse ka shume martire ortodokse shqiptare qe kane dhane jeten e tyne per ceshtjen shqiptare,nqs do te akuzonim ortodokset shqiptare per bashkepunim me greket,cfar do thonim per muslimanet e kosoves qe bashkepunuan me turqit?Turqit konsiderohen akoma si pushtues nga kristianet shqiptare,turqit konsiderohen akoma si shkaterrues te kultures dhe vlerave arbenore,te masakrimit per 600 vjet te shqiptareve,te ndalimit te shkollave shqipe,te te shpernguljes se me shume se gjysma e popullsise etj etj!
Anmiku i vellait tem asht anmiku i jem,une keshtu mendoj per serbet,ata jane anmiqt e shqiptareve te kosoves,pra jane edhe anmiqt e mij!
Tung
sikur t kisha gja ne dor
e t u bajsha akullor
buzt e tuja me shiju
ne gjoks tandin me piku-Orosh
Popo Shqiptarët Mysliman jan pikërisht tradhtar të Krishterëve sepse ata jan perkahës të mjekroshave ottoman dhe Arab nese e dini n`Shqipni(Kosov) hala ka ksi lloj propagandash Anti-Krishtere,Xhihadiste,Anti-Amerikane,Anti-Kombtare edhe kjo shpjegohet më mirë nepermjet sureve Kur`anore ku thuhet shpalli luftë qafirit edhe konsideroje atë Mushrik si jo-besimtar edhe nëse eshte gjaku yt sepse Allahu ja ka mohuar atij të drejtën per te qen ne fejen e vertet dhe ai let mbetet i poshtruar me gënjeshtrat e tij Allahu e di me se miri kshtu thuhet në disa sure pra pamvarsisht nga Shqiptarët musliman se jetojnë ne nje shtet demokratik dhe tolerancë religjionesh demokracia e tyne eshte vetem feja dhe Zoti i tyne ata kan per qellim të poshtrojn cdo figurë kombtare (edhe nese ka luftuar per Shqiptarizmin) sepse nese një Musliman lavdon nje patriot i Krishter at`her ai duhet pendohet pasi qe jo-besimtari nuk mund te jet patriot sepse cdo lloj patriotizmi qe ben nuk eshte ne rrugën e drejt sepse kur te del perpara Allahut at`her ai mbetet pa patriotizëm at`dhetar Allahut nuk i intereson nese ai eshte patriot apo jo po i intereson nese ka luftuar per rrugën e drejt apo per fenë Islame apo në rrugën e Umetit por edhe nëse ka luftuar per At'dhe ai duhet të jet musliman dhe të mundohet te jap kontribut edhe per fenë e tij sepse sipas tyre Perandoria 500vjeqare nuk konsiderohet si Armik po si Mik dhe si vllezër sepse ne duhet falenderohemi atyre për kët rrugë të drejt që na kan udhzuar e shpetuar mirpo ata kan bëre disa gabime të vocra të cilat Allahu do tia falë pasi qe besojne Zotin pa të meta kurse besimi i krishter eshte besim me të meta dhe kur nje njeri nuk e njifka Zotin e tij në menyre të persosur atij i humb at`dhetarizmi dhe ai lufton per interesin e vet kto jan disa mendime që antarët te ktij komuniteti mendojnë kot ata që nxiren se Historia eshte keshtu dhe duan ta shtrembrojnë po krejt problemi eshte se ata nuk duan ta pranojnë Historinë e kombit ashtu siq eshte dhe nxjerin perfundime në mborjtje te besimtarëve të tyre kjo eshte esenca sa për tradhtin eshte tradhti e qart.
Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 27-08-2009 më 20:22
Krijoni Kontakt