Close
Faqja 99 prej 130 FillimFillim ... 4989979899100101109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 990 prej 1300
  1. #981
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Lexo patjeter komentin e biseduesit "Jargas" ne kete pike.



    Hm. A do te thote kjo se cdo popull, i cili nuk u be musliman, u be sllavojevg dhe grekojevg?

    Sepse lind pyetja: Po me boshnjaket cfare u be? A mos u desllavizuan keta pasi qe u islamizuan? Jo. Vetem i sipermoren doket dhe zakonet arabe (ato te Kuranit) por per ndryshe mbeten te pandryshuar. Prej identitetit te tyre te perparshem sllavo-ortodoks, kaluan ne identitetin sllavo-musliman. Pra Islami nuk ndryshoi gje qenesore ne identitetin e tyre, vec i beri serbe te misionuar, serbe me doke dhe zakone arabo-turke (te Kuranit). Ky eshte argumenti i pare qe Islami nuk mbron identitet kombtar.

    Argumenti i dyte eshte se Islami autarki apo pavaresi te kombeve nuk parasheh aspak. Sepse urdheron miliona norma te cilat duhet t'i zbatosh. Dhe kur zbaton miliona norma, nuk mbetet gje e pavarur. Sepse popujt nuk njohin miliarda norma apo zakone kombperberese. Te gjitha elementet kombperberese t'i zhduke Islami. Perpos ato, ne zhdukjen e te cilave ai deshton thjesht per shkak te natyres se njeriut. P.sh. ne zhdukjen e gjuhes: Edhe po deshti Islami te zhduke gjuhe teresisht ne favor te krijimit te nje gjuhe per te gjithe muslimanet (gjuhen e Kuranit: Arabishten), popujt ne teresi nuk mund te pervetesojne nje gjuhe duke harruar te tyren. Pra Islami t'i len vetem ato elemente kombperberese te cilat ai nuk mundet as t'i zhduke si dhe nenelementet e nderlidhura me keto. P.sh. nese nuk mund te zhduke gjuhen, nuk mundet edhe te zhduke disa zakone, me te cilat gjuha eshte e lidhur natyrisht. P.sh. fjala "besa". Perderisa ekziston kjo fjale, do te ekziston edhe vetia apo dukuria e fshehur ne te. Pra nepermjet te gjuhes mbijeton edhe tradita. Mirepo kuptohet: Verem nese njeriu qe flet gjuhen, ka interes te praktikoje besen, cka varet prej predikimit qe gjen ne Kuran - nese Kurani thote besa duhet ndaluar, besimtari i mirefillte musliman nuk e praktikon me besen.

    Argument tjeter - te pakten argument i vogel - kunder vleresimit tend (qe thua se shqiptaret u islamizuan per te mos u bere greke e sllave), eshte fakti qe sot ka popuj, te cilet nuk jane as sllav e as greke, dhe ishin poashtu te pushtuar nga P. Osmane, dhe te cilet nuk u islamizuan pergjate pushtimit te tyre. Shembull jane rumunet. Ka edhe tjere. Kjo tregon se nuk ishte patjeter e nevojshme te islamizohesh qe te mos gelltitesh si komb dhe kulture nga sllavet apo greket.

    Argument tjeter jane popujt tjere josllave qe jetuan fqinje sllaveve. P.sh. armenet. Edhe armenet jetuan ne nje zonje kufitare ne mes te sllaveve (ruseve) dhe osmaneve. Ata nuk u islamizuan. Por edhe si te krishtere - katolike - nuk u sllavizuan. Apo gjeorgjianet. Apo tjere e tjere e tjere.

    Argument definitiv eshte fakti qe vellezerit tane te gjakut shqiptaret katolike e ortodokse nuk u sllavizuan apo greqizuan. Perkundrazi: vetem n'a mbajten gjalle kulturen e vjeter shqiptare, ate te pandotur nga pushtuesi osman. Pavaresisht per cilat motive, ndoshta ne disa raste edhe per shkak te besimit te tyre ne Krishtin dhe frikes per te u larguar nga Krishterimi, e cila patjeter pasonte kur kaloje ne Islam, kryesorja dijten te jene pishtare, roje, rikujtues, terheqes verejtjeje si nga jasht ashtu edhe brenda popullit shqiptar te faktit se neve shqiptaret nuk jemi as arabe e as osmane, as sllever e as greke, por jemi shqiptare dhe qenesisht pupull tjeter, dijten te mbajne gjalle ate shpirt qe pati shqiptari kur ishte i pampushtur nga P. Osmane. Aq sa munden. Aq sa mund te pritej nga nje numer aq i vogel qe kishin ngelur. Nuk them se ishin te vetmit, sepse edhe shume shqiptare muslimane sigurisht paten kontribut te respektueshem ne kete rol, sapo qe ju vinte mundesia te ndalonin bashke me vellezerit e tyre te krishtere procesin e misionimit rrenjesor te shqiptareve nga P. Osmane, i cili ishte definitivisht i parapare te mbarojne me osmanizimin total te shqiptareve dhe si pasoje me tretjen e tyre si komb - aq sa mund te tretet nje komb pa u zhdukur fizikisht.

    Keto argumente pra flasin kuder pohimit tend. Therras per kunderargumentim nga ana jote. Thirrje, e cila vlen edhe per ty, SHKOZA. Pasi qe thua:



    Falmeshnet.



    *
    Per here te pare po shoh nje shqyrtim pak me cilesor te qeshtjes nga ju Chino. Kjo me bene tani te merrem me shume me keto argumente qe i keni sjell dhe qe duhet diskutuar.
    Ju keni bere disa krahasime shume interesante duke marre rastin e boshnjakeve, rumuneve, armeneve dhe gjorgjianeve.
    Boshnjaket ishin fise te perziera me origjine ilire qe veq ishin ne perfundim te procesit te asimilimit nga sllavet kur erdhen turqit. Ata kishin krijuar nje levizje te quajtur Bogumile qe ne te njeten kohe paraqiste nje rezistence te fort kunder ortodoksise, monopolin e se ciles e kishin serbet ne veri. Ata posa erdhen turqit me lehtesi pranuan islamin dhe u integruan ne Perandorine Osmane, si nje mundesi per te thyer njehere e pergjithmone monopolin e kishes ortodokse dhe ate e bene. Probemi kryesor tek ta ishte qe tashme ishte bere pak vone per tu rikthyer ne gjuhen e te pareve. Martesat , ndikimi i kishes dhe monopoli i saj kishin bere qe nje pjese e madhe prej tyre te humbte gjuhen para islamizimit te tyre. Nje pjese tjeter e tyre per te arritur te ruaj gjuhen dhe kulturen pa u sllavizuar edhe pas shek.XV filloj te migroj ne zonat e Malit te Zi dhe Shqiperise veriore. Ata qe mbeten ne Bosnje, Hercegovine dhe Dalmaci u asimiluan kombetarishte gjate shekujve te gjate te periudhes se krishterizmit pasi ishin poashtu ne mesin e konfliktit ortodoksi- katolicizem.

    Duhet te jesh shume i ceket qe te thuash se ata Boshnjaket qe sot quhen keshtu nuk jane asimiluar nga sllavet . Boshnjaket e kane origjinen nga fiset iliro-shqiptare dhe ata se bashku me fiset nga Dalmacia jane fiset e para qe ne periudhen e mesme dhe te vone te mesjetes qe u asimiluan. Kjo gje jo shume vjete me vone iu ndodhi edhe fiseve iliro-shqiptare te Malesive ( Mali i Zi i sotshem ) dhe tendeca e asimilimit ishte edhe tek fiset ne territorin e sotem te shqiptareve.
    Do te vazhdoj neser per te shqyrtuar rastet tjera .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #982
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Nese ti je jurist, atehere une keshilloj univerzitetin ku ke studiuar te mbyllet. Seriozisht: Niveli i arsimimit tend jo vetem per univerzitetin, por edhe per mesuesit e fillores eshte ofendim. Garantoj me cfare te duash se ti nuk ke titull juristi. Njoh edhe nje jurist tjeter nga Kosova. Keso niveli qe ke ti per nga arsimimi eshte thjesht nentokesor. Jo per shkak te vokabularit vulgar, ashtu po shprehemi te gjithe pak a shume, kur po nevrikosemi, por per shkak te dijes elementare qe te mungon ne cdo te dytin postim. Jurist qe duhet te te tregohet nga kundershtari bisedues se ku te duhet te replikosh. Student qe ka shkalle te larte te legastinitetit. S'kam koment.


    *
    Ti nuk e meriton qe une te sjellem me ty si Jurist sepse ke nevoj per Gardian (te te shof prapa grilave)apo Prokuror Publik qe ti hetoj dhe detektoj anomalit morale qe ke ti neper biseda.

    Pse more vallë nuk e shikon veten ne pasqyre kur diskuton me dikend tjeter, dhe ateher merre veten me te mire dhe pyete, Pse Vall te gjithe te thojn se je i merzitshem ne diskutime??.

    Thjesht je joatraktiv ne diskutime dhe te diskutoj me ty, me duhet te sakrifikoj durim dhe kohe, dhe gjithnje duke e ditur se je nje person qe aspak nuk ke Sinqeritet dhe te intereson qe vetem budallakit e tua ti thuash dhe ti mbrosh . Ateher ketyre personave si ti ju duhet nje Gardian qe ti qendroj tek koka .


    -----------

    Te Mbyllet Tema

    Tema perveq qe ka devijuar dhe eshte konsumuar tashme mjaft sepse i ka bere rreth 20.ooo lexime dhe mbi 1000 postime, dhe ka renduar serverin e forumit dhe po e verej se faqet e kesaj teme, hapen me veshtiresi.

    Kjo teme nuk ka nevoj te vazhdoj tutje edhe per faktin se me nuk diskutohet tema meritore, dhe objekt diskutimi jan vetem ofendimet dhe insinuata te ndryshme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #983
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Shiu Lexo Postimin
    Je i ftuar të premten në orën 13:00 të vish në xhaminë qendrore të Prizrenit, në Xhaminë e Bajrakut, të shohësh si mbushet e tërë xhamia me gjithë oborr me besimtarë, shumica dërrmuese e të cilëve janë të rinj, muslimanë të devotshëm. Mund ta vizitosh edhe cilëndo xhami tjetër, nga dhjetëra sa janë në gjithë qytetin. E pastaj shko i ujiti statistikat e tua me të cilat ia bën qejfin vetes dhe qejfin donatorëve të tu tashmë të dëshpëruar!
    Nuk e mohoj qe vizitohen xhamite. Nuk kam nevoje te mohoj kete gje per te patur te drejte ne mendimin tim kur them se formalisht ne shqiptaret muslimane jemi ndoshta te gjithe "muslimane", por qe edhe jemi muslimane te atille qe debojne Islamin ne vlerat qenesore te tij duke i japur vetit kushtetuta me vlera demokratike, laike dhe tjera clera islamdebuese, kjo eshte poashtu e vertete. Kete them une. Ky mendim imi ekziston pavaresisht saktesise se pohimeve tua (vizitoret e xhamive). Nuk jane vetem kushtetutat moderne deshmi qe shqiptaret muslimane refuzojne Islamin. E tere e kaluara eshte e mbushur me deshmi. Deshmi tjeter paraqet fakti qe Islami nder shqiptaret perhere, jo vetem sot, dhe jo vetem nga ndonje aty ketu, por nga shumica mbiabsolute e shqiptareve muslimane u mor vetem si nje burim alternativ i normave. Shqiptaret muslimane marredheniet e tyre me njeri tjetrin ne te kaluaren e deri me sot i rregulluan sipas Kanunit dhe traditave te tyre kombtare. Islami u perdor aq sa i konvenonte shqiptarit musliman ne nje situate te caktuar. Jo si qellim, por si mjet per qellim dhe si mjet i zevendesueshem ne cdo cast, sapo shqiptari musliman te shohe nevojen. Miratimi i kushtetutave te sotshme tregon perseri kete zevendesueshmeri te Islamit nder shqiptaret muslimane. Tere koka e kombin duartrokite miratimin e kushtetutes - refuzimi me i madh qe mund t'i behet Allahut ndonjehere.

    Nga kjo qe them mund te thote dikush se po e sjell veten ne kontradikte. Sepse jam ai qe pohoj ne forum se Islami eshte kulture e kolonizatorit, dhe praktikimi i Islamit nga shqiptaret muslimane paraqet nje nenshtrim te shqiptarit musliman ndaj kolonizuesit turko-arab, nje lloj afrikanizmi shqiptar. Dhe tani ne paragrafin e mesiperm them se shqiptaret muslimane kane prakituar Islamin vetem me rezerva. Duke mos i praktikuar kurre shumicen e normave te parapara ne Islam. Por ketu ka kontradikte. Sepse une nuk them se cdo shqiptar musliman eshte i nenshtruar, i kolonizuar, i afrikanizuar nga kultura turko-arabe. Te tille jane vetem ata te cilet kete "rezerven tradicionale qindravjeqare" te lartpermendur te shqiptareve muslimane ndaj Islamit (pra refuzimin e shumices se normave islame, perdorimin e Islamit si vehikel per ne qellim) nuk arriten te pervetesojne. Kete per shkaqe te ndryshme. P.sh. per shkak se vinin nga familja te perziera pernga perkatesia kombtare, pra shqiptaro-turke, shqiptaro-boshnjake e tjera. Nga njerez te tille nuk mund te pritesh te shohin Islamin si shqiptaret kombtarisht te paster muslimane. Sepse nese nje shqiptaro-turk apo shqiptaro-boshnjak e definon veten nepermjet te traditave kombtare, ai ndan veten ne dy pjese. Por nese definon veten nepermjet te Islamit, mbetet i "plote". Ata qe nuk paten rezerva ndaj Islamit, dhe nuk ishin te perzier kombtarisht, pra qe ishin shqiptare te pastert, ata nuk paten rezerva ndaj Islamit per shkak te indoktrinimit qindravjeqar osman. Pra i shoh sikur femije te adoptuar. P.sh. femijet e zi (zezake) te Madonas. A do te dijne ata ndonjehere se cfare kulture ne te vertete kane? Jo. Do te shohin indoktrinimet e Madonas si kulture te tyre. Keshtu jane indoktrinuar edhe disa shqiptare kombtarisht te pastert nga osmanet.



    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 21-07-2009 më 12:02

  4. #984
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin

    E sipas Kuranit, kush vjen perpara dashuria per nenen apo per te dashuren(te zeme se lejohet dashuria ne Kuran)????
    ec bre shko mytu naj kund sepse e ke humb ti drejtpeshimin e jetes .

  5. #985
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    ec bre shko mytu naj kund sepse e ke humb ti drejtpeshimin e jetes .
    ..hahhahahhaa...kete pergjigje s'e gjen dot ne Kuran, eh........sa gjynof....
    ..po ti vete, a s'ke noj mendim per kete???

  6. #986
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ti nuk e meriton qe une te sjellem me ty si Jurist sepse ke nevoj per Gardian (te te shof prapa grilave)apo Prokuror Publik qe ti hetoj dhe detektoj anomalit morale qe ke ti neper biseda..
    Ti je jurist dhe duhet ta dish se drejtesia nuk bazohet mbi vlerat e tua morale, apo jo???

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Pse more vallë nuk e shikon veten ne pasqyre kur diskuton me dikend tjeter, dhe ateher merre veten me te mire dhe pyete, Pse Vall te gjithe te thojn se je i merzitshem ne diskutime??..
    Te gjithe , kush???Qe kur anetaret e ketij forumi te kane deleguar ty te drejten te flasesh ne emer te te gjitheve???
    Te kujtoj se "erga omnes" qe mban shkruar poshte nick-ut tend, ne kete forum , nuk pi uje.....fol vetem per veten tende....nese s'ke kapacitet t'i pergjigjesh ndokujt, thjesht hesht........


    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Thjesht je joatraktiv ne diskutime dhe te diskutoj me ty, me duhet te sakrifikoj durim dhe kohe, dhe gjithnje duke e ditur se je nje person qe aspak nuk ke Sinqeritet dhe te intereson qe vetem budallakit e tua ti thuash dhe ti mbrosh . Ateher ketyre personave si ti ju duhet nje Gardian qe ti qendroj tek koka ..
    ....e ke gabim, or trim......ne demokraci nuk ka fare kuptim ajo qe thua ti.....ne tirani po.....duhet "gardiani", roja, qe te shikoje çdo hap qe ben e çdo fjale qe thua....se mund te beje vaki qe te thuash ndonje mendim tendin te lire, e te mos i pelqeje diktatorit te rradhes.....apo perendise se rradhes.....per ata qe e quajne veten skllever......
    ...veçse ketu, ka edhe nga ata shqiptare qe nuk e quajne veten skllever, qofte edhe te nje perendie......


    -----------

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Te Mbyllet Tema

    Tema perveq qe ka devijuar dhe eshte konsumuar tashme mjaft sepse i ka bere rreth 20.ooo lexime dhe mbi 1000 postime, dhe ka renduar serverin e forumit dhe po e verej se faqet e kesaj teme, hapen me veshtiresi.

    Kjo teme nuk ka nevoj te vazhdoj tutje edhe per faktin se me nuk diskutohet tema meritore, dhe objekt diskutimi jan vetem ofendimet dhe insinuata te ndryshme.
    ...e, ne fakt ti me mire te shkruah te teme e mrekullive, se atje i ke te gjithe me goje hap e me mendje mbyll.....atje s'ta kthe njeri fjalen.........

  7. #987
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ..hahhahahhaa...kete pergjigje s'e gjen dot ne Kuran, eh........sa gjynof....
    ..po ti vete, a s'ke noj mendim per kete???
    ti defenitivishte je per Shtime

  8. #988
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    ti defenitivishte je per Shtime
    ...shkruhet "definitivisht" e ne shqip perkthehet "perfundimisht".........
    ...."Shtime" nuk di se ç'do me thon, a e shpjegon pak??.....
    ...Pergjigjja jote???ku eshte??apo duhet te keshillohesh pak me Shkozen....hajt se po ju pres.....hapni librin dhe gjejeni......hahahahahaah.....amin o hoxhe.....

  9. #989
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shtime asht ni qytet ne kosove ku asht spitali i te cmenve

    si elbasani ne shqipni lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #990
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    [B][COLOR="Blue"]

    Te gjithe , kush???Qe kur anetaret e ketij forumi te kane deleguar ty te drejten te flasesh ne emer te te gjitheve???
    Te kujtoj se "erga omnes" qe mban shkruar poshte nick-ut tend, ne kete forum , nuk pi uje.....fol vetem per veten tende....nese s'ke kapacitet t'i pergjigjesh ndokujt, thjesht hesht........


    Oj Shqipe

    Kur ke diskutuar kunder chinos ti, qe te flasesh ne emer te "ErgaOmnes". Une mund ti numroj mbi 10 veta te cilet jan ankuar nga diskutimet e tij te pacipa, jo sepse ka thene nojher diqka te menqur, sepse eshte vetem WordMachine dhe asgje tjeter, te gjithe e dijm se Makina e Shkrimit nuk ka vetedije dhe nuk mendon.

    Edhe tjetra: Fakti qe ke bere nje pyetje, ne temen e Kurioziteteve Islame dhe nuk tu kam pergjigjur, kjo eshte plotesisht e vetedijshme tek une dhe mos mendo se ke bere ndonje pyetje per te rritur, sepse ajo pyetje eshte tamam per te mitur dhe nuk te kam pergjigjur per faktin se Tema ne Fjal absolutisht nuk eshte per replika dhe ke mundur ta verejsh se me jan bere edhe disa pyetje ne at teme qe nuk ju kam pergjigjur dhe se ato pyetje presin fshesen e moderatorit dhe asgje tjeter. Ndersa nese do kesaj pyetje mund te ti pergjigjem ketu ne kete teme, e cila pershkak qe ka deviju mund ta shfrytezojm edhe per keto lloj pyetjesh adoleshentesh.
    Chino
    por te kthehesh ne teme tek pyetjet ose te pyetesh ti
    Kjo pyetje te eshte bere qe dy here dhe nuk je pergjigj, merre hapi qe ti pergjigjesh kesaj here.


    Pyetja ka te bej :

    Dhe se Kjo Urrejtje nga Bota e Krishtere ,a mund te kishte pasur ndikim gjatë tere Historis se Pervuajtur te Popullit Shqiptar,nga Arbitrariteti nderkombetar ,siq ishin coptimet e tokave te trojeve shqiptare nga Konferencat e ndryshme ...nderkombetare qe vendosen ne demë te shqiptareve ne qdo aspekt...Duke e ditur se ne periudhen kur jan bere padrejtesit kryesore ndaj shqiptareve, ka qen periudhe kur Kisha ka qen Domen shteti, gati ne tere evropen.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •