* * * * * * * *
Më vjen mire të qesh i heshtur,
Pranë buzëve të tua.
Të vështroj,vështroj pa rreshtur
Ato syçka ti marr hua.
Për rreth ballit të soditem,
Nënë vetull të vapoj.
Mbi qerpikun tënd të rritem
Dhe dy kodrat ti pushtoj.
Të zvarritem nëpër lugje,
Nëpër shpella të sjell dritë.
Ato hire,ato huqe,
Ti gëlltit çdo ditë në shpirtë.
Në u ngopsha ndonjë ditë,
Mos më fol,mos mi hidh sytë
Dashuritë e marrëzitë,
Janë njëlloj si perënditë.
E mban mend?
E mban mend , lëndinën me lule,
Qëndisur si një kurorë me ar?
Mbi gjoksin e zjarrtë m’u përkule,
Pëshpërite : Flëmë, sonte të dy për mbi bar?!
Dhe hënës iu lute për dritë:
Ndriço bukuritë mbi livadh!
Tek mua i ngule shigjeta sytë
Dhe s’pyete, ç’ ndodhte në shpat.
Vitet më pyesin për mallin,
Lëndina tani po rënkon!
A vjen e dashur të dalim,
Të dy, buzëqeshur mbi hon?!
Pa dashur....
Kur pa dashur kridhem në mendime
Dhe ndërvite kthehem plot me gas.
Mos më shaj,o yll i zemrës sime,
Koha shkon e më nuk kthehet pas.
Veç nga turbullirë e kohës ikur,
Mbaj në shpirt një zë që më thërret.
Ah,moj zemër s'di pse është fikur
Ajo shpresë e bukur ç'do mëngjes.
Dhe i mallëgjyshëm filloi ditën,
I qëmtoj thërrimzat në kujtesë.
Në mes dite nuk e dalloj dritën
Dhe gabimet i qaj me dënesë
Stili yt eshte i lehte dhe shume shplodhes ne te lexuar . Poezi shume te bukura , urimet e mia Riza ! Kur i lexon duket sikur vetem te paska buzeqeshur jeta![]()
* * * * * * * *
Mban mënd? Rrugicën pa drita,
Të dy u takuam,më s'u pamë.
Të prisja,të prisja përdita,
Të të thoshja ato që si thamë.
Dhe sot përsëri kalova,
Si vite,vite më parë.
Tek një portë disa zëra dëgjova,
Sikur flisnin për dashurinë e vrarë.
Një zë sikur ngjante me mua,
Një tjetër sikur ngjante me ty.
Tek porta ku rridhte një krua
Sikur prapë shikoheshim në sy.
Pëshpëritjet flisnin për mallin,
Trokitjet kujtonin dashuri.
E kuptoja si e kisha hallin,
Por hallin s'ma zgjidhte njeri.
Dhe ecia me mëndie mbrapa,
Plot ëndrra sidikur në rini.
Rugicë! Me hapa të mata,
Me gishta po të mat përsëri.
Të betohem.......
Të betohem para teje
Dhe për fletët rënur vjeshte.
Puthjen që ta dhash pa leje
Ti ma ktheve si një mjeshtre.
Si fillim...,mjaft i vështirë
Sythi çelte pak nga pak.
Që të putha bëra mirë,
Që më puthe e kam hak.
Këto vite që kanë mbetur,
Ritmin e kanë me ngadalë.
Ato puthje s'më janë tretur,
Ai shpirt lundron mbi valë.
Të kam xhan…….
Të kam shum "xhan" më përshëndeti
Bukuroshia në sportel.
Një dallgë e forte si dallgë deti,
Më zhyti thellë e s’po më nxjerr.
Për një cast, fryma ndaloi,
Një ritëm zemre kuturu.
S’e di se mëndia nga më shkoi,
As vetë se di, a jam këtu……
Dy sytë e bukur lulëzuan
Dhe buzëqeshia s’vazhdoi pakë,
Përtej sporteli fluturuan
Puthje ëndrrash me zambak.
Eh kohët e shkuara!
Ju kthehemi disa herë dhe duket që nuk çmallemi dot..!
Nuk e di por ne i kemi kënduar më bukur dashurisë se sa po i këndojnë tani.A mos vallë më duket mua dhe gaboj?!
Megjithatë ato malle janë tonat dhe duhet t'i sjellim ashtu siç ishin,të pastra.
Të përshëndes dhe të uroj si ngaherë krijimtari të bukur!
Krijoni Kontakt