Close
Faqja 5 prej 66 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 652
  1. #41
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Kur bashkë qëndronim,loznim,qeshnim,
    Me luleshqerrë në dorë më do apo s'më do.
    Tani s'e di atë shkon mëndia ndonjëherë,
    Ti kujtosh dhe në heshtje të thuash:"PO".


    Tani që s'jemi bashkë,kujtoj lëndinën,
    Lulen e shqerrës e këpus dhe numëroj.
    S'besoj që të ma kesh kthyer përgjithmonë shpinën,
    Luleshqerra më thotë:"Të dashuroj"......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 01-08-2009 më 03:39

  2. #42
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Kam dashur......

    Ti prap' do vish ashtu e ndrojtur,
    Mes turmës në qytet.
    Pranë gjoksit tim do rrish e mbrojtur,
    Ashtu siç di ti vetë.

    Në gjoksin tim do ndjesh tërmete,
    Që s'e përmbysin botën.
    Unë si i dehur s'do vi në vete,
    S'do di ku do kem kokën.

    Do ti ngul sytë si shigjeta,
    Mbi buzët embëlsirë.
    Ta dish që ti je e vërteta,
    Je dielli i ditës mirë.

    Gjithmonë kam dashur të rrimë bashkë,
    Në diell e furtunë.
    Tek një minder mbushur me kashtë,
    I lumtur të flë gjumë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 01-08-2009 më 06:15

  3. #43
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Mos u çudit........!

    Mos u çudit me Hënën,
    Që lan trupin tënd çekullatë.
    E thëna e ka thënë të pathënën
    Dhe yjet lozin me ty në krevatë.

    Mos u çudit me errësirën,
    Që të gumzhin në vesh si gjinkallë.
    E pathëna e ka dehur të mirën
    Dhe si çarosh të vjen ty vërdallë.

    Mos u çdit me puthjen,
    Që në distancë elektrizohet si magnetë.
    Fjalët e pa thëna në mbytje,
    Ngrihen lart e përplasen si ortek.

    Për as gjë mos u çudit sonte.
    Kjo natë magjike do ta mbuloi trupin tënd.
    Zemra që si lundër në shpirtin tënd lundronte,
    Bashkë me Hënën dhe yjet ka zënë vënd.

  4. #44
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ç'pate mike....?!

    S'di ç'far pate mike kësaj nate?!
    E trondite shpirtin pa një shkak.
    Kot s'e paskanë thënë:"Këto janë fate"
    Dhe për fatin s'duhet vënë merak.

    Si një foshnjë mamaje çuçurisje
    Dhe harrove që tani je grua.
    Xhelozia të sjellka bezdisje,
    Vazhdon xhelozohesh përsëri për mua.

    Ti këdo do shaje me potere,
    S'munda dot që të të bindja unë!
    Nga do shkoje si një vullkan zjeje,
    Kjo s'ka vlerë e ndaj s'mërzitem shumë.

    Si s'e ke kuptuar ç'qënka jeta
    Dhe vërtet, vërtet qënka çudi.
    Ndodh, që lodhesh dhe nga e vërteta
    Dhe pse grua, prap ngele femi.........?!

  5. #45
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Më porosit.....

    Me mall të ngrohtë më mbulo,
    Vendosma faqen në pëllëmbë.
    Një zënkë e çastit domosdo,
    Na mban të gjallë,na ngre në këmbë.

    Prania jote më harbon.
    Shikimet lule në pranverë.
    Hëna vetë që vezullon,
    Më porosit:Puthe përherë.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Shum mbreslenese te pergezoj .

  7. #47
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Midja Lexo Postimin
    Shum mbreslenese te pergezoj .
    Faleminderit Midja per interesimin dhe pershtypjet ne poezite e mia.Respekte

  8. #48
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    E kam amanet.....


    E kam amanet nga Dielli:
    "Mbroja sytë nga rrezet hileqare"!.
    Do lëshoj retë,të mbushet qielli,
    Sa ti të çfaqesh në dritare.


    E kam amanet nga Nata:
    "Mbroja buzët nga puthjet e pështira"!.
    Sa ti të dalësh,do të ndjek mbrapa,
    Do vetlargohet errësira.


    Amanete më kanë lënë shumë
    Dhe unë vetvetes i kam lënë.
    Një amanet që e ndjej unë,
    E ndjen dhe ti se ma ke thënë.

    Aman më duaj siç të dua,
    As gjë më shumë,as gjë më pak.
    Ti freskoj buzët si në krua
    Edhe i thinjur s'do dukem plak.

  9. #49
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"


    I pa vdekshëm jam për ty.

    Ajo kërkonte të më fliste,
    Të rrinte pak pranë trupit tim.
    Të merrte frymë mbi kraharuar,
    Edhe të ikte me nxitim.

    Si zog i trëmbur më përgjonte,
    Priste nga çasti në çast
    Dorën time që ti thoshte,
    Eja mike mos rri larg.

    E shikoja të mërzitur,
    Larg e larg gati në ndarje,
    Midis nesh as gjë s’ka patur,
    Veç ca puthje dhe pak sharje.

    I them mike pse shqetësohesh,
    Pse ke frikë nga marrëzitë,
    Unë për ty jam veç një engjëll,
    Ti qëndron mbi perënditë.

  10. #50
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E kam amanet.....


    E kam amanet nga Dielli:
    "Mbroja sytë nga rrezet hileqare"!.
    Do lëshoj retë,të mbushet qielli,
    Sa ti të çfaqesh në dritare.


    E kam amanet nga Nata:
    "Mbroja buzët nga puthjet e pështira"!.
    Sa ti të dalësh,do të ndjek mbrapa,
    Do vetlargohet errësira.


    Amanete më kanë lënë shumë
    Dhe unë vetvetes i kam lënë.
    Një amanet që e ndjej unë,
    E ndjen dhe ti se ma ke thënë.

    Aman më duaj siç të dua,
    As gjë më shumë,as gjë më pak.
    Ti freskoj buzët si në krua
    Edhe i thinjur s'do dukem plak.





    Bravo mik riza me kenaqe ne kete nate te pa gjume.
    Vargu rrjedh si krua e ne vesh me vjen iso.
    I bukur dhe per tu interpretuar.
    Thjeshte me kenaqe, ndaj faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-08-2009 më 19:24

Faqja 5 prej 66 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •