Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Topi: Komunizmi nuk dėnohet me retorika

    Tiranė, 2 mars NOA – Dėnimet e krimeve tė komunizmit nuk bėhen thjeshtė me retorika. Ky ėshtė mesazhi qė kreu i shtetit Bamir Topi dha dje gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė Shoqatės Mbarėkombėtare pėr Integrimin e tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė.

    Pėrfaqėsuesit e shoqatės ishin Sekretari i Pėrgjithshėm, Besim Ndregjoni i Shoqatės Mbarėkombėtare pėr Integrimin e tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, i cili shoqėrohej nga Bedri Blloshmi, vėllai i poetit tė ekzekutuar nga regjimi komunist nė korrik tė vitit 1977 si dhe botuesja Miranda Gjyzeli.

    Pėrfaqėsuesit i dhuruan Kreut tė shtetit shqiptar nė shenjė vlerėsimi librin e autorit Bedri Blloshmi tė titulluar: “Fabrikimi i Vdekjes” nė tė cilin botohet e plotė historia tragjike dhe dosjet e sigurimit pėr poetėt e ekzekutuar nė mėnyrė makabėr nga diktatura komuniste – Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės.

    Presidenti Topi, pasi i falėnderoi pėrzemėrsisht pėr dhuratėn e vyer e dinjitoze, theksoi se “ky libėr jo vetėm pėrmban vlera historike dhe dokumentuese, por shėrben si njė pikė referimi qė shoqėria shqiptare duhet ta lexojė e tė mundohet qė tė pėrfytyrojė krimet e periudhės diktatoriale, tė cilat nuk mund tė dėnohen dot duke pėrdorur thjesht retorika.”

    Kreu i shtetit i siguroi pėrfaqėsuesit e Shoqatės Mbarėkombėtare tė tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė pėr mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e tij tė plotė institucionale dhe njerėzore pėr rehabilitimin dhe ri-integrimin e kėsaj shtrese nė tė gjitha aspektet e jetės shoqėrore tė vendit.

    m.xh/NOA
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nė krye tė deputetėve tė PS njeriu ''non gratta'' nė SHBA

    Rama i bėn karshillėk Perėndimit, ''politika e re'' zgjedh nė krye njeriun e urryer tė diktaturės

    Partia Socialiste do tė pėrfaqėsohet nė tempullin e demokracisė me njeriun qė rezulton tė jetė nė listėn e zezė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės si politikan i inkriminuar dhe i korruptuar. Nėpėrmjet njė mbledhje sekrete tė kryesisė, ku u shmang pjesėmarrja e kundėrshtarėve tė Ramės, ky i fundit vendosi emėrimin e Gramoz Ruēit nė postin e kryetarit tė Grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, duke e kthyer partinė kryesore tė opozitės nė duart e gardės sė vjetėr tė lidhur ngushtė me regjimin diktatorial. Zgjedhja e Ruēit, i cili ėshtė shpallur person non-gratta nė vitin 2003 nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pas njė urdhri tė Presidentit Bush pėr moslejimin nė territorin amerikan tė politikanėve tė inkriminuar dhe tė korruptuar, ėshtė mesazhi mė domethėnės qė Rama u dėrgon jo vetėm qytetarėve shqiptarė, por edhe partnerėve ndėrkombėtarė pėr atė se ēfarė pėrfaqėson aktualisht Partia Socialiste. Tashmė, fytyra bolshevike e Ruēit do tė jetė imazhi me tė cilin do tė prezantohet Partia Socialiste jo vetėm nė Kuvend, por edhe nė takime tė ndryshme ndėrkombėtare, duke shmangur kėtu SHBA, ku Ruēi ėshtė person non-gratta. Nė vitin 2003, Gramoz Ruēit iu refuzua viza nga ambasada amerikane nė Tiranė pėr tė udhėtuar drejt SHBA-sė, ku do tė merrte pjesė nė Konventėn e Republikanėve. Ky refuzim lidhej me akuzat e shumta qė rėndojnė mbi Ruēin pėr vrasje tė protestuesve nė vitin 1991 nė Shkodėr dhe pėr pėrfshirje nė afera korruptive e kriminale nė bashkėpunim me banda tė krimit tė organizuar. I njohur fillimisht si aparatēiku i frikshėm i diktaturės komuniste dhe mė vonė Sekretar i Parė Komiteti partie rrethi dhe mė pas si shef i Sigurimit tė Shtetit nė postin e ministrit tė Brendshėm, Ruēi ka arritur nėpėrmjet interesave mafioze qė ndan me Ramėn tė ketė nė dorė frenat e Partisė Socialiste nė sallėn e legjislativit. Nė vitin 2003, Partia Demokratike kėrkoi njė komision hetimor lidhur me shpalljen e kryetarit tė atėhershėm tė Grupit socialist person non-gratta nga SHBA pėr lidhje me krimin dhe korrupsionin. Me pėrzgjedhjen e Ruēit nė mesin e personaliteteve tė tjera brenda PS-sė qė mund tė kishin fituar kėtė post, Rama kėrkon t'i bėjė karshillėk Perėndimit e veēanėrisht Shteteve tė Bashkuara, duke pėrforcuar mesazhin qė e artikuloi pak muaj mė parė se "nuk kemi nevojė pėr tė huajt". Kėtė mesazh Rama e ka artikuluar nė mėnyrė tė pėrsėritur veēanėrisht pas mospranimit tė rregullave tė demokracisė pas humbjes nė zgjedhjet e 28 qershorit.

    Ruēi arkitekti i linjės anti-perėndimore nė PS

    Gramoz Ruēi aktualisht mund tė thuhet se ėshtė kryetari "de facto" i Partisė Socialiste nė kushtet kur kryetari zyrtar i saj ka demonstruar mungesė tė theksuar prirjesh politike dhe ka zgjedhur ta drejtojė partinė, duke qėndruar jashtė Parlamentit. Zgjedhja e Ruēit nė krye tė grupit tė PS-sė vjen si njė shpėrblim qė Rama po i bėn atij pėr lojėn e kungulleshave me Maqo Lakrorin pėr riuzurpimin e postit tė kreut tė PS-sė. Ruēi njihet si njeriu i puēeve nė Partinė Socialiste, duke i dhėnė shkelmin e fundit kryetarit nė ikje e duke u rreshtuar pėrkrah fituesit. Burime nga selia rozė bėjnė tė ditur se ishte ky bolshevik i vjetėr, arkitekti i bojkotit dhe linjės sė ashpėr anti-perėndimore qė ēoi nė izolimin total tė Partisė Socialiste nga komuniteti ndėrkombėtar. Para kėrkesave dhe kėshillave tė BE-sė, OSBE-sė, SHBA-sė dhe faktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė qė PS tė hyjė nė Kuvend, Ruēit nuk i duket fare e pavend qė tė shprehet pėr BBC-nė se, "ka perėnduar koha e Shqipėrisė qė mendonte se ēfarė thotė njeri apo tjetri, kėshtu qė tė gjitha mediat nė dispozicion tė mazhorancės aktuale trumbetonin me tė madhe se ēfarė tha mysafiri kanadez. Demokracia, liria e fjalės, liria e pronės qė ndėrkombėtarėt na i kanė mėsuar kėtu e 20 vjet mė parė, tashmė janė pronė edhe e shqiptarėve, kėshtu qė ne nuk mund tė ndikohemi nė shprehje, kėrkesa, apo ultimatume tė tilla, tė kujtdo qofshin ato". Bolsheviku tipik i Partisė sė Punės, i njohur si njė nga xhaketat e vjetra nė PS apo xhaketė e kthyer, duket se dominon politikėn shterpė tė partisė kryesore tė opozitės, e cila sheh dhunėn si mjetin e vetėm pėr tė rrėmbyer atė qė shqiptarėt do t'ia refuzojnė pėr shumė kohė, drejtimin e vendit.

    ..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nje gje nuk kuptoj e s'di ne do ta kuptoj ndonjehere. Shkruhet e thuhet me e keqja per nje politikan, qe dhe me nje te njemijten e tyre do duhej te jetonte burgjeve nje jete te tere, kurse ne fakt ndodh e kunderta, ai rron e mbreteron e s'i preket as qimja e flokeve te mbetur. Kur nje i thjeshte njeri, nje mirkovjedhje te beje, nje rregull rrugor te thyeje me automjet e ha vence denimin e gjoben! C'ndodh valle keshtu tek ne? Kush e frenon hapjen e dosjes se nje politikani te tille, qe paska kaq gjynahe mbi supe e nen supe? Ke te degjoj, ke te shikoj dhe ke te besoj une, qytetari i thjeshte, qe dal keshtu lagardh ne te ashtuquajturen demokraci shqiptare? Kur ne mes te kuvendit te te zgjedhurve nga populli, kryeson palen e opozites nje person me fytyre e shpirt krimineli, sic thuhet e shkruhet?!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin

    Presidenti Topi, pasi i falėnderoi pėrzemėrsisht pėr dhuratėn e vyer e dinjitoze, theksoi se “ky libėr jo vetėm pėrmban vlera historike dhe dokumentuese, por shėrben si njė pikė referimi qė shoqėria shqiptare duhet ta lexojė e tė mundohet qė tė pėrfytyrojė krimet e periudhės diktatoriale, tė cilat nuk mund tė dėnohen dot duke pėrdorur thjesht retorika.”
    tani ketu me duket se kemi te bejme me nje kontradikte ..... iu dha mundesia edhe bamirit qe te bente hapa konkrete por ai nuku e firmosi ligjin e dosjeve dhe per me keq e coi ne duart e te huajve ..... pyetja vjen spontane:kush po ben retorike ??!!
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •