Close
Faqja 4 prej 66 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 652
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të betohem.......

    Të betohem para teje
    Dhe për fletët rënur vjeshte.
    Puthjen që ta dhash pa leje
    Ti ma ktheve si një mjeshtre.

    Si fillim...,mjaft i vështirë
    Sythi çelte pak nga pak.
    Që të putha bëra mirë,
    Që më puthe e kam hak.

    Këto vite që kanë mbetur,
    Ritmin e kanë me ngadalë.
    Ato puthje s'më janë tretur,
    Ai shpirt lundron mbi valë.


    ME DUKET SIKUR NE CDO POEZI TUAJEN NJERIU GJEN VETVETEN NE VITET ME TE BUKURA TE JETES SE TIJ...COPEZA NGA JETA E TIJ ...FALEMINDERIT QE NA ZGJONI KUJTIME.

  2. #32
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Eh kohët e shkuara!
    Ju kthehemi disa herë dhe duket që nuk çmallemi dot..!
    Nuk e di por ne i kemi kënduar më bukur dashurisë se sa po i këndojnë tani.A mos vallë më duket mua dhe gaboj?!
    Megjithatë ato malle janë tonat dhe duhet t'i sjellim ashtu siç ishin,të pastra.
    Të përshëndes dhe të uroj si ngaherë krijimtari të bukur!
    Respekte Beso.Ja qe nostalgjia nuk na le rehat dhe here pas here i rikthehemi temave rinore.Ju falenderoj per mendimet mik i dashur.

  3. #33
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    ME DUKET SIKUR NE CDO POEZI TUAJEN NJERIU GJEN VETVETEN NE VITET ME TE BUKURA TE JETES SE TIJ...COPEZA NGA JETA E TIJ ...FALEMINDERIT QE NA ZGJONI KUJTIME.

    Pranvera ju faleminderit per interesimin qe tregoni per kijimet e mia si dhe per mendimet qe jepni.U jam shum mirnjohes.Respekte

  4. #34
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Sa.......?!

    Sa do të zgjas kjo zënk' mërie,
    Për sa koh',o për sa koh'?!....
    Pse afrohesh si një hije,
    Si një zog trëmbur në lloh!

    S'të vjen keq për buzën time?
    Që u tha, u përcëllua....
    Po për syçkat,vajz'jetime
    Ngelën duke te vëzhguar?!.....

    S'je katile,s'je mizore
    Dhe s'e bën dot atë rol.
    Atë zemër që ma vodhe,
    Se largon dot sot me zor.

    Sa dot' zgjas,kjo ndarje koti?
    A e di ç'far pres tani!
    Dashuri.....,dhurat' prej Zoti,
    Loz me mua,... si fëmi.....

  5. #35
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e ty"

    Ku të vete?.....

    Ua mbylla derën cmirrëzinjve,
    I zura veshët me pambuk.
    Ca lajkaxhinj më vinë për hije
    Në mes të dimrit që të nduk.

    Po iki....,s'di ku të vete?
    Vet ikja s'fletë me delenxhinjtë.
    Të iki, të çlodhem në mbrete,
    Atje,njeri,s'vjen për vizitë.

    Do mbuloj kokën me tallagane
    Dhe nëpër mënd s'do sjell njeri.
    Në ardhtë pranë ndo një shejtane
    S'di ç'far ti them?...në këtë mërzi.

    Ti them lanete, ç'dreqin pate?!
    Që more rrugën për në mal.
    Rinia ime iku,...... vate,
    Ti më mban mënd kur isha djal'.

    Në më kuptoftë,qetsova shpirtin
    Dhe gjumë në mal do flë i qetë.
    Me dashuri do ta mbyll vitin,
    S'do pyes më për cmirrëzenjtë.

  6. #36
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Po s'erdhe ?.....


    Vera fëshfërin mbi asfalt,e ndezur.
    Nga pas më ndjek mërzia,vetmia.
    Mbi varg pushoj i lodhur, i heshtur,
    Në ëndrrat e rimave të mia.

    Vullkanet e tjerë më janë shuar,
    Ka mbetur një ndjenjë memece.
    Mbaj mënd pranverën e shkuar,
    Kur më puthje pa rreshtur në ecje.

    Po s'erdhe pranverën tjetër,
    Vërtet do të thahem si bari.
    Do tretem do bëhem si rretër
    Nuk dihet se ku do të jetë varri.

  7. #37
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    E ndjej......


    E ndjej grehinën e mallit të humbur
    Dhe shpresën e fatit që venitet larg.
    Kur do të vijë ajo ditë? Të mos jem i lëkundur,
    Nga dallgët e ndarjes që gufojnë çdo natë.


    Atë që s'e desha më trokiti pa pritur
    Dhe fjala ndarje u shkërmoq në shpirt.
    Mua më le në dhimbje të uritur,
    Me buzë të ftohta e sytë nga perënditë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 31-07-2009 më 07:26

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e liana76
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Postime
    73
    Urime .Poezit jane teper te frymezuara.Te ''DESHIROJ'' me pelqeu shume mbyllja.Suksese.

  9. #39
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga liana76 Lexo Postimin
    Urime .Poezit jane teper te frymezuara.Te ''DESHIROJ'' me pelqeu shume mbyllja.Suksese.
    Pershendetje liana76.Faleminderit per pjesmarrjen dhe deshirat qe shprehni lidhur me krijimtarite e mia.Respekte

  10. #40
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Dëgjo ndjenjën.

    Sa keq më vjen që s’më kupton,
    S’e di se çfarë ka ngjarë?
    Përse e dashur s’më dëgjon,
    Por bëhesh si e marrë!

    Të lutem, ndrysho sjelljen tënde,
    Mos bëj si çamarroke.
    Eja, puthëm prapë me endje,
    Lezeti i kësaj bote.

Faqja 4 prej 66 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •