Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 103
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Sa kam pare une, gjuhen e huaj flasin me se shumeti ata emigrante, te cilet gjuhen e vendit ku jetojne, nuk e njohin mire dhe te cilet nuk kane nivel te mjaftueshem arsimimi.

    Sa here qe jam ne Kosove, flas shqip. Por kur takohem atje me disa kusherinje, te cilet jetojne poashtu ne Gjermani dhe te cilet nuk kane kryer ndonje shkollim ne Gjermani dhe prandaj Gjermanishten nuk e flasin as ndoshta 20%, keta pothuajse cdo te dyten fjali e thone gjermanisht. Kursa disa kusherinje tjere, per te cilet e di se jane te arsimuar e sistemuar mire ne Gjermani, ata flasin 99% shqip.

    Ndoshta eshte rastesi, por kjo pervoje personale me ben te mendoj se ata njerez qe jane te paarsimuar dhe njohin gjuhen e huaj jo mire, flasin gjuhe te huaj. Nuk e di a jam i vetmi qe kam kete pervoje. Mund ta testoni edhe ju.
    Por kjo vlen vetem per te rriturit. Femijet shqiptare te lindur ne vende te huaja, ata nuk flasin shqip per arsye tjera, te cilat u permenden me larte, pra sepse nuk e njohin Shqipen mire, apo arsye tjera te kuptueshme.



    *

    me duket se je i vetmi pasi me duket shume absurde...ata qe flasin nje gjuhe jan me te ditur per ate gjuhe, jo e kunderta...un jam e arsimuar ketu ne amerik, dhe fjalori im eshte me i gjere ne anglisht sesa shqip
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #52
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Gocani, ju jeni te impenjuara ne ate lloj jete qe 90% flisni anglisht, e pjesen tjeter shqip, dhe nqs ngatrroni noj fjale ose nuk iu kujtohet noj fjal, seshte noj gje e madhe.

    Po ca tu besh ca te tjerve qe shkojne per shkolle ne Itali, e vijne pas nje viti duke folur gjys per gjys, ose iu vjen me mbare komunikimi ne italisht me farefisin se sa ne shqip. Jam habitur me kta emigrantet e sivjetshem, ka nja dy jave qe ne Shkoder(aty ku jetoj)... nuk degjoj te flitet shqip po vetem gjuhe e huaj, e ata njerez i njof e me vjen cudi sesi te jesh student ne Itali, te kesh shoqeri shqiptare, familjen qe te jeton ne Shqiperi, e prape se prape duke fol gjysma gjysma, kto lloj njerzish shesin pordh pa qene nevoja.
    Really Dude... Get A Life!!!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Une flas gjitmone shqip dhe me vjen natyrshem sepse mendoj ne shqip,vetem kur jam me te huaj flas italisht por shqiptaret q flasin gjuhe te huaj me njeri tjetrin te hapin zorret!

  4. #54
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj pse ngaterroni lehtesine e te shprehurit te dikujt dhe tangerllikun. Me ke do bejme tangerllik, me prinderit qe na kane bere koken, apo me njerezit e fisit? Une psh kam 10 vjet ketu dhe per shkak te shkolles dhe punes iki nga shtepia qe ne mengjes dhe kur vij ne shtepi ne darke vone. Gjithe diten jam ne kontakt me amerikan dhe jo shqiptar. Kur vij ne shtepi qe shikoj prinderit dhe vellane, dihet qe do flas shqip, por ama ka dhe shume fjale qe i them automatikisht. Shume rralle them "hidhe ne plehra", por them "hidhe ne garbage" dhe ky eshte nje shembull shume bajat.

    Kur te shkoj ne Shqiperi, a do arrij te flas 100% shqip dhe te mos them asnje fjale anglisht? Nuk besoj dhe kjo jo se dua te shes mend se di anglisht se kush nuk di anglisht sot, por ama kur je mesuar te thuash dicka per 10 vjet, nuk e harron aq lehte. Ka shume emra frutash, perimesh, ushqimore, gjelle, e ku ta di une qe sinqerisht nuk e di se si quhen ne shqip. Ne profesionin tim nuk besoj se e kam idene se si thuhen ne shqip as gjysma e termave dhe nuk jam krenare per kete, perkundrazi, por ama di te pranoj dhe te them kur di dicka dhe kur nuk e di.

    Kjo ama nuk do te thote asgje per menyren se si do i rris une femijet e mi sepse femijet e mi do mesojne shqip njehere pastaj anglisht. Kur im ate ka ardhur ne Amerike, solli dhe abetare me vete per niperit dhe mbesat e mia qe ta mesojne gjuhen ta lexojne dhe ta shkruajne. Nqs ju jeni vete te tille qe flisni ne gjuhe te huaj perpara shqipes se doni te shisni mend, mos i krahasoni te gjithe me veten tuaj. Eshte mire ndonjehere qe mos te pergjithesoni gjithcka dhe te gjithe.
    te jap nje shembull te shpejte une ty.

    mbi 50% a rraces indiane kane dituri te madhe te gjuhes angleze edhe pa emigruar ne vendet anglisht-folese.
    Si e shpjegon ti faktin qe kjo rrace ,edhe te rrije me gjenerata te tera ne emigrim , prape se humbin gjuhen e tyre?

    Vet jetoj ne angli e kam jetuar shume afer kesaj rrace per kohe te gjate e kam vene re se te gjithe femijet e indianeve , edhe pse lindin ne angli, prape e flasin gjuhen e prinderve te tyre.

    Mirembajtes te kultures se tyre nuk jane vetem indianet. Kam vene re se disa rraca te tjera e mbajne ate persembari me gjenerata te tera.........greket,italianet,turqit,kinezet etc etc etc.

    Une e kam thene me qindra here qe shqiptaret kane probleme ne identitet , edhe klasa e pashkolluar luan nje faktor te larte ne kete problematike,duke mos harruar faktin se shumica e popullates shqiptare eshte e pashkolluar.

  5. #55
    Mommy to a beautiful girl Maska e MijnWonder
    Anëtarësuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    📍 The Netherlands
    Postime
    939
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nuk eshte faji i shqiptareve qe ne disa shtete ngurrojne te flasin shqip dhe sidomos ne Greqi.
    Shumica e emigranteve jane te detyruar nga mjedisi perreth qe te pershtaten me vendasit,deri ne nderrimin e emrave.
    Kjo,shte nje "diplomaci e hidhur per te jetuar",per te mos humbur vendin e punes,ne mos me shume!
    Dihet nje gje; sado shekuj kaluan nen sundimin otoman,shqiptaret nuk u asimiluan,gjuha shqipe mbijetoi.
    Eshte detyra jone qe ne te ruajme familjen tone,traditat dhe gjuhen shqipe.Duhet ti mesojme femijet tane me gjuhen e nenes dhe me dashuri per atdheun.
    Shteti meme duhet te punoje ashtu sic duhet te punojne familja,shoqatat.Do te vije nje dite qe te gjithe do te kthehemi ne trojet tona.

    Dikush nga ne tha____"Te punoj disa vite ne mergim,e prape te kthehem ne vendin tim."


    Andon Zako Cajupi shkruante;
    "Dhe ne vuaj le te vuaj
    te mos vdes ne vend te huaj!"

    Cili eshte mendimi juaj?

    Di ana prsh
    eshte mese e vertete qe shumica e shqiptareve nuk perdorin me gjuhen shqipe ne rethana te ndryshme (me shoqeri, me partnere etj)
    Nje mendim qe do jepja eshte dhe ajo qe shumica nga ne u bene vite ketej dhe duke qene ne ambjente qe shumica prej nesh duhet et flasin gjuhen vendase te behet kronike.

    Persa i perket greqise si i thone nje fjale te shkretet e kan nga halli e jo na malli sepse nese greket degjojne nje shqiptar duke folur shqip hakerehen dhe kushdo qe te ishte per te mos humbur vendin e punes do detyrohej te fliste greqishte.
    Por ka dhe na ata qe thjeshte flasin per hobi, sic ka dhe nga ata qe duke qene shume vite larg vendit kan asimiluar fjale te reja dhe nuk dine si ti perkthejne ne shqip me ndodh dhe mua qe dicka qe e them ne gjuhe te huaj sdi si ta them ne shqip.

    Ajo qe mua nuk me vjen mire eshte prinderit qe u mesojne gjuhen e huaj femijeve te tyre dhe kur shkojne ne shqiperi ndodh qe gjysherit sdine cte flasin me niperit apo mbesat ngaqe nuk dine te flasin shqip.
    Mos valle haruam qe gjuha shqipe eshte gjuha meme?

    Gjithsesi gjuha shqipe ka per te ngel gjithnje
    ●•∙ яє¢ℓαιмιηg вα¢к мy ωσяℓ∂●•∙

  6. #56
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    me duket se je i vetmi pasi me duket shume absurde...ata qe flasin nje gjuhe jan me te ditur per ate gjuhe, jo e kunderta...un jam e arsimuar ketu ne amerik, dhe fjalori im eshte me i gjere ne anglisht sesa shqip
    Ori Rexhina, a nuk e sheh se faktet qe sjell ti nuk flasin kunder perceptimit tim? Ti thua se je e arsimuar ne USA por ne Shqiperi flisje shqip:

    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    ....un kur shkova ne shqiperi flisja shqip ..
    Do behem i mire dhe do te ndihmoj te kuptosh cfare thash:

    Thash se perceptimet e mia vlejne vetem per te rritur. Pra per aso emigrante, te cilet kane emigruar si te rritur, qendruar nje kohe jo shume te gjate ne mergim, nuk jane arsimuar atje, dhe kur vijne ne vendlindje - edhe pse nuk e njohin ghjuhen e huaj aq mire - flasin ne gjuhe te huaj. Ndersa ata nga te rriturit qe kane qendruar kohe te gjate, jane arsimuar ne mergim, ata flasin shqip (perpos ato fjalet specifike, te cilat nuk i njeh askush, prandaj thash flasin 99% shqip, jo 100%).

    Kurse per femijet e lindur apo rritur ne mergim, kur ata nuk flasin shqip ne vendlindje, kjo thash eshte e kuptueshme. Keshtu qe nuk shoh se ti paraqite nje rast qe sipas fakteve disprovon ("dementon") kete perceptim timin? Sepse ti je rritur ne USA, thua vet. Ke emigruar atje si femij. Rasti yt eshte tjeter nga ai qe pershkruaj une.

    Une thash se nuk i atestoj perceptimit tim siguri empirike, por rasti qe solle nuk mohon kete perceptim. Sjell tjeter po deshe te deshmosh patjeter te kunderten, cfare kisha deshiruar shume, sepse me mire te jete ky defekt i mendimit vetem ne rrethin tim sesa ne tere shoqerine shqiptare.



    *

  7. #57
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    ...

    chino nuk te ve faj se ndoshta ne rrethin tend shoqeror ashtu mund te jene. Fillo shoqerohu me te tjere dhe analizo ndryshimin dhe na thuaj ketu nqs te del ndryshe. lol
    Lexo ketu, por edhe me larte ne teme po deshe:

    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    ..

    Po ca tu besh ca te tjerve qe shkojne per shkolle ne Itali, e vijne pas nje viti duke folur gjys per gjys, ose iu vjen me mbare komunikimi ne italisht me farefisin se sa ne shqip. ...

    *

  8. #58
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    lol ku ke mik ketu ne amerike sjan zemerbardhe si shqiptaret ne shqiperi
    Ashtu pra.
    Si mund te doje nje njeri dike kur ai nuk di te doje se pari te veten?


    *

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Me rastisi kur po beja plazh ket vere , diku ne Shqiperi.

    Isha shtrir per qejfin time ne rere , kur degjoj nga larg, po vinin nje goce e cun (me duket se ishin moter e vella, nejse pa rendesi) dhe ne italisht keta, tu fol per gati disa minuta. Thashe do jen italian, por prape se prape kisha dyshime se mos ishin shqiptar, se sa do dallohemi.
    Kur filluan tu fol shqip me vone. thashe me vete, cfare fodullash!

    Per mu ky rast tregon se sa fodulla jane njerezit.
    Ndryshon rasti kur je ne vend te huaj, dhe je i detyruar dhe per me teper per kulture qe te flasesh ne gjuhen e vendit ku jeton.
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Ori Rexhina, a nuk e sheh se faktet qe sjell ti nuk flasin kunder perceptimit tim? Ti thua se je e arsimuar ne USA por ne Shqiperi flisje shqip:

    paske dy pseudonime ti? lol
    Ne shqiperi flisja shqip pasi nuk do i flas anglisht te afermit e mi qe nuk dine mire anglishten, plus dhe po ta dinim, nuk do filloja te flisja anglisht dhe te talleshin "ka harruar shqipen fare"....kapish?
    Ti the qe ata qe nuk dine nje gjuhe te huaj mire, vendosin te flasin gjuhen e huaj sadoqe nuk jan te arsmuar...une shqipen nuk e konsideroj gje gjuhe te huaj, pasi eshte gjuha e pare qe kam mesuar....pike se dyti, ti the qe ata qe jan arsimuar dhe e dine nje gjuhe te huaj shume mire, flasin shqip 100%...un gjuhen e huaj (anglishten) e di shume me mire se shqipen, ama nuk flas 100% shqip ketu ku jetoj...ne shqiperi mundohem te flas vetem shqip por e kam fjalorin "limited"...pra cfare thash eshte shume kundra perceptimit tend

    Nuk jam nje rast tjeter meqe jam rritur ne Amerik...smund ti ndash njerzit ne dy kategori pastaj te thuash "oh po ti je nje rast i ndryshem"
    Nuk mund te krasohem me nje person qe ka lindur ne amerike, pasi kam jetuar ne shqiperi sado pak vjet te ken qen.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Net Isveizi
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 18:00
  2. Pse disa prej nesh ngurrojne te flasin shqip?
    Nga YaSmiN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2007, 16:43
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Atomet flasin
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 21:30
  5. Pellazget Flasin Shqip
    Nga Jonian në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •