Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Trafiku i organeve, banorët e Matit bllokojnë hetuesit e KE

    MAT- Banorët e fshatit Gurrë të Matit kanë bllokuar makinat me hetuesit e KE-së, të cilët mbërritën në vendin tonë për hetime pas akuzave të Serbisë për trafik organesh nga UÇK-ja.
    Mësohet se përfaqësuesit e KE-së, kryesuar nga Dik Marti i janë drejtuar sot fshatit të shumëpërfolur për trafikun e organeve. Synim ka qenë hyrja në banesën në fshatin Gurrë, e cila sipas akuzave të bëra ka qenë vendi ku janë kryer ndërhyrjet për transplantin e organeve.
    Por, gjatë ndalesës dhe tentativës për të hyrë në banesë, ata janë penguar nga banorët e zonët, të cilët nuk kanë lejuar makinat që të afroheshin. Sipas tyre, personat brenda automjeteve nuk kanë paraqitur asnjë lloj mjeti identifikimi ose shkresë nga prokuroria që autorizonte kryerjen e vizitës në këtë banesë.
    Situata zgjati kështu për më shumë se një orë, deri sa u pa e nevojshme ndërhyrja e policisë lokale, e cila gjithsesi nuk mundësoi dot vizitën e hetuesve të huaj.
    I dërguari i Këshillit të Evropës, senatori zvicerian Dik Marti (Dick Marty) mbërriti në 5 gusht në Tiranë për misionin fakt mbledhës mbi bazën e pretendimeve të ngritura nga Beogradi, sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjatë luftës 1998-'99 ka rrëmbyer rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb dhe më pas ia kanë trafikuar organet e tyre. Për të kryer transplantet, sipas pretendimit serb, është përdorur një shtëpi në fshatin Gurrë të rrethit të Matit. Qëllimi i takimit mësohet se ka qenë njohja e Martit, mbi mundësinë e kryerjes së veprimeve hetimore në Shqipëri. Ai pas takimeve në Beograd mbërriti në Tiranë, duke zhvilluar takim kokë më kokë me Ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Biseda mes tyre ka qenë e karakterit informues me legjislacionin shqiptar, ku senatori Marti, i ngarkuar nga Këshilli i Europës (KE) ka kërkuar të informohet për legjislacion shqiptar mbi hetimin e çështjes konkrete nga një grup hetuesish ndërkombëtarë. Vizita në Tiranë vinte pas takimit në Beograd, ku senatori ka takuar prokurorin serb të Krimeve të Luftës, Vladimir Vukçeviç, i cili mësohet se e ka vënë në dijeni senatorin mbi refuzimin e palës shqiptare të ekipit serb për hetimin e çështjes në Shqipëri.

    (c) Shekulli
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    kane bere shume mire qe i kane bllokuar ... eshte e drejta e tyre se jane ne shtepi te vet ...
    i derguari i keshillit te evropes ka qene pa asnje lloj mandati ....
    perderisa nuk kane pase as edhe nje cope leter nga organet hetuese shqiptare perse duhet ti linin te cenonin pronen private ...?! do te doja te shikoja se c'do bente ai zvicerani nese do ti prezantoheshin shqiptaret te dera e shtepise se tije per te bere nje kontroll .... kane shku pa asnje lloj mandati nga Prokuroria e Shqiperise ....

    Ne territorin e Republikes se Shqiperise ka jurisdiksion vetem ligji Shqiptar dhe organet e saj ... pike!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 10-08-2009 më 19:19
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ta shikoni ju ate familjen qe akuzohet eshte per te ardhur keq. Eshte nje absurditet te akuzohet ajo familje per trafiqe organesh. Fshati Gurre, ku jeton dhe familja ne fjale eshte nje fshat ne nje terren malor teper te thyer. Kjo familje eshte shtypur per 50 vite nga komunizmi. Edhe ne demokraci po ashtu, e varfer. Dhe tani, na del dhe nje Karla del Ponte te na e akuzoje per trafik organesh. Po te kishte bere te gjitha keto qe permenden te pakten do rregullonte disi jetesen e vet.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Ajo ishte shtepia e tyre dhe kishin drejt ti kthenin hetusit KE e mos ti lini qe te hetoni se spse ata nuk kishin leje nga shteti shqiptar.
    Po hetimet jan ba disa her edhe sa her te tjera dojn te hetojn ata njerit dojn te rrojn te qet ne shtepin e tyre sepse jan te paster e nuk kan as nje pik faji as kush nuk ka ba trasplant organesh aty po jan shpikje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shum mir ja kan ba

    biles i kan duru boll deri me tash, byth prap ti qesin per her
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Megjithëkëtë unë nuk po kuptoj pse gjithë kjo brengë dhe pse gjithë kjo zhurmë.
    Kur nuk jam fajtor, le të më kontrollojnë 100 herë.
    Ku ka gjë më të mirë se të dalë e vërteta në shesh. Të bindet edhe bota se vërtet nuk ka pasur trasplatim organesh dhe le t'i dalë gënjshtra në shesh një herë e mirë serbit bashkë me Del Ponten.
    Unë këtë rast do t'u isha përgjigjur atyre. "Më kontrolloni sa herëtë doni, por ekipin tuaj ta udhëheqin njerëzit kompetentë shqiptarë". Natyrisht do t'u kisha kërkuar edhe ndonjë autorizim. Pse jo edhe ndonjë kompensim për shqetësimin.
    Mbase juristët e dinë më mirë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Perderisa keshilli i evropes ka derguar njerez te hetojne do ishte mire qe shteti shqiptar ti kishte pajisur me leje kontrolli te shtepise.

    Nuk zgjidhen kto punet ne ate menyre duke i perzene hetuesit e Evropes se ata do shkojne mrapa ne Bruksel dhe do raportojne qe na kane perzene me shkelma dhe ndoshta fshihet noi gje.


    Do i ndihmonin Uck qe ti hedhnin poshte akuzen nese i lenin ta kontrollonin shtepine qe te hiqeshin dyshimet njehere e mire. Pasi menyra si vepruan te ben te mendosh qe kta ktu fshejne dicka.

    p.s eshte e cuditeshme pse Del Ponte dysho ne ket zone te larget nga kufiri me nje varferi ne kulm edhe e prapambetur nga i ka lind ky dyshim?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Qose lejohen do lejohshin qe te kontrrolonin do shkilnin kushtetuten deri sa nuk ka vendim prej prokuroris shqiptare as nje qytetar i huaj nuk guxo te hetoj ne Shqiprei kjo esht ne kundershtim me ligjin shqiptar qose vjen e heton ne shtepien ton dikush i huji pa leje te prokuroris.
    Hetimet jan ba nuk esht gjet as nje prov tani njerzit skan koh te humbin koh sa her qe KE ti vjen nje akuz e rej pa baz dhe pa as nje prov te gjall te shkojn e te hetojn aty.
    Shteti shqiptar vendos a do lejohen hetimet a po jo hetimet e para kan porfundu shum koh me par ska pas as nje pro qfar hetime tjera dojn ata.

  9. #9
    Interviste me Dr Besim Hoxha

    Dr. Hoxha: Transplantimi, i pamundur për mjekët e UÇK-së

    Besim Hoxha është mjek nga Kosova dhe pedagog pranë Universitetit të Texasit të Veriut në Qendrën për Kërkime Shkencore për Shëndetin, në fushën e kirurgjisë traumatike.
    Para pak kohësh ai u emërua Ndihmës Profesor në këtë univesitet, pas botimit te sukseshem të një artikulli ne revisten mjekësore "Military Medicine," për përvojat e tij mjekësore gjatë luftës në Kosovë, ku zoti Hoxha ishte i angazhuar si kirurg lufte në Zonat e UÇK-së. Zoti Hoxha ishte i ftuar në studion e "Ditarit"

    http://www.voanews.com/albanian/2009-08-09-voa6.cfm
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Kete ceshtje duhet trajtu edhe nga ana tjeter e medaljes .
    Jo cka deshiron Serbia dhe Del pontistet te zbardhin por cfar keta deshirojn te heshtin duke kerku nje baraspeshe!!
    Dhe, per kete, nuk jan fajtore vetem njera pale por edhe Qeveria e Kosoves e cila ,me plot te drejt ,mund dhe duhet te kerkonte nje hetim dhe ballafaqim para drejtesise me kete pale komplotiste qe per qellime te ditura e te padituar po i rrin krah Krimit dhe krimineleve serb!!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •