Close
Faqja 6 prej 66 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 652
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Kur bashkë qëndronim,loznim,qeshnim,
    Me luleshqerrë në dorë më do apo s'më do.
    Tani s'e di atë shkon mëndia ndonjëherë,
    Ti kujtosh dhe në heshtje të thuash:"PO".


    Tani që s'jemi bashkë,kujtoj lëndinën,
    Lulen e shqerrës e këpus dhe numëroj.
    S'besoj që të ma kesh kthyer përgjithmonë shpinën,
    Luleshqerra më thotë:"Të dashuroj"......
    Ju pershendes Riza! Sa here e kemi bere ate veprim...po luleshqerrka tallej me ne, me do ,s'me do!

  2. #52
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Bravo mik riza me kenaqe ne kete nate te pa gjume.
    Vargu rrjedh si krua e ne vesh me vjen iso.
    I bukur dhe per tu interpretuar.
    Thjeshte me kenaqe, ndaj faleminderit.
    Kujtim!Ju falenderoj nga zemra per ndjeken ne vazhdimesi te postimeve te mia si dhe te inkurajimit qe me jepni per vazhdimesine e poezive.Nje mik i vertet ta thot ç'far ndjen.Ju jam teper mirnjohes.Respekte Kujtim

  3. #53
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Ju pershendes Riza! Sa here e kemi bere ate veprim...po luleshqerrka tallej me ne, me do ,s'me do!
    Faleminderit Pranvera qe gjeni kohen dhe lexoni poezite e mia.U jam mirnjohes.

  4. #54
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin


    Ajo kërkonte të më fliste,
    Të rrinte pak pranë trupit tim.
    Të merrte frymë mbi kraharuar,
    Edhe të ikte me nxitim...

    .
    Fjalet e gjetura nuk kane vlere perpara thjeshtesise prekese te ketij vargu,prandaj nuk po shkruaj me teper.Do te lutesha gjithashtu te kurseje pergjigjen modeste te radhes.Jam une qe duhet te falenderoj pasi mbushe sadopak boshllikun e kohes time.

  5. #55
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    ******************


    Më erdhe natën si një hije,
    Fëshfërin si bari i njomë.
    Me gishta më preke ne ije,
    Me buzkat më fole në gojë.


    Si i trëmbur nga rrufeja,
    U ngjesha fort pas gjoksit tënd.
    Tek kodrat më s'kisha nga veja,
    Si një trumcak aty zë vënd.


    Dëgjoj gjëmime si orteku,
    Dëgjoj fallxhoren në filxhan.
    Djalosh një vajzë tu të ceku,
    Betohet se të ka shumë xhan.

    Përkthej mendimet i tronditur,
    Djersët çurkë mbi çarçaf.
    Një muzë e bukur e pa rritur,
    Më përkëdhel e më ndjek pas.

  6. #56
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Të gjitha urimet e botës i mblodha.


    Të gjitha urimet e botës i mblodha,
    Në gjunjë u ula dhe u luta për ty.
    Të gjitha kujtimet që dija i shkrova
    Dhe loti pa dashje më ngriu në sy.

    Ardhka një ditë që njeriu pendohet,
    Për çdo prapësi që ka bërë në jetë.
    S’e di apo ndoshta nuk më kujtohet
    Ndonjë fjalë e keqe ndërgjegjen s’ma vret.

    Dhe në ka ndodhur, ne nuk u mërzitëm,
    Nuk patëm mallkuar kërkënd në botë
    Me fjalën e mirë lirinë e rritëm
    Nuk lamë as njeri të na shante kot.

    Sa mirë u kuptuam,për lindjet ,për vdekjet,
    Për hallet ditore,more për çdo gjë.
    Ky mall i malluar s’po i shuan dertet
    Më lë të hutuar ,pa sy e pa zë.

  7. #57
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    S'ke të krahasuar......


    Shumë e shtrënjtë vërtet ti paske qënë,
    Vlerën ta di unë, si as njeri.
    Ngela borxhëlli ,të pata thënë,
    S'kahasohet leku me flori.


    Ti vërtet nuk ke të krahasuar,
    Si në shpirt,në trup edhe në sy.
    Ç'far të bëj?!...Vetëm ti ma thuaj.....,
    Hape gojën dhe unë bëhem fli.

    Ç'far dëshire do të kishe sonte?
    Se dëshira ime ,je veç ti.
    Veç të lutem ma thuaj pa sponte,
    Që ta kthej në varg,në poezi.

    Dhe unë nëpër gërma do të fshihem.
    Do të çfaqem kur të duash ti.
    Me qerpikun tënd do të përzihem,
    Me sy hapur do flë për mbi gji.

    Shumë e shtrënjtë vërtet ti paske qënë.
    Vlerën ta di unë, si as njeri.
    Në dëshirën time,më je gjëndë
    Dhe vërtet nuk blihesh me flori.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I dashur Riza!
    Po të përgjigjem tek faqja jote dhe të falenderoj shumë për fjalët aq të bukura që më thua për poezinë e nënës.
    Edhe sot e kësaj dite nuk mund ta recitoj dot edhe pse dëshirën e kam shumë të madhe.Nuk e di kur do vijë ajo ditë që unë ta recitoj vetë.
    Shpresoj në mirëkuptimin tënd
    Me respekt

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Shijak
    Postime
    848
    Me Fal Qe Te Dua

    Me fal qe te dua kaq shume
    me fal qe ne zemer te lendoj
    me fal por eshte teper vone
    nuk mundem un ty te harroj

    Me fal qe te bera pa dashur
    per mua pa qellim te mendosh
    me fal qe te bera per mua
    poezi me dhimbje te krijosh

    Me fal por njeriu prandaj vuan
    te dashuroje nje njeri si TI
    ti thaje lotet pa kaluar qerpikun
    dhe kur te prek buzet te QUHET DASHURI

    Me fal por nuk te them dot te dua
    nuk dua me puthje nga ty
    ato jane vec dhimbje per zemren
    ato me bejne te ndihem NJERI

    Por un njeri nuk dua me te jem
    nuk dua un me te flas per dashurine
    sepse ti me nxore nga zemra
    pa ty jeta ime s'ka kuptim

    Me fal qe prap po te lendoj
    me fal qe PERJETE DO TE DUA
    me fal por nuk e di si i behet
    me nje njeri te c'mendur si mua

    e cmendur se te tjeret i dua si veten
    e cmendur se tregoj te verteten
    e cmendur se jam e sinqerte
    se ty te dua me shume se nje jete

    Me fal per te metat e mia
    me fal qe te dhashe nje shekull dashuri
    por jeta i ka keto padrejtesi
    jeta me solli tek TI

    Dhe ti si nje qenie e pafaj
    si nje engjell me zemer te vrare
    ti ke dicka te vecante
    ti ke shume lote te pathare

    Me vjen keq qe un nuk arrita
    te te kthej buzeqeshjen perseri
    ashtu sic ti ma ktheve mua
    DHE ME BERE TE NDIHEM NJERI

  10. #60
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    M'u dashka......


    M'u dashka sonte buzëqeshja jote,
    Malli i vjetër,s'di ku më çon.
    O shpirt,O zemër,ku je zotrote?
    Si zilkë në zemër po tingëllon.

    U pamë,u pamë në ditë të bukur.
    Shkëndija malli prap filluan.
    Aman më hajde si një flutur,
    Qëndro mbi sup,qëndro mbi duar.


    Ç'të ngeli mall,eja dhe shuaje,
    Zhytu e tëra në lotin tim.
    Me buzët e plasura jetën shkruaje,
    Në dashuri ka dhe zhgënjim.........

Faqja 6 prej 66 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •