Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Drejtuesi i "Zgjohu": Rama më ka bllokuar llogarinë personale bankare

    Rama kërcënon drejtuesit e shoqërisë civile: "Do t'ju fusim në banjo kimike"


    Skandali i mostrës së Bashkisë, kërcënime, rrahje dhe bllokim parash në banka në mënyrë të kundraligjshme


    Pas kërcënimeve mafioze dhe rrahjeve të aktivistëve të shoqërisë civile, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shënuar skandalin e radhës duke bllokuar të gjithë numrat bankarë të kreut të Lëvizjes "Zgjohu", Altin Goxhaj. Është ende e paqartë se si Rama ka mundur të vjedhë paratë personale të njërit prej drejtuesve kryesorë të shoqërisë civile në vend, por ky rast do të përbënte një frymëzim për kinematografinë për realizimin e një filmi mafioz. Duke denoncuar këtë akt, Goxhaj tha se kjo është një shkelje flagrante e të gjitha ligjeve të vendit, pasi përbën vjedhje të hapur të sekretit dhe informacionit bankar duke filluar nga Kodi i Procedurës Penale, Kodi i Procedurës Civile, legjislacioni mbi përmbarimin, legjislacioni bankar dhe të pushtetit lokal. Goxhaj sqaroi se Rama ka kryer këtë veprim duke kërcënuar bankën se në rast se nuk do të jepte informacione mbi numrat e llogarisë së tij, ai do ta gjobiste atë. "Vartësit e Ramës me urdhër të tij kanë vjedhur informacione mbi numrat e mi bankarë, ka bllokuar në mënyrë të paligjshme këta numra dhe së fundi ka vjedhur paratë e mia nga këto numra, duke i bërë edhe presion bankave se në rast se nuk do të kryenin këtë veprim të paligjshëm ai do t'i gjobiste ato", shpjegoi më tej Goxhaj. Ai nënvizoi se në mënyrë hakmarrëse ndaj protestave dhe denoncimeve që Lëvizja "Zgjohu" u ka bërë aferave korruptive në Bashkinë e Tiranës, kjo e fundit filloi hakmarrjet duke vendosur gjoba në mënyrë arbitrare. "Një vit e gjysëm më parë kur Lëvizja 'Zgjohu' denoncoi në mënyrë parodike me 99 uturakë zhdukjen e banjove publike nga Tirana, gjobvënësit e taksave të Bashkisë filluan hakmarrjen duke gjobitur biznesin tim familjar", tha kreu i Lëvizjes "Zgjohu". Ai sqaroi se ky vendim arbitrar i Bashkisë është apeluar në Gjykatën e Faktit Tiranë, gjykatë e cila rrëzoi gjobën e turpshme të Bashkisë Tiranë, duke demaskuar pikërisht motivin politik hakmarrës që fshihej pas kësaj gjobe. Vendimi i gjyqit në favorin e Goxhajt mban datën 26 tetor 2009 dhe vendimi ka numrin 8633, me numër akti 4602. Por Goxhaj u shpreh se Bashkia Tiranë dhe verbëria e Ramës nuk i njeh vendimet e gjykatave. "Aq shumë i janë errur sytë këtij njeriu sa që shkel çdo ligj dhe i jep vetes atribute dhe kompetenca që vetëm Prokuroria, SHISH apo Zyra e Përmbarimit i ka", tha Goxhaj. Edhe pas vendimit të gjykatës me shkresë me nr. prot. 7934 datë 14 shkurt 2010, Rama i ka kërkuar bankave që të bllokojnë numrat bankarë të Altin Goxhajt, duke demaskuar faktin që ka vjedhur informacionin bankar ku tregon dhe shumën që ndodhej në llogarinë bankare. Goxhaj tha se Rama ka kërcënuar dhe institucionet financiare se në rast se do të guxonin të mos e kryenin këtë veprim, Bashkia do të gjobiste çdo ditë bankën për mosrespektim të Urdhërit Ekzekutiv (urdhër jashtë kompetencave të çdo pushteti lokal, pasi këtë lloj urdhri vetëm gjykatat mund ta japin për aq kohë sa ka vendime gjyqi për këtë qëllim). Kreu i Lëvizjes "Zgjohu", Altin Goxhaj ka akuzuar drejtpërdrejtë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edi Rama se në bashkëpunim me qarqet e tij okulte në shoqërinë civile dhe segmente të tjera po ushtron presione të ndryshme me karakter mafioz. Goxhaj tha se Rama prej kohësh ka ndërmarrë një sërë fushatash me presione nëpërmjet njerëzve të tretë për ta detyruar të heshtë dhe të mos denoncojë aferat e tij në Bashkinë e Tiranës. "Prej mëse dy vjetësh, qarqet e tij kanë ushtruar presione të ndryshme për të mbytur zërin tim si një zë i vetëm por i fortë denoncues ndaj aferave të tij të pista dhe të njerëzve të tij në strukturat e tij amfibe gjysmë shoqëri civile dhe gjysmë struktura politike", deklaroi Goxhaj. Duke theksuar se pas lloj-lloj kërcënimesh dhe presionesh në fillim online dhe në rrugë, pastaj me gjyqe të montuara mafioze me veglat e tij, pas rrahjeve nga falangat e tij të dhunshme të aktivistëve të Lëvizjes "Zgjohu" në mes të Tiranës përgjatë protestave "Rama çohu, shko në punë" (2 korrik 2009) dhe pas djegies së bunkerit butaforik në mes të Tiranës dhe dërgimit të shëmtuar të një mesazhi të rremë në median shqiptare sikur këtë simbol të protestave të "Zgjohu" e kishte djegur Altin Goxhaj, pas çensurës mediatike që të mos jepej prononcimi i Lëvizjes "Zgjohu" dhe pas shpifjeve të ulta në disa organe të medias sikur Goxhaj ishte në ndjekje penale, Rama tashmë ka kaluar në grabitjen e pasurisë personale të aktivistëve të shoqërisë civile nëpërmjet mekanizmave tërësisht të paligjshëm me karakter mafioz. Goxhaj tha se familja e tij po përballet çdo javë me presionet e gjobvënësve të Bashkisë së Tiranës, për faktin e vetëm se lëvizja që ai drejton ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme aferat korruptive të Ramës. Ai tha se si frikacak Rama ka vepruar në fshehtësi pasi nuk ka marrë asnjë njoftim nga Bashkia, por nga vetë banka, e cila ka transferuar paratë në llogarinë e Bashkisë Tiranë. Goxhaj u shpreh se shqetësimin më të madh e ka nga përshkallëzimi i hakmarrjes së Edi Ramës dhe i qarqeve të tij të cenuara nga denoncimet që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. "Edi Rama, ky hakmarrës i vogël i skemave të mëdha mafioze, ky njeri që nuk toleron dot faktin se ka qytetarë që thonë të vërtetën për bëmat e tij korruptive, ky njeri bashkë me skemën e tij sorosiane të shoqërisë civile prej 2 vjetësh po përpiqet të më mbyllë gojën me lloj-lloj mjetesh, por nuk ia ka arritur dhe nuk ka për t'ia arritur qëllimit të eliminimit tim në rast se do të më çojë 'në banjot kimike', siç më kërcënoi njeriu i tij Shalsi në shtator 2008, apo kur deklaroi se 'do të pastronte qytetin' nga unë disa muaj më vonë. Por unë jam këtu dhe do të vazhdoj të denoncoj Bashkinë e Tiranës sa herë ajo të dëmtojë interesat e qytetit tim", deklaroi Goxhaj.


    Elis KUÇI



    RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Per ta lexuar,nuk e lexova.Se nje person normal,mendoj,se nuk duhet ta lexoj.
    Po flisni aq shum per Ramen,qe keni filluar ta beni simpatik.(do beni socjalist edhe ata qe sjan).
    "Shani"...po te pakten shani sistemin,si fillim.....E sistemi sot eshte politika e politikanet 360-grade....

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mor po ky rama paska ne dore shtetin! Si bllokoka llogarite personale? Me duket se ky ka dore me djallin, dhe se bashku manipulojne jetet e shqiptareve te shkrete. Ky me duket se afroi henen dhe shkaktoi baticen qe permbyti shkodren...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Drute me pre skane pune tjeter.
    Ne ka bere ndonje paudhesi ai legeni Goxhaj dhe ata qe kan ne dore ti mbyllin llogarite ja kane mbyllur kjo sdo te thote qe ja ka mbyll Rama.
    Po legenlleku i salisteve ska kufi.
    Prit kur te thote Altin Goxhaj se ne nje lokal pordhi dikush e ndoti ambientin dhe fajin e ka Rama qe nuk pastron Tiranen.
    Se kuptojne salistet legena qe po ja rrisin hunden atij Rames sa nuk e meriton.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Se lexova artikullin, se ishte pak shume i gjate. Po me beri pershtypje se si ka arrit Rama te bllokoje llogarite bankare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Se lexova artikullin, se ishte pak shume i gjate. Po me beri pershtypje se si ka arrit Rama te bllokoje llogarite bankare.
    po sepse bankat jan nan varsi te Bashkis se Tiranes lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    o Brari

    po çna paske shkruar dhe ti kesaj radhe se .....................
    po ky Gogjaj apo si e paska emrin ky Lideri i shoqeris Zgjohu, duket se i paska dhe Kodin bankar Edi rames apo dhe ID- karten se dhe me gjitha keto sja mbllokon kujt Gjirollogarin bankare !!

    po nejse se dhe ti nga njeher behesh dhe me Ahmak se keta Kosovarët tan që shkruajn dhe sthon gje kurr !!

    mos je ka rrin shume me Kosovar andej nga je ti apo dhe ke filluar ta pish çajn e rusit dhe ti ?!!


    grepi, dora vetë

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shoki grep..

    lexo mire..

    nuk po thojke brari per gjirollogari por gazetat.

    kur them un them un..kur e thojn gazetat e din ato..

    cfar mendimi ke ti per ed-ver ramen o grep..?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •