Close
Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 283
  1. #111
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    O DANIEL ku ke ngel!!!!

    70% e forumistave ketu nuk kane nevoje per vize (te pakten)

    bojini ven vetes kudo qe shkoni dhe ja u hapin deren.

    me vjen keq qe disa kenaqen kur Shqiperia "ecen mbrapsh"

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kam ngel ne Shqiperi normal , duket kjo

    Mire e ke Drague ketu behet politike edhe nga maja plepit .

    Nuk eshte tema per ata qe kane marre nenshtetesi te tjera , mos na e ndotni me glasa qe atje nga jeni .

  3. #113
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Pse po nguteni te beni paragjykime me nje lajm patetik te top-ch?
    Sic ishte ora e Bushit!! Top Channel eshte skandaloz, shpresoj ta mbyllin fare kte TV . Ngeli vetem duke dizinformuar popullin e vetem duke dhene lajme skandaloze qe presin te githa shpresat e shqiptareve.

    Neve na duhet pak shprese qe te ecim perpara, por ja qe del nje TV anadollak sic eshte Top Channel edhe ato pak shpresa qe kan Rinia jua pret ne mes. Shkojn e intervistojne miun e arave Erjon Bracen tek rruga ambasadave thua se pale cpo bejn..

    Atehere nqs mendoni se nese vjen PS'ja ne pushtet do legalizohen vizat, edhe nese kjo eshte e vertete atehere me thoni qe tja jap voten edhe un PS's.. ama duhet te me garantoje dikush per kte gje.

    Ky ishte lajm shum i keq... Nuk eshte ne te miren e askujt nese ky lajm eshte genjeshter edhe po e perdorin per arsye politike, do ishte skandaloze , edhe eshte skandaloze kjo gje qe i behet Rinise Shqiptare.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #114
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shyqyr Zotit kam pashaporte Amerikane


    Shyqyr zotit qe jam ilegale. lol

  5. #115
    Mos ja qani hallin shume Sales & Co. se perseri do dine se si te dalin dhe nga kjo situate po he. Do thone se kane bere shume per popullin deri tani dhe nqs juve ju jepni prape voten, ju GARANTOJNE qe kete gje do ta bejne realitet ne vitet qe vjen.

  6. #116
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shyqyr zotit qe jam ilegale
    Shyqyr zotit qe jemi ne vitin 2009 edhe jemi i vetmi shtet qe hyn ne NATO edhe ska levizje te lire te popullates, shyqyr jemi i vetmi shtet qe akoma jemi nen shtetrrethim pa patur te drejten e levizjes se lire si bagtite ne stalle, shyqyr jemi i vetmi shtet ku secili mendon per veten e vet edhe asnje smendon per popullin, shyqyr jemi i vetmi shtet qe kemi aq shume emigrante jashte shtetit qe smund te kthehen ne shqiperi per te pare te afermit e tyre nga frika se mbesin ktu, shyqyr jemi i vetmi shtet qe ka nje papunesi kaq te madhe edhe nje varferi te skajshme, shyqyr jemi te vetmit qe akoma rrime kerkojme rruget e europes per te bere nje grusht me lek se shteti une sna ofron as pune as lesh, shyqyr qe jemi te vetmit se po te ishin dhe te tjere si neve atehere si do ja benim.

    E tmerrshme, por shyqyr.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Këshillat për drejtësinë, pronat dhe krizën: Duhet të plotësoni standardet evropiane




    Një ditë para se Komisioni Evropian të dorëzoje tek 27 vendet anëtare të BE-së raportet për liberalizimin e vizave me Ballkanin, një dokument konfidencial paralajmëron se Shqipëria

    nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për hedhjen e këtij hapi. Dokumenti, një kopje e të cilit u sigurua nga "Top Channel", është përgatitur nga Këshilli Evropian dhe pasqyron qëndrimin e BE-së për progresin e Shqipërisë, në kuadër të Këshillit të parë të Stabilizim-Asociimit që zhvillohet sot në mbrëmje në Bruksel. Për çështjen më të ndjeshme për shqiptarët, atë të lëvizjes së lirë, ky dokument sekret vlerëson se janë bërë disa progrese, por se nevojitet përmbushja e plotë e kritereve në të gjitha fushat e specifikuara në udhërrëfyes. "Në fushën e drejtësisë, lirisë e sigurisë vërehet njëfarë progresi në përgjithësi, por për sa u takon fushave për heqjen e regjimit të vizave, Shqipëria nuk është ende në përputhje me standardet evropiane. BE thekson rëndësinë e bërjes së një progresi të matshëm në kontrollin e kufijve, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe azilin si dhe në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në dokument. Me gjithë përmirësimin e perceptimit "korrupsioni mbetet i shpërndarë gjerësisht dhe përbën një problem veçanërisht serioz". Bashkimi Evropian vlerëson progres të limituar sidomos në kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe nënvizohet se ky fenomen "mbetet problem serioz që prek shtetin e së drejtës dhe mjedisin e biznesit në Shqipëri. Përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dëmtohen nga korrupsioni në vend dhe mbrojtja e varfër e dëshmitarëve, si dhe nga mangësitë në politikat afatgjata. Vështirësitë në bashkëpunimin mes policisë e prokurorisë vazhdojnë të reduktojnë efikasitetin hetimor".

    Trafiku i drogës mbetet shqetësim serioz, ndërsa vlerësohet se Shqipëria është "vend i rëndësishëm origjine për trafikun e qenieve njerëzore, si për shfrytëzimin seksual të grave e vajzave dhe për punën e detyruar. Trafiku i brendshëm i grave e fëmijëve është në rritje", cilëson dokumenti konfidencial.

    "Kontrolli kufitar është më efektiv, por emigracioni ilegal mbetet shqetësim", sipas vlerësimit të vendeve anëtare. Për zgjedhjet e qershorit "BE është njohur me masat e marra dhe shpreh shqetësim për shpejtësinë e shpërndarjes së kartave të identitetit", thekson dokumenti. Vlerësimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Ballkanin do të diskutohet nga vendet anëtare më 25 maj. Për shtetet ballkanike që kanë përmbushur më mirë kriteret e udhërrëfyesit, komisioni pritet t‘i propozojë Këshillit Evropian rekomandimin e tij për heqjen e regjimit të vizave në fund të muajit qershor. Deri më tani, burime diplomatike njoftojnë se vendet më të favorizuara janë Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i zi, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të vlerësohen në kohën e duhur kur t‘i përmbushin kushtet për liberalizimin e vizave.

    Vlerësimi sipas MSA: Në cilat

    fusha po çalon Shqipëria



    BE i kërkon qeverisë të ruajë pavarësinë e institucioneve kushtetuese



    Dokumenti përgatitor i BE-së për Këshillin e parë të Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë evidenton se për disa fusha situata paraqitet më shqetësuese krahasuar me raportin e publikuar në nëntor nga Komisioni Evropian. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e lustracionit, "Bashkimi Evropian inkurajon qeverinë dhe institucionet e tjera që të vënë në përdorim të plotë sugjerimet dhe asistencën e Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe ekspertëve të BE-së, në mënyrë që të arrihet qëllimi legjitim për çështjet e së kaluarës, në përputhje të plotë me standardet". Me tone më të ashpra, Bashkimi Evropian konstaton se "funksionimi i gjyqësorit mbetet i varfër. BE i kërkon qeverisë të ruajë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësve dhe prokurorëve". Sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reforme strategjike me qëllim që "të garantohet një gjyqësor i pavarur, transparent, eficent e i përgjegjshëm", cilësohet në dokument. Më kritik se raporti i nëntorit paraqitet dhe situata për lirinë e medias "BE vëren me shqetësim se qeveria vazhdon të injorojë një urdhër gjykate për të drejtat e vendndodhjes së një gazete. BE i kujton Shqipërisë rëndësinë e respektimit të lirisë së medias, veçanërisht në periudhën parazgjedhore, e sidomos për mbulim të balancuar nga televizioni publik.

    Liria e mediave është shtyllë thelbësore e mirëqeverisjes dhe llogaridhënies".

    Këshilli Evropian bën thirrje për depolitizimin e administratës publike, forcimin e institucioneve dhe më shumë përpjekje në luftën kundër pastrimit të parave. Dokumenti shënon gjuhën më të ashpër që Bashkimi Evropian ka përdorur në katër vitet e fundit për Shqipërinë.

    Me nota pozitive paraqitet ecuria e vendit për sa i takon kriterit ekonomik të Kopenhagenit. "Rritja ekonomike gjatë vitit 2008 e 3-mujorit të parë 2009-ës vlerësohen të favorshme, edhe pse eksportet vuajnë nga rënia e tregtisë ndërkombëtare". Brukseli sugjeron më shumë kujdes, "pasi efektet e raundit të dytë të krizës globale ekonomike e financiare nuk mund të jenë ende tërësisht të dukshme".

    Vlerësohet progresi në dogana, zbatimi i mirë i marrëveshjes së ndërmjetme, por mbledhja e taksave mbetet e ulët, sidomos në nivelet lokale të qeverisjes.

    "BE nënvizon rëndësinë e kompletimit të regjistrimit, vlerësimit dhe kompensimit të tokës, pasi çështjet e pazgjidhura të pronësisë kanë dëmtuar funksionimin e tregut të tokës, duke mbajtur investimet e huaja nën nivelin potencial". Në fushën e konkurrencës kërkohet përmbushja e detyrimeve të MSA-së për ndihmën shtetërore. "E drejta e autorit mbetet e dobët, shumë pak raste të dhunimit të kësaj të drejte përfundojnë në gjykatë" dhe "nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të përmbushur detyrimet e MSA-së në këtë drejtim".

    Qëndrimit të Bashkimit Evropian do t‘i shtohet sot edhe pozicioni i Shqipërisë. Në deklaratën e përbashkët priten tone më të buta për publikun, por ky dokument do të përbëjë gjithsesi prioritetet kyçe të qeverisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me familjen evropiane.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=64514
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #118
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shqipëria nuk është ende në përputhje me standardet evropiane
    Cfar dreqin pret Europa nga neve? Me mire te na bejn dalje e mos tna i shohin syte se sa te na tallin ne kte menyre. Nuk plotesojme standartet? Pse ca lesh standartesh duhet te plotesojme qe te futemi ne BE? I marte mortja aty ku jan, mos pafshin dite te bukura ishalla, se na i lane vllezrit rrugeve te europes duke patur frike qe te kthehen ne Atdhe se ngelin ktu. Plehra komuniste e demokrate qe mendojne vetem per veten e tyre, per te marre nje vote te ndyre.. ju vdekshin kalamajt ishalla krejtve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #119
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    O Militante haluçinante

    Kush u kenaq ketu , gjej nje citim postimi qe shpreh hare .

    Shqiptari qe s'merr ere nga qyteterimi evropian rri ne lokale edhe mendon komplote kurse kontrolloret qe çon BE shkojne qete qete ane e kend marrin te dhenat dhe informohen mire per gjendjen , biles me mire se sa jemi ne dijeni edhe ne .

    Dembeleve dhe paraziteve çdo gje u duket e padrejte mbi dhe , kurse bashkimi evropian na e dha mundesine pa asnje paragjykim . Bashkimi i popujve mirpret qyteterime te reja per ta , dhe Shqiperia ka me shume se te gjitha shtetet e reja bashke , arsye dhe tradita se çfare ti jape Evropes .
    Neve kemi te keqen vetem se ne krye te shtetit kemi nje zagar qe na ka kafshuar lirine e çdo shqiptari .



    Te isha militante halucinante tani do te me shihje ne televizor duke mbajtur leksione per veprat e partise. Keshtu qe rri rehat se ia ke fut kot.

    Pse te ngelet hatri ty qe te thone qe po gezohesh per kete lajm? Dukesh, rrezaton kenaqesi ne cdo germe qe shkruan. Ferkoje barkun mire dhe mos u habit sikur te dale qe lajmi nuk qendron. Kemi pare shume "lajme" te tilla keto kohet e fundit.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    po crendesi ka nese liberalizohen apo jo, ca eshte ky popull naiv ne sna duhen viza te arrartisemi, ne na duhet nje shqiperi europiane qe jo vetem ai qe jeton aty te ndihet qytetar i atij vendi por te kete vend per cdo bir shqiptari qe ka vite jasht ne mergim dhe eshte endur sa andej ketej si zog korbi, kjo na duhet ne.
    ndersa sa per lajmin normal cfare pretendojne shqiptaret se nderkombetaret jane aq te matufepsur sa ne qe besojne brockullat qe derdellisin plehrat tane te kulluar ne luks, ah mor popull fatkeq qe ju kane kthyer ne ca kllouna qe pallati mbreteror i shtetit tone argetohet me ju, dhe me budallekun tuaj.
    failure is not an option!

Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •