Close
Faqja 22 prej 29 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 283
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj përse disa gëzojnë që të mos hymë në Europë ????????????????????????????
    Është për të ardhur keq.
    Por po ju kujtoj këtyre dritëshkurtërve se: -Po kështu gëzuat dhe shpresuat edhe për hyrjen në NATO por ju ngriu buzëqeshja në buzë dhe shpresa ju vyshk si një lule e këputur prej 1 muaji.
    Ti nuk e kupton që ne e kemi fjalën për mashtrimet që ju japin nga mëngjesi në darkë kjo palo qeveria juaj, e jo për mos hyrjen në BE. Mashtrime që ju i hani me dëshirë e me qejf. E jo vetëm kaq, nuk ngopeni me kaq, cdo proces zgjedhor shkoni dhe i votoni që tu japin të hani më shumë.

    A kemi faj ne që tallemi me ju militantët e PD e ju themi njerëz të trashë? Edhe gomarit kur i gju ikën me të katërta e nuk të afrohet më. Juve edhe tu vrasin smerrni që smerrni vesh. Kërcunj hesapi.

    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Qe ti biem me shkurt,me sali berishen nuk u plotsonkan kushtet,kurse me edver bithqimat po...votoni per bithqimat e bithqimet tani.
    Tani ka dhe të zgjuar midis këtyre PD-istave...

  2. #212
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    BE-ja shume mire e ka, Shqiptaret nuk e meritojne akoma levizjen pa viza po problemi eshte se nuk eshte zgjidhje kjo ta ndash rajonin me 100 shpejtesi (ca ne BE, ca kelysha te Rusise po pa viza ne BE, ca ne kohen e qepes akoma).

    Une personalisht nuk do kisha deshire te shikoj rinine shqiptare te qyteteve te vogla qe te braktisin menjehere vendlidjet e tyre sa po te liberalizohen vizat por nga ana tjeter nuk jane muhabete serioze keto.

    Deri dje na late jashte Europes se gjoja ishim Ballkan Perendimor (kastravec qe diplomacia shqiptare e hengri me gjithe qejf) tani po na nxirrni edhe jashte Ballkanit Pernedimor

    Keta zoterinjte europiane nuk kane faj qe duan te ndeshkojne politiken shqiptare gjithe keto vjet, une i kuptoj shume mire ata por duhet ta kuptojne se politika shqiptare luftohet me mire nese luftohet korrupsioni shqiptar.

    Nese vizat liberalizohen mafia shqiptare do humbi fondet me te medhaja te vetat (sic humbi mafia italiane me liberalizimin e alkoolit), njerezit qe hyne e dalin nga Shqiperia do kontrollohen me kollaj kurse politikanet tane nga njera ane do humbin miqte e nates kurse nga ana tjeter do humbin nje pjese te madhe te elektoratit qe i voton ata vetem per te na cuar ne Europe.

    Kur te shkojme ne Europe nuk do ket me parti e ministri integrimi por do hapen ceshtje me konkrete qe politikanet shqiptare gjithe keto vjet i tejkalojne tinezisht.

    Keta miqte europiane e morren nje shije nga Bullgaria dhe Rumania. Duke lene Shqiptaret, Kosovaret dhe Boshnjaket jashte planit e vetmja gje qe arrijne eshte qe te cojne keta njerez drejt pashaportave te ketyre vendeve fqinje dhe njekohesisht i rrisin rrjetin mafies shqiptare.

    Pra uroj qe mos zgjasi shume ky muhabet sepse vetem pasoja te demshme do ket.

    Megjithate dua t'i falenderoj edhe nje here keta zoterinjte, qe ketu e 20 vjet mundohen te na thone "mos degjoni ata politikanet tuaj se i'a fusin kot, Europen e kemi ne, ata kane vetem Shqiperine por ju premtojne se koti Europen... ju premtojne te madhen per te harroni te voglen".

  3. #213
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje

    Ka shume arsyeje pse shqiperia nuk mund te futet ne europe apo nuk u lejohet liberalizim vizash. Tani duke i pare me syrin tim qe jam pak skeptik ndoshta bej gabim por kot per te kaluar kohen po shprehem.

    1. Asnje politikan i cdo krahu politik nuk i intereson futja e shqiperise ne EU. Pse e them kete. Futja ne EU do te thote me teper kontroll i jashtem i institucioneve. Plotesimi i disa standarteve dhe respektimi i tyre. Duke qene qe te gjitha anet e politikes aktualisht apo ne te kaluaren kane qene akuzuar per korrupsion apo trafiqe ata ndihen te pasigurte ne ate qe kane ndertuar. Sigurine ata do ta ndjene kur te bejne te mundur te fshine cdo gje nga biografia e tyre dhe kur ata te jene te sigurte qe nuk i vjen asnje gje e keqe nga nje kontroll i pamvarur qe aktualisht nuk eksiston.

    2.Shqiperia nuk mund te perfitoje nga levizja e lire pasi nuk ka nje infrastrukture te mirefillte institucionale. Ne shqiperi nuk dihet saktesisht sa banore. Nuk ka nje "database" te mirefillte te te dhenave personale te popullsise.Si rrjedhim eshte mjaft e lehte qe te pajisjesh me nje dokument indentifikimi apo pasaporte biometrike packa se mund te mos jesh shqiptar dhe te udhetosh i lire ne europe.

    3.Politika shqiptare eshte shume konfliktuale dhe e paparashikuar. Nuk mundesh te gjesh nje gjuhe te perbashket per qeshtje te thjeshta mendo per gjera madhore. Mendo ne edhe sot e kesaj dite diskutojme per diten e Clirimit te Shqiperise...!Vete pushtetaret dhe politikanet nuk respektojne institucionet e tyre dhe kjo eshte per te deshiruar dhe le vend per shume pikepyetje sesi mund te respektojne institucionet internacionale.

    4.Asnje politikan shqiptar deri me sot duke bere perjashtim disa figura nuk eshte politikan ne kuptimin e mirefillte te fjales. Ketu do te dukem paksa konfliktual ne ato qe do te them. Nuk ka shume rendesi nese nje politikan genjen per te ardhur ne pushtet pasi te gjithe bejne nje gje te tille. Rendesi ka sa eshte i afte ai te genjeje dhe te arrije te beje kompromis per ceshtje te tilla si negocimi per tu futur ne EU apo per liberalizim vizash. ???!Politikanet shqiptare me duken si tju bej nje krahasim une ju si ato mashtruesit e vegjel qe i gjeje ne cdo lagje dhe qe u kishte dale boja per te arritur te fitonin disa te mira materiale por ama ngelin provinciale nuk mund ta bejne nje loje te tille ne nivele te me larta pasi aq eshte kapaciteti i tyre.

    5.Duke mos qene lojtare te mire nuk dime te bejme aleanca te duhura.Mos harrojme qe futja ne europe apo perfitimi i te mirave nga europa nuk ka te beje sesa shume avancon ti si shtet por ke njeh dhe se me ke krijon partneritet. Lojtaret me te mire dhe me me teper influence ne EU jane Anglia FRANCA POLONIA dhe GERMANIA. Politikanet tani krijojne mbeshtetjen e shteteve si ITALIA ...apo GREQIA (per kete te fundit une kame rezervat e mia sesi mund te jete ne EU) te cilat dhe nese mund te "hedhin nje fjale te mire" nuk kane shume peshe dhe influence te mjaftueshme.

    6.Shqiperia dhe Bosnja jane shtete ku pjesa me e madhe e popullsise eshte MUSLYMANE...dhe ne pushtet ka shtetare qe deklarojne me bindje bindjet e tyre muslymane. Nuk kam asnje gje kundrejt fese me kuptoni por nese jemi naive e themi kemi te drejta te njejta e keni gabim. Shtete si HOLLANDA apo POLONIA apo dhe FRANCA nuk mund te pranojne kurre shtete ISLAMIKE ne EU. Tani ne themi qe nuk jemi muslymane....e kjo ska te beje fare epo nese do te besh nje analize te gjerave duhet pare dhe kjo si arsyeje!

    7.Asnje politikan shqiptar nuk pranon kritiken dhe vendimet e EU dhe te dale te thote po keni te drejte ne nuk i permbushim kerkesat por do te punojme per te arritur ate qe duam. Pranimi i dickaje do te thote qe je analitik dhe di te degjosh jo vetem te ulerasesh e te ngjiresh e te kerkosh me duart lart ...por te terhiqesh e te analizosh bindur. Nese ti e di mire qe ke perparuar ne disa aspekte bej te pamundur ne ato qe ti e di se ke shume pune per te bere. Mundohu ti besh gjerat ne menyre qe mos tu lesh vend tjereve per te ngitur pyetje apo dyshime mbi dicka qe ti e di qe nuk eshte bere mire. Mos "cut corners" dhe mundohu te mos kesh asnje te mete ku te tjeret mund te kapen.


    Keshtu duke pare tere keto arsyeje te pakten keto me vijne tani mua ne mend ju duhet te mendoni sesa shume pune i duhet politikes shqiptare per te arritur te negocioje bindshem qe ne i plotesojme kushtet...

    Sme behet qejfi nga nje gje e tille pasi edhe une do te doja cdokush te levize i lire sipas deshires. Thjeshte bej analize te nje problemi bazuar ne ate qe kerkohet per te te dhene dicka...


    JU uroj tere te mirat dhe sa me me pak ofendime dhe epitete dhe retorike apo metaforizem. Me praktik te lutem

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shqipëria merr 240 milionë euro për anëtarsim në BE

    Komisioni Evropian miratoi ndihmën financiare që do të jepet për Shqipërinë në kuadër të mbështetjes të para-anëtarësimit në fusha të caktuara ndërhyrjeje duke synuar përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

    Për periudhën 2009-2011 Shqipëria do të përfitojë në formë grantesh nga buxheti evropian 269.4 milionë euro ku pjesa më e madhe 237.9 milionë euro është Ndihmë për Tranzicionin dhe Ngritjen e Institucioneve kurse pjesa tjetër 31.5 milionë euro shkon për Bashkëpunimin Ndërkufitar.

    Më specifikisht, sa i takon drejtimit të parë, fushat kryesore të ndërhyrjes në kuadër të kërkesave politike do të jenë reforma e administratës publike, reforma e gjyqësorit dhe policisë, lufta kundër korrupsionit. Po ashtu, janë parashikuar fonde për zhvillimin e medias, inkurajimin e përfshirjes shoqërore dhe ekonomike të pakicave dhe grupeve në nevojë, si edhe dialogun me shoqërinë civile.

    Këto financime synojnë ta ndihmojnë Shqipërinë të arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.

    Pjesa e dytë e ndihmës që shkon për ‘Bashkëpunimin Ndërkufitar’ do të merret me veprimtaritë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së si edhe me vende të tjera kandidate apo potencialisht kandidate.

    Financimi do të mbështesë veprimtari të tilla si: zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të zonave kufitare; adresimi i sfidave të përbashkëta sidomos në fushat e mjedisit, shëndetit publik dhe zhvillimit; dhe inkurajimi i veprimtarive mes OJQ-ve dhe autoriteteve lokale. /alsat/

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Ti nuk e kupton që ne e kemi fjalën për mashtrimet që ju japin nga mëngjesi në darkë kjo palo qeveria juaj, e jo për mos hyrjen në BE. Mashtrime që ju i hani me dëshirë e me qejf. E jo vetëm kaq, nuk ngopeni me kaq, cdo proces zgjedhor shkoni dhe i votoni që tu japin të hani më shumë.

    A kemi faj ne që tallemi me ju militantët e PD e ju themi njerëz të trashë? Edhe gomarit kur i gju ikën me të katërta e nuk të afrohet më. Juve edhe tu vrasin smerrni që smerrni vesh. Kërcunj hesapi.



    Tani ka dhe të zgjuar midis këtyre PD-istave...
    Jo nje gje nuk do te thote ky poko. Nuk hym ne Europe me zhulsa, katunare, kanunista, rrenacake, te pabese, injorante, hajdute, qe na perfaqesojne per me bo punet me hi ne be.
    Ka nigju ket pokon Salia pranej po kerkonme legalizu matresat me bqimat se poko kujton qe ne Eu hyhet me sume jo me tru.

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Qe ti biem me shkurt,me sali berishen nuk u plotsonkan kushtet,kurse me edver bithqimat po...votoni per bithqimat e bithqimet tani.
    po tani si i thone fjales ..... e rendesishme eshte te arrihet rezultati .... pak rendesi ka se si

    pastaj evropianet e kane qejf ate zonen e vecante (ass-in)
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #217
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Nuk eshte puna se gezojne per te mos hyre ne BE, por thjesht jane realist, nuk shikojne endrra me sy hapur. Nuk i plotesojme akoma kushtet per te hyre ne BE.
    Ca kushtesh flet ti nga mesi Amerikes mi goc? Ku di gje ti se si jan gjerat ktej, del e flet per kushte pa lidhje!

    Epo degjon ato qe thote ai idhulli jot Edvini!? Aman mos flisni kot kur sdini gje.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #218
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Pse, sipas teje, i plotesojme kushtet per tu futur ne BE, Apollyon?!

    Vetem 5 ditet qe kaluan kane vdekur 12 veta, plagosur 24 nga aksidentet automobilistike. S'ka shtet, s'batohen rregullat, s'ka civilizim.

    Vrasjet qe jane bere vetem dy muajt e fundit, te kujtojne Sierra Leonen e dikurshme..

    Mos te vazhdojme me gjate, por te kapa vetem keto dy shembuj shabllon, se te tjerat merren me mend!

    Cuditem, se ti qe jeton atje, duhet ta ndjesh me shume realitetin..

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Pse, sipas teje, i plotesojme kushtet per tu futur ne BE, Apollyon?!

    Vetem 5 ditet qe kaluan kane vdekur 12 veta, plagosur 24 nga aksidentet automobilistike. S'ka shtet, s'batohen rregullat, s'ka civilizim.

    ......
    hajde hajde .... po nuk ka rrjedhim lllogjilk qe per shkak te aksidenteve automobilistike Shqiperia mos te pranohet ne BE ....

    ishte e paevitueshme kjo hata .... deri dje ecnin me gomar kurse tani me Land Rover, BMW etj etj .... dhe me patenta te blera pastaj ....

    gjeni na i argument tjeter se ky i aksidenteve as nuk pihet dhe as nuk hahet ....

    nje gje eshte e qarte .... ju jeni per izolimin e Shqiperise vetem e vetem qe ti japim te drejt nje ylberisti
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #220
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    M'fal, se harrova se me martesat e bithshpumve, i eleminojme, i fshehim te gjitha keto te tjerat, si struci..

Faqja 22 prej 29 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •