genjeshtra genjeshtra genjeshtra te gjithe per te fituar votat me mire mos te votoje asnje nga ne te shikojme ca do bejne politikanet
genjeshtra genjeshtra genjeshtra te gjithe per te fituar votat me mire mos te votoje asnje nga ne te shikojme ca do bejne politikanet
Duke vazhduar më tutje...
"Brenda 12 muajve, pa viza ne BE"
Shqiperia po perparon ndjeshem, drejt liberalizimit te plote te vizave. Keshtu e perktheu dje ministri i Jashtem, Lulezim Basha, mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian dy dite me pare, ku u diskutua mbi procesin e liberalizimit te vizave per vendet e Ballkanit. "Deklarata e djeshme e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian, rikonfirmon qartesisht dhe bindshem se Shqiperia po perparon me shpejtesi drejt objektivit madhor te qeverise Berisha: Heqjen e vizave per qytetaret shqiptare brenda 12 muajve", u shpreh Basha. Sipas tij, per shqiptaret anembane vendit dhe te afermit tane ne emigracion, qe mezi presin renien e murit te fundit ndares me Evropen, ky eshte nje lajm i shumepritur dhe nje enderr qe po behet realitet. Kjo bazuar ne deklaraten e ministrave te Jashtem te BE-se, te cilet i rekomanduan Komisionit Evropian heqjen e vizave per vendet e Ballkanit qe kane plotesuar kushtet ne kete fushe. Sipas ministrit Basha, Keshilli i Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian hodhi nje hap madhor drejt permbylljes se procesit te heqjes se vizave, me vendet e Ballkanit Perendimor dhe permbushjes se deshires te qytetareve tane, per te levizur te lire dhe pa viza ne Evrope. Ministri theksoi se "Keshilli e pershendeti progresin e qarte te Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor, ne realizimin e standardeve te percaktuara ne udherrefyesit mbi liberalizimin e vizave dhe inkurajoi Komisionin Evropian qe te paraqese sa me pare nje propozim, me qellim qe ne rastin me te mire, deri nga fundi i vitit 2009, te realizohet nje regjim pa viza me ato vende qe do te kene plotesuar te gjitha standardet". Njeheresh Basha, eshte shprehur se Keshilli i BE pershendeti dhe perparimin e arritur deri me tani, ne lidhje me reformat e ndermarra. "Per kete arsye, Keshilli pershendeti perparimin e arritur deri tani dhe u beri thirrje vendeve ne rajon qe te pershpejtojne dhe zbatojne reformat per realizimin e shpejti te standardeve te nevojshme. Njekohesisht, ky eshte nje vleresim i reformave te jashtezakonshme te ndermarra nga qeveria shqiptare dhe nje inkurajim i madh per t'i pershpejtuar dhe zbatuar ato plotesisht", theksoi kreu i diplomacise shqiptare. "Eshte e turpshme, e papranueshme dhe do te marre pergjigjen e duhur spekulimi qe zoti Rama dhe mediat e kontrolluar prej tij, bejne me kete lajm kaq te shumepritur nga shqiptaret ane e mbane vendit dhe jashte ne emigracion", reagoi Basha. Vetem dy dite me pare, Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian, shpalli perseri mbeshtetjen e tij per dialogun e liberalizimit te vizave me Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, Fyrom-in, Serbine dhe Malin e Zi, bazuar ne udherrefyesin qe permban referenca te qarta dhe realiste sipas vleresimit vend pas vendi. Sipas deklarates, vendet e interesuara duhet te fokusohen ne implementimin e plote te ketyre referencave. Keshilli u shpreh se mirepret raportet me vleresimet e perditesuara te prezantuara nga Komisioni Evropian ne progresin e dialogut te liberalizimit te vizave ne keto vende.
PS: Berisha deshtoi me vizat
PS akuzon qeverine se i la shqiptaret jashte BE, duke deshtuar ne liberalizimin e vizave. Spiropali deklaroi se kjo qeveri duhet ndeshkuar me vote ne 28 qershor, ndersa shtoi se qeveria socialiste do te liberalizoje vizat, qe ne vitin e pare te mandatit. Partia Socialiste ka deklaruar dje se qeveria Berisha, deshtoi me liberalizimin e vizave duke lene shqiptaret jashte Bashkimit Evropian. Sipas perfaqesueses se PS-se, Elisa Spiropali shqiptaret duhet te ndeshkojne me vote kete qeveri ne 28 qershor. "Berisha deshtoi me vizat dhe Bashkimi Evropian i vuri vizen Shqiperise per shkak te Berishes, qe na la jashte paketes se fundit te liberalizimit ku hyri dhe Serbia. Pas kesaj ne do ta kemi po aq te veshtire te hyjme ne Maqedoni, sa c'e kemi sot te shkojme ne Itali e Greqi. Ky deshtim i turpshem duhet denuar me vote", theksoi Spiropali, ndersa shtoi se qeveria socialiste do te liberalizoje vizat qe ne vitin e pare te mandatit.
K.J
Sui generis
Shqiptaret po ndryshojne
Sali Berisha po e kryen autostraden Durres- Kukes, dhe kjo tash sjell pyetjen e radhes: Cfare kane bere tanet? Deri tash, asgje. Asgje konkrete. Ajo qe te gjithe e dime eshte se ne Prishtine te gjithe politikanet lavderohen se do ta ndertojne vazhdimin kosovar te asaj autostrade. Madje, e degjuam kryeministrin Thaci ne ceremonine e Kalimashit kur tha se, edhe ne Kosove, punimet do te fillojne "shume shpejt". Mund te zgjedhim qe t'i besojme ose jo premtimit te Thacit. Por, ajo qe dime nga eksperienca me gjithe klasen tone politike eshte se perceptimi i kohes tek ata eshte pergjithesisht i pamatshem. Zyrtaret kosovare thone se "po punohet ne ate drejtim". Kemi degjuar se projekti ideor i rruges po behet. Se ai eshte ndare ne disa seksione te vecanta. Se jane ballafaquar me dilema te medha nese duhet te shkohet me shkurt e me shtrenjte- permes tuneleve e urave, ose qe rruga te lakohet, gjithnje sipas reliefit- pra, te behet andej mund kah mund te arrihet shpejtesia qe kane edhe qerret me qe. Kemi degjuar njashtu se madje ata e kane diskutuar temen me Banken Boterore. Por, ne caste te rralla te ligeshtimit propagandistik, i kemi degjuar edhe tek rrefehen. Se Kosova e varfer ne fakt nuk ka para per ta ndertuar ate rruge te shtrenjte dhe se puna e vetme e mbetur e klases sone politike eshte qe ta gjejne dike qe do ta ndertoje autostraden tone, po qe se ka ndonje interes te mire.
Shkurt, nese periudha e nje mandati qeveritar eshte njesia e vetme valide e matjes politike te kohes, ajo qe ne Shqiperi sot quhet si "autostrade e Kosoves" per kohe teper te gjate do te mund te perfundoje pikerisht ne kufirin e saj. Prej aty do te fillojme ringishpillin e njohur te Qafes se Dules. Pastaj vjen vozitja ne magjistralet tona, kurre te perfunduara- e para, e dyta, e para e dyta, deri sa te mberrijme ne Prishtinen e bllokuar. Por, prape, perfundimi i rruges qe ka bere Sali Berisha, ka hequr gjysmen e te keqes. Dhe kjo nuk eshte pak. Eshte shume! Politikes kosovare i mbetet qe te jete me e permbajtur ne premtime, te mase fjalet e thena e te dhena, ne menyre qe te ruhet besa, besimi se jane ne rend te pare figura serioze politike. Sali Berisha tashme ua mesoi Rrugen.
...
Nuk duhet te jesh teper i ditur qe te kuptosh se kostoja politike e asaj rruge qe ka ndertuar Berisha, mund edhe ta rrezikoje fitoren e tij ne zgjedhjet qe mbahen atje ne fund te ketij muaji.
E shohim se socialistet e sotem te Shqiperise ende nuk arrijne as nivelet e perceptimeve te dikurshme te Enverit, duke shperfillur faktin se cilado politike serioze, me pretendime vertet nacionale, ka gjithnje korniza dhe pergjegjesi me te gjera sesa kufijte dhe elektoratet tona. Dua te them se ashtu sikur qe rruga e Berishes po e nderron Kosoven, ashtu edhe pavaresia e Kosoves po e nderron vete Shqiperine. Nuk mund te pretendojme nderrimin e perceptimeve te dikurshme per Ballkanin, nderkohe qe vet vazhdojme ta mendojme boten ne korniza te tejkaluara tash e dhjete vjet. Me fjale te tjera, nese Berisha vertet humb zgjedhjet, kjo do te ndodhe shkaku i rruges se Kosoves, e cila aktualizon problemet qe shoqeria e atjeshme mund t'i kete lidhur me perceptimin dhe akceptimin e realiteteve te reja, qe patjeter se rrezikojne te gjitha krenarite tona krahinore.
Por, per vete, shpresoj qe Berisha t'i fitoje zgjedhjet! Mendoj se duhet nje mandat tjeter per demokratet, qe vendi te permbylle vendosjes e kornizes se re historike per ate shtet shqiptar, me hyrjen e tij ne NATO dhe ne BE, dhe, njeheresh, edhe nje mundesi qe socialistet te gjejne veten, jo vetem sa per te deshmuar se prinderit ose gjysherit nuk ishin gabim dikur, por pse kane ide dhe oferte nacionale se cfare duhet te ndodh me Shqiperine e ardhme. Por, per vete nuk druaj shume as nga fitorja eventuale e Edi Rames, i cili sapo te dale nga komuna e tij, do ta kuptoje patjeter se sa e komplikuar eshte bota e vertete shqiptare.
Shqiptaret vertet po ndryshojne!
"Express"
Sui generis
Nuk ka se cka te ben Lul Basha, kur ka te beje me njerez qe duhet ende te evoluojne ne sjelljet dhe mendimet e tyre.
Nuk ka faj Lul Basha kur ende ne qendren e shqiptareve ( Tirane) hudhen qese me mbeturina nga kati i peste dejt ne rruge.
Nuk te pranon Europa ne gjirin e saj kur ende ke Pisllekun ne rruget e qyteteve.
Ne Maqedoni , vjet ne nje aksion per ritjen e vetedijes per pasterti, u ngriten te gjithe ministrat dhe perveshen krahet duke pastruar mbeturinat neper rruget e qyteteve te Maqedonise.
Ne Serbi, nuk ka njeri qe hudh mbeturinat ne rruge dhe nuk ka vend ku nuk rrespektohet rradha ( politika eshte dicka tjeter).
Nuk ka ne Mal te Zi plazhe te ndotura deri ne fyt dhe qytet turistike me hotele me gropa septike.
Nuk ka ne keto vende njerez te cilet me mushka e gomare te ngarkuar me bar, ua presin rrugen makinave ne mes te autostrades.
Kur Shqiptaret te risin vetedijen e tyre per disa gjera, atehere do te lejohen ne Europe.
Qeveria e Sali Berishes ka bere shume kushte per jetese(rruge moderne, uje, drita 24 ore, rritje te mireqenies - rrogave, etj etj.) e tash mvaret krejt prej popullit se sa do ti rruaje keto pasuri dhe sa do ti perparon.
Nese presim qe Lul Basha ose dikush tjeter te na permiresoje vetedijen atehere jemi gabim, shume gabim.
Mendoni pak e pastaj flisni, se pseEeuropa nuk na jep lejen.
Europa nuk do njerez te pa paster dhe te pa kulturuar.
Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 17-06-2009 më 17:54
ca u ba me vizat????
I MOREM???????????
JO SEKS PARA MARTESE
Jane ne pushtet qe 4 vite dhe tash kerkojn edhe 4 tjera
gjate ktyre 4 viteve pse nuk u be diqka nlidhje me liberalizimin e vizave , pse nuk u fillua me leshimin e vizave biometrike ,
pse nuk thojn kta ishim qe 4 vite ne pushtet u pasuruam mjaft , por dojm te pasurohemi edhe me shum
Nuk na japin viza kto, se i perdor Loku per fushat.
Be perfundimisht kmunikoi qe per kete vit nuk ka viza te liberalizuara per shqiptaret.
Tani le te zgjedhin shqiptaret o Berishe o viza te liberalizuara.
Mos te lodhen me tej demokratet qe na jepni shansin dhe njhere se ne kete pike jo kane deshtuar perfundimisht po jane diskredituar ne menyre te pariparueshme.
Kete komunikim te BE une e kuptoj - Berisha ik se ske viza nga ne.
Kurse ministrit qe qesh i uroj udhetim te mbare per Holande dhe e falenderoj nga zemra qe na beri te ikim lirisht neper bote.
-----------------------------------------
Po neqoftese nuk liberalizohen vizat, do hapi krahun ministri Basha?
Nderkohe gruaja e ministrit e mori njehere nenshtetesine hollandeze se nuk i dihet ...
-----------------------------------------
Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!
Police qe punojne ne kufi, me thane qe vizat skan per tu heq. Kshu qe flijeni mendjen.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Krijoni Kontakt